Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

kastriot

Primus registratum
Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

NDALOHET HYRJA E USHTRISË GREKE NË TERRITORIN E SHQIPËRISË





Zotërisë së nderuar Alfred Moisiu

President i Republikës së Shqipërisë



Parlamentit të Republikës së Shqipërisë



Qeverisë së Republikës së Shqipërisë





TIRANË



Të nderuar Zotërinjë!



Ne, një grup oficerësh në lirim, pension dhe intelektualë, si të gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë, të shqetësuar prej veprimeve të Qeverisë, ju drejtohemi juve, i bëjmë apel ndërgjegjes suaj kombëtare që të ndalnin rrezikun që i kanoset Kombit tonë, duke ndalur hyrjen e ushtrisë greke në territorin shqiptar.

Ushtria greke nuk mund të hyjë në territorin shqiptar veçse me mandatin e NATO-s për këtë arsye:

Shteti grek vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës me Republikën e Shqipërisë dhe vazhdon ta mbrojë atë në çdo moment.

Në këto rrethana në se ushtria greke hyn në Shqipëri, atëhere vendi ynë legalisht do të quhet i pushtuar prej Greqisë.

Dy vjet më parë nën presionin e shqiptarëve, “Kompania” greke prej 873 trupash me oficerë madhorë e një gjeneral të instaluar në Kashar, pas revolucionit komunisto-grek të 1997-tës u “largua”.

Por u hap fjala se sapo kaloi kufirin, u vesh tebtil, me tesha civile dhe u rikthye përsëri tani për të përforcuar kishat, konsullatat, punonjësit e bankave, “afaristët”, “tregëtarët”, “këshilltarët”, “priftërinjtë” etj.

Në vitin 2000, “Organizata revolucionare e Vorio-Epirit” i kërkonte Qeverisë greke: “Të shpallte pushtimin legal të Shqipërisë”. Gjeneral Leitnant Nikolas Greliakis e quante vitin 1997 “shansin e rënë nga qielli”. Dhe meqënëse Qeveria greke “gaboi” i kërkonte të vazhdonte pushtimin e Shqipërisë me tërë mjetet.

Më 25 nëntor 2002, Qeveria e Nanos dërgoi në Athinë Ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majkon, i cili nënshkroi me Ministrin e Mbrojtjes Greke, marrëveshje ushtarake.

Sipas kësaj marrëveshje nga një garnizon që kishte Qeveria Greke më 1997, në vitin 2002 do të bëheshin tre: Një në Bisht Pallë, një në Durrës dhe një në Gjirokastër.

Në fund të dhjetorit 2002, zëvendës ministri i mbrojtjes greke erdhi për të përcaktuar detyrat konkrete të trupave greke në Shqipëri.

Është e kuptueshme për çdo vend, se ushtria e një shteti shovinist si Greqia nuk mund të lejohet të hyjë në një shtet tjetër, ndaj të cilit ka pretendime territoriale dhe mban me të ligjin e luftës. Ajo vazhdon të propogandojë se kufiri i shtetit grek është në Shkumbin dhe jo atje ku është sot zyrtarisht.

Zëvendës ministri i mbrojtjes greke me hipokrizi foli, për “forcimin e marëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Greqisë” dhe mbrojti ligjin e luftës ndaj dy vendeve!

Ne oficerët në lirim dhe intelektualët që nënshkruajmë këtë peticion ju bëjmë thirrje juve i nderuar zoti President, i bëjmë thirrje Parlamentit dhe Qeverisë që ushtria greke të mos lejohet të hyjë në territorin shqiptar, sepse atëhere ne legalisht do të quhemi të pushtuar prej Greqisë.

Në se Qeveria jonë nuk do ta përfilli thirrjen tonë dhe të gjithë shtetasve të vetë dhe nuk do ta kuptojnë përgjegjësinë ndaj Shqipërisë dhe tërë Kombit dhe, në këtë mënyrë shkelin lirinë dhe indipedencën kombëtare, ne do të demaskojmë politikën antikombëtare të kësaj Qeverie dhe do t’u bëjmë thirrje gjithë Shqipëtarëve të ngrihen në mbrojtje të lirisë dhe të indipendecën kombëtare me të gjitha mjetet.



