Liga e Kampioneve: Milan-Real Madrid, çfarë përplasjeje titanësh!
Rikthehet derbi i madh i Europës, që do të luhet në San Siro të Milanos, ditën e martë, 3 nëntor 2009, mes Milanit dhe Real Madridit. Dy skuadra me më shumë trofe të fituar nga ky kompeticion, dy pretendentë potencialë për tia rrëmbyer kurorën Barcelonës, që edicionin e shkuar rregjistroi një sukses të trefishtë historik (fitoi titullin spanjoll, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve). Nëse asokohe, deri në fund të majit të këtij viti, e tërë bota futbollistike ishte e mahnitur nga ajo që po demonstronin katalanasit në fushat e blerta, më pas fokusi kaloi tek Reali i Madidit. Nga fillimi i qershorit, të gjithë nisën të flisnin rreth Real Madridit, Florentino Perezit, neo-galactico-ve Kristiano Ronaldon, Kaka, Xabi Alonso, për komercizlizëm, shpenzime të mëdha të parave dhenjë sukses i garantuar në të gjitha drejtimet. Por, sikurse tregoi koha, por edhe sfida e Bernabeut, mes Real Madridit dhe Milanit, e fituar 3-2 nga italianët, optimizmi apo vlerësimi i sakjshëm për galaktikët nuk është përkthyer akoma në veprim. Me një fjalë, yjet e blerë me miliona të pafundme nga Perezi nuk ngjasojnë ende me galaktikën e Lionel Mesit, Xavit, Andres Iniestas etj. Madje, ndeshja e së martës, që do të luhet në San Siro, është përcaktuese për skuadrën e drejtuar nga kilieni Manuel Pelegrini. Të paktën në kompeticionin më të lakmuar në futbollin europian, Ligën e Kampioneve. Eshtë momenti për të treguar kujdes. Këtë ka paralajmëruar edhe Perezi, sepse sfida me Milanin duket se vlen një sezon të tërë. Perezi dëshiron që Reali i tij të jetë në qendër të universit, sepse ka lojtarë hyjnorë, ndaj edhe e drejta hyjnore për të triumfuar kudo skuadra madrilène i takon atij. Neo-galacticos e tij kushtojnë 250 milionë euro, por këta përbindësha të futbollit të sotëm u sfumuan skajshëmrisht të mërkurën e kaluar, teksa u mundën në Kupën e Spanjës nga një skuadër e divizionit Segunda B. Duke perifrazuar këtë turpërim të madrilenëve, një gazetar, me plot sarkazëm, vërejti: Sa turp për Realin! I mundi një skuadër, buxheti vjetor i së cilës nuk mund të mbulojë dot as pagat e Kristiano Ronaldos për dy muaj .

Në anën tjetër qëndron Milani. Një skuadër shumë e suksesshme në Ligën e Kampioneve, edhe kur lë shumë për të dëshiruar në Seria A. Sikurse ka ndodhur këtë sezon, në fakt. Fitorja në Bernabeu, 3-2 ndaj Kakasë me shokë, e tregon më së miri këtë gjë. Pas kësaj fitoreje rrëzëllitëse, skuadra e drejtuar nga Leonardo vijoi me disa ndeshje pozitive edhe në Seria A. Tashmë i duhet të rikthehet sërish në origjinë, pikërisht aty ku edhe mori xhirot e duhura motorri kuqezi. Përballë Realit të Madridit, kundër Kakasë dhe Kristiano Ronaldos me shokë, për ti sfiduar sërish galacticos-it e Florentino Perezit, kësaj here në San Siro. Ronaldinjo ka paralajmëruar bashkombasin e tij madrilèn tashmë, Kakanë, se kuqezinjtë e së martës mbrëma do të mbahen mend si personazhë historikë, nisur nga ajo që do të shfaqin në fushën e lojës. Dhe provat i kanë dhënë., në ndeshjen e parë në Bernabeu. Ndaj ankthi sa vjen e shtohet, teksa afrohet ora e kësaj përballjeje titanësh, jo vetëm në Itali dhe Spanjë, pasaportat e këtyre dy skuadrave, por në të gjithë botën futbollistike, sepse bëhet fjalë për derbin e madh të Europës, më së paku, në Ligën e Kampioneve.

Më poshtë, sikurse e tregon edhe skema përkatëse grafike, ja si mund të luajnë dy skuadrat në këtë ndeshje
SportiShqiptar)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25427. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25427