Lideri IE pëson rënie rivalët në rritje
Të katër rivalët kryesor të Internet Explorer kanë përfituar një përqindje të madhe të përdoruesve anembanë botës, prej muajit gusht deri në muajin shtator.

Sipas Net Applications, që përcjellë përdorimin global të shfletuesve përmes një rrjeti të përbërë me mbi 40.000 ueb faqe dhe disa përpunimeve statistikore, IE ka rrëshqitur prej 67% në 65.7% përdorues.

Firefox gradualisht ka fituar më shumë përdorues qysh prej se versioni 1.0 është paraqitur para pesë viteve, dhe ka vazhduar trendin e rritje prej 23% në 23.8%. Safari nga Apple ka fituar rritje prej 4.1% në 4.2%, Google Chrome nga 2.8 në 3.2% dhe Opera nga 2 në 2.2 %. Megjithëse një e dhjeta e përqindjes mund të tingëllojë pak, shumëzimi i saj me miliona përdoruesit e shfletuesve përgjatë internetit, nënkupton numra mjaft të madh të njerëzve.
Firefox ka kaluar një moment historik gjatë kësaj vere, me çrast ka shpalosur versionin e ri Firefox 3.5 si zëvendësues të versionit 3.0. Versioni i ri edhe më tej nxit ambiciet e Mozilla-së për të avancuar teknologjitë e uebit me veçori të reja, si JavaScript më të shpejtë dhe video të integruar.

Microsoft ka lëvizur para me IE8 më herët gjatë këtij viti, por IE6 është ende versioni udhëheqës i shfletuesit të Microsoft, i cili përcillet në vendin e dytë nga IE7.

Pavarësisht rritjes së përdoruesve të IE8 nga 15.1 në 16.8%, IE6 dhe IE7 kanë pësuar rënie në numër të përdoruesve.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1346. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1346