lidhje me nje ish-droguar

tola77

Primus registratum
lidhje me nje ish-droguar

I fejuari i shoqes time te ngushte, pas 1 vit e gjysem lidhje i tregon se ka nje te kaluar jo shume te kendeshme, ka qene i droguar dhe para 13 vjetesh ka kaluar ne kome per 3 muaj, pas daljes nga koma ka qene i paralizuar per 10 vjet, pas nje nderhyrje kirugjikale ai rifiton aftesine e te hecurit. pas 1 viti njihet me shoqen time,gjithcka ne regull, me perjashtim te disa gjerave te vogla qe per momentin nuk jane shume shqetesuese por me vone fillojne e behen te besdiseshme, nuk fillon nje pune por thote,se ne te gjitha vendet ku ka bere kerkese nuk e kane thirur, shpesh grindet per gjera kot me nenen e vet (grindje qe kane kaluar te perditeshme), dhe ka humbje ekuilibri here pas here (i meren mente, nuk ecen dot, apo nuk ngjit shkallet). Kane 8 muaj qe bashkejetojne, dhe cdo dite ka pasur premtime qe nuk jane mbajtur, si per pune dhe per te mos u grindur me. Keshtu nje dite pas thyerje te perseritur te premtimit ajo iken nga shtepia. Ai i lutet te rikthehet,qan, i premton se gjithcka do te ndryshoje. Ju cfare do te beni? (ai nuk eshte i droguar tashme prej 13 vjetesh e ritheksoj, por pasojat ekzistojne)
 

HUMER

Primus registratum
Re: lidhje me nje ish-droguar

un jam i mendimit qe ajo shoqja jote te mos kthehet,se gjerat nuk do te ndryshojne aspak,ndoshta mund ti perkeqsoje, duke bere djalin te mendoje qe ajo u kthue se nuk gjeti me mire se ai dhe duhet te beje ashtu sic thote ai.
per mendimin tim ajo shoqja jote do bej gabimin me te madh po te kthehet...
 

olololol

Primus registratum
Re: lidhje me nje ish-droguar

S'ka cna duhet e kaluara nuk duhet te ndikoje ne lidhjet mardheniet tona me te tjere.
Por qe duhet patur parasysh duhet qe te mos kthehet me ne ate rruge e cila ste shpie gjekundi.
Shoqja ne e do vertet , ne shef te ardhmen tek ai djale duhet te beje nje pune shume te madhe me ate djale , psikologjike mbi te gjitha .
Djali vjen nga nje e kaluar e hidhur nga nje traume te cilat nuk kalohen kaq shpejt lene gjurmet e tyre por kjo nuk do te thote se jane te pariparueshme.
Ti jape dhe pak kohe ti foli hapur ne nuk ndryshon atehere ta harroje kete histori .

Te gjithe meritojme nje shans te dyte /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

tola77

Primus registratum
Re: lidhje me nje ish-droguar

bab lym, ajo shoqja ime u rikthye, por pas 2 muajsh iku perfundimisht. Pasojat e drogimit kishin lene shenja dhe plage te pasherueshme si ne shendetin dhe ne llogjiken e tij. Ndonjehere nuk mjafton vetem dashuria per te mbajtur ne kembe nje lidhje.
 

merc

Forumium praecox
Re: lidhje me nje ish-droguar

D.m.th ajo shoqja jote nuk kthehet me te me???
Sipas meje ka bere shume mire sepse njeriut vetem nje shans i jepet ne jete dhe nese nuk di te perfitoje nga ai shans nuk e meriton nje te dyte. Nuk e di si i ka pas marrdheniet ajo shoqja jote me ate djalin po vendosja per te pire droge eshte dhe nje reflektim i karakterit te atij dhe karakteri nuk ndryshon dot sado qe perpiqesh.
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: lidhje me nje ish-droguar

I lumt shoqes qe ka marre nji vendim t'till, edhe pse me vones...

