LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTEVE

atman

Forumium maestatis
LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTEVE

LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTIT


Natyrisht mungojnë disa vite, (përfshin vetëm shekullin e kaluar) megjithatë mendoj se është një informacion me vlerë për të gjithë, e veçanërisht për dashamirësit e letërsisë dhe artit.

- 1901 – SULLY –PRUDHOMME - FRANCA
- 1902 – TH. MOMMSEN – GJERMANI
- 1903 – B. BJORNSON – NORVEGJI
- 1904 – F. MISTRAL - FRANCA e ndau çmimin nobel me J. ECHEGARAY - SPANJA
- 1905 – H. SIENKIEWICZ – POLONIA
- 1906 – G. CARDUCI – ITALIA
- 1907 – R. KIPLING – BRITANIA
- 1908 – R. CH. EUCKEN – GJERMANIA
- 1909 – S. LAGERLOF – SPANJA
- 1910 – P. von HEYSE – GJERMANIA
- 1911 – M. MAETERLINCK – BELGJIKA
- 1912 – G. HAUPTMANN – GJERMANIA
- 1913 – R. TAGORE – INDIA
- 1914 -
- 1915 – R. ROLLAND – FRANCA
- 1916 – C.G.V. von HEIDENSTAM – SUEDIA
- 1917 – K.A. GJELLERUP e ndau çmimin me H. PONTOPPIDAN – DANIMARKA
- 1918 –
- 1919 – C. SPITTELER – ZVICRA
- 1920 – K. HAMSUN – NORVEGJIA
- 1921 – A. FRANCE – FRANCA
- 1922 – J. BENAVENTE – SPANJA
- 1923 – W.B.YEATS – IRLANDA
- 1924 – W.S.REYMONT – POLONIA
- 1925 – G.B.SHAW - BRITANIA
- 1926 – G. DELEDDA – ITALIA
- 1927 – H. BERGSON – FRANCA
- 1928 – S. UNDSET – NORVEGJIA
- 1929 – TH. MANN – NORVEGJIA
- 1930 – S. LEWIS – USA
- 1931 – E.A. KARLFELDT – SUEDIA
- 1932 – J. GALSWORTHY – BRITANIA
- 1933 – I.A.BUNIN – BS (Bashkimi Sovietik)
- 1934 – L. PIRANDELLO – ITALIA
- 1935 -
- 1936 – E.O’NEILL – USA
- 1937 – R. MARTIN DU GARD – FRANCA
- 1938 – P. BUCK – USA
- 1939 – Fr. E. SILLANPAA – FINLANDA (dy a-të e fundit janë me dy pika sipër).
- 1940 –
- 1941 –
- 1942 –
- 1943 –
- 1944 – J. V. JENSEN - DANIMARKA
- 1945 – G. MISTRAL – KILI
- 1946 – H. HESSE – ZVICRA
- 1947 – A. GIDE – FRANCA
- 1948 – TH. S. ELLIOT – BRITANIA
- 1949 – W. FAULKNER – USA
- 1950 – B. RUSSELL – BRITANIA
- 1951 – P. LAGERKVIST – SUEDIA
- 1952 – F. MAURIAC – FRANCA
- 1953 – W. CHURCHILL – BRITANIA
- 1954 – E. HEMINGWAY – USA
- 1955 – H. K. LAXNESS – IRLANDA
- 1956 – J. R. JIMENEZ – SPANJA
- 1957 – A. CAMUS – FRANCA
- 1958 – B. L. PASTERNAK – B.S. (e refuzoi si rezultat i presionit partiak)
- 1959 – S.QUASIMODO – ITALIA
- 1960 – SAINT-JOHN PERSE – FRANCA
- 1961 – I. ANDRIC – JUGOSLLAVIA
- 1962 – J. E. STEINBECK – USA
- 1963 – G. SEFERIS – GREQIA
- 1964 – J. P. SARTRE – FRANCA ( e refuzoi duke nxjerrë arsye personale dhe objektive)
- 1965 – M. A. S’OLOCHOV (shollohov) – B. SOVIETIK
- 1966 – SH. J. AGNON – IZRAELI
- 1966 - N . SACHS – GJERMANIA
- 1967 – M.A. ASTURIAS – GUATEMALA
- 1968 – Y. KAWABATA – JAPONIA
- 1969 – S. BECKETT – IRLANDA
- 1970 – A.I. SOLZENICYN – B.SOVIETIK
- 1971 – P. NERUDA – KILI
- 1972 – H. BOLL – GJERMANIA ( o – me dy pika sipër)
- 1973 – P. WHITE – AUSTRALIA
- 1974 – E. JOHNSON dhe H. MARTINSON – SUEDIA
- 1975 – E. MONTALE – ITALIA
- 1976 – S. BELLOW – USA
- 1977 – V. ALEIXANDRE – SPANJA
- 1978 – I. B. SINGER – USA
- 1979 – O. ELYTIS – GREQIA
- 1980 – C. MILOSZ – POLONIA
- 1981 – E. CANETTI – BRITANIA
- 1982 – G. GARCIA MARQUEZ – KOLUMBIA
- 1983 – W. GOLDING – BRITANIA
- 1984 – J. SEIFERT – CEKOSLLOVAKIA
- 1985 – C. SIMON – FRANCA
- 1986 – W. SOYINKA – NIGERIA
- 1987 – I. BRODSKIJ – B. SOVIETIK
- 1988 – N. MAHFUZ – EGJIPTI
- 1989 – C. J. CELA – SPANJA
- 1990 – O. PAZ – MEKSIKA
- 1991 – N. GORDIMER – REPUBLIKA SUDAFRIKANE
- 1992 – D. WALCOTT – ANTILET E VOGLA
- 1993 – T. MORRISON – USA
- 1994 – K. OE – JAPONIA
- 1995 – S. HEANEY – IRLANDA
- 1996 – W. SZYMBORSKA – POLONIA
- 1997 – D. FO – ITALIA
- 1998 – J. SARAMANGO – PORTUGALIA
- 1999 – G. GRASS - GJERMANIA
 

