Re: Maichel a ka njeri ta mund ate...........
[/LIST] Një sondazh i televizionit shtetëror gjerman “ZDF” e ka zgjedhur gjermanin shtatër herë kampion bote në Formula 1 si "Sportistin gjerman të shekullit". Ndërkohë që edhe vete ai i ka hedhur poshtë të gjithë zërat për një tërheqje të mundshme nga Formula 1
Gjermania kurorëzon Shumin: “Sportisti gjerman i shekullit”
Altin Manallari
Edhe njëherë ai i ka lënë pas të gjithë. Eshtë pak e rëndësishme se, në këtë çështje, nuk bëhet fjalë vetëm për pilotë të Formula 1, por për të gjithë yjet e sportit gjerman, të afirmuar në të gjitha disiplina sportive. “ZDF”, kanali i dytë shtetëror i Gjermanisë, ka zhvilluar një sondazh, i cili ka kurorëzuar Majkëll Shumakerin si “Sportistin gjerman të shekullit”. Talenti i Kerpen është preferuar mes 527 kandidatëve pjesëmarrës, emrat e të cilëve kanë bërë historinë e sportit gjerman në vite. Triumfet ndër pista të gjigantit me makinën Ferrari e kanë shëndërruar atë në beniaminin e tifozëve, të cilët ka preferuar të votojnë për të, duke lënë pas kanoistin Birgit Fischer (tetë tituj olimpikë), tensiten Stefi Graf (21 turne të Slam) dhe monumentin e futbollit gjerman Franz Beckenbauer. Kompletojnë grupin e 10 shportistëve më të mirë edhe Boris Becker (tenist), Max Schmeling (boksier), Jan Ullrich (çiklist), Franziska van Almsick (notare), Gerd Myler (futbollist) e Oliver Kahn (futbollist). Kanë qenë më shumë se 100 mijë personat që kanë aderuar në këtë zondazh. Dhe kështu ka ardhur dhe një tjetër çmin në karrierën e mrekullueshme të 35-vjeçarit Shumacher, edhe pse me siguri nuk është ndër më prestigjozët. Një kampion si ai, gjithmonë kanë pasur trofe e famë të madhe. Por çmimi që tregon se ai është edhe në zemrën e tifozëve, nuk i dhuron tjetër veçse më shumë kënaqësi. Dhe kushedi që një gjë e tillë nuk ka kontribuar për largimin në kohë të pakufizuar të çfadolloj mendimi mbi një largim të mundshëm nga pistat e Formula 1. Një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe vëtë shtatë herë kampioni i botës, në një intervistë të dhënë më pas për televizionin gjerman “ZDF”: “Jam shumë i lidhur me këtë sport, e shikoj veten edhe për shumë kohë në pistë. Ndjej mbi vete përgjegjësi të mëdha në lidhje me Ferrarin (kontrata me shtëpinë e Maranellos skadon në 2006-ën) dhe nuk kam ndërmend të lë skuadrën në vështirësi". Shumi ka folur më pas për programet e tij në lidhje me të ardhmen, duke saktësuar se mezi pret të fillojë përgatitjet për sezonin 2005, të cilat nisin në dhjetor: "Për momentin po karikoj bateritë në familje. Pastaj do të riprezantohem i gatshëm në pistë, pa as më të voglin dyshim për të fituar edhe një tjetër titull botëror".
SKEDA
Emri: Michael
Mbiemri: Schumacher
Ditëlindja: 03/01/1969
Kombësia: Gjermani
Vendlindja: Hurt Hermuhleim
Pesha: 74 kg
Gjatësia: 174 cm
Skuadra: Ferrari
Adresa e internetit:
www.michael-schumacher.de
www.michael-schumacher.it
Të dhënat për karrierën
Starti në F1: GP Belgjikë 1991
Gara të zhvilluara: 212
Botërorë të fituar: 7
Gara të fituara: 83
Gara e parë e fituar: GP Belgjikë 1992
Pole position: 63
Xhirot më të shepjta: 66
Ngjitje në pod: 137
21/11/2004
KATEGORIA: Sport