Lufta me matufët
Nga Shkelzen Maliqi –

Akademia serbe ka hartuar projekte që pastaj shteti i ka përvetësuar si programe të luftërave. Ka pak gjasa që kjo të ndodhë edhe në Maqedoni. Në këtë aspekt, pretendimet e akademikëve matufë maqedonas janë më shumë për të qeshur, dhe jo për tua shpallur luftën.

Degradimi i Akademisë – Deklarata më e çuditshme dhe më pompoze për Enciklopedinë e Maqedonisë ka qenë ajo e Ali Ahmetit në Klan Kosova. Ai tha hiç më pak se akademikët maqedonas e kanë prishur armëpushimin. Të nesërmen, Ahmeti i hëngri fjalët e veta për vazhdimin e luftës, sepse bën pjesë në Qeverinë e Maqedonisë dhe, në të vërtetë, as që e kishte ndërmend ta prishë edhe ai armëpushimin. Ishte vetëm një acarim retorik i tij i çastit, në gjithë atë zhurmë që është bërë rreth enciklopedisë që shqiptarët i trajton në mënyrë të shtrembëruar dhe fyese.

Sa i përket akademikëve maqedonas, do të ishte befasi nëse enciklopedia e tyre do të ishte ndryshe. Ajo që u rishfaq sërish në këtë enciklopedi është qëndrimi zyrtar i nacionalizmit maqedonas (i mishëruar në shumë aspekte me institucionet shtetërore, ato publike dhe shumicën e mediave) për çështjen shqiptare dhe për vendin dhe rolin prej pakicës që, sipas tyre, do të duhej ta kishin shqiptarët në Maqedoninë si shtet i maqedonasve.

Duke qenë të gjitha të stërnjohura, ku përfshihet edhe neglizhenca dhe reagimet e vonuara të faktorit shqiptar, i cili gjithnjë tregohet sa i manipuluar po aq edhe i korruptuar, nuk do të ndalem shumë në atë për çka tani reagohet ashpër, deri edhe te kërcënimi retorik i Ahmetit, por në diçka që mua më duket esenciale: është çështja e degradimit të plotë të një koncepti të Akademisë së Shkencave dhe Arteve, ku kësaj ngrehine i paracaktohej pozita e një superstrukture intelektuale dhe roli i kulmit të dijeve, të identitetit dhe të së vërtetës të një kombi. Akademitë ende paramendohen si maja e autoritetit dhe objektivitetit shkencor dhe të dijeve dhe krijimeve më të avancuara dhe më cilësore. Konceptohen si një oborr i dijetarëve kulmorë në një monarki të dijeve. Fillimisht, madje, edhe janë themeluar si akademi mbretërore. Dituria e kuptuar si fuqi dhe pushtet është bërë partner i pushtetit, i monarkive në fillimet, e pastaj edhe i çdo sistemi që bazohej në hierarkinë e pushteteve (politike, ekonomike, të dijeve, te klerit etj.).

Ky koncept i monarkisë së dijeve, sot është zbehur dhe ka shumë vende demokratike ku çdo qytet o krahinë i ka një ose edhe më shumë akademi, që në të vërtetë më shumë punojnë si institute kërkimore, shkencore ose të letrave dhe arteve, pa pretendime që të bëhen kulmi i dijeve dhe i të vërtetave të fundit.

Akademitë në vendet ballkanike ende pretendojnë që të luajnë rolin e pushtetit të dijeve, por duke filluar nga akademia serbe, tani edhe e maqedonëve, e nuk janë larg edhe të tjerat, ato e kanë degraduar dhe komprometuar totalisht veten, kështu që nuk duhet të merren më me seriozitet si prodhuese dhe verifikuese të të vërtetave të fundit.

Akademia serbe ka hartuar projekte që pastaj shteti i ka përvetësuar si programe të luftërave. Ka pak gjasa që kjo të ndodhë edhe në Maqedoni. Në këtë aspekt pretendimet e akademikëve matufë maqedonas janë më shumë për të qeshur, dhe jo për tua shpallur luftën.

Kapiteni lëshon i pari anijen në fundosje – Kriza e paralajmëruar e RTK-së është përshpejtuar me dorëheqjen Drejtorit Gjeneral. Agim Zatriqi zgjodhi momentin më të papërshtatshëm, në prag të zgjedhjeve lokale, për ikje të parevokueshme. E xhindosën më në fund presionet politike, mosgatishmëria që të zgjidhet çështja e financimit dhe ndalesa nga ana e Komisionit të Pavarur të Mediave që RTK të transmetojë reklama në mëngjes dhe në mbrëmje (kohët më atraktive për reklama!). Ky favorizim i televizioneve private do tu hakmerret atyre faktorëve politikë që synojnë kontrollin mbi RTK-në, sepse me këto kondita që janë krijuar, RTK më parë do të bëhet kufomë e gjallë e degraduar në një servis steril shtetëror. Vështirë se do të ketë atë ndikim që e ka sot. Edhe Bordi dhe Drejtori i ri Gjeneral, zgjedhja e të cilëve mbase do të përshpejtohet tani, do ta kenë detyrën e vështirë që të rianimojnë kufomën pas këtij degradimi drastik që e dënon RTK-në në ulje të shikueshmërisë deri në irelevancë të plotë.

Rama, sfida e radhës për Berishën – Pas zgjedhjeve të 28 qershorit, Edi Rama ishte përqendruar në sigurimin e pushtetit të plotë mbi PS-në, duke sfiduar statutin e partisë që kërkonte të japë dorëheqje pas humbjes në zgjedhje. Por, ai humbjen e ktheu në fitore, duke ia siguruar vetes një mandat të ri për betejat e ardhshme me Sali Berishën. Rama do të provojë që ta shkurtojë mandatin e dytë të Sali Berishës, ose të përgatitë transformimin e plotë të PS-së dhe një strategji fituese për vitin 2013. Shumëkush i ka nënçmuar aftësitë e Edi Ramës, por ai tani e ka mandatin e të majtës, që të përgatisë sfidën e radhës për Sali Berishën. Rama startin nuk e ka të pashpresë. Është në krye të partisë më të madhe në Shqipëri, dhe njëkohësisht e ka pushtetin në Kryeqytet deri në vitin 2011. Si edhe Berisha në opozitë, edhe Rama e ka atë vullnetin që disa e quajnë prej psikopati, që të bëhet Kryeministër i radhës. Vetëm se Sali Berisha është bërë tepër dinak dhe mëson shumë, kështu që nuk do të dorëzohet aq lehtë.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23219. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23219