Mësuesit 8 orë në punë, kurse falas për nxënësit
Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, shpjegoi prioritetet e arsimit. Qarkore për oraret e punës së mësuesve, decentralizim me pushtetin vendor dhe pagesa e pedagogëve për leksionet në part-time. Mësuesit do të organizojnë kurse falas për nxënësit dhe duhet të jenë prezent 8 orë mësimi në ditë. Ndërsa pedagogët e universiteteve do të stimulohen dhe do të paguhen për orët shtesë që realizojnë në sistemin part-time.

Pushteti vendor do të ketë rol kryesor në arsim dhe do të menaxhojë një pjesë të buxhetit të arsimit. Këto janë disa nga prioritetet që do të ketë Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, e cila synon të përfshijë të gjitha grupet sociale në arsimim.

Në intervistën për “Shekullin” zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, shpjegon strategjitë dhe detyrat që do të kryejë dikasteri i Arsimit në këtë mandat. Duke pretenduar se del nga radhët e arsimit dhe i njeh shumë mirë problematikat e këtij sektori, ajo premton cilësi dhe arritje profesionale në këtë sektor.

Zonja Malaj, tashmë jeni në pozicionin e zv/ministres së Arsimit. A mund të na thoni disa nga prioritet tuaja në këtë sektor?

Kemi bërë një rezume të gjërave dhe kemi parë që disa nga problemet që kanë qenë janë: të luftohet burokracia e panevojshme në institucion. Së dyti, do t’i japim ridimensionim pritjes së njerëzve dhe shumë shpejt do të kemi një zyrë më të zgjeruar për pritjen e ankesave dhe do të vendosim edhe një numër për ankesat e ndryshme, të cilat na krijojnë mundësi ta njohim problemin që në embrion, ta njohim sistemin jo vetëm rast pas rasti dhe në mënyrë sporadike.

Së treti, do të ndërtojmë një strategji tonën në raport me komunitetin shqiptar të tillë që të japim investimin dhe informacionin e duhur, në kohën e duhur, në mënyrë që të mos krijojmë kakofoni, pasi sistemi arsimor është shumë i ndjeshëm karshi problemeve që lidhen drejtpërsëdrejt me ankesat e qytetarëve.

Së katërti, duam të decentralizojmë institucionet dhe t’u japim atyre kompetenca, kjo është një nga risitë më pozitive dhe më të mira. Ministri, Tafaj, u ka lënë shumë hapësira bashkive dhe komunave për t’i bëra ata aktorë kryesorë dhe për të realizuar ligjin e decentralizimit. Tashmë buxheti i arsimit është konceptuar në atë formë që vendorët të kenë rol në arsim.

Pra, në një farë mënyre, ne po krijojmë kornizën ligjore të realizueshme nga institucionet përkatëse dhe po mundohemi që këto katër vjet t’i japim secilit kontributin dhe njëkohësisht edhe detyrimin që ai ka në aspektin ligjor pra për t’u bërë aktiv në të gjithë këtë garë të madhe, garën e arsimit. Gjithashtu të gjithë institucionet arsimore do të kenë shumë shpejt një qarkore të Ministrisë, e cila i jep detyra mësuesve të zbatojnë tetorarshin e punës.

Mund të flisni më shumë në lidhje me këtë qarkore?

Problematika që ne kemi vërejtur dhe që shumë shpejt do ta vëmë në funksion, është se tashmë del një qarkore me urdhër të Ministrisë së Arsimit për arsimin parauniversitar, duke u munduar që me anë të këtyre qarkoreve në bazë të Kodit të Punës, mësuesit duhet të realizojnë plot 8 orë mësim në ditë, për të ofruar kurse falas për nxënësit për lëndën që japin çdo ditë. Pra, nuk do të bëjnë më 2 deri në 4 orë mësim dhe të ikin në shtëpi.

Kjo do të realizohet për t’u krijuar nxënësve komoditetin dhe për të luftuar abuzivitetin që do të thotë t’u krijosh kurse falas një deri në dy herë sipas programit dhe ta kthejë shkollën jo vetëm në shkollë ditore, por në shkollë për komunitetin, nevojë për të komunikuar, nevojë për ta kuptuar nxënësin në problematikën që ka dhe nevojë për t’i ardhur në ndihmë, sidomos familjeve që janë në nevojë dhe nuk kanë mundësi financiare për t’i përballuar dhe nga ana tjetër po të njëjtën hapësirë dhe po të njëjtën mundësi do të mundohemi t’u vijmë në ndihmë edhe nivelit të profesoriatit dhe universiteteve për t’u krijuar kështu mundësi që orët e part-time të paguhen dhe të jenë të motivuar që mësimet të kryhen me shumë cilësi dhe me shumë prioritet.

Mësuesit që do realizojnë këto kushte falas do të kenë pagesë shtesë për këto kurse apo brenda rrogës?

