mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin?

eniad

Forumium maestatis
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin?

Originally Posted By: perandoria7

... gjinine dekorative ...

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/rolleyes.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shocked.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shocked.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/emot-doh.gif are u kidding me /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shocked.gif Ohhh my God!!!

Ad

Nev
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin?

ho mi pse i bi ballit bukur ti /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wub.gif ? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif

edhe perfaqson edhe s'perqfason naiher /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif . Une kam nje ketu ke puna, qe vishet vetem me te zeza,cizme po te zeza dhe makiash po i zi.Po o shume cika e mire kshu n'personalitet /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif

Princesha

Primus registratum
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin?

Originally Posted By: perandoria7

Menyra kurse meshkujt ne pergjithesi jane te privilegjuar sepse s'kane asnje lloj presioni mode.

Ku e more vesh ti qe meshkujt skan presion mode, ti po flet per ata meshkujt qe s'ndjekin moden, jam dakord. Por ka edhe femna qe s'ndjekin moden ama.

Un perkundrazi shoh shum meshkuj qe jan shum te influencuar nga modat e fundit, deri sa bahet qesharake, mezi ecin disa se i bijn pantallonat deri te gjuni e gati rrezohen, sa gjynah (zuzu)!!!

eniad

Forumium maestatis
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin?

Ehhh mi kukull, thashe se i kisha degjuar te tera lidhur me ne "femerorine", po s'qenka e thene.

Long time we've not been in touch, hope your doing fine sweetheart /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wub.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif

superman

Primus registratum
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin?

Satin Yearn what on my stripy pants does that metamorhf.. whatever means;I assure you it has no relevance with your 1930
glam-puss hair do there.I dread to think what your current fashion is(Ne emer te Atit...)
C'lidhje ka personaliteti me veshjen!?Me intrigoni ju cupat...

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin?

Ç'lidhje ka personaliteti me veshjen? Well, një i pakujdesshëm nuk besoj se mund të jetë i rregullt në veshje dhe në këtë rast veshja tregon një pjesë të personalitetit të personit. Më pas, ngjyrat e përdorura dhe kombinimet mund të tregojnë akoma më shumë në lidhje me personin në fjalë.

Përdor paksa imagjinatën për të kuptuar lidhjet midis veshjes e personalitetit.

superman

Primus registratum
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin?

Pra,sipas mendimit te mesiperm sikur t'i shohesh koleget e mi (profesioniste,te rregullt e te ndergjegjshem)me xhinse te grisur
automatikisht do t'i konsiderosh si langaraqe hesapi;kurse ndonje batakci i rafinuar me kostum (sipas botekuptimit tend)paska personalitet per te qene!!!! Paragjykime siperfaqesore...

jimmy84

Primus registratum
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin?

Tani me sa di une njeriu nuk ka patur gjithmone kete nivel komunikimi qe ka sot. Shume shume kohe me pare edhe njeriu ashtu si kafshet e tjera komunikonte nepermjet gjesteve dhe levizjeve te pjeseve te trupit(duar, kembe, sy). Duke u rritur inteligjenca e tij u zhvilluan dhe menyrat e komunikimit. Pra edhe vlera e komunikimit me ane te gjesteve kaloi ne plan te dyte (dhe akoma nuk eshte zhdukur). Dhe disa nga rruget e reja te komunikimit qe ai zhvilloi ishin veshjet, vizatimet dhe me vone edhe shkrimi dhe akoma me vone edhe arkitektura. Dhe akoma me tej ai i ngriti ne nivel shkencor mjetet e komunikimit (fiozofia, artet e bukura, gramatika, shkencat e komunikimit etj etj). Biles ne funksion te komunikimit u vu edhe elektronika apo informatika fale te cilave sot mundesohet interneti dhe....forumi.
Pra jo vetem veshja po cdo veprim i njeriut eshte "radio-transmetuese" pavaresisht nese "dhenesi" eshte i vetedijshem apo jo dhe "marresi" i kupton ato apo jo.Dhe per me teper kuptimi i "sinjaleve" ndryshon me kalimin e kohes. Shenja OK (alla-amerikance) deri para pak kohesh ne Shqiperi konsiderohej sharje tipike. Kurse nje minifund sot konsiderohet veshje seksi....po para pak kohesh konsiderohej veshje prostitutash (dhe jo vetem ne Shqiperi).

Provat per kete flasin fare mire qe nje femer me bikini ne zyre sikur nuk shkon. Nje femer me kostum dhe me kollare e shtrire ne rere per qejf perseri nuk shkon.

Megjithate kjo nuk dtth qe veshja eshte element i "mjaftueshem" per te dhene gjykime perfundimtare mbi nje person. Fundja te mos harrojme edhe variantin qe me veshjen e tij/saj nje person mund te "percjelle" mesazhe qe ai/ajo nuk eshte i vetedijshem. Nje person me shije te keqe veshjeje nuk do te thote qe eshte "pa personalietet" dhe e njejta gje vlen edhe per nje person me shije.

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin?

Originally Posted By: TRA-LA-LA LAAAA!

Pra,sipas mendimit te mesiperm sikur t'i shohesh koleget e mi (profesioniste,te rregullt e te ndergjegjshem)me xhinse te grisur
automatikisht do t'i konsiderosh si langaraqe hesapi;kurse ndonje batakci i rafinuar me kostum (sipas botekuptimit tend)paska personalitet per te qene!!!! Paragjykime siperfaqesore...

Tra-la-la-laaaa qeke megjithmen ti. Mund t'veshësh xhinse t'grisme ne prap t'jesh i rregullt ër/oj mik/e. Masnej personaliteti nuk ka t'boj me aftsit n'pun. Ne siç e tha ne shoku (m'fal për termin Jimmy) mo nolt, veshja o i pjes e mesazheve identifikuse të sjelljes njerzore.

U sqarove nashti?

P.S. Kan pas thon përpara : "Veshja kurvica". Hajde merre vesh se pse...

superman

Primus registratum
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin?

Tralalala jom megjithmen kom ene patente makine ;e di si e shkel kondrapedalin oj none...
pse mer edepsez (kur thote ene Gjyshi anej ka nahija jone)ashu bohet sqarimi... Nigjo lalen ti simas fjales tate " Well, një i pakujdesshëm nuk besoj se mund të jetë i rregullt në veshje dhe në këtë rast veshja tregon një pjesë të personalitetit të personit" nji shkenctar qe ska haber ka moda e natarrimi ngjyrave asiher s plas laboratotin na pakujdesia.Ne te kundert noi sherthim metano -hidrogjenik e ka zanafillen na i kodosh te mbiushqym anej ka lagjia Gjyshit(rafmet past!)

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin?

ne, dmth shoqeria paragjykon individin ndoshta dhe padashje...ne veshje. Njerezit jane anonime kur dalin ne rruge...gjeja e pare qe veme re eshte veshja...

Tani, ça lidhje ka personaliteti i Top Modeleve me veshjet qe na servirin? Kur na pelqen moda dhe e ndjekim ate ( sepse kemi mundesi apo thjesht sepse na pelqen te jemi me moden)...ça lidhje ka me personalitetin?

A thua te gjitha femrat qe jane ne Shqiperi dhe qe kane pothuajse te njetjen veshje, kane te njejtin personalitet? Marr shembull Shqiperine sepse jashte ndoshta njerezit i vene me pak kujdes paraqitjes! Edhe kjo s'eshte gje e mire. Te mos kujdesesh per veten dhe te vishesh me tuta per te ble buken te cepi i rruges, s'me duket gje e mire!

Po keto vajzat qe vishen dhe ecin neper rruget e Tiranes si TOP MODELE (te gjitha pa perjashtim)...çfare lloj personaliteti duhet te kene? Se gjeta dot!
Dhe une kam kaluar shume kohe kete vere ne Tirane duke vezhguar...ishte hoby im...ulur neper tarracat e bareve ne Tirane, s'ka gje me te bukur...se kur shikon vajzat-TOP qe ecin trotuareve te ngushta...me koken lart, floket te hedhura anash...celularin ne nje dore...çanten e vogel te tjetra...duke tundur vithet...duke ngritur gjoksin...duke pare me bisht te syrit kalimtaret...a po i shikon njeri apo jo...ishte vertete shume argetuese per mua...sido qe te jete...nuk shaj apo fyej askend...vajzat jane shume te bukura...si me bythe edhe pa bythe... si te shkurtra apo te gjata...jane vertete te mira...por...mua me shqeteson fakti qe jane te gjitha njesoj...kjo s'eshte gje e mire...sepse edhe po te mendojme qe veshja ka lidhje me personalitetin...i bie qe te gjitha te kene personalitet te njejte...them se jo...thjesht ndjekin moden...thjesht afirmohen ne shoqeri...eshte thjesht kenaqesi kur vishesh bukur dhe te tjeret te bejne komplimenta

Guest
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin?