Lymo duhet t'dish mer vlla kujt t'ia japesh nji shans te dyte, e nuk jipet kot me kot, me kupton c'fare dua t'them, ky ishte ish-drogaxhi(me pasoja, sic thote dhe shoqja me lart) cfare prisje nga ky ti ?.. mashtrime, fjal n'ajer...premtime boshe(po t'thote vet shoqja ngusht e "viktimes") ?
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: lidhje me nje ish-droguar

Jo e lehte!
Personi qe ka bere shume perpjekje dhe nuk eshte droguar me qe prej 13 vjetesh eshte per tu pergezuar. Ndoshta 10 vjet i paralizuar pa mundesi drogimi ka hequr dore...duhet nje vullnet i jashtzakonshem per te mos rene serish brenda. Rreziku dhe tundimi per t'ju rikthyer droges do ti rrije mbi koke deri ne ditet e fundit te jetes!

Pasojat! Pasojat egzistojne, mund te stompohen me kalimin e kohes dhe kerkojne shume dashuri dhe mirekuptim nga njerezit qe te rrethojne. Mendoj se shoqja jote Kuklla eshte trembur kur ka njohur te kaluaren e shokut te saj. Nuk besoj se ai eshte bere nervoz dhe i padurueshem, pasi shoqja jote ka marre vesh historine, ai i tille ka qene, por ndoshta ajo nuk e shihte me me te njejtin sy...sepse frika dhe mosbesimi kane bere qe ajo te terhiqet.

Sa per punen te gjithe e dime qe shpesh here eshte e veshtire te gjesh pune menjehere! Mund te dergosh letra e te kerkosh nje vit rresht pa marre asnje pergjigje! Normalisht edhe nje njeri normal pa probleme droge, behet depresiv e nervoz, e eshte i merzitur kur kerkon pune, dhe nuk gjen!

Them se ka plot njerez me te cilet jeta na bashkon qe meritojne nje shanc te dyte! Por DURIMI ose PRANIMI ose SAKRIFICA ne dashuri ose ne lidhje; sot eshte veshtire ti gjesh ose ti kerkosh tek partneri!
 

tola77

Primus registratum
Re: lidhje me nje ish-droguar

Dahlia, ke pjeserisht te drejte,ne lidhje me ate por jo me shoqen time, pasi, ajo sakrifikoi shume (dhe nuk e them se eshte shoqja ime) ai ka nje psikologji te thermuar dhe qe lekundet shume shpejt, nga ambjentet e jashtem dhe nga abuzet qe kryhen. Gjate kohes qe takohej me shoqen time, vinte esell ne kuptimin e plote te fjales, pasi atij nje cigare, nje gote alkool, kane nje efekt me te madh se tek nje njeri tjeter,keshtu qe ai shtirej gjithmone. Veprimet e tij me binin ne sy dhe mua qe nuk e dija se ai kish nje te kaluar te vecante, por thosha qe ka dhe njeres te ndryshem. Pasojat e verteta erdhen kur filluan te bashkejetonin, pasi akoma dhe kur bashkejetonin nuk i kish thene te verteten, sepse kur njeriu eshte ne kontakt me dike dite per dite 24 ore ne 24 ore, tregon veten e tij nuk mund te shtiret dot.
Dhe sa per pune, te them e bindur dhe e sigurt qe nuk kish deshire dhe jo se nuk kish mundesi,pasi ne 3 vjet ju gjeten mbi 10- 15 pune te ndryshme ne profilin e tij, por gjithmone gjente nje pretekst per te mos shkuar.

