LISTA E PREMTIMEVE 2005

Blendi

Primus registratum
LISTA E PREMTIMEVE 2005

Meqe hyri dhe sezoni me interesant per studimin skizofrenise politikosociale shqiptare. Dua te hap kete teme ku me citime te sakta nga shtypi dhe burime te tjera do mund te vendosim premtimet e te gjithe politikaneve para zgjedhjeve.

Keto premtime mahnitese i huazova nga www.Peshkupauje.com

Gjeni te tjera he sillini ketu. Te shohim deri ku do i ndihet era...

<span style="font-weight: bold">Fatos Nano: 100 mije apartamente


Kryeministri dhe kryetari socialist Fatos Nano premtoi të enjten gjatë një fjalimi publik ndërtimin e 100 mijë apartamenteve të reja për banim gjatë katër viteve të ardhshme.
&quot;Të arrijmë objektiva sërish të rëndësishme në katër vitet e ardhshme duke shënuar rishtimin e inventarit të ri të banesave me 100 mijë unitete,&quot; tha zoti Nano. [BBC ne Shqip]


Meta: Arsimi prioritet kryesor


“Dua t’ju siguroj se LSI-ja jo vetëm që ka vullnetin politik të padiskutueshëm për ta patur arsimin si një prioritet kryesor të saj, sepse pa arsimin nuk ka integrim dhe këtë ne e themi me bindje të plotë, por njëkohësisht ne jemi të vendosur që Shqipëria të mos ketë më një ministri tenderash korruptivë, por të ketë një Ministri të Arsimit dhe të Shkencës, e cila të realizojë të gjitha objektivat që duhet të përfshihen jo vetëm në Kartën e Bolonjës, por për integrimin në radhë të parë të arsimit e të universiteteve tona në BE”, është shprehur dje Meta para studentëve.[Panorama]

Socialistet: 160 dollare rroga minimale (5 Maj)


Socialistët premtojnë që të dyfishojnë deri në 4000 dollarë të ardhurat për frymë, si dhe të ngrenë në 160 dollarë nivelin më të ulët të pagave.

Po ashtu ata premtojnë që në mandatin e ri të bëjnë që 14000 familje t'i largohen përfundimisht nivelit të varfërisë. [BBC ne shqip]


PD: Punesim, kredi, mbrojtje nga monopolet, subvencione per prodhimet vendase


Partia Demokratike do të aplikojë subvencionet për prodhimet &quot;Made in Albania&quot;, që do të eksportohen jashtë vendit...Primare në strategjinë e Partisë Demokratike, në rast se fiton zgjedhjet, do të jetë garantimi i konkurrencës së barabartë në treg, duke luftuar monopolet...Garantimi i një furnizimi të pandërprerë me energji elektrike të të gjitha firmave...Punësimi dhe kreditë në zonat e varfëra do të jenë garanci për rritjen ekonomike dhe zhvillimin. [Gazeta Metropol / 9 Maj 2005]</span>
 

jula

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

Berisha ka premtuar denimin e gjithe te korruptuarve... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Nano ka premtuar nga nje maske njerezore per te gjithe (sepse &quot;Une jam njeri, Berisha eshte perbindesh&quot;!)
lol.gif


Ilir Meta...ky nuk premton, ky ben. P.sh., shkova fundjaven e kaluar drejt Jugut dhe pashe se kishte 'punuar' goxha. Shihje tabela gjigande te tipit 'Myzeqeja eshte e LSI'; 'Dushku mbeshtet LSI'...
eek.gif


Mbreti ka premtuar denimin me vdekje...
:rockband:
 

MLK

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

100 mije apartamente te reja x 50m² (per apartament mestarja)= 5 milion m² te reja x 200 euro m² (kosto e konstruksionit pa vleren e tokes) = 1 milarde euro.

Kredia do te jete garanci per zhvillim ne zonat e varfera! Ok po ne zonat e varfera pjesa me e madhe jane te pak arsimuar apo te pa arsimuar e qe te marresh nje kredi duhet te kesh nje projekt, te dish te besh nje plan biznesi e te dish te besh njeminimum analize tregu per ate projekt qe do te zhvillosh pasi perndryshe ska institucion qe jep kredi, aq me pak shteteror!
Pra pyetja shtrohet : Kredi per ke? e sa eshte shuma qe do jepet? nga jane parashikuar te gjehen parate per kete fond kredie (pais eshte fond me risk mbi te gjitha!
 

Blendi

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

Berisha ka premtuar venien ne vend te &quot;drejtesise&quot;, pra shpagim, hakmarrje. Kam frike se ky riciklim vlerash do mbyse edhe ate rritje anemike te derimesoteme.
 

