Loja…
Ç’është loja?
Mundohemi të japim një përkufizim për diçka që ka zënë një pjesë të mirë të fëmijërisë dhe që vazhdon të mbajë peng njëherë e përgjithmonë ndjenjat dhe mendimet tona. Përfytyrimi zbehet, ngaqë lojrat, përgjithësisht, me kalimin e kohës boshatisen nga ndjenjat, (mundohuni të riprovoni, psh, të njëjtat emocione kur kini parë një ndeshje futbolli, - e pamundur) për shkak se këto, janë ndjenja të çastit, të eksituara nga dëshira për tu dëfryer dhe kjo dëshirë për tu argëtuar ka një kohë të caktuar, pastaj ndiqet nga diçka tjetër që quhet ndërkohë. Pikërisht këtu humbet edhe mendimi, shndrohet në anemik, gjendje e gjykuar si pafuqi, edhe pse ky (mendimi) mund të përshkruajë çdo lloj loje. (mjafton të kesh luajtur, futboll, të kesh luajtur me biz, kala - dibrançe, etj, - është vetëm një përshkrim rregullash, por nuk mjafton për të thënë se Loja është...çfarë? Psh, ndodhte që pyetjes që i bëja ndonjë të panjohuri në plazh nëse dinte të luante shah, përgjigjej: di lëvizjet... por kjo nuk është e mjaftueshme që loja të mbrrijë qëllimin e vet, nuk zbavitesh nëse përpara teje ke një që s’di të....luajë?! edhe pse di lëvizjet, sepse duket sikur loja është diçka e tillë, e lidhur ngushtë me lëvizjet. Jo, duhet të jetë problem tepër serioz) Ndodh ngaqë një “ndërkohë” është e pamjaftueshme për të përkufizuar, sepse gjatë momentit që ne bëjmë përpjekjet tona, loja është brenda vëmendjes dhe jashtë kohës. Gjatë kohës që luajmë, nuk bëjmë as përpjekjen më të vogël për të përkufizuar se ç’është loja, sepse nga çasti që do të bënim pyetjen, do të kalonim në ndërkohë, e cila nuk është gjë tjetër veç ndërprerje dhe ne do të ndodheshim vetiu jashtë kohës ku loja është, por jo ne. Pak a shumë e njëjta gjë me çfarë thoshte Epikuri për vdekjen që s’duhet të trembemi prej saj sepse: “Kur jam unë s’është ajo, kur do të jetë ajo, s’jam unë...”, gjë që nuk shpjegon se ç’është vdekja, sikundër ndërkoha nuk mund të na tregojë se ç’është Loja përderisa midis saj dhe kohës ka një ekzistencë të anasjelltë përjashtuese. Koha dhe ndërkoha s’mund të bëjnë pa njëra tjetrën, por as edhe ta shpjegojnë, as edhe ta anullojnë sepse koha është e coptuar vetëm e vetëm për të krijuar individualitetet qoftë edhe të Lojës, duke e shndruar në shumëllojshmëri.
Atëhere, ç’është loja?
Sikur të themi që “Loja është lojë” do të biem në atë gabim që logjika e quan rreth në përkufizim, sikur të themi, (për të dalë nga rrethi) truk, (quhet kështu ose më shqip, marifet), pra sikur të përdorim një truk dhe të themi se “Loja është diçka serioze”, sërish do të provojmë brenda vetes ndjesinë e talljes, të një autoironie, e shkaktuar nga një mbresë hershmërie, e ngjizur kështu brenda nesh, në fëmijëri, si Lojë... sepse tek e fundit truku është lojë, si psh truku që bën një aktore qoftë edhe tragjike para se të ...LUAJË...rolin e Desdemonës, apo të Kasandrës, ose një palaço, (kloun cirku) e jep përfytyrimin po aq të qartë, e lyen fytyrën e tij deri në deformin, VE në lojë veten, VE në lojë të mishëruarin (personazhin) dhe njëkohësisht ME lojën e tij argëton njerzit, ose tall veset. Pra, ngado që të vërtitemi luajmë, por s’dimë se ç’është...dhe kështu kthehemi në pikënisje, tek pamundësia për të përcaktuar, ose të përcaktuarit e njëlloj pamundësie. Shpesh, bëjmë gabim duke i ndarë lojrat në çfardo dhe në jo çfardo ose të rëndësishme e pak të rëndësishme, të lehta e jo, serioze e jo...Luan në violinë filani, ose në pianoforte...kaq herë e herë e kemi dëgjuar spikerin të shprehet në këtë mënyrë...dhe orkestra frymore, përpara korteut... LUAN një marsh funebër. Luajmë edhe kur përcjellim një të vdekur, sado i afërt qoftë!!! Tepër e thjeshtë, shumë më tepër e ndërlikuar tepër e thjeshta sepse kur vjen puna për t’iu përgjigjur pyetjes se çfarë kanë të përbashkët loja çfardo dhe ajo joçfardo, sërish jemi përballë një hapësire të dystë e të pafund që s’na lejon të ngrihemi diku për ta parë nga larg, atë që e kemi brenda vetes, si për të thënë se zemrën tënde mund ta shikosh vetëm duke e nxjerrë nga gjoksi, por kjo njëkohësisht do të thotë vdekje, e kështu...