Al-Punk
Still here
Librat e Historise: Greqia deri në Vlorë?
Greqia deri në Vlorë? Shteti pranon skandalin
Ministria e Arsimit hesht për gabimin në librin "Historia 6". Drejtori i Muzeut, Meta: Turp që nuk është korrigjuar nga Bordi i Miratimit të Teksteve
Skandali me njërin prej teksteve shkollore të historisë së klasës IV ku kufijtë e shtetit të lashtë grek shtrihen deri në Vlorë ka lënë në heshtje drejtuesit e Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë që pjesëtarët e grupit të punës që kanë marrë në pjesë në Bordin e Miratimit të Teksteve (BOMIT) kanë pranuar gabimin e bërë. Ndërkohë që një tjetër fakt ka dalë në dritë pas polemikave që ka hapur kjo çështje. Vlerësuesit e përzgjedhur nga ana e Ministrisë së Arsimit për tekstet shkollore që hidhen në treg nga shtëpi të ndryshme botimi kanë mundësi që të verifikojnë vetëm 30 për qind të tyre. Beqir Meta, historian dhe njëkohësisht anëtar i Bordit të Miratimit të Teksteve pohon se ata kanë mundësi që të ngrenë vlerësime vetëm mbi bocetet, që shtëpitë botuese konkurruese sjellin pranë institucionit qendror të arsimit. Ndërkohë që në këto bocete tekstet shkollore nuk janë të plota, por përmbajtja e tyre është e limituar vetëm në 30 për qind të volumit në total.
Këtë vit, Ministria e Arsimit konsideroi si një arritje të sajën reformën e altertekstit ose thënë ndryshe botimin e disa teksteve alternative shkollore, ku çdo institucion shkollor ka të drejtë të bëjë një përzgjedhje për nxënësit që arsimon.
Kështu, përfaqësuesit zyrtarë të Ministrisë së Arsimit vetëm pak kohë më parë bënë të ditur se Bordi i Miratimit të Teksteve (BOMIT) përfundoi miratimin e ofertave të paraqitura, nga shtëpitë botuese. Vlerësimi i këtyre teksteve shkollore mësohet se u krye në bazë të disa linjave kryesore e pikërisht kurrikulës zyrtare, cilësive teknike, çmimit, anës gjuhësore dhe shkencore. Ky proces vlerësimi për tekstet shkollore të ofruara nga shtëpi të ndryshme botimi u realizua nga 250 mësues, profesorë dhe gjuhëtarë. Një gjë e tillë bëri që për vitin shkollor 2007-2008 do të jenë prezent në tregun shkollor 155 tekste alternative nga 23 tekste, që u miratuan vitin e kaluar, që ishte edhe viti i parë i Altertekstit. Kanë qenë plot 28 shtëpi botuese ato që paraqitën 234 tekste dhe prej tyre u miratuan 130 tekste në total. Por duket se këtij volumi të madh botimesh nuk i kanë shpëtuar gabimet. Sipas historianit Beqir Meta, është turp që Bordit të Miratimit të Teksteve t‘i ketë kaluar një gabim i tillë. Por, kjo ka ndodhur dhe pikërisht me "gabimin" e një harte që tregon se ku na kanë ndarë dhe bashkuar kufijtë me fqinjët tanë, të cilët sipas historianëve korrektë në këtë periudhë të lashtësisë për hir të së vërtetës nuk kanë pasur formën e një shteti, por të disa qytet-shteteve me tipare dhe karakteristika të ngjashme e të përafërta me njëri-tjetrin.
E ndërsa tashmë ky "gabim" historik i shkruar nga persona që mbajnë edhe titullin profesorë të historisë ka marrë përmasa publike Ministria e Arsimit duket se ka gjetur një zgjidhje të mesme. Burime pranë këtij institucioni pohojnë se e vetmja zgjidhje që mund t‘i jepet këtij problemi është porosia për të gjitha shkollat 9-vjeçare në vend që ta pezullojnë këtë libër nga përzgjedhja për nxënësit e tyre. Duke lënë kështu të humbur shtëpinë botuese "Ideart" dhe bashkautorët e tekstit, profesorët Agron Nishku dhe Adrian Papajani.