Librat e Historise: Greqia deri në Vlorë?

Al-Punk

Still here
Librat e Historise: Greqia deri në Vlorë?

Greqia deri në Vlorë? Shteti pranon skandalin

Ministria e Arsimit hesht për gabimin në librin "Historia 6". Drejtori i Muzeut, Meta: Turp që nuk është korrigjuar nga Bordi i Miratimit të Teksteve

Skandali me njërin prej teksteve shkollore të historisë së klasës IV ku kufijtë e shtetit të lashtë grek shtrihen deri në Vlorë ka lënë në heshtje drejtuesit e Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë që pjesëtarët e grupit të punës që kanë marrë në pjesë në Bordin e Miratimit të Teksteve (BOMIT) kanë pranuar gabimin e bërë. Ndërkohë që një tjetër fakt ka dalë në dritë pas polemikave që ka hapur kjo çështje. Vlerësuesit e përzgjedhur nga ana e Ministrisë së Arsimit për tekstet shkollore që hidhen në treg nga shtëpi të ndryshme botimi kanë mundësi që të verifikojnë vetëm 30 për qind të tyre. Beqir Meta, historian dhe njëkohësisht anëtar i Bordit të Miratimit të Teksteve pohon se ata kanë mundësi që të ngrenë vlerësime vetëm mbi bocetet, që shtëpitë botuese konkurruese sjellin pranë institucionit qendror të arsimit. Ndërkohë që në këto bocete tekstet shkollore nuk janë të plota, por përmbajtja e tyre është e limituar vetëm në 30 për qind të volumit në total.

Këtë vit, Ministria e Arsimit konsideroi si një arritje të sajën reformën e altertekstit ose thënë ndryshe botimin e disa teksteve alternative shkollore, ku çdo institucion shkollor ka të drejtë të bëjë një përzgjedhje për nxënësit që arsimon.

Kështu, përfaqësuesit zyrtarë të Ministrisë së Arsimit vetëm pak kohë më parë bënë të ditur se Bordi i Miratimit të Teksteve (BOMIT) përfundoi miratimin e ofertave të paraqitura, nga shtëpitë botuese. Vlerësimi i këtyre teksteve shkollore mësohet se u krye në bazë të disa linjave kryesore e pikërisht kurrikulës zyrtare, cilësive teknike, çmimit, anës gjuhësore dhe shkencore. Ky proces vlerësimi për tekstet shkollore të ofruara nga shtëpi të ndryshme botimi u realizua nga 250 mësues, profesorë dhe gjuhëtarë. Një gjë e tillë bëri që për vitin shkollor 2007-2008 do të jenë prezent në tregun shkollor 155 tekste alternative nga 23 tekste, që u miratuan vitin e kaluar, që ishte edhe viti i parë i Altertekstit. Kanë qenë plot 28 shtëpi botuese ato që paraqitën 234 tekste dhe prej tyre u miratuan 130 tekste në total. Por duket se këtij volumi të madh botimesh nuk i kanë shpëtuar gabimet. Sipas historianit Beqir Meta, është turp që Bordit të Miratimit të Teksteve t‘i ketë kaluar një gabim i tillë. Por, kjo ka ndodhur dhe pikërisht me "gabimin" e një harte që tregon se ku na kanë ndarë dhe bashkuar kufijtë me fqinjët tanë, të cilët sipas historianëve korrektë në këtë periudhë të lashtësisë për hir të së vërtetës nuk kanë pasur formën e një shteti, por të disa qytet-shteteve me tipare dhe karakteristika të ngjashme e të përafërta me njëri-tjetrin.

E ndërsa tashmë ky "gabim" historik i shkruar nga persona që mbajnë edhe titullin profesorë të historisë ka marrë përmasa publike Ministria e Arsimit duket se ka gjetur një zgjidhje të mesme. Burime pranë këtij institucioni pohojnë se e vetmja zgjidhje që mund t‘i jepet këtij problemi është porosia për të gjitha shkollat 9-vjeçare në vend që ta pezullojnë këtë libër nga përzgjedhja për nxënësit e tyre. Duke lënë kështu të humbur shtëpinë botuese "Ideart" dhe bashkautorët e tekstit, profesorët Agron Nishku dhe Adrian Papajani.

