RobertdeNiro
Primus registratum
Re: LISTA E PREMTIMEVE 2005
Berisha marrëveshje me romët
"Një kandidat nga ky komunitet në zgjedhje"
--------------------------------------------------------------------------------
Artemida Çollaku (GAZETA SHQIPTARE)
Për herë të parë një nga forcat politike në vendin tonë merr përsipër që të kandidojë, qoftë edhe në listën proporcionale, një nga përfaqësuesit e komunitetit egjiptian e rom në vendin tonë. Një gjë e tillë u bë e mundur me nënshkrimin e marrëveshjes parazgjedhore mes PD-së dhe shoqatës së egjiptianëve në Shqipëri, "Nefreta".
LAJMI
Partia Demokratike do të ketë në listën e saj të kandidaturave për sistemin proporcional edhe një kandidaturë të propozuar nga minoriteti egjiptian në Shqipëri. Një gjë e tillë u bë e mundur pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe shoqatës së egjiptianëve shqiptarë "Nefreta", ditën e djeshme. Në këmbim të kësaj kandidature egjiptianët dhe komuniteti rom do të japin votat për Partinë Demokratike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh dje se brenda gjashtë muajve nga fitorja e Partisë Demokratike ekspertët e kësaj partie, në bashkëpunim me komunitetin egjiptian dhe rom, do të hartojnë një paltformë ku do të parashikohen në detaje të gjitha veprimet që do të merren nga qeveria demokratike për t'u ardhur në ndihmë këtyre komuniteteve. "Ne jemi të vendosur për të shënuar një kthesë të fortë në gjendjen aktuale të komunitetit egjiptian dhe rom në vendin tonë", tha Berisha pas nënshkrimit të marrëveshjes mes palëve. Ai nënvizoi zotimin e qeverisë së ardhshme për realizimin e të gjitha të drejtave të këtij komuniteti. "Në projektin që ne do të hartojmë së bashku me përfaqësues të komunitetit egjiptian dhe rom do të bëjmë të mundur kapërcimin e të gjitha problemeve që janë të trashëguara prej vitesh", tha Berisha.
Kërkesat
Kryetari i shoqatës së egjiptianëve të Shqipërisë, Behar Sadiku, u shpreh se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ky komunitet kërkon mbrojtjen politike të tij nga PD-ja. Sadiku ka deklaruar prioritetet që PD-ja duhet të realizojë në favor të këtij komuniteti, me ardhjen e saj në qeveri. Kreu i shoqatës "Nefreta" u shpeh se kërkesa për të pasur në Parlament një përfaqësues të këtij komuniteti do të sjellë thyerjen e një miti që deri tani nuk është bërë nga qeveria aktuale. "Ne duam që këtë risi ta ketë vetëm Partia Demokratike". "Kjo do të bëjë të mundur sigurimin e një elektorati të qëndrueshëm për PD-në edhe për fushatën e pushtetit lokal, që është shumë afër, ku minoriteti egjiptian do të pozicionohet më shumë në vendimmarrje për zgjidhjen e problemeve të shumta të tyre", u shpreh Sadiku. Ndër kushtet e vendosura në këtë marrëveshje është njohja e Statusit të minoritetit kombëtar në Shqipëri për këtë komunitet, si dhe regjistrimin e plotë të popullsisë dhe shpallja e numrit zyrtar nga qeveria shqiptare, të kësaj popullsie.
:rockband: :rockband:
GJUAJTJE NGA DISTANCA PER TRE PIKE E BERISHES.
LOJTAREVE TE TJERE NE FUSHE, DUKE MOS LLOGARITUR KETE VEPRIM TE BERISHES, NUK JU MBETI GJE TJETER VECSE TE NDJEKIN ME SY FLURUDHEN E TOPIT, I CILI KA PERFUNDUAR NE KOSH. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />