Re: Lidhje me me te rinj se vetja?
Duke folur nga pozitat e nje mashkulli, po perpiqem ta pershtas pak pyejen e temes ne: "A do lidheshit me vajza me te medha se vetja?" (duke qene se lidhja me nje femer me te vogel ne moshe eshte dicka me e zakonshme, flas gjithmone per meshkujt).
Normal qe mendimet jane te ndryshme, kjo ne varesi te preferencave te kombinuara me eksperiencat e secilit. Personalisht dhe pa qene "kunder", nuk e preferoj lidhjen me nje vajze me te madhe ne moshe se une (kuptohet, e kam fjalen per ato lidhje ku femra eshte me disa vjet diference nga mashkulli, jo per ato kur kjo diference shkon vetem ne disa muaj apo 1-2 vjet).
Duke lene menjane argumentat e padiskutueshme ne lidhje me dashurine qe duhet te egzistoje midis dy partnereve, ndjenjat reciproke, shikimin e perbashket te perspektivave te se ardhmes qe u hapen si cift, etj. etj. me te cilat jam absolutisht dakort, arsyet "perse" te kesaj preference timen mund t'i ndaj ne dy prizma krysore:
1) Se pari, studimet shkencore, qe i perkasin kryesisht fushes se psikologjise dhe zhvillimit intelektual tek njerezit, kane treguar (korrigjomeni nese jam i keqinformuar) se femrat arrijne pjekurine qofte fizike qofte mendore ne nje moshe me te hershme se meshkujt. Besoj shumica nga ne kane qene me shume se nje here deshmitare te pohimit te ketij perfundimi, sidomos po te rikujtojme pak vitet e adoleshences kur kompleksiteti dhe pjekuria e mendimeve, ideve per te ardhmen, bisedave dhe argumenteve qe perdoreshin ne to ishin te nje niveli te ndryshem midis nje djali dhe nje vajze te te njejtes moshe. Duke u nisur nga ky kendveshtrim, nuk do t'a perkrahja idene e lidhjes se nje djali me nje vajze me te cilen kane diference te konsiderueshme moshe pikerisht per shkak te kesaj hapesire qe krijon shkalla e pjekurise intelektuale ne kuptimin me te gjere te saj midis tyre. Dikush mund te thote qe ky arsyetim mund te ishte i vlefshem per sa kohe djali eshte ende ne adoleshence, dhe me daljen prej saj dhe hyrjen ne mbi te 20-tat, gjerat evoluojne dhe diferenca e moshes nuk do te jete me nje faktor i dukshem qe mund te kthehet ne pengese. Eshte e vertete, me rritjen e moshes se secilit diferenca ne vite nuk evidenton me aq shume diversitet midis dy partnereve, por pastaj lidhja rrezikon te hyje ne nje faze tjeter, ne ate qe me te drejte u permend ketu te jep ndjesine se raporti ne lidhje po shkon drejt perkujdesjes me teper se c'duhet te vajzes ndaj djalit, nje lloj kujdesi dhe vemendjeje paksa atipike per nje lidhje te paster dashurie dhe qe te tenton t'i afrohet me teper krijimit te nje mini-raporti "prind-femije", kuptohet shume me i ndryshem se origjinali i ketij te fundit. Mua pikerisht krijimi i nje lloj raporti te tille nuk me pelqen, kur partnerja fillon dalengadale te te shohe jo si te dashur/partner por si dikush qe ka nevoje gati-gati per mbrojtje, per te cilin fillon e ndjen pergjegjesine ne rritje graduale te perkujdesjes thuajse materne per shkak te moshes dhe eksperiences me te vogel e cila, "normalisht" sipas saj, e prin partnerin te ndermarre hapa me te pasigurta ne jete apo mendime pamjaftueshmerisht te pjekura "sic do t'i merrte ajo...". Mendimi im eshte se ne nje lidhje nuk duhet te egzistoje kurre nje marredhenie varesie apo qofte edhe te nje perkujdesjeje te tepruar, pasi nje gje e tille do te sillte pashmangshmerisht ndjenjen e inferioritetit (ne kete rast te djalit ndaj vajzes) fillimisht te permbajtshem perbrenda por qe me vone mund te ashpersohet deri ne piken e saj kulmore kur ndrydhja e shkaktuar nga ky lloj "trajtimi si femije" te dale jashte e te shfaqet ne nje forme te hidhur qe do t'a lendoje patjeter vajzen ("ik m'le rehat se me merzite, bej kete - mos bej ate... me je bere tamam si mami i dyte!"
, pastaj djalin per ate qe tha, dhe keshtu me rradhe deri ne thyerjen e zemres nga ana e njerit ose e te dyve. Dhe ketu ajo lidhje merr fund.
