Ligji, 4500 zyrtare do deklarojne pasurine

Ligji, 4500 zyrtare do deklarojne pasurine

Marre nga www.shqiperia.com


Ligji, 4500 zyrtare do deklarojne pasurine

Deputetet miratojne unanimisht ligjin per deklarimin e pasurive te zyrtareve te larte shteteror. Moisiu, Nano, deputetet dhe te gjithe drejtuesit kryesore te shtetit do te tregojne pasurine dhe burimet e sigurimit te saj. Inspektoriati do verifikoje me pas sinqeritetin e politikaneve. Berisha: "Struktura e kontrollit te drejtohet nga opozita"

Alketa MYFTIU

Parlamenti shqiptar miratoi me 100 vota pro dhe asnje kunder ligjin per deklarimin e pasurive te zyrtareve te larte shteteror. Ligji, i cili mori votat e mazhorances dhe opozites, parashikon deklarimin e pasurive dhe detyrimeve financiare, duke filluar nga Presidenti i Republikes, deputetet, Kryeministri, ministrat, titullaret e institucioneve te pavarura publike, deri tek zyrtaret e administrates publike. Ligji percakton rregullat per deklarimin dhe kontrollin e pasurise, legjitimitetin e burimeve te krijimit te saj dhe detyrimeve financiare per te zgjedhurit, zyrtaret e administrates publike, familjaret e tyre, si dhe personat e lidhur me ta. Organi pergjegjes per kontrollin e deklarimit te pasurive eshte Isnpektoriati i Pergjithshem me qender ne Tirane. Keshtu, pervec zyrtareve te larte dhe te zgjedhurve, ligji detyron te gjithe punonjesit qe fillojne pune per here te pare ne nje nga funksionet e perfshira ne deklarimin e pasurise, qe para marrjes se detyres te "rrefehen". Dhe marredheniet e punes do te fillojne vetem pas deklarimit te pasurise. Nje proces, i cili rinovohet cdo vit, kur brenda dates 10 shkurt te vitit pasardhes ata duhet te rideklarojne pasurite dhe detyrimet financiare gjendje deri me 31 dhjetor te cdo viti. Ne baze te statistikave qe japin ekspertet hartues te ligjit, llogariten 3000 zyrtare te larte dhe 1500 zyrtare te niveleve me te ulta qe preken nga efektet e ketij ligji. I cili percakton dhe kategorite e pasurive qe deklarohen. Ne deklarim duhet te perfshihen pasurite e paluajtshme, pasurite e luajtshme te regjistruara ne regjistrat publike, sendet me vlere, si diamante, sende te arta, piktura origjinale, vlera e aksioneve, letrave me vlere dhe pjeset e kapitalit ne zoterim, detyrimet financiare ndaj personave juridike apo fizike te shprehura ne leke ose valute, si dhe te ardhurat personale per vitin nga paga ose pjesemarrja ne borde, komisione apo veprimtari te tjera qe sjell fitime personale. Cdo deklarim shoqerohet detyrimisht me nje autorizim te vecante, me te cilin deklaruesi autorizon Inspektoriatin te beje verifikimet e nevojshme ne te gjitha subjektet private e publike, brenda dhe jashte vendit, per te vertetuar te dhenat e deklarates. Ne kete rast, Inspektoriati ka te drejte te urdheroje kontrollin e saktesise se tyre. Kjo e drejte shtrihet, jo vetem per persona te vecante, por edhe shoqata, apo institucione fetare, kur nga verifikimet e kryera rezulton se keto jane te lidhur me personat deklarues te pasurise.

Deri tani deklarimi i pasurive eshte bazuar ne nje ligj te vitit 1995 "Per deklarimin e pasurive te te zgjedhurve dhe te disa drejtuesve te sherbimit publik". Por gjate ketyre viteve ky proces ka rezultuar thjesht formal. Pasi ligjit te '95-tes i mungonte fuqia per te verifikuar dhe kontrolluar deklarimet e bera, keshtu qe ato mbeten thjesht deklarative. Gjithashtu prane Kuvendit te Shqiperise ka funksionuar nje komision i posacem, i cili ka shperndare dhe me pas arkivuar cdo vit formulare per te dhenat pasurore te deputeteve. Por per shkak te mungeses se bazes ligjore qe lejon kontrollin e tyre, asnjehere nuk u arrit deri tek vertetesia e te dhenave. Nderkohe, qeveria e perfshiu hartimin e nje ligji te ri per deklarimin e pasurive si pjese te strategjise se saj per luften kunder korrupsionit. Dy vjet prej fillimit te hartimit te tij, drafti qendroi ne sirtaret e qeverise. Deri sa ligji u perfshi ne listen e kushteve, sebashku me ligjin per konfliktin e interesave te te zgjedhurve, te institucioneve nderkombetare per qeverine shqiptare. Pas miratimit te tij, pritet qe qeveria te plotesoje kushtin tjeter hartimin e ligjit per konfliktin e interesave, i cila, sipas ministrit te Shtetit prane Kryeministrit, Blendi Klosi, eshte ne proces shqyrtimi.

Kush deklaron pasurine

Presidenti i Republikes

Deputetet

Kryeministri dhe ministrat

Prefektet dhe kryetaret e qarqeve

Kryetaret e Bashkive e te minibashkive

Drejtoret e drejtorive

Komandantet e Forcave ne ministrine e Mbrojtjes, te Rendit Publik, SHISH

Prokuroret dhe gjyqtaret e te gjitha niveleve

Shefat e komisariateve ne prefektura e qytete

Drejtuesit e institucioneve te pavarura

Cfare deklarohet

Pasurite e paluajtshme

Pasurite e luajtshme te regjistrueshme

Sendet me vlere: diamante, sende te arta, piktura origjinale etj.

Vlera e aksioneve, letrave me vlere dhe pjeset e kapitalit

Vlera e likujditeteve

Detyrimet financiare ndaj personave juridike dhe fizike ne leke ose valute

Te ardhurat personale nga paga apo veprimtari te tjera
 

Luminus

Primus registratum
Re: Ligji, 4500 zyrtare do deklarojne pasurine

<span style="font-style: italic"> <span style="font-weight: bold">Parlamenti shqiptar miratoi me 100 vota pro dhe asnje kunder ligjin per deklarimin e pasurive te zyrtareve te larte shteteror.</span> </span>
- - - - - -
Mos do te thote kjo se te gjithe politikanet do jene te ndershem kur te deklarojne sa qypa me florinj kane? Te gjith do genjejn
devil.gif
 
Top