Duhet të bëjmë një qartësim që të kuptohet për të gjithë. Mësuesi paguhet me ditë pune dhe jo me orë pune, ndërkohë që Kodi i Punës e ka që mësuesi duhet të ketë bërë 8 orë punë në ditë për t’u paguar, ndërkohë që një mësues ngarkesën dhe normën e ka 20 deri në 21 orë në javë.

Pra, i takon që ai nuk punon deri në 8 orë në ditë, por deri në 4 orë në ditë. Atëherë, ne do të sjellim atë model që ka e gjithë bota perëndimore në mënyrë që ky mësues brenda kësaj page t’u ofrojë kurse falas nxënësve. Të mos bëhet më ashtu siç është bërë deri tani, gjë që ne e dimë dhe e kemi thënë mes vetes.

Për fatin tim të mirë apo të keq, unë vij nga sistemi arsimor, e kam prekur vetë dhe ajo që është e bardhë duhet t’i thuhet e bardhë, ndërsa ajo që është e zezë duhet t’i thuhet e zezë megjithatë ngarkesën që ka mësuesi dhe mbingarkesën që kanë klasat ne e dimë në një farë mënyre ka një lloj abuzimi këtu brenda, pasi shpeshherë mësuesit, sidomos ata të shkencave ekzakte dhe atyre që kanë provimet e maturës japin dhe marrin me njërin nxënës kundrejt një pagese.

Ne dimë edhe çmimet se sa është pagesa e orëve të kurseve private, dimë edhe sesi realizohet kjo gjë, si ndodh në këtë situatë, gjë që krijon më vonë pameritokraci krijon, mundësinë që të kemi dhunim kolektiv, pra ai nxënës që bën kurse te mësuesja, është më i privilegjuar se të tjerët.

Kështu, krijojmë një sistem jashtëzakonisht të keq që lidhet me impaktin social, që do të thotë se në figurën e mësuesit ne e deformojmë dhe krijojmë figurën e një mashtruesi në rolin e mësuesit dhe ndërkohë i krijojmë hapësira nxënësve që të mendojnë se ky nuk është modeli më i mirë.

Atëherë, si do ta krijoni modelin e mirë të mësuesit?

Duke e bërë mësuesin aktiv, duke i krijuar komoditetin por njëkohësisht, në radhë të parë duhet të kryesh detyrat se ne shpeshherë themi se duam liri, por lira nuk është maksimalja e individit, por është e përshtatur për të bërë detyrat dhe këtu ministri, Tafaj është shumë rigoroz dhe i prerë.

Kemi vendosur që të vendosim standarde në shoqërinë shqiptare dhe standardet vendosen në një institucion që quhet institucion arsimor, ku përveç shkencës bëhet edhe edukimi i fëmijës.

Edukimi për të menaxhuar kohën, për të kuptuar detyrat, për të kuptuar privilegjet dhe për të kuptuar dhe ngarkesën e tij. I parë në këtë trekëndësh, roli i mësuesit do të jetë sa ideator aq dhe përçues, moderator dhe ndihmues, sidomos për ato grupe nxënësish që kanë edhe diferenca apo kanë problematika gjatë shkallëve të të mësuarit.

Dhe kjo, mendoj se është edhe një nga prioritet e planet e luftës kundra braktisjes së shkollës dhe në ndihmë të prindërve, të cilët në një farë mënyre do të bëhen pjesë e këtyre konsultimeve për të ndihmuar fëmijët e tyre në këtë rrugë të gjatë, e cila normalisht është e vështirë.

Mendoj se këto janë prioritet që duken si shumë, por që lidhen shumë me njëra – tjetrën dhe konfigurojnë në 3 drejtime, e para është në konsolidimin e arsimit të mesëm, në luftën deri në zhdukje të braktisjes së arsimit, në krijimet barazisë së të gjitha shtresëzimeve, duke filluar edhe te fëmijët me aftësi të kufizuara për t’i rehabilituar dhe ndihmuar ata, që të ndihen të realizuar dhe të jenë prezent në të gjithë stadet e zhvillimit të shoqërisë dhe shoqëria t’i pranojë duke i integruar ata në ndërtimin e një sistemi universitar që do t’i shërbejë tregut të punës dhe në ngritjen e standardeve të arsimit shqiptar të parametrave evropianë, në mënyrë që të kemi mundësinë e konvertimit të diplomave jashtë dhe jo vetëm të diplomave të shkollave të larta, por edhe të shkollave të mesme profesionale që janë prioritet i qeverisë, në mënyrë që një nxënës të mbarojë shkollën mesme profesionale të jetë i aftë për t’u hedhur në tregun e punës jashtë vendit. Besoj se janë të gjitha të monitorueshme dhe të realizueshme. /shekulli/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25417. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25417