Arsyeja tjeter eshte steriliteti seksual i tij.(ketu nuk dua te shtoj asgje tjeter)

Megjithate une jam e kenaqur, qe ajo vendosi vete, dhe qe sot perpiqet te ringrihet dhe te rijetoje.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: lidhje me nje ish-droguar

Gabimi qendron ne faktin qe njerezit i hyne nje marredhenieje per te qene me te lumtur. Po qe se nuk ke arritur nje fare gjendje mendore/emocionale/shoqerore/financiare te kenaqshme para lidhjes, mos prit qe lidhja te ndreqe cdo gje. Zhgenjimet gjithnje ndodhim nga pritjet e paqena.
 

tola77

Primus registratum
Re: lidhje me nje ish-droguar

ketu skuptova gje une,po megjithate e rendesishme eshte perfundimi
 

Admir

Forumium maestatis
Re: lidhje me nje ish-droguar

kuklla...Ajo cfare desha te them eshte qe lumturia nuk duhet varet nga lidhja, cilado qofshin veset e partnerit. Pra, njeriu duhet te jete i lumtur ne vetvete para dhe gjate marredhenies. Varesia e cfaredolloj natyre ndaj partnerit sjell reagime qe nuk demshperblehen.

Nga ana tjeter, kemi te bejme me beselidhje (te shkruar apo te pashkruar) ! Secili zgjedh angazhimin perkates sipas rendesise qe personi ka ne jeten e tij/saj.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: lidhje me nje ish-droguar

Vetem ke ai filmi 'Mission Impossible' behen e pamundura e mundur.

Qe te mbijetoj nje mardhenie duhet te luftohet nga te dyja krahet. Perderisa ajo ka bere te sajen per te duhet ta bente dhe ai dicka.
 

tola77

Primus registratum
Re: lidhje me nje ish-droguar

po LR me ajo vertet beri te pamunduren per te funksionuar ajo lidhje, ketu mendojne se ajo u tremb nga e kaluara e tij. Perkundrazi ajo vazhdoi 2 vjet pasi mesoi te kaluaren e tij dhe nuk ish e kaluara qe e zhgenjyen por e tashmja.Me thoni ju do te jetonit me nje njeri qe nuk punon, qe grindet nga mengjezi ne darke, qe nuk leviz nga shtepia, qe nuk ka miq shoke, qe nuk ben as minimumin e asaj qe quhet jete sociale. Ajo duroi per dy vjet me radhe, per dy vjet me radhe me shpresen se gjithcka do shkonte me se miri.Nuk kerkonte te gjente lumturine e prallave edhe se gjithkush ka te drejten qe te enderoje,por thjesht donte, dashuronte njeriun qe kish ne krah dhe qe nga dita ne dite e zhgenjente me shume me shume derisa gjithcka mori fund. Nqs do te vazhdonte te rrinte me me ate njeri do te rrinte vetem per meshire ndaj ti, atehere jo kete e kuptoi dhe pati meshire per veten e saj dhe iku nga kjo lidhje.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: lidhje me nje ish-droguar

Kuklle, idealja o mo mir herët se von por prej hallit edhe më mir von se kurr pranohet.

Ajo shoqja jote meriton një medalje duke qenë se e ka duruar 2 vjet e kacafiu ate kingun. 2 vjet janë kohë e gjatë e nuk kthehen më.
 

tola77

Primus registratum
Re: lidhje me nje ish-droguar

Po pra me mire vone se kurre. ne kete rast dhe ajo vone eshte sic thua dhe ti per ti thene medalje
 

ismaili

Primus registratum
Re: lidhje me nje ish-droguar

Mesa kuptoj ai djali e pranon te kaluaren, gabimet qe ka bere dhe e respekton shoqen tate, perderisa ka emocione. Shoqja jote duhet te shmanget ne qoftese nuk e shef te ardhur me ate.
 

tola77

Primus registratum
Re: lidhje me nje ish-droguar

Ku e shikon ti qe e respektonte dhe pranon te kaluaren? car do te thote "se ka emocione"? Jeta nuk kalohet me emocione.
 

ismaili

Primus registratum
Re: lidhje me nje ish-droguar

Ai po qan edhe i ka premtuar asaj se do filloj ti mbaj premtimet. Kto duken si fillim i mbare.
 
Top