Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij:

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
E di që i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, jo të gjithë janë të sinqertë.
Megjithatë mësojini se për çdo kriminel ka një hero, për çdo politikan egoist ekziston një lider i përpiktë.
Mësojini se për çdo armik, ka një mik.
Mundohuni ta mbani larg zilisë nëse ia arrini dhe mësojini sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër.
Mësojini fillimisht se mendjemëdhenjtë janë të parët që humbasin.
Nëse mundeni, transmetojini mrekulline e leximit të librit, por i leni dhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve në një kodër.
Mësojini se në shkollë është shumë herë më e ndershme të gabosh sesa të mashtrosh.
Mësojini të këtë besim në idetë e tij edhe pse të gjithë do t`i thonë që janë të gabuara.
Mësojini të jetë i sjellshëm me njerëzit e sjellshëm dhe i ashpër me të këqinjtë.
Mundohuni t`i mësoni fëmijës tim forcën për mos të ndjekur turmën edhe pse të gjithë hidhen mbi qerren e fituesit.
Mësojeni që të dëgjojë me vemëndje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë atë që dëgjon me shoshën e të vërtetës dhe të marrë veç të mirën.
Mësojini se mund të buzëqeshë edhe kur është i trishtuar.
Mësojini se nuk është turp të qash.
Mësojini si të përqesh cinikët dhe të ruhet nga ëmbëlsia e tepruar e njerëzve.
Mësojini atij sesi të shes mallin e tij ofruesit më të lartë, por mos të pranojë kurrë një çmim për shpirtin e zemrën.
Mësojini të mos ia vërë veshin njerëzve të helmuar dhe të ngrihet të luftojë nëse nuk është e drejtë.
Trajtojeni me mirësjellje, por mos e përkëdhelni sepse përmes provës se zjarrit, bëhet çeliku i mirë.
Lëreni të ketë kurajën të jetë i padurueshëm.
Lëreni që të ketë durimin të jetë trim.
Mësojini që të ketë besim të palekundur në vetvete, sepse vetëm atëhere do të ketë besim në njerëzimin.
E di që janë shumë kërkesa, por bëni më të mirën që mundeni.
Ështe një djalosh kaq i mirë, im bir!




-------------------------------------------------------


Nesër në Shqipëri fillon shkolla si për 9-vjeçaret dhe ato të mesme!
Prandaj vendosa të postoj këte letër që mund të lexohet jo vetëm nga mësuesit por të gjithë.
Afërmendsh , ditën e neserme ndjejmë emocione dhe kënaqesi ne që do të përcjellim në bankat e shkollës nipat apo mbesat.
Dëshiroj ti uroj shumë suksese fëmijeve , shpresoj të arrijnë të realizojnë atë që duan dhe shkolla qoftë një derë që i udheheq ato kah dijes.

Kjo ditë më rikujton edhe mua ditën e parë të shkollës , sa shumë mbresa , sa kohë e gjate ka kaluar.
Po ju e mbani mend mësuesen e parë?
 

Mirabel

Locus omnem
JE PRIND I FRYMEZUAR NGA ABRAHAM LINCOLN
Leter derguar mesuesit te djalit tim;
Mesues i nderuar, djali im se shpejti fillon shkollen. Gjithçka do te jete per te e çuditshme dhe e re, do shohe lloj lloj femijesh: kok6cepsha veriu, koketrekençe Skrapari, lilipute Librazhdi, gjoksgropeza labe, bythelevizur Kavaje, prandaj do te doja ta trajtonit butesisht. Dhe po nuk mori vesh butesisht, futini ndonje shpulle se i ben mire. Eshte nje aventure qe ai do ta marre me vete neper te gjitha qytetet. Te tilla aventura qe ndoshta mund te perfshijne trafik droge, trafik femrash, pastaj deputet. Te jetosh ne Shqiperi te duhet besim, force dhe nqs nuk i keto te duhet shume servilizem.Per kete i dashur mesues, do t'iu lutesha ta merrnit per dore e t'i mesoni gjera qe do t’i duhen t’i dije, por nqs nuk meson varja, ka ngjare nga dajat.Mesojeni se per çdo armik, ekziston nje mik ne LSI. Atij do t‘i duhet te mesoje se jo te gjithe njerezit jane te drejte dhe ata te drejtet jane te papune, se jo te gjithe njerezit jane te sinqerte por ata me mashtruesit drejtojne kete vend. Nese rrihet me shokun e klases, mos i ndaj, nqs nuk eshte i zoti te rrahe ate djalin skilipec te Bashkimit kot qe rron.Megjithate mesojeni se per çdo zyrar te korruptuar, narkotrafikant, vrases eshte nje hallexhi qe burgoset se s'ka paguar energjine.. dhe se per çdo politikan te paskrupullt eshte nje fshatar qe jep voten per nje thes miell. Mesojeni ate si te humbe hijshem dhe si t'i gezohet fitores kur ai te mbaroje klasen e 9, pastaj te shkoje direkt ne universitet privat. Mesojeni te jete i mire me femrat, i sjellshem dhe ti pije lengun sjelljes se mire kur te shohe qe ato do shkojne pas laçjanit. Mesojeni nese mundeni te zbuloje mrekulline e leximit te librave, por dhe po nuk e mesuat s'ka asnje problem, do behet militant partie. Gjithashtu i jepni edhe kohen e mjaftueshme per te kundruar misterin e perjetshem te fluturimit te zogjve ne qiell, te avioneve me hashash dhe te droneve ne mes te stadiumit. Mesojeni te kete besim ne idete e tij edhe nese te gjithe do t`i thone se jane te gabuara, une do t'i them se ka gjithmone te drejte, mos e degjo mesuesin. Mundohuni t`i mesoni birit tim forcen per mos e ndjekur turmen, kur ata jane ne opozite. Lereni te mesoje nga shoket ato fjale te pista qe gjyshi nuk ja ka mesuar akoma. Mesojini atij sesi te shese pordhe dhe kur nuk ka asnje talent dhe as zgjuaresi tek ajo parti qe ofron me shume. Lejojeni te kete kurajon per te qene i padurueshem dhe t'i rrahe me rrip pantallonash ata qe nuk e durojne dot. Keto jane kerkesat mesues, por ju beni me te miren qe mundeni, se kot nuk do t'iu jap ato leket çdo muaj. Ai eshte femije i vogel por kthen permbys nje shtepi te tere. Dhe eshte biri im.
 
Top