MLK

Primus registratum
Re: Librat e Historise: Greqia deri në Vlorë?

Dihet qe puna e komisioneve per verifikimin e teksteve behet shkel e shko, problemi eshte se ne rastin konkret pasojat jane te renda e morren nje rjedhe teper mediatike per vet karakterin delikat te tyre.
Se pari masa e mare nga Ministria, ku kerkohet qe libri te bojkotohet nga mesuesit me duket e drejte dhe ne nje fare menyre efikase, pasi ne kete forme ndeshkohet dhe Shtepia botuese se bashku me pseudo-historiant qe kane shkruar kete liber.
Se dyti, vendi qe duhej te shoqeronte kete mase, ishte dhe terheqja e librit nga tregu.
Se treti duhet te sherbeje si mesim se "miqte" e Shqiperise nuk flen gjume, po jan ne aktivitet te plote e Shik-u duhet me te vertete te hape syte per te identifikur "dashamiresit" tane.
 
PetritKola

Primus registratum
Re: Librat e Historise: Greqia deri në Vlorë?

Zito qirie Sali Enver Ramiz Micotaq Janullatos Milloshevic Berisha!
 
Al-Punk

Still here
Re: Librat e Historise: Greqia deri në Vlorë?

Ja cfare ndodh kur deshirojme te rishkruajme Historine! Gjera te tilla, ne dukje incidente pa vlere historike, ngelin fakte ne Histori.
 
PetritKola

Primus registratum
Re: Librat e Historise: Greqia deri në Vlorë?

Kolonel Sali Berisha provokon...

Qe ketej e tutje qirie Berishen do ta quajme kolonel te asfalise greke, Genci Pollon toger dhe te ashtuquajturit "profesora" qirie Adrian Papajani dhe Agron Nishku do ti quajme kaptera.
Pra kolonel Sali Berisha mori urdher te provokoje shqiptaret nepermjet toger Genci Pollos dhe kapterave Adrian Papajani dhe Agron Nishku.

Bosat grek te kolonel Berishes deshen te testonin punen e bere nga gjeneral Janullatosi per greqizimin dhe aneksimin e Shqiperise se Jugut ndaj dhane urdhrin e sforcuar sahanlepiresve te tyre shqiptare, te cilet hartuan tekstin e historise ne te cilin territoret greke shtrihen deri ne Vlore..
Ne fakt, furnizuesi me nafte i makines ushtarake serbe kolonel i asfalise greke Sali Berisha, sipas shembullit te serbeve te cileve u sherbeu, kerkon te shpalli simotren e Republika Serbskaja ne Jug te Shqiperise. Ai kerkon te shpalli Republiken e grekerve por u ndesh me reagimin shqiptar, te cilet bene thirrje qe te rrembehen armet perpara kesaj tradhetie kombetare....
...

Kolonel Sali Berisha dhe kolonel Fatos Nano me gjithje perpjekjet greko-serbo-ruse per ti mbajtur ne politiken shqiptare qe nepermjet tyre te diktojne fatkeqesine dhe mjerimin shqiptar do te shporren se shpejti, ndaj bosat e tyre greko-serbo-rus jane te detyruar te japin urdhra edhe me te sforcuara se sa provokimi me tekstin e historise...

Shqiptar, po luhet finalaja!
Shqiptar jini vigjilent!