2) Se dyti, mendoni pak edhe anen e jashtme te ketij fenomeni: implikimet e aspektit fizik. Sa kohe jemi te rinj, shpeshhere harrojme se ne vete apo partneri yne nuk do te jene me te njejtet si paraqitje e jashtme fizike ne 5, 10, 20 vitet e ardhshme (flas ketu kryesisht per lidhjet qe kane si synim kurorezimin e tyre ne martese, pasi ato jane me te predispozuara te shtrihen gjate ne kohe). Edhe ketu statistikat shkencore por sidomos eksperienca personale e gjithsecilit ka treguar qe femrat, ashtu sic kane kulmin e arritjes se freskise dhe bukurise fizike ne moshe me te vogel ne krahasim me meshkujt, nga ana tjeter jane te parat tek te cilat koha dhe kalimi i moshes fillon te leje gjurmet e veta dhe qe shfaqet sidomos me humbjen e freskise se lekures dhe te pamjes se jashtme ne pergjithesi, shtimin ne peshe, shfaqjen rrokullisese te problemeve te celulitit ne pjese te trupit ku me pare nuk i kishte, etj. Nderkohe qe meshkujt kane pergjithesisht nje pjekuri fizike, nese mund t'a quaj keshtu, me nje jetegjatesi me te shtrire ne kohe se femrat, sidomos po t'i referohemi kategorive te moshes mbi 30-35 vjec tek te dyja sekset. Nje mashkull ne kete moshe, apo edhe ne te dyzetat, ka nje tip "status quo"-je ne paraqitjen e tij fizike (nuk ka ndyshime shume te dukshme me perjashtim zakonisht te venies se barkut dhe renies se flokeve; megjithate statistikisht eshte argumentuar qe meshkujt e ketyre moshave behen jo rralle edhe me terheqes ne syte e seksit te kundert nga c'kane qene 18-20 vjec), nderkohe qe ndryshimi i aspektit fizik ne pergjithesi te nje femre te moshes 30-40 vjece eshte teper i dukshem po ta krhasosh me ate qe ka patur kur ka qene po aq, 18-20 vjece. Ne kete prizem, patja e nje partnereje disa vjet me te madhe se vetja, po ti shtojme ketu ikjes se viteve edhe disa faktore te tjere jo me pak te rendesishem, sic jane: lindja e femijeve dhe kujdesi per rritjen e tyre sidomos ne vitet e para te jetes, barra qe i bie me punet e shtepise, angazhimet qe ka ne punen e saj, etj., mendoj se cojne ne nje moment te caktuar qe kjo diference shifrash ne moshe do te pasqyrohet dukshem edhe ne paraqitjen fizike te te dyve si cift, ku lodhja nga jeta dhe rrudhat e moshes tek femra nuk do te mund te fshihen me pas kremrave e trajtimeve te shtrenjta apo oreve te tera djersitjeje te mundimshme ne fitness. Femra do filloje te ndihet gjithmone e me e konkuruar nga prania rreth partnerit te saj te femrave te tjera me te reja se ajo dhe me te terheqese fizikisht, nderkohe qe ne anen tjeter mashkulli do kuptoje qe terheqja fizike qe ka ndaj partneres nuk eshte me ajo e para shume vitesh kur u lidhen bashke, gje kjo qe ne variantin e saj me te rrezikshem dhe me te padeshirueshem mund te coje ne shijimin me nje gusto te re te shoqerise se femrave me te reja ne moshe dhe terheqese, deri ne lindjen e interesit te hapur per njohjen me nga afer pikerisht te nje femre te tille. Ketu nis debati i brendshem i pasqyruar ne konfliktin e llogjikes me deshiren, dhe ku nje hap e ndan vetpermbajtjen nga tundimi. Ketu pastaj tesohet forca e mendimit te pjekur dhe vullnetit te njeriut, por per fat te keq, te gjithe jemi deshmitare te rasteve te shumta ku tundimi (edhe pse drejt dickaje te panjohur dhe te pasigurte) ka triumfuar mbi vetpermbajtjen dhe llogjiken, duke sjelle me vete renien ne mekatin e ulet te tradhetise dhe perfundimin e pamerituar dhe me shume dhimbje pas te nje lidhjeje serioze.
E shoh qe kam shkruar shume gjate, dhe ndoshta mund te vazhdoja akoma pasi e tille eshte fusha qe hap kjo teme. Por duke mos dashur te behem i merzitshem, po e mbyll ketu duke dashur te theksoj faktin se keto jane mendimet e mia te dala qofte nga eksperienca ime personale, qofte nga ajo e te tjereve prane meje dhe qe ne asnje menyre nuk perjashtojne rastet jo te pakta, per mua fatlume, te cifteve qe asnjehere nuk e kane konsideruar si problem faktin e diferences se moshes por kane vazhduar me tej nje lidhje qe vazhdon te mbetet e lumtur per te dy. Sinqerisht qe u uroj fatin me te mire ketyre lloj lidhjesh, ashtu si edhe cdo lidhjeje ne pergjithesi. Si cdo gje tjeter, edhe ketu luan rol shume te rendesishem fati dhe njeriu vete, nje binom i pandashem dhe teper i nevojshem kur behet fjale per ceshtjet e zemres.