Re: Letra dashurie
Kte e kam shkruar para nje viti kshuqe mos qeshni kur ta lexoni se tani jam bere e mave e nuk shkruaj me gjera te tilla... <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
...Sot eshte e premte...jam shtrire pergjysem ne krevat e shpresoj te me zere gjumi duke menduar per ty.Sot ne dreke ndersa capitesha rrugeve te zhurmshme te qytetit pata nje vegim tendin..."e dua"-mendova-"e dua e smund te bej pa te, pa te nuk mund te jetoj" Te kuptohemi jo se nuk mund vertet, se deri me sot nuk di te kete vdekur ndokush ngaqe nuk ka prane njeriun qe do.kur them "nuk mund te jetoj" kam parasysh qe gjerat me te mira, momentet me te bukura, castet me magjike, e ne te njejten kohe ato me te rendomtat do te me dukeshin pa kuptim, pa vlere e madje te merzitshme do te thoja, e kjo per mua eshte vdekje...e di qe tani do te kesh vene buzen ne gaz.Ti nuk besonne keto gjera.te duken kotesira.Ti mendon se gjerat e rendesishme te jetes jane ato qe kerkojne pergjegjesi.Puna, nje grua, nje shtepi, femije...edhe pse nuk i do, e rendesishme eshte te jene aty, sepse ju i gjykoni njerezit nga aparencat, nje njeri i respektueshem si ty nuk mund te ndjeke gjerat qe e bejne te qeshe ashtu sic i ndjekin kalamajte...kostumi yt gjithnje i hekurosur e kravata aq tmerresisht ceremoniale nuk ta lejojne kete gje...
Mbaj mend njehere, teksa ecnim ne rruge guxova te te kapja nga dora, me joshte shume ajo dora jote e madhe me gishtat e gjate si prej pianoje.Ti e eterhoqe dhunshem e me veshtrove sikur te kisha bere fajin me te madh ne bote.Per nje cast kisha harruar se nje njeri ne poziten tende duhet te ishte serioz ne "ambjentet publike" e lojera te tilla ishin te ndaluara mes njerezve, sepse ti ishe njeri me rendesi, me nje moral te larte.Mund te te kujtoj edhe episode te tjera si ky, ndoshta edhe me interesante por e di qe ty kujtimet nuk te pelqejne.Ti i hedh mbrapa e nuk te ben pershtypje qe ato jane pjese e jetes tende.Deri para pak kohesh nuk arrija te kuptoja ku e gjeje forcen ta beje kete, ose si e beje me aq lehtesi, pse???Me ne fund e kuptova.Ato per ty nuk kishin rendesi.Fundi i findit crendesi mund te kishte me cilin minister hengre dreke dje, sa njerez genjeve pardje me premtimet e tua te rreme, ne cqytet mbajte fjalim para nje jave, sa veta largove nga puna para nje muaji.Per perqafime femijesh as qe behet fjale se ata te shohin fytyren njehere ne jave, e jo me te te duan e te te puthin, apo te te perqafojne...Je kaq i zymte i vetepermbajtur, kaq serioz, i pergjegjshem, je i mbushur me difekte, te vogla e te medha.Jemi kaq shume te ndryshem ne te dy.Ti, qe nuk te hyn asgje ne sy, e un qe gjithshka me duket nje lumturi me vete.E perseri nuk e di pse, nuk e di se si, te dua, te dua me shume se cdo gje ne bote...te duasepse fundi i fundit, ne thellesi te shpirtit tend te zymte...je njeri...