Petrit Kola
 
Al-Punk

Still here
Apologjia e Armir Shkurtit

Kur qimja bëhet tra

Armir Shkurti

Gjëma që nuk pritej ndodhi! Ne mendonim se më e keqja në këtë vend është mungesa e dritave gjashtë orë e përpjetë në ditë, mungesa ujit pothuaj gjithë ditën, rritja e çmimit të bukës dhe kriza e drithërave që pritet të vijë më pas, djegia e pyjeve, ngrohja globale apo gripi i shpendëve. Paska edhe më zi. Është një libër historie i klasës së gjashtë. Ose më saktë një faqe e këtij libri. Apo më saktë, vetëm një hartë e vockël në një faqe të këtij libri, por që - sipas nënkryetarit të Partisë Socialdemokrate - "duhet të kish rënë një tërmet i vërtetë" prej saj. E gjithë kjo kujë kombëtare na qenkësh shkaktuar, sepse kufiri i Greqisë së lashtë mbërritka deri në Vlorë. Kaq shqetësim nuk kam parë në politikën tonë as kur kufiri i Greqisë së sotme mbërriti në Elbasan në vitin 1997. Të eglendisen gazetat dhe pensionistët me këto muhabete, nuk është ndonjë qamet. Por të të kreshpërojnë vetullat e të tundin gishtërinjtë kokat e opozitës kjo është hata e madhe. Në "tërmetin" që propozon nënkryetari i PDS, Pajtim Bello, përfshihet të paktën dorëheqja e ministrit të Arsimit dhe më pas një reprezalje e Kryeministrit mbi grupin armiqësore që ka shtyrë kufirin helen deri në Karaburun. Kjo puna e hartës ngjan me fabulën e La Fontenit "Kafshët dhe murtaja". Kafshët i zuri murtaja. Ata që i shpëtuan vdekjes e quajtën epideminë dënim nga Zoti për krimet mbi dhê, ndaj dhe nisën gjyqin për të gjetur e ndëshkuar fajtorin. I pari luani kërkoi rreptësi në gjykim dhe rrëfeu se për të shuar urinë shpesh ka shqyer dele, desh, madje edhe barinë. A është ky krim? Plot lajka dhelpra e quajti mirësi të madhe oreksin e luanit. Më pas u zbrazën edhe tigri e ariu me gjithë bishat e tjera duke treguar për gostitë me bagëti, por që të gjithë e quanin normale shqyerjen e bagëtisë. Atëherë u kujtua gomari se ca kohë më parë, duke qenë i uritur, kishte mbllaçitur ca bar të njomë në livadh të huaj. Të hash barin e botës? Ç‘krim i neveritshëm! -ulërinë kafshëria, duke ia hedhur atij gjithë fajin për murtajën që kish pllakosur. Kështu edhe kjo harta greko-ilire. Në një vend ku cilësia e jetës së secilit prej nesh bjerret përditë, kur ekonomia e vendit dhe ajo vetjake lundron frikshëm drejt krizës, ca të opozitës luftojnë si Don Kishoti për të mbrojtur ca kufij të lashtë, jozyrtarë, që nuk i ka diskutuar dhe nuk i diskuton askush. Më së shumti, nëse ka kohë e të merret me këto tema hafife, një nënkryetar partie mund t‘i kërkonte hesap fort qeverisë se përse shkrihet Akademia e Shkencave. Mundet edhe të luftonte egër, me forcën e tij politike dhe me aleatët për të mbrojtur një institucion të tillë të domosdoshëm për një vend si i yni, që duhej të qe mbrojtësi dhe rojtari i gjuhës, historisë, kulturës dhe çdo lloj pasurie tjetër që na ka mbërritur deri më sot. Le të kujtojmë se pikërisht një akademi shkencash, ajo e Maqedonisë, bëri një propozim të paparë: të shpërnguleshin "vullnetarisht shqiptarët nga rajonet dhe qytetet në Maqedoni në territorin që do t‘i bashkohej Shqipërisë që prej Tetove deri në Dibër, me Gostivarin dhe një pjesë të Malit të Sharrit. Si kompensim për këtë do të fitonte territoret në rrethinën e Liqenit të Prespës, rajon kryesisht i banuar me maqedonas". Akademia jonë nuk u përgjigj, ndërsa politika mërmëriti klishenë e tipit "që nuk jemi për ndryshime kufijsh" dhe ...hajt shëndet. Meqë sot është problem i madh kombëtar, harta në historinë e klasës së gjashtë le të kujtojmë se koincidencë, po në klasën e gjashtë qarkullon një tjetër libër që mund të kish kreshpëruar pushtetin e opozitën shumë më egër se harta e Greqisë. Në dy edicione të "Fiks Fare" është paraqitur libri i gjuhës shqipe me një thes gabimesh, që nga ato ortografike e drejtshkrimore deri tek ato gramatike e sintaksore, gabime që mbeten të ngulitura përgjithmonë në formimin gjuhësor të fëmijës. Asnjë llaf, asnjë "tërmet" a "reprezalje" nga politika. Çne ky duf për hartën? Duke dashur të na vënë vetulla, zotërinjtë e opozitës na kanë nxjerrë sytë. Kaq të madhe sa e bënë këtë punë, me ose pa dashje u shpunë në vesh edhe atyre nacionalistëve grekë që mëtojnë Vorio-Epirin se qenkësh një hartë në libra shkolle dhe se kjo hartë ka ngjallur debat në vend. Të njëjtin efekt bën edhe këtej kufirit, duke ngjallur mllefet e nacionalistëve primitivë, të cilët fillojnë e thurin histori komplotesh duke fajësuar agjenturën greke në qeveri, kuvend, drejtësi e kudo. Të harxhosh energjitë e politikës dhe të këtij mileti me histori të tilla është më shumë se mëkat. Thonë se kur s‘ke punë luan derën. Mirëpo në këtë verë ka pasur aq punë për opozitën sa të mos i kish lënë zotit Bello as kohë për të ngrënë drekë, pale për të kënduar historinë e klasës së gjashtë. Si specialist i energjetikës dhe ish- zëvendësministër, nënkryetari i PSD duhej të na kish mbirë në sy përnatë, në intervista e konferenca shtypi, duke i vënë gishtin gabimeve të KESH-it, të na zbërthente rrugën për të dalë nga errësira e të na thërriste mbase edhe të dilnim në shesh e të protestonim. Të qe kështu opozita, qeverisë do t‘i qenë mbledhur këmbët në një këpucë e nuk do ta kish lëshuar pa duar, siç ka bërë të paktën tre muajt e fundit, kur PS nuk di se kë ka kryetar, ndërsa aleatët rendin të gjejnë në lumë gurët që hedh hera-herës Berisha.

