Lideret botror dhe viruesi

Lutfi coka/”Vëllim me pozi për virusin e ri”


Për ju kryeministra

Kancelarë e presidentë,

Investime bëni det

Për të shetitur ndër planet.!


Për ju politikanë

Udhëheqës Partie

Na tmeruat ne,

Na bëtë me hije!



Për ju shkencëtarë

E idelog të mirë,

Në sherbim të politikës

Dualët jashtë etikës!



Është një OBSH

Lavdia e botës,

Doli një virus

E nxori jashtë lojës!




Tërë investimet

Që bëtë për ushtrinë,

I dhat popullit forcë

Me vra njeriu ,Njerinë!


Thoni është luftë

Lufta ligje ka,

Në sulm përpara!?

Këthim mbrapa ska!?...





Sot në këtë luftë

Shprehim habinë,

Mbrapa këtheu!

Futu në karantinë!


Ky virus i vogël

Nuk shihet me sy,

E tronditi botën

E bëri lesh e li!





Ky virus i vogël

Shihet në mikroskop,

Liderët e botës

I hodhi në shok!



Liderë e politikanë

Shprehin habinë

Ku virus i vogël

Na futi në karentinë!




Ku janë shkencëtarët

Me teori Atomi.

Një virus i vogël

Në karentinë i solli.


Po ju milardierë

Me shumë pasuri,

Ua uli kokën

Ky virus i ri!





Një ushtri e modernizuar

Që nga pushka te Atomi,

Anjë herë nuk mendoje

Virusi të nxjerrë jashtë loje!


Ju elitë e politikanë

Udhëheqës shteti e partie,

Sa të jeni në karentinë

Mendoni shumë për njerëzinë!





Si i varfëri,si i pasuri

Si i urti, si i forti,

Prandaj virusi mbiu

Me luftuar padrejtësinë!


Ju liderë të botës mbarë

Vendosni gishtin kokës,

Për shëndetin e njerëzimi

Para se t’i dalë tymi!





Ju liderë në krye të botës

Investoni për njerëzinë

Se do dal virus i ri

Do ju vras një e nga një!


Lutfi Coka









Bota sot!

Botë basen i vdekjesh

Botë plot varre,

Botë plot bisha

Botë me hijena!


Botë ,gropë e pushtuar

Me terrin e zi shoqëruar,

Botë gropë e helmuar

Prej virusit coptuar!?




Pse një botë e pushtuar

Njerëzimi kërkon lirinë!

Sa do jemi të raskapitur

Nga virusi i papritur.


Është një botë e plagosur

Të përçarë e sikletosur,

Për një gjë më vjen mirë

Për liderët në karentinë!





Ju punonjës të shëndetsisë

Jeni kalorës legjendarë,

Do shtegtoni nëpër vite

Si yje shpëtimtarë!


Për ju politikanë!


Pa kutim u bë jeta

Koha po fluturon,

Shumë plagë u hapën

Mjerimi e vuajtja gofon!


E thellë është vuajtja

Në shtëpi qëndron gjatë,

Endërroj ditë të mira

Ditë pa shtengatë.


Rrugë të mbyllura

Dështimi botës,

Dhimbja e zgjatur

Për njerëzit e tokës.





Me ne filloi karentina

Më e keqja njerëzore,

Me ide e gënjeshtra

Kjo botë njerzore!


Në burgun e heshtjes

Kam burgosur dhimbjen,

Nuk është kohë rebelimi

Por kohë Kurvërimi!?





Kjo Botë e madhe

Ka rënë në mjerim,

Ka rënë skamje

E plot trishtim!


Ra në shtypje

E plot trishtim,

Për atë krenari

T’a errësoi virusi i zi!





Jemi shtet në rrethim

Nga virusi në karentinë,

Jemi të dënuar ditë e natë

Pa vendim në gjykatë!?


Ju punonjës të shëndetsisë

Ju heronjët e njerzimit,

Në front të luftës keni mbetur

Të vetëm dhe të patrembur.





Jeni heronjë të kohës sonë

Legjendarë në këtë luftë

Që shkruani historinë,

Po shpëtoni mijëra jetë,

Në front të luftës qetë-qetë!


Juve lufta ju ka ngarkuar,

Jeni vetëm duke luftuar,

Se populli me qeverinë

Janë futur në karentinë!!





Ju heronjë të shëndetësisë

Do shtegtoni nëpër vite,

Si kalorësit e lashtësisë

Në kohë moderne ,në kohë të zisë!


Po si shkëmb prej graniti

Ju qëndroni si urugan,

Nëpër dhomat e izolimit

Shpresë e vetme e njerëzimit!





Ruaju virusit!


Është mikrob që nuk shihet

Nëpër skuta bën vrojtim,

Kur gjenë “portë”ai hidhet.

S’ka mëshirë don ushqim!


Asnjëherë ai nuk shihet

Por si kafshë,por si dreq,

Në errësirë ai nuk shihet,

Për ne!?,.. është fatkeq!



Tani virusi me lehtësi

Përkëdhel bishtin e tij,

Na plagosi edhe shpirtin

Na kufizojë edhe dritën!


Kjo bishë,ky gjarpër

Ky dreq e ligësirë,

Erdhi në këtë botë,

Vetëm për keq, jo për mirë!





Ku e ke origjinën!?...

O virus i zi!?

Kokën në Amerikë

Bishtin në Azi!?


Ti virus nuk je bishë

Por je dreq me birë,

Terrorin e mbjellur

Në botën e shkrehur!?





S’kam të drejtë!...


S’kam të drejtë

T’i drejtohem botës,

T’i them, ç’ka në planet

Për çfarë!?,…haj medet!?


Tani shpëtim ka

Edhe jetën kam,

Por në karentinë

Pa lulevere jam!


Jeta po shkrumohet

Si shkrumohet hiri,

Ne vuajmë tragjedinë

E dimë ne, akoma më mirë.


Të poshtëruar

Të dërmuar,

Të varfër apo Rob

Virusi po godet me top!




Pa u ngutur

Shpejt i ngritur,

Virusi na sakatoi

Në humnerë një botë e çoi!


Desha të fluturoj

I heshtur nëpër botë,

S’kam ç’tju them tjetër,

Edhe hartë edhe shkop!






Pse Kështu?


Ka varre,s’ka dëshmorë

Botë e vdekur,botë e gjorë,

Shpresojmë përfundimi

Pas vuajtes ,vjen gëzimi!


Po ku janë ato “krala”

Udhëheqës të botës mbarë,

Ju kujtojmë gjërë e gjatë

Për to malli na ka marrë!


Ky virus na dha mësim

Mos mallkoni në dinë e fe,

Mjafton një urim

Mos të pafsha në karentinë!?.


Nëpër net që ka bota

Këto ditë që sjell Europa,

Nëpër terr shumë viruse

Hapin varre,hapin puse.





Hapi sytë plot mërzi

Errësirë në gjithë botën,

Me zemër lus Zotin

Shpëto njeriun,shpëto Botën!


Flas me vete e çaj hall

Fantazoi nëpër Glob,

Ku janë të fortit

Që s’shihen dot!?...





Jemi në shekullin e atomit

Kjo më duket si përrallë,

Si kjo botë e zhvilluar

Është mbushur me plagë.!


Hënë e bukur plot me rreze

Hape dritën të shikosh

Këtë virus bimë të keqe

Me turpësi, qeveritë i mposht!?





Ditët në karentinë

Me vuajtje kalohen,

Rob ishim ,Rob dhe sot

Për nesër ,e din një zot!?

Bota sot!

Botë basen vdekjesh

Botë plot varre,

Botë plot bisha

Botë plot hijena!


Botë gropë e pushtuar

Me terr të zi mbuluar,

Botë,gropë e helmuar

Prej virusit coptuar!


Pse gropë e pushtuar

Njeriu kërkon lirinë

Sa do jesh e raskapitur

Nga virusi i papritur.


U bëre botë e plagosur

E përçarë ,e vetmuar.

Bëni sikur na ndihmoni

Por më shumë na ligështoni!.



Je një botë e plagosur

E përçarë e sikletosur

Po një gjë nuk e dimë

Liderë të jan ë në karentinë.


Pa kuptim ecën jeta

Koha po fluturon

Shumë plagë u hapën

Mjerime vuajtje gufon!


E thellë është vuajtja

Në shtëpi qëndruar gjatë,

Ëndërrojmë ditë të mira

Ditë pa shtërngatë.



Me ne filloi karentina

Më e keqja njerëzore

Me ide e gënjeshtra

Kjo botë mizore.


Në burgun e heshtjes

Kemi burgosur dhimbjen

Nuk është kohë rebelimi

Por kohë kurvërimi!.


Kjo botë e madhe

Rënë në mjerim

Ke rënë në skamje

Plot me vajtim



Ke rënë në shtypje

E plot trishtim

Për at krenari

Ta errësoi virusi I zi!


Për shëndetësinë

Ju punonjës të shëndetësisë

Ju heronjë të njerzimit

Në front të luftës keni mbetur,

Të vetmuar e t’patrembur!


Jeni heronje të kohës sonë

Ju po shkruani histori

Po shpëtoni mijra jetë,

Në llogore qetë-qetë.


Juve lufta ju ka ngarkuar

Të vetmuar tu luftuar

Se populli me qeverinë

Janë future në karentinë,


Ju yje të shëndetësisë

Do shtegtoni nëpër vite

Si kalorsit e lashtësisë,

Në kohë modern,në kohë të zisë!


Porsi shkëmb prej graniti

Ju qëndroni urugan

Në dhomat e izolimit,

Shpresë e vetme e njerëzimit!


Ju trimat e shëndetësisë

Jeni kalorës legjendarë

Do shëndritni nëpër vite

Si yje shpëtimtarë!


Për virusin shkatrrimtarë


Është i vogël e nuk shihet

Nëpër skuta bën vrojtim

Kur gjen “Portë” ai hidhet

S’ka mëshirë ai don ushqim


Asnjëherë nuk shihet

Porsi kafshë por si dreq

Në errësirë ainkuk shihet

Për ne është fatkeq.




Tani virusi me lehtësi

Po përkëdhel bishtin e tij

Na plagosi shpirtin

Na errësoi dritën.


Kjo ‘’bishë”’ky gjarpër

Ky dreq e ligështirë

Erdhi në këtë botë

Vetëm për keq e jo për mirë.


Ku e ke vrimen

O virusi I zi,

Kokën në Amerikë

Bishtin në Azi!




Ku është Politika?

Nëpër net që ka bota

Këto ditë që sjell Europa

Hapi varre hapin gropa.


Hai sytë plot mërzi

Shetis dhe botën

Nuk shoh gjë tjeter

Vec varre vec gropën!


Flas me vete e qaj hall

Fantazoi nëpër glob

Ku janë të fortit

Që nuk duken dot..



Jemi në shekullin e Atomit

Kjo më duket përrallë

Si një virus I tërbuar

Botën e ka futë në radhë.


Ka varre s’ka dëshmorë

Botëe vdekur bote e gjorë

Shpresojme te perfundimi

Pas vuajtjes vjen gëzimi.


Dua të shohë politikanët

Që kapërdisen në kohë paqe,

E tani nuk qajnë njerëzinë

Por mendojnë për pasu
 
Top