Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Guest
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Shigjeta e zeze - Kush e ka lexuar kete liber e kupton per cfare e kam fjalen
 

Princi i Bardhe

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Ka edhe libra qe te ndryshojne Jeten...Ai qe me ka ndryshuar jeten Eshte KURANI.libra te tjere qe me kene lene kujtime ka plot.
 

crazy

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

danielle steel "udhetimi",nje roman fantastik dhe tregon se ne cdo moshe njeriu ka kohe per te rigjetur vetveten.
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Libri me fantastik ashte i huaji i alber kamyse.kush e ka lexuar e di se per cfare flas
 

samanta

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Fillimisht postuar nga Cicero:
[qb] Libri me fantastik ashte i huaji i alber kamyse.kush e ka lexuar e di se per cfare flas [/qb]
Eshte me te vertete i bukur,por e kam lexuar para dy vitesh dhe s'e mbaj mend emrin e te dashures qe kishte Merso.Me eshte dukur si nje labirint paradoksesh :shrug:
 

samanta

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Edhe "Il fu Matia Pascal"i L.Pirandelos me ka pelqyer shume dhe madje mund te them se persa i perket krizes se identitetit ai i perket sot shqiptareve me shume se askujt tjeter.
 

BJONDINKA

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

librat qe me kane ndryshuar jeten pervec atyre te remarkut qe lexova ne fillim njerin (tre shoket )ngela pa fryme, dhe i lexova me radhe te gjithe dhe jane te mrekullueshem jane :"konti i monte kristos " -e kam lexuar kur isha 13 vjec dhe mund ta kem rilexaur nuk e di sa here dhe "drite qe vjen nga humnera" i drita como _kush nuk e ka lexuar kete te fundit le ta lexoje ..te ben ta shohesh jeten ndryshe ..une jam ndier keq per 2 dite kur mendoja se cfare tekash kisha une dhe kush jane me te verteet vuajtjet e njeriut ne jete .sa per informacion drita como (1958-1981) ishte vajza e liri belishoves dhe maqo comos (Te dy keta njerez shume te njohur gjate luftes nacional clirimtare dhe gjate fillimit te regjimit te e.hoxhes.)maqo como -i jati ,ish minister bujqesie u denua nga e.hoxha me 25 vjet burgim (me duket -mos me shume)si reformator pas kthimit te tij nga kongresi i zhvilluar ne rusi dmth pas takimit me hrushovin.liri belishova -e jema fotot e se ciles i mbanin njerezit ne miting diten e nje majit ,pjesemarrese e denje e luftes nc u denua per te njejten gje me burgim dhe internim.drita como ishte 3 vjec kur ndodhen keto gjera .qe kur fitoi kujtesen dhe shikimin te jatin e njohu ne burg dhe te jemen ne internim .ne moshen 18 vjec u semur me kancer ne gjendrat limfocite dhe vdiq ne moshen 23 vjec .poezite dhe ditari i saj jane aq te mrekullueshme dhe rrenqethese..nje njeri qe e di shume mire se ku jeton dhe se do te vdese dhe qe eshte pothuajse jashte kesaj menxyre-2000 metra larg do te thoja..ju keshilloj sinqerisht talexoni librin parathenia eshte nga i.kadare .


qe ata te dine cdo te thote dhimbje
cdo te thote te njohesh friken dhe lotet
dhe ta kutojne se...
nuk mjafton per ta bere me te mire boten..

po gjithsesi une te dua
dhe te dua shume cuditerisht
nqs te urresh eshte njesoj si te duash
te urrej dhe te dua njekohesisht
dhe ne zemer kam dimer ,gjithnje dimer
nje dimer te pafund dhe te paane
me sa grade nen zero paske lindur
dashuria ime siberiane..


dashuria ime je ti
ne kete sfond ngaterresash pa fund
asnje arsye se fshiu dot ate
asgje sme beka te te humb .
 

warren pearce

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

gjithe librat qe kam lexuar nuk ma kane ndryshuar jeten aq sa nje mengjes i mire i shoqeruar me nje kafe, nje ide e cmendur e kapur ne ajrin e rende te banjes nderkohe qe jam duke i rene me dore, nje veshtrim domethenes ne momentin e duhur, nje fjale.
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Pushka Top Bajram Curri

Liber me kapak te kuq !

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

blabla

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Eric Segal, Love Story.
nga ky dreq libri vendosa t'vija te Jenni's hometown...
 

samanta

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Fillimisht postuar nga Hmmm:
[qb] Eric Segal, Love Story.
nga ky dreq libri vendosa t'vija te Jenni's hometown... [/qb]
Eshte shume i bukur e kam lexuar edhe une /pf/images/graemlins/smile.gif :wave:
 

brick top

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Nuk e di nese mund te krijohet ky perceptim ne lidhje me nje liber te vecante.Sa me shume lexon,aq me shume e kupton qe nga secili ke absorbuar dicka.

Nejse,une do te vecoja te pakten 4 libra qe kane influencuar thellesisht mbi botekuptimin tim dhe e kane ndryshuar rrenjesisht menyren time te te menduarit.Keta jane:
1."L'esprít de loís"- Montesquieúe,
2."Du contrát sociál"-Jeán-Jácques Rousseáu,
3."Inquiry into the causes and the nature of the wealth of nations"-Adam Smith,
4."Principles of political economy"-David Ricardo. etj.
 

blabla

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Fol shqip te lutem. Vetem citimet lejohen ne gjuhe te huja, opinionet ne shqip, eshte nje forum shqiptar.
 

Princi i Bardhe

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Fillimisht postuar nga samanta:
[qb]
Fillimisht postuar nga Hmmm:
[qb] Eric Segal, Love Story.
nga ky dreq libri vendosa t'vija te Jenni's hometown... [/qb]
Eshte shume i bukur e kam lexuar edhe une /pf/images/graemlins/smile.gif :wave: [/qb]
"TE DASHUROSH DO TE THTE TE MOS THOSH KURRE:ME VJEN KEQ" /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Libri qe me ka bere ta rilexoj mbi 2 here brenda nje jave te vetme , mund te them qe vertet me ndryshoi jeten ishte " Tre shoket" == Remark.
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Libri qe ju ka "ndryshuar" jeten

Robinson Kruzo - Daniel Defo

...po m'duket vetja tamom si Kruzoja. U msova larg civilizimit ne nje ishull te rrethuar nga oqeane me ara misrash. Tashi vetem kanibalet m'ka ngel me taku. :shrug:
 
Top