Menyra e te veshurit nuk perfaqeson teresisht personalitetin e nje njeriu, por te pakten pjesen me te madhe te tij.
Secili e di vete qe ne shume raste, nuk del (me veshje) jashte ketij personaliteti. Pra ka lidhje me karakterin, karakteri me personalitetin, e keshtu lidhen gjerat zinxhir.

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin

po menyra e te folurit ne anglisht gjithe kohen...ne nje forum 100 % shqiptar ka lidhje me personlitetin?!!!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin

Edhe fjalori i përdor ka t'boj me personalitetin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif.

Kupto ti mi? Llapin n'gjuh t'huj kta. E thajn fare onglishten ne shqipja i duket si gjuh e ulët e gjysmake.

Për t'ju kthy temës.

Veshja hedh dritë mbi personalitetin dhe një vëzhgues i hollë mund edhe të kuptojë shumë mbi një person duke u nisur vetëm nga veshja.

Një morracak, edhe me Armani po të vishet, prap morracak ngelet.

superman

Primus registratum
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin

Qe t'i permbahemi temes,e t'ju shtoj kenaqesine ,une s'kam gosto veshjeje,perdryshe jam me mend ne koke ose me sakte isha i shendoshe menderisht derisa lexova komentet e mesiperme...

Hellena

Primus registratum
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin

Vetia shqipove eshte per tu dukur icik .. kur skan me henger vishen sikur ca jane .. hmm e cuditshme ..
me mire te jesh e thjeshte mendoj dhe kur ke dhe kur ske , mjafton te vishesh rregull .

eniad

Forumium maestatis
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin

Originally Posted By: Kondrapedali

Edhe fjalori i përdor ka t'boj me personalitetin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif.

Kupto ti mi? Llapin n'gjuh t'huj kta. E thajn fare onglishten ne shqipja i duket si gjuh e ulët e gjysmake.

Për t'ju kthy temës.

Veshja hedh dritë mbi personalitetin dhe një vëzhgues i hollë mund edhe të kuptojë shumë mbi një person duke u nisur vetëm nga veshja.

Një morracak, edhe me Armani po të vishet, prap morracak ngelet.

Jo Kondre, s'eshte e vertete qe shqipja duket gjysmake. Fundja, edhe ti e te tjere keni perdorur gjuhe te huaja dhe s'besoj se ka qene problem. Me tej, une iu pergjigja komentit te dikujt tjeter me pare.

Dahlia, nuk e di nese gjuha e huaj percjell personalitetin e dikujt, por kete mund ta sqarosh edhe ti, duke qene se edhe ti flet ne gjuhe te huaj. Nuk eshte mire te kapemi pas gjuhes tani.
Nejse, muhabet i vjeter tashme.

Qofshi mire /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wave.gif

PS. Ndjese per daljen nga tema.

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: mënyra e të veshurit përfaqson personalitetin

Satin Yearn

une kam shkruar ne gjuhe te huaj neper tema gallate "shqiptaret e frances" a "prit e hidh"...qe ne fund te fundit perveç meje dhe atij qe me ka replikuar si ka hedh njeri tjeter syte...dhe s'ka pas asgje te thene ne ato postime...ka qene humor mes nesh...

nderkohe ne tema shoqerore...kam shkrujt gjithmone shqip...dhe me vjen keq sepse tema mund te jete e mire...mund te lexoj te gjitha postimet...dhe kur vjen puna...prishet me postime ne anglisht, me iken i gjithe interesi (aq me teper qe deshira e te gjitheve per te shkruar ka rene)...dhe eshte mos respekt ndaj te tjereve...nese ju keni debate te rendesishme qe si shprehni dot ne gjuhe tjeter...perveçse ne anglisht...shkruajini njeri tjetrit ne pm... po temes s'duhet t'ja prishni linjen...(dhe te mendosh qe s'po ankohem per temat e diapazonit, aty s'ka diskutim, ndoshta ndjenja ju vjen me mire ne anglisht...si gjuhen e nenes qe e keni)

une se kuptoj, a eshte forum shqiptar ky?!!! a flitet shqip ketu? anglisht flet treçereku i botes...edhe ai vietnamezi qe fle i mbuluar me gjethe palme...flet anglisht...ne vend qe te flasim sa me shume shqip sepse jemi pak qe e zoterojme....mundohemi te mos e flasim hiç!

po Satin Yearn...eshte muhabet i vjeter...dhe une jam ajo qe jam ankuar gjithe kohen, ti ke te drejte...asgje s'ka ndryshuar...ju vazhdoni te shkruani ne anglisht, une do vazhdoj te ankohem ne shqip...

qofshi mire gjithashtu

Top