Ja cdo te thote te ulesh te mbathurat per 50 leke!
Zoti Shkurti, nje nder fatlumet nga politikanet e rinj, shkruan se nje gabim i tille historik eshte nje gje e parendesisshme perkrah problemeve madhore qe kemi ne politiken shqiptare, si psh qe PS nuk di ke ka Kryetar etj.

Per te sulmuar "qimen" ai thote qe nga diaspora dhe gjithandej kane ardhur ndienja nacionaliste primitive. Me kete deklarate pseudointelektuale ai do te jape nje paragoditje ndaj atyre qe duan te ngrejne zerin ne emer te kesaj ndienje.

Faktikisht, atdhetarizmi eshte nje ndienje primitive. Primitive ne sensin qe eshte nje nder ato vlerat me te thella te identitetit te nje njeriu qe eshte shume e veshtire te evuloje. Nuk mund te humbet nje ndienje primitive lehtesisht!
Per dritat, energjine dhe ujin jemi mesuar qe mbijetohet tashme ne Shqiperi.
Te pakten te mos na fyejne dhe ne ato qe besojme dhe duam!
 
juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Apologjia e Armir Shkurtit

historia mandi ska lidhje me kete dhe ajo duhet rishkruar dhe hequr budalliqet komuniste kjo eshte jetike per vendin te gjej identitetin e shtremberuar
 
PetritKola

Primus registratum
Re: Apologjia e Armir Shkurtit

Kolonel Sali EnverRamizMicotaqJanullatosMilloshevicJago Berisha genjen.

Nepermjet toger Genci AmbasadaGreke Pollos koloneli leshoi per publikun e gjere shqiptar genjeshtren e radhes. Botimi i tekstit te historise ku kufiri grek vendoset ne Vlore-tha koloneli eshte nje pakujdesi naive, nje shkarje pa tendence dhe pa qellim te keq.

Koloneli genjen.