MLK

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

Rruga Ura Dajlanit 4.5 kilometra = 9.4 milione dollare, meqe eshte e gjere e me disa korsi, po marrim nje mesatare me rruge vetem me dy korsi e po i veme nje çmim prej 400 mije $/km. 4000 x 400 mije= 1.6 miliarde dollare &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Te tjera ka se deri tani vetem 3.6 miliarde dollare na duhen me gjet ne me sa di une çekun e bardhe amerikan te 1991 Sala nuk e ka perdor akoma keshtu qe mund ta perdori tani
lol.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

Berisha ka premtuar 5000 apartamente ne vit per te pastrehet , 100 mije apartamente po ja le &quot;Atij&quot; (fjalet indentike te sales duke ju referuar premtimit trashaluk te nanos qe dikush e postoj me siper)
 

MLK

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

3 deri ne 6 muaj duhet qe te identifikohen trojet ku do ndertohen pallatet, 2 muaj te fiksohen çmimet e shpronesimeve, me pas duhet te behet ztudimi per koston e ndertimit e me pas te perfshihet fondi ne buxhetin e shtetit qe te aprovohet. Pasi te jete aprovuar duhen te behen tenderat per projektimin e ndertesave rreth 5 muaj po themi (afat minimal pasi tenderi ka disa proçedura ligjore) e me pas rreth 3 muaj per te projektuar ndertesat. Me pas projektet duhet te marrin aprovimin e bashkive ku do te ndertohen sipas ligjit dhe po themi 1 muaj (me proçedure te pershpejtuar). Po themi nje vit per te ndertuar nje pallat ne menyre qe tu dorzohet organeve kopetente.
Pra deri ketu duhen plot 21 muaj per livrimin e apartamenteve te para (rreth dy vite).
Keshtu qe çdo vit nga 5000 mije apartamente bie poshte si premtim pasi ne praktike nuk realizohet dot.
Ne kete llogari nuk futa dhe marrjen ne konsiderate te punojnesve qe do te realizojne kete projekt gjigand pasi kabinetet e arkitetures kane aktivitetin e tyre keshtu qe i bie mos punojne me per privatin po vetem per shtetin! Ku do gjehen inxhinieret e ndertimit, punonjesit e kualifikuar, ustallaret, hidrauliket, elektriçistet...e keshtu me rradhe per te perballuar ndertimin e 5000 mije apartamenteve te reja ne vit?!
Le te themi qe fondi per ti financuar eshte i mundeshem te gjehet, po pjesa teknike si do te zgjidhet!
Sala me duket se ka lexuar shifrat te AF per premtimin e Tosit dhe ka thene me vete qe qeka rrene e madhe, po e zvogeloj pak qe te haet
lol.gif
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Po themi nje vit per te ndertuar nje pallat ne menyre qe tu dorzohet organeve kopetente.
Pra deri ketu duhen plot 21 muaj per livrimin e apartamenteve te para (rreth dy vite).
Keshtu qe çdo vit nga 5000 mije apartamente bie poshte si premtim pasi ne praktike nuk realizohet dot.
[/qb]
Llogaria qe ke bere per kohen e ndertimit te nje pallati ishte realiste.

Vetem se harrove nje gje te vogel.

Kur fillon te ndertohet nje pallat ne Vlore, ose ne Bulqize, Kavaje apo Kukes, qytetet e tjera te Shqiperise nuk e kane te ndaluar me kushtetute qe te ndertojne &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .

1 Pallat = 20-30 apartamente

Sikur ne cdo zone votimi te ndertohet 1 pallat, do te thote 2000-3000 apartamente.
 

MLK

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

Ndoshta nuk jam shprehur si duhet atehere po kisha per qellim te thoja qe apartamentet e para (kur them te parat mund te jene 5000 si mund te jene 10 mije se kjo eshte tjeter teori) do te jene gati per banim pas 2 vitesh, qe do te thote 2 vitet e para nuk do te kishte apartamente per te pastrehet. Ne kete rast do te ishte me e ndershme dhe e vertete te thuhej qe: Nese PD-ja merr pushtetin angazhohet qe dy vite pas marrjes te filloje e te strehoje te pastrehet ne 5000 mije aprtamentet e para e jo te lere te nenkuptohet qe menjehere pas marrjes se pushtetit do te kete 5000 apartamente te reja. Mjergullen vetem ujku e kerkon e partite kete bejne me programet e tyre, nuk ke vend ku me i kap me i verifiku se çfare do bejne, sa do bejne, kur do ti bejne... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Leopardii

