Re: Librat dhe leximi
Cfare teme dhe sa shume kujtime :lol:
S'kam kohe te shkruaj gjate:
Po nis duke thene qe me parate qe me jepnin prinderit si stimul per performancen e mire ne shkolle, une blija libra. Kam shume libra, aq sa i kam shperndare kudo tani neper shtepi, zyre e diku tjeter....te gjithe jane te mite, nuk me pelqente te lexoja libra qe u perkisnin te tjereve perjashto rastet kur nuk gjendeshin. Nuk kam qene as femije biblioteke, as e rritur ...isha anetare (perjashtim ky) ne nje biblioteke speciale (po e le sekret emrin) ne te cilin mund te gjeja libra te rralle qe ishin botuar qe ne kohe te Italise, ishte nje privilegj per mua qe isha e vetmja femije anetare e asaj biblioteke. Nuk kam per ta harruar ate biblitoke edhe sepse aty kisha marre librin e "Aventurat e Çipolinos", liber te cilin ma mori "hua" mesuesja ime e letersise dhe me gjithe kembenguljet e mia, s'ma ktheu kurre. Nuk e harroj kurre kete fakt pasi ai ka qene nje nga librat me te dashur te femijerise, ne fakt librat tona te femijerise ne titull mbajne gati te gjithe fjalen "aventura". Ne librarine ngjitur me shtepine time ishte ne fillim Teta Kizi shitese dhe me pas nje vajze e re qe quhej Linda. Me te dyja kisha shume miqesi, helbete une mbija aty cdo dite /pf/images/graemlins/laugh.gif
E keshtu biblioteka ime pasurohej dhe nuk ia dilja me me librat e femijeve qe blija por u drejtohesha edhe ketyre te te rriturve. Ne biblitoekn e familjes ate kohe nuk ishte bere ende "spastrimi" i librave te verdhe, ende e kam ne kujtese ate dite kur thaset fluturuan ne plehra /pf/images/graemlins/frown.gif , nuk e kuptoja c'kisha humbur po e ndieja, isha ende e vogel, por me pas me tim ate do e benim ceshtje diskutimi "hedhjen" e tyre per 1001 arsye te justifikueshme per tim ate por jo per mua...iken ato kohe. Me kujtohet qe lexoja David Koperfildin, nepermjet te cilit njoha dhe personazhin tim me te urryer Uriah Hip -in /pf/images/graemlins/laugh.gif , nje qenie mjerane te cilen e kam gjetur te shembellyer me se miri ne 200 vjet me pas deri ne tipare tek nje njeri. Lexoja Kontin e Monte Kristos, lexoja Madam Bovari, Ushtari i mire Shvejk, Fan Smajli (ketu kish nje skene me nje prostitute qe iu grisen getat qe ishte shume e nxehte LOL, kurjozitet adoleshentesh), Kali i bardhe ku zmaskeroheshin partizanet...e sa shume libra....shume. Kam ngrene DRU /pf/images/graemlins/laugh.gif kur lexoja fshehurazi (te huazuar nga nje shoqe) Zekthin dhe Pirati behet Pape, ne ate kohe libra te verdhe, Sikur te isha djale, Evgjeni Grande, Te mjeret,te gjithe autoret shqiptare nga te cilet vecoj Bardhen e Temalit nga Pashko Vasa qe me ka lene aq shume mbresa ne ate kohe. Kam lexuar te gjithe librat per femije qe ishin ne treg per femijet, te vjeter e te rinj, shume prej te cileve i kam ende ne biblioteke, Perrallat Shqiptare ne gjithe versionet e tyre si nga Kuteli si nga Moikom Zeqo, Mitologjine Greke me fjalor /pf/images/graemlins/laugh.gif dhe me histori, te gjithe veprat e autoreve franceze, ruse...ehhhhhhhh me pas ata amerikane, australiane. Jane shume, s'i permend dot te gjithe. Tani vazhdoj te blej e lexoj libra me te njejtin ritem, me nje ndryshim, ne mvaresi te kohes qe kam jam bere shume selektive ne zgjdhje. Jane te shumte librat qe me kane lene mbresa ne ato qe kam lexuar. Mbase ndonje dite tjeter do shkruaj dhe me shume /pf/images/graemlins/smile.gif
Librin e kam mik besnik, per te ndiej URI si per ushqimin ditor, askush dhe asgje nuk ma zevendeson deshiren qe kam per ta mbajtur neper duar e ta perpij /pf/images/graemlins/smile.gif