Shikoni foton e mesiperme. Ne te, para trupit gjykues jugosllav, ne vitin 1981 i pandehur eshte grupi i Ukshin Hotit. Vete Ukshini eshte personi i dyte ne foto ne se numerimi fillon nga a majta ne te djathte.
Aktakuza e prokuroreve jugosllave eshte e njejte me ate te aplikuar nga koloneli ndaj Ukshin Hotit ne vitin 1994 kur ndaloi qarkullimin e librit "Filozofia e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare" qe ishte shtypur ne Durres.
Ne se do te pranonim shkarrjen naive te kolonelit ne rastin e librit te historise ku Greqia na merr Vloren, si mund te shpjegohet ngjarja e vitit 1994 me librin e Ukshin Hotit, ku "Filozofise se zgjidhjes se ceshtjes shqiptare" i ndalohet qarkullimi ne Shqiperine "demokratike te fjales se lire"?
Sali EnverRamizMicotaqJanullatosMilloshevicJago Berisha genjen.
Shihet qarte vija antishqiptare e aktivitetit te tij.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com

http://vertet.blogspot.com
 
kush

Primus registratum
Re: Apologjia e Armir Shkurtit

Kjo eshte per te ikur me vrap. Po si more brekegrisur na qenkerka problem i vogel, ose sic i thua ti "qime" nje "gabimi" qe ne fakt eshte gabim i perseritur sepse e njejta gje ndodhi ne nje atlas te shqiperise ku minoriteti grek ne shqiperi na ishte 30 perqind e popullsise shqiptare.
Tashti Armir (mendje) Shkurti keron te na jape mend e te na thote qe te mos merremi me keto gjera?
Pse kaq lire e ke shitur bythen per kelyshet e janullatosit mo Armir?
 
atman

Forumium maestatis
Re: Apologjia e Armir Shkurtit

Nuk e kuptoj perse ngaterrohen gjerat kaq mendjelehtesisht. Per çfare flitet ne kete rast(Mandi beri shume mire qe e solli ne forum kete , palo shkrim)dhe ku kerkon ta çoje celjanfr. C'pune kane ketu budallalleqet komuniste? Kemi nje skandal politik, nje shitje brekesh(serish ka te drejte Mandi) dhe me thelle akoma, nje shitje vendi, kjo duhet te na preokupoje, jo pohime idioteske. Duhet te na shqetesoje fakti qe ne Shqiperi, çdokush e ka shume, por shume te thjeshte, te beje me historine çfare doje, e ka fare te lehte te publikoje nje harte antikombetare, e cila ne "pafajesine" e vet jo vetem qe u ben jehone pretendimeve greke, por i pohon me nje dokument "shqiptar" keto. Dhe mos harroni, ajo qe sot quhet diçka e faleshme, nje lajthitje, nje lapsus, neser e pas shume vitesh do te shqyrtohet si nje fakt historik. Ndodh pikerisht ketshtu, ne te ardhmen greket i rezervuan vetes nje fakt qe do ta shqyrtojne. Dhe keto ua japim me doren tone.
Token e gjymtojme, numrin e bullgareve e çojme ne njeqindmije nga disa fshatra buze Prepes, qe dikur vuanin nga sifilizi dhe vetem pasi u nderhy nga shteti shqiptar i kohes u sigurua njefare higjiene per te cilen ata s'kishin haber fare. Grate rrinin pa breke, nuk laheshin kurre, ose laheshin aq rralle, sa qelbeshin me keq se cironkat qe hanin e shume fakte te tjera, te cilat i leme sepse jane te paperfilleshme perballe njeqindmijes. Jam i bindur se andej nga Golloborda serbet do te shndrohen ne dyqint apo treqinmije, nga Shkodra malazeste ne disa dhjetramije, e keshtu greket i kemi nja peseqind a gjashteqind mije dhe pas kesaj pyetja qe lind eshte: Po shqiptaret, shqiptaret ku jane? Me kujton ate skeçin e estrades se Shkodres, me ate banakierin qe e bente kafene leng geshtenje, sepse nuk i hidhte dozat tamam. Dhe ai mori filxhanin e tha: Ja kafeja, (hodhi nje luge plot)ja edhe sheqeri, (hodhi nje luge tjeter, aq sa filxhani u mbush) dhe pastaj me pafajesi tha: - po ujin ku ta hedh? Ja serbi, ja greku, ja bullgari...po shqiptari ku e ka vendin?
 
ilirarberi

Forumium maestatis
Re: Apologjia e Armir Shkurtit

qysh prej Tivarit deri n'Preveze
gjithkund leshon dielli vape edhe rreze
asht toka jone,t'paret na e kane lane
askush mos ta prek,se desim t'tane.

Besoj se eshte mese e kuptueshme.
 
K

kafshet dhe murtaja

Guest

Top