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

berisha do te shesi edhe ato 3000 apartamente qe ka ne pronesi enti i banesave e jo me te ndertoje 5000 apartamente ne vit per te pastrehet.
vetem per &quot;shitje&quot; ka dhene prove se per ndertime une nuk kam pare asnje pallat per te pastrehet te ndertohet ne periudhen qe berisha ishte ne pushtet.
eshte vetem nje premtim elektoral qe te genjej popullin hallexhi.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

Leopardi akoma kerkoni ju strehe nga qeveria, thuaj se ky eshte problemi i shqiptareve sot.
Duhen me u hedhe ne radhe te pare themelet e shtetit shqiptar, drejtesia, formimi i njerzeve...;
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

per te ndertu edhe ja besoj, po ket ktu poshte.....
lol.gif
:


Berisha: Shqipëria në BE qysh në 2010-ën


Llambi Kallço

TIRANË &amp;#8211; Qeveria demokratike do ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian qysh në vitin 2010, ka premtuar dje gjatë një mitingu në Shijak kryetari i PD-së Sali Berisha. Ndërsa ka prezantuar kandidatin e PD-së për deputet Sokol Olldashi,i cili do të konkurrojë përballë Agron Dukës së PS-së, Berisha tha se &amp;#8220;unë ju jap fjalën ju. Premtimi im është pasaportë evropiane për ju. Të jeni të sigurtë se këtë pasaportë do ta keni jo në vitin 2015, siç deklaron kryeministri aktual, por këtë pasaportë së bashku duke vendosur ligjin, duke ecur në rrugën e reformave, duke garantuar barazinë para ligjit tërë qeveritarëve dhe qytetarëve, do ta keni shumë më shpejt, jo në 2015-tën, por në 2010-të. Në 2010 Shqipëria dhe shqiptarët në Bashkimin Evropian&amp;#8221;, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në miting.


le ta theksojm dhe i her: <span style="font-weight: bold">Pashaporta Evropjane!</span>

lol.gif
kukuuuuu moj naaan
 

DFV

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

Te jete kaq i zoti ky zog gomari, qe kudo qe shkon per te prezantuar kandidatet e PD-se leshon ndonje brockull???
Nje here thote, ju jap fjalen se do rris pensionet dy fish,do ndertoj 4ooo km rruge(Kur dihet se nga 92-96 ndertoj vetem 4 km autostrade!!!),do ndertoj 5ooo mij apartamente,internet per cdo klase, kur nxensit ne Shqiperi nuk kane akoma shkolla te mjaftoshme per te mesuar abetaren dhe tani me &quot;siguri&quot; prej budalli thote se do e fus Shqiperine ne BE ne vitin 2010.
Te lumte o Sal koqja se me duket do tja fusesh edhe kesaj rradhe popullit!!!!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

marre nga gazeta Rilindja demokratike
...................................


&quot;Ne zotohemi se do të përgjysmojmë taksat , në mënyrë që biznesmenët të kenë mundësi të krijojnë vende pune. Ne do të shndërrojmë Laçin dhe gjithë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja dhe ato vendase. Ne premtojmë konkurrencë të ndershme, zbatim të ligjit, luftë kundër korrupsionit. Ne jemi të bindur për këtë. Ne do të krijojmë vende pune. Unë garantoj fermerët e kësaj zone, të cilët kanë një tokë të mrekullueshme, se zhvillimi i fermave të tyre do të jetë objektivi ynë madhor. Asfaltimi i 4 mijë km rrugë rurale, kullimi i tokave, mbrojtja e tokës nga përmbytjet, subvencioni i fermave dhe shërbimeve të tjera në bujqësi dhe blegtori, janë prioritetet tona për fermerët e rajonit dhe mbarë Shqipërisë&quot;, u shpreh Berisha.
shrug.gif