Veç të tjerëve nënshkruajnë:



Kolonel Vesel Ahmeti

Kolonel Bajo Topulli

Kolonel Çobo Skënderi

Kolonel Qemal Gogollari

Kolonel Dashamir Ohri

Kolonel Edip Ohri

KolonelEnver Memisha

Kolonel Haki Jaupasi

Nën/ Kolonel Selami Lami

Major Jorgji Meçe

Major Musa Tartari

Kapiten Leke Leskaj

Doktor Çelo Gjokutaj

Doktor Eqerem Shehu

Shkrimtar Bedri Myftari

Shkrimtar Llesh Gjini

Publicist Skënder Qendro





Vijojnë nënshkrimet......


Kastriot: ftoj sejcilin nga pjesmarresit ne Forum te mbeshtesi letershkruesit dhe kerkesen e drejte qe parashtrojne ata ne kete leter te hapur.
 

AL PACINO

Forumium praecox
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

o kastriotune ta mshtes deri ne fund, menimin tan, ja shum dakort me ty, problemi esht se mu e ty, sna njigjon njeri. SHQIPERIA KA QEN GJITHMON TOP FUTBOLLI KU GJITHMON KAN LUJT ME NE SI JU KA DASH QEJFI./PER MENIMIN TIM VETEM NE 2 RASTE NUK KAN LUJT ME NE, SI JU KA DASH QEJFI,1 SKENDERBEU- 2 ENVER HOXHA/fatkeqsisht ne shqiptaret nuk mundemi me vendos perfatin tone,por jane te tjeret qe vendosin per ne,ja pse jemi top futboolli, qe na shkelmojne nji her ktej nji her anej,taman top futboolli.ndonjeri mund te thot jo sesht kshu, jemi ne qe duhet te vendosim per, fatin ton,por faktet thon ket, qe them un. JANE SHUM PAK ATO FIGURAT QE KANE BO PER KOMBIN TON DY- TRE - SHTAT,JAN PAK MEGJIHMEN, JA NE QFARE SITUATE NDODHEMI SOT.ME NIS E ME TE THON TE GJITH GABIMET DUHET DY TRE DIT ME SHKRUJT I KUPTOJ VESHTIRESITEQE ATO KAN PASUR NE ATO VITE,POR DUHET TE PRANOJME KAN BO PAK, E PO BOJME GJITHMON E ME PAK /TANI PER TANI TOPIN E GJUJN KTEJ E ANEJ E ISHALLA NUK NA QAHET TOPI/jetoj ne itali dhe e kuptoj me se miri qa do me thon me qan shqiptar,nuke diskutoj qe jam krenar, qe jam shqiptar me fal se e kalova pak temen, gjeta rastin me u sfogu pak. me respskt nga une alpacino
 

kastriot

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Fillimisht postuar nga AL PACINO:
[QB] o kastriotune ta mshtes deri ne fund, menimin tan, ja shum dakort me ty,.......


Fakt eshte se mua me pergjigjen shume te "sapoardhur" dhe fakti tjeter eshte se kalojne direkt ne ofendime personale.
Nje fakt tjeter eshte se mbasi une i pergjigjem me te njejten gjuhe(mbasi jam i detyruar) "Moderatori" nderhyn duke hequr ose censuruar pergjigjen time.

Kjo e gjithe me ben te mendoj se kam te beje vetem me keto PALO MODERATORE qe ngaqe nuk jane ne gjendje te akceptojne eksistencen e mendimit te ndryshem shfrytezojne te qenin"Moderator" dhe "i mbyllin" gojen te tjereve.

Juve PALO MODERATORE, PIONIERE TE EMVERIT dhe RINI NANOISTE mund te vazhdoni te silleni keshtu si jeni sjellur deri tani se ne fakt nuk tregoni gje tjeter vecse varferine tuaj shpirterore.Por ndoshta silleni keshtu edhe ne saje te "udhezimeve" dhe "direktivave" qe merrni.


Kastriot
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Kastriot si ta konsideroj kete leter?

Leter qe Turqia(kolonizatori i shqiptareve) dergon indirekt te qeveria shqiptare dhe ajo greke ?
Apo leter e shqiptareve te vertete qe nuk duan te ja dine per Turqine?

Me vjen keq se paskeni mashtruar nje shkrimtar me emrin Llesh Lleshi.
Duhet te jete budalla dhe nuk kupton se cfare luajne mbi shpinen e tij,muhamedinjte turq


<ul style="list-style-type: disc">[*]Te me falin moderatoret qe tregohem pak i tonuar nga zeri, por po mendoj tu shpjegoj ketyre te verteten mbi Shqiperine dhe shqiptaret[/list]
 

Dajaku

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Ju jeni budallenj apo s'doni me kuptu.
Sali Sllobodanka Berisha jane figura te UDB-se dhe Nano i sherbimeve sekrete greke.
Moisiu eshte klyshi i tyre se se ka votu kush.
Prite kur te te cojn nanjonin e te te heqin qafe.
Tani neve na duhet me bo lufte clirimtare nga e para o lum plaku. :tipsy:
 

marko

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Turqi pa Turqi, kta kane te drejte.
Ti je ne gjendje lufte me Greqine, po lejon trupat Greke te instalohen ne Shqiperi?!

