Llotaria spanjolle dhe mashtrimi.

Llotaria spanjolle dhe mashtrimi.

Sot u perballa me nje lajm te cuditshem:

Nje kompani lojrash fati spanjolle kishte bere fitues qindra qytetare shqiptare, seicili me vleften 980 mije U$D. Por perpara se te terhiqte shumen cdo person duhej te depozitonte ne Banke prane nje llogarie bankare nje shume prej gati 2000 euro. Shume persona u genjyen dhe derdhen shumat qe tashme jane zhdukur. Prokuroria e Republikes ka filluar nje ceshtje penale ndaj personave qe deri tani rezultojne anonime. Te genjyerit mendohet se jane zgjedhur nepermjet numratorit telefonik pasi ata nuk kane bere asnje lloj aplikimi prane kesaj llotarie.

Jepni komentet tuaja per kete rast dhe per raste te perngjashme Faleminderit.
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Llotaria spanjolle dhe mashtrimi.

Le te filloj duke ja vene fajin komplet miletit injorant qe i beson ketyre gjerave.

Te them te drejten, pata shume njerez te aferm qe u goditen rendshem nga firmat piramidale ne vitin 97. Ne ate vit ika ne Amerike, duke menduar se ato firma piramidale i kishin bere nje te mire te madhe shqiptareve.

I kishin dhene shuplaken e kapitalizmit, popullsise injorante shqiptare te dale nga 50 vjet gjume letargjik komunist, ku rrallehere lejohoj perdorimi i trurit. Pra thashe se ky ishte nje mesim, ku ne kapitalizem te gjithe do te mundohen ta fusin sa krahu, dhe kur dicka duket shume e veshtire te jete e vertete -- eshte ne fakt nje mashtrim.

Pra ne qofte se fukarenjte shqiptare nuk vune mend njehere e pergjithmone ne 97, te mos i besojne ketyre gjerave, e meritojne plotesisht tju vidhet cdo qindarke qe kane.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Llotaria spanjolle dhe mashtrimi.

Po pra si ka mundesi qe vazhdojne ende keto gjera??? Mu kujtua rastesisht nje "llotari austriake" e vitit 1994-95 ku jepje nje shume nga e cila merrje kater formulare te cilat duhet ti shisje me te njejten shifer dhe keshtu do fitoje kater here vleren e asaj qe kishe derdhur... e keshtu me rradhe, nje sistem i paster piramidalo-hajdut. gjithsesi kjo eshte tjeter gje, pasi personat e implikuar nuk kishin asnje lidhje me kete firme spanjolle (ata zbuluan rastesisht, pa mbushur asnje formular se ishin bere milionere)
 

savage

Primus registratum
Re: Llotaria spanjolle dhe mashtrimi.

me beri pershtypje komenti i gazetarit te shekullit qe thoshte se; policia shqiptare po mendon edhe nje kontaktim te mundshem me prokurorine e Madridit, mbase edhe me faks. Edhe me faks.....
Nuk e kuptoj cilet jane ata qe genjehen kaq lehte xhanem. Perseri? Kaq shpejt u harrua 97?
 

balforum

Primus registratum
Re: Llotaria spanjolle dhe mashtrimi.

Eh mik vellei sa shqiptar ka akoma qe nuk e kan marr vesh qe ne jemi cliruar nga turku <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> e jo me te kuptojne 97'ten.Kush e le popullin te civilizohet dhe te shohi perpara ata mjekercjeprit qe i mbulojne grata me carcaf
sleep.gif
 

fjorent

Primus registratum
Re: Llotaria spanjolle dhe mashtrimi.

Kur degjon histori te tilla nuk cuditem me pse ne kemi ne krye per 14 vjet rrjesht Nanon e Berishen.
Qenkemi popull injorant e budalla. Me thene te drejten nuk me vjen aspak keq per keta syleshe qe vazhdojne te genjehen ne kete menyre.
 
Top