http://www.rilindjademokratike.com/RD24%...20dhe%20Mamuras
 

MLK

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

Para nja 6 muajsh kam qene ne tavoline me nje mik qe eshte dhe nje nga kryetaret e PD ne zonen e Shijakut e po flisnim per zgjedhjet. Personi ne fjale ka marr titullin qytetar nderi ne Amerike dhe ka kryer studimet ne Shba. Mund te them e ta mbush gojen eshte nga njerezit me te ndershem qe kam takuar deri me sot qe merren me politike (fatkeqsisht dhe pse teper i shkolluar dhe me ide ne PD nuk ka ndonje rrok te rendesishem!) Kur biseduam per zonen e Shijakut llogaria ishte e thjeshte qe zgjedhjet i fiton Duka ne menyre ta padiskutueshme. Ka bere rruget me mire se ne Tirone ne zonen e vet, ata qe e ndihmuan te fitoje zgjedhjet dhe te afermit e tyre i ka rregulluar te gjithe, ka mbajtur te gjitha premtimet qe ka dhene ne fushaten e kaluar dhe PD-ja dhe pse Shijaku ka qene gjithmone me PD-ne ne Shijak e ka te pamundur te fitoje zgjedhjet. gjithe shijaksit ja japin votat Gon Dukes e Sala tregohet idiot qe shkon e genjen Shijakun pasi Olldashi nuk ka asnje shanc te fitoje ne Shijak edhe sikur ato qe thote Sala te jene te verteta!
Vetem nje çun mund te fitoj ne Shijak qe ka ndihmuar gjithmone PD dhe pse eshte shok me Duken, problemi eshte se dhe pse e ka te sigurte fitoren ska pranuar kurre te kandidoje duke pas Salen kryetar partie. Nje gje te pakten te shpresojme qe o Sala o Tosi te zhduken nga politika pas ketyre zgjedhjeve. Tosi pa Salen ne politik humbet çdo lloj kuptimi dhe rrjedhimisht do rrezohet nga brezi i ri.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Tosi pa Salen ne politik humbet çdo lloj kuptimi dhe rrjedhimisht do rrezohet nga brezi i ri. [/qb]
Vetem kjo gje nuk mund te ndodh kurre.

Fatos Nano po fitoj zgjedhjet e 3 Korrikut, do kete per here te pare njerezit me besnik dhe ortaket e tij ne biznes ne grupin parlamentar te PS dhe ne qeveri.
Pas kesaj fitore nje gje eshte e sigurte.
12-16 vjet Fatos Nano eshte numer 1 (2 ose 6 vjet kryeminister dhe 10 vjet president).
Kush mendon te kunderten eshte iluzionist.


Po fitoj Berisha, qe ka mbledhur rreth vetes 8 parti dhe 3 fraksione, largimi i Berishes nga skena politike eshte me i kollajt.

Pra po te fitoj Berisha, Nanon do e haj me gjith lecka Rama, Meta &amp; Co.
Berisha largohen nga qeverija maksimumi ne 2007.


Perfundim:

<span style="font-weight: bold">Qe te largohet Nano dhe Berisha nga skena politike shqiptare, duhet te fitoj Berisha me 3 Korrik 2005.</span>

Fitoj Nano,qajeni Shqiperine per 12-16 vjet. (Do zoti dhe nuk i mbushet mendja gjate kesaj kohe,te vetshpallet mbret si AHMET ZOGU, se pastaj duhet qare perjetsisht)
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

MLK Qe te zhdukesh Tosin - do te thote te zhdukesh ish-komunistet nga pushteti ne fuqi, nuk eshte aq e lehte se ata i kane rrenjet e thella, ne popull, qe prej 50 vjetesh.
Qe te zhdukesh Salen do te thote te lesh Shqiperine ne kete gjendje ku eshte(korrupsion, padrejtesi sociale,fukarallek, izolim te vendit...)
Pyetja shtrohet per ke duhet te votoje populli shqiptar kete radhe?Salen apo Tosin?
 

DFV

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

Babaj i korrupsionit eshte Berisha qe megjithese e pati shansin me te madh ne historin shqiptare per te ndertuar nje shtet te ri demokratik jo vetem e humbi kete shans por me keq akoma e coj Shqiperin dhe 10 vjet mbrapa.
Nano eshte nxensi i Saliut per nga korrupsioni dhe hajdutlleku, por ja qe shpesh ndodh qe nxensi tja kaloj edhe profesorit!!!!
Berisha, nje cop idjoti, e ka te pamundur qe jo vetem te luftoj korrupsionin , por do ta coj ate aq larte sa do ta shkaterroj shtetin dhe Shqiperine.
Kjo qe them duket qarte edhe nga premtimet qe Berisha, ashtu si ne 91-92, ka filluar te leshoj pa pike arsyetimi dhe pergjegjesie.
Njerez mos u genjeni nga nje super idjot qe ne 15 vjetet e fundit te jetes se tij nuk ben gje tjeter vecse uleret dhe bertet si kafshet e pyllit.
 

Blendi

Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005

BERISHA garanton se nese PD fiton zgjedhjet Shqiperia do te hyje ne NATO ne vitin 2006.

GAZETA SHQIPTARE, 25 Maj 2005 f5

NANO premton se METEN do ta ndeshkoje Historia. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; nuanca paniku?
 
Top