Jemi qe jemi pse nuk fusim dhe nja dy garnizone Serbe ne Kukes e ne Tropoje, nja dy Turke ne Korce e ne Elbason dhe le ti ndryshojm dhe emrat ti vejm ka i vic ka mrapa ose, ose Kostaq, ose Muhamed, dhe le mos ti themi mo vetes Shqiptare.
qe kta filat e liruar kane te drejte kane te drejte.
 

marko

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

P.S. Edip Ohri dhe Bajo Topulli jane burra zotni se i njof perosonalisht.
 

altinzaka

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

O cuna te bejme cmose per ta ndaluar hyrjen e ketyre trupave greke,dhe vendosjen e tyre ne shqiperi. MOS HARRONI KALIN E TROJES
thumbsup.gif
 

AL PACINO

Forumium praecox
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

o U2, DUHET TE BASHKOHEMI TE GJITH DUHET, ME BO CMOS QE, TA NDALOJM KET KALIN E TROJES, SIC E THE TI NUK NA FALET NJI GABIM I TILLE UN JAM GATI TE JAP KONTRIBUTIN TIM, NISEM QE NESER NGA ITALIA, ME PROTESTU PER KET INVAZIM TE GREKERVE. KAM QEN NJI NGA TE PARET QE KAM ORGANIZU PER RREZIMIN E REGJIMIT KOM..KTO DIT ME KAN RON NE DOR SHKRIME PER HISTORINE E SHQIPERIS. TE RUAJTURA NE ARKIVIN E VATIKANIT, JEMI PERGJEGJES NE SHQIPTARET, PER KET POZICION, QE NDODHET SOT SHQIP,KOS,SHKUP,ULQIN,PREVEZ.JO,JO JEMI NE 2003 GABIMET QE JAN BO SHEKUJ,E VITE ME PAR NE ASNJI MENYR TE PERSERITEN. NUK DUHET TA LEJOJM QE GREKET E POSHTER TE HYN NE SHQIPERI.SMA MERR MENJA QE KA NGEL SEGRET PA I DAL SHQIPERIS DHE VRIMAT E MIVE I DIN GREKU, SERBI,CIA, KGB.ME FALNI SE U ZGJATA SHUM,U SFOGOVA.UN JAM GATI TE JAP KONTRIBUTIN TIM NE CDO LLOJ MENYRE ME FAKTE DHE JO ME FJAL,SEPSE KUPTOJ RENDESIN E KTIJ GABIMI,TE KTYRE AGJENTEVE,TE KTYRE FINOKVE.VALLAI ENVERI KA PAS SHUM GABIME POR KET GJO SE KISHTE LEJU ME U BO me respekt nga atdhetari i flakt al pacino
 

une_une

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Fillimisht postuar nga U2:
[qb] O cuna te bejme cmose per ta ndaluar hyrjen e ketyre trupave greke,dhe vendosjen e tyre ne shqiperi. MOS HARRONI KALIN E TROJES
thumbsup.gif
[/qb]
Ushtria greke eshte pjestare e NATO. Po futen trupat e NATO. Mos kerkoni antaresim ne NATO sepse jane greket aty. Kali i Trojes nje shpikje e bukur e Grekeve para mijera vjeteve. Teper dinake greket aziatike. Me duket se shqiptaret jane kontradiktore me veten. Nga Azia e prune kalin e Trojes greket? Lufta e Trojes ndodhi mijera vjet perpara. Si ka mundesi qe greket qenkan te ardhur aty ku jane? Thoni ska Kale troje eshte trillim letrar se perndryshe ju sa vertetuat me gojen tuaj faktin qe Greket nuk jane te ardhur.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Mjerë ne për antikombëtarët, tradhëtarët e kuislingët e Greqisë!
Jo vetem se duhet mbështetur letra e oficerëve, por sikur të ishin patriotë e kombëtar të gjithë udhëheqësit e partiv e shqiptarë duhet të protestojn, dhe ta ngrisin popullin në protesta kundër ardhjes së ushtrisë greