Re: Librat me te mire te autoreve shqiptare.
Ja nja dy paragrafe nga "Balada e Urines":
Duke kundruar nga afer familjen e urines, e cila me rezultonte shume e madhe ne numer, mua me fluturonte mendja larg.
Shihja Skenderbeun, duke urinuar ne pyll me shpuren e madhe pas hipur mbi kuajt turfullites, pastaj kthimin e tij, duke lidhur ushkurin e potureve dhe mermerimen "Hamza eshte tradhetar!", pastaj dalloja Naim Frasherin, duke urinuar ne det, bri Doganes se Sarandes, duke recituar me vete "O malet e Shqiperise...", Enverin mbi nje pellg urine, duke thene gjithe autoritet "Ketu ka nafte!" dhe veten time mbi pedagogen e anatomise, qe renkonte gjithe afsh dhe me lutej te urinoja brenda vagines se saj... Me kujtoheshin gjithe ato ikje vjedhurazi, per te bere urinen, sa here i behej gropa nje shokut tim te pafajshem e mua nuk ma mbante ta mbroja dhe deshira e madhe e te gjithe shqiptareve, me te dale ne demokraci, per te modernizuar urinoret shtepijake. Kujtova gjithashtu nje vizatim te Buzes, me katundarin te ulur me gruan e tij pas shpine me mollaqet jashte, frazen e Konices "Shqiperi te kam dhjere, s'te kuptova asnjehere..." dhe u hutova keq...
__________________________________________________________________________________________
Une e dua Shqiperine... Nisur nga kjo dashuri dhe duke dashur te perparoje vendi im permes nje qeverisje serioze e realiste, do t'u rekomandoja te urinonit pasketaj Ju dhe aparati Juaj ne urinoret publike, alias shurretoret publike! Ndoshta Ju shkelqesi nuk e dini, por keto shurretore publike jane shpikur nga nje mbret arab, per te marre vesh, se cfare mendon populli per probleme te ndryshme social- politike e individuale. Ju drejtoni nje popull te dominuar ende nga frika, te cilit i mungon kurajo per ta shprehur te verteten publikisht. Por ai shpreh mendimet e tij lakuriq ne muret e shurretoreve, prandaj shkoni ne keto ambiente dhe mesoni te verteten !! Si doktor ne fushen e zberdhimit te simboleve, po iu deshmoj me fakte, se parardhesit Tuaj nuk do te kishin perfunduar keq, po te kishin lexuar simbolet e shkruara ne muret e shurretoreve. Ju lutem lexoni se cfare kane shkruar njerezit per paraardhesit Tuaj:
"PRESIDENTI YNE PUNON INDIETRO!"
"PRESIDENTI YNE NE TIRANE FLET DHE EC NE MAL, NE MAL FLET DHE ECEN NE TIRANE"
"MEKA E PROVINCIALEVE SHQIPTARE ESHTE QEVERIJA!!!"
"NENI 1 I KUSHTETUTES : MERR POSTE ZYRTARE AI QE FLET E SHKRUAN PA GABIME GJUHEN KATUNDARISHTE SHQIPTARE! ZOTI E BEKOFTE KUSHTETUTEN!!!"
"KRYEMINISTRI FLE DITEN NE ROGNER, SEPSE NATEN E KA GDHIRE NE MARIKAJ!!"
"PA NE REVOLUCION SEKSUAL NUK KA SHTET SOCIAL!"...
Pa dashur t'iu lodh, po iu kumtoj se po ta dinit kete gjykim popullor, do te drejtonit krejt ndryshe! Si qytetar dhe si patriot, iu lutem: beni shurren ne shurretoret publike! Mos urinoni ne vetmi! Italiani nuk ka thene kot"CHI NON PISCHE IN COMPAGNIA, O E LADRO, O E SPIA!....
__________________________________________________________________________________________
E di meqe je edhe doktor, se per c'arsye ujerat e grave te mbarsura sa vijne e shtohen? Shtohen, sepse kalamaqerit nuk duan te dalin ne kete bote jarane dhe urinojne papushim nga frika ne barkun e nenave te tyre! S'dalin as me dru e as me mashtrime, kalamaqerit e shkrete! Prandaj sot jane shtuar deri ku nuk mban me lindjet me operacione cezariane!
__________________________________________________________________________________________ _
Paragraf nga "Curriculum Vitae:
Une nje gambim i njoh vetes, kur isha aksidentalisht, sic me rezulton sot, nje njeri i veshur me pushtet prej nje simpatie e vleresimi personal te Zeusit te castit per personin tim: bera gabim, qe nuk ua shkerdheva grate vartesve te mij, ato gra bukuroshe, te cilat m'i sillnin ata vete te lara e te nderruara, te flokeruara e te parfumuara me aroma seksi neper tavolina-orgji. At'here nuk e dija, se cfare enderronin ata te me benin mua! Do t'a kisha bere me qejf te madh kete gje, po mos isha betuar te mos peshtyja tavolinen, ku ushqehesha, e po mos kisha harruar ate fjalen tjeter te mememadhes sime:"plakut mos i degjo pordhet, por llafit te tij veri vesh!"
Tek e fundit, mua me hoqen nga puna vetem per ushtrimin te skajshem dhune ne kryerjen e detyres, cka binka ndesh me kodin e nenpunesit civil, mbasi perzura me shkelma e grushta nga zyra nje drejtor qe nuk firmoste gjalle, po mos ia jepje perpara zarfin me dollare. Gabimi im i vetem i asaj dite qendron ne faktin se une nuk e dija ku e kishte lidhur gomarin ai palaco dhe as se ku shkarkonte nje pjese te parave te gllaberuara.
Kur une i parashtrova tekstualisht kryeministrit kete argumentin tim te se vetmes "shkelje" time te faktuar e te pranuar gjate ushtrimit tim te detyres shteterore, ai qeshi dhe kujtoi se me ngushelloi, kur, pasi me pyeti se si e flakerita drejt e ne rruge me shkelma tjetrin, me tha se ky ishte vetem preteksti. Mua me kishin hequr konjukturat politike, ato konjuktura, me te cilat, merret vesh, nje injorant si puna ime ne fushen e politikes, i kishte konsideruar leter higjenike!
-Hajde me hengshi mutin, pra, me gjithe konjuktura!- i thashe dhe ia mbatha nga zyra e tij.
Komedia ishte se stenografja e kryeministrit ra ne hall: ajo nuk dinte si ta zbardhte frazen time, pasi biseda e takimit te kerkuar prej meje ishte protokollare dhe duhej te zbardhej e arshivohej!
....
Mema ime, profetja e dyte edhe e fundit e races sime, ma kishte treguar njemije here historine e gjyshit tim, i cili, kur u kthye nga ShBA, ku pati merguar nja 30 vjet, nuk u josh e nuk pranoi te punonte ne shtet, sepse, sipas tij, shteti mbartte dy te keqia te medha, qe i rridhnin nga fakti se ishte kurve: nuk kishte breke ne By** e te shiste per dy lek!...
-Keta do me bejne me breke mua?! "- i jepte fund ligjerates ai burre i mistershem, te cilit nuk pata fat t'ia shikoja fytyren. Vetem zerin e tij e kam si vegim, kur i jepte ndonje keshille te matur nenes sime, ate kohe qe une haja majane e ushqimeve ne barkun e saj sa nje kacek.