Al-Punk

Still here
Re: LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTEVE

Interesant eshte refuzimi i Sartre ndaj Cmimit Nobel /pf/images/graemlins/smile.gif
 

eniad

Forumium maestatis
Re: LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTEVE

<font color="brown"> Origjina e T.S. Eliot eshte e shumediskutuar. Britaniket e mbajne si te vetin, meqe aty ka lindur, Amerikanet e deklarojne te askujt tjeter vec te vetin, pasi aty shkroi. Interesante eshte qe perfshihet edhe ne antologjine e letersise angleze, edhe ne ate amerikane. </font>
 

Nella

Primus registratum
Re: LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTEVE

It's the other way around dear /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Guest
Re: LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTEVE

....Vazhdimi i Listes:

1999
Günter Grass (Deutschland)

2000
Gao Xingjian (China/France)

2001
Sir V.S. Naipaul (Angli)

2002
Imre Kertész (Hungari)

2003
John Maxwell Coetzee (Afrika e Jugut)

2004
Elfriede Jelinek (Austri)
 

atman

Forumium maestatis
Re: LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTEVE

- Mbi përsenë e refuzimit të çmimit Nobel nga ana e Sartr, sinqerisht, nuk kam gjetur një përgjigje midis librave të tij, (ato që kam lexuar unë) dhe jam kurioz të lexoj diçka në lidhje me arsyet e vërteta. Por nganjëherë gjërat mbeten të zhytura në mister për dëshirë të autorit. Ndoshta fama e tij ishte kaq e madhe, sa çmimi Nobel nuk do t’i shtonte ndonjë gjë, por ky është vetëm një supozimi im dhe nuk dua që të konsiderohet i mirëqënë.
-
- Persa i përket Eliot, mendoj se nuk është një rast i veçantë që të konsiderohet psh nga amerikanët si amerikan dhe në të njëjtën kohë anglez me të gjitha meritat. Zakonisht ndodh kështu me njerzit që bëjnë epokë. Për hir të sëvërtetës, duhet thënë se Eliot krijimtarinë e tij nuk e filloi në Amerikë, por në Europë. Nisur nga viti 1917 kur publikoi për mbledhjen e parë me poezi etj etj. Duhet patur parasysh se, kur jepet çmimi Nobel referohet edhe prejardhja e autorit, Eliot mund të kishte protestuar. Gjë që nuk e bëri. Unë nuk besoj se ka qënë pengesë një fakt i thjeshtë burokratik (më 1927 kishte marrë shtetësinë angleze), ndoshta ndjehej anglez i vërtetë.
- Një rast analog kemi edhe Herman Hessen. Cmimi iu dha si zvicerian e jo si gjerman.
- Fantazi – flm për shtesat.
 

atman

Forumium maestatis
Re: LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTEVE

Disa të dhëna biografike për të parin nobelist:

- SULLY-PRUDHOMME –Poet francez.
- Eshtë pseudonimi i Renè - François – Armand Prudhomme.
- Lindi në Paris 1839 – vdiq Chatenay, Paris 1907.
- Mbaroi studimet për filozofi dhe juridik, por pasi trashëgoi një pasuri të konsiderueshme, iu kushtua kryesisht poezisë. E filloi rrugën e krijimtarisë me vëllimin “Stances et poemes - 1865” , më pas botoi disa përmbledhje me shije parnasiane: “Les solitudes” – 1869” “Les vaines tendresses – 1875”.
- Në vazhdim tentoi një poezi që shprehte vlerat dhe arritjet e progresit shkencor dhe filozofik si: “La justice, 1878” “Le prisme,1884” “Le bonheur, 1888” etj.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTEVE

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
It's the other way around dear /pf/images/graemlins/smile.gif

[/ QUOTE ]

<font color="brown"> You're right:). Apologies! Was in a rush when writing. Thnx /pf/images/graemlins/smile.gif!

</font>
 

Guest
Re: LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTEVE

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
- Mbi përsenë e refuzimit të çmimit Nobel nga ana e Sartr, sinqerisht, nuk kam gjetur një përgjigje midis librave të tij, (ato që kam lexuar unë) dhe jam kurioz të lexoj diçka në lidhje me arsyet e vërteta.

-Fantazi – flm për shtesat.

[/ QUOTE ]

<font color="blue">Me shume deshire atman (komplimente per temen)
Ne lieteraturen Gjermane, eshte shkruar shume per fituesit e cmimit Nobel. Gjithashtu dhe per Jean Paul Sartre, u mundova te sjll, dicka mbi mohimin e "Cmimit Nobel", gje qe beri buje dhe mbeti ne historine e nobelizmit, (nese mund te quhet keshtu)..


Cmim Nobel? - Jo faleminderit!
Kjo ndodhi me 22 Tetor 1964.
Jean Paul Sertre nuk e pranon cmimin e dhene.Asnjehere nuk kish ndodhur me pare, dicka e tille ne historine e ndarjes se cmimeve Nobel per Letersine.
Nje skandal, qe e preokupoi median per nje periudhe te gjate.
Akademia Suedeze e kishte vleresuar Sertrene per " krijimitarine e tij, bazuar ne kerkimin e vazhdueshem te se vertetes"...
Sertre u vu ne dijeni disa jave perpara, qe do nderohej me cmimin dhe pikerisht, disa jave perpara ai e ktheu ate.
Kjo eshte Letra qe Sartre i dergoi Sekretaritit te Akademise Suedeze:
"I nderuar Sekretar!
Jam inforumuar sot, qe pas disa javesh do te kemi shansin e madh, te nderohem me cmimin Nobel. Por per shkak te faktoreve objektive vetem te mi pesonal, po ju ve ne dijeni per mospranimin e ketij cmimi.
Besoj qe duke ju lajmeruar relativisht ne kohe, t´i jepet mundesia dikujt tjeter, qe ndodhet ne listen e te propozuarve."

Sartre e pershkroi cmimin Nobel, si "Simbol te Kultures Borgjeze" ndaj nuk donte qe ne jeten e tij, te kishte nga pas, kete emer.Gjithashtu, ai nuk mund te akceptonte nje "Cmim Nobel" qe mund te fitohej, vetem nga shkrimtare perendimore si dhe nga desidente sovjetike.
Pra Sartre i dha ndarjes se cmimeve Nobel, ngjyrime politike..dhe nuk ish i vetem ne kete mendim.
Dhe shume te tjere mendonin si ai, por Sertre ishte i pari qe arriti te dale hapur. </font>
 

ihsan

Primus registratum
Re: LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTEVE

Per 2005 Nobeli per letersine iu dha Harold Pinter,dramaturg anglez.
Veprat e tij si "Tradheti", "Roja" etj. pershtatur per "teatrin e absurdit", jane shume afer ndjeshmerise se Kafkes.
Akademia e Suedise i ka dhene cmimin Piterit, sepse ne veprat e tij zbulohet rreshqitja qe fshihet prapa thashethemeve te njerezve,dhe hap nje rruge ne dhomat sekrete te persekutimeve.
 

atman

Forumium maestatis
Re: LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTEVE

Per kete vit, ka te ngjare ta marre çmimin ose nje filozof, ose nje politikan.
 

Guest
Re: LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTEVE

0,1307,OID4849834,00.jpg


<font color="blue">Fituesi i cmimit Nobel per vitin 2005, Harold Pinter!

Nje surprize u quajt, cmimi Nobel per letersine, fitorja e Dramaturgut, Harold Pinter.
"Ndihem sikur po fluturoj" iu shpreh ai gazaterave, qe e priten ne mengjes ne dere"

Nuk kish kaluar ende nje gjysem viti, kur dramaturgu dhe aktori anglez, ish shprehur:
"Mjaft me. Tashme kam gjetur te tjera forma shprehese"!
Ajo c´ka desh´, e shprehu nepermjet penes se tij dhe nuk u kursye edhe kundra, George W Buschit, te cilin e quajti nje "Vrases" (duke pasur parasysh luften Irak - Usa), Millosevicit, te cilin e quajti "kundershtar te lirise" apo Tony Blair, te cilin e quajti "nje hu gardhi"..
Ndaj dhe fitimi i Cmimit Nobel, ishte me te vertete nje surprize per te, por dhe per shume te tjere.

Gjithsej ne krijimtarine e tij, perfshihen 29 pjese teatrale.
Ai lindi me 10 Tetor 1930, ne nje familje rrobaqepesi, ne Londer. Vetem tre dite para cmimit, ai festoi 75 - vjetorin e lindjes. 1,1 Millione Euro ishte cmimi me te cilin ai u shperblye.
Me 13 vjec shkruan "copezen" e pare teatrale ne jeten e tij. Me pas studion ne disa Akademi te artit dramatik ne Londer.
Me 1957 shkruan "Dhoma", me 1960 shkruan "Roja" e cila mbetet nder pjeset tatrale me te njohura te tij deri ne ditet e sotme, me 1971 shkruan " I mesmi" dhe "E dashura e francezit Leutnants",me 1990 shkruan "Xhuxhat" nje roman shume i pelqyer nga rinia,me 2002 hedh per lexim "Lufta".

Vemendja e Pinters u perqendrua kryesisht ne USA, te cilen e krahason me nje "kafshe te rrezikshme grabitqare". Bindjet e tij politike, u ngriten kundra terrorizmit ne bote.
Enigmatik, por koherent, Pinter ishte i padëshiruar për të shpjeguar "famën e tij të keqe" për punën e brendshme në pjesët e tij, madje dhe me aktorët
"Ajo qe me karakterizon - u shpreh Pinter - eshte qe " Jam nje banal i pafund"...

* "Pena top" e u befte 100 vjec !! /pf/images/graemlins/thumbsup.gif </font>
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTEVE

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Interesant eshte refuzimi i Sartre ndaj Cmimit Nobel /pf/images/graemlins/smile.gif

[/ QUOTE ]

Si kan interesuar kurr aparencat dhe zbukurimet n'maj komohit...

Duke ditur se çmimi Nobel, esht ven pikrisht nga Nobel'i per t'la koshencen e vet se kishte ndertuar mjetin me shkatrrues te njerzimit, nje person me pak objektivizem ne gjak...s'don te njollohet ose targ'ohet ne t'njejtin emer!

S'ka vler ky çmim ! /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

zog

Primus registratum
Re: LISTA E NOBELISTEVE TE LETERSISE DHE ARTEVE

nuk ka vler jo sepse nobeli deshi te "shpetonte" ndergjegjen e tija, por sepse komisioni qe e jep, perbehet nga akademike te panjohur e me shije tejet banale. pjesa me e madhe e nobelisteve jane e do te mbeten te panjohur nga historija e letersise boterore.

sartri si piçk dhije qe ishte (megjithese vete shkrimtar dosido), e dinte kete, prandaj duke e refuzuar ai fitoi me shume fame sesa duke e pranuar çmimin. artificialisht (te pakten) ai e vendosi veten me lart nga komisioni qe e shperndan kete çmim.

e kjo tregon qe ai e vleresonte jo pak vetveten, nje dukuri kjo aspak komune ne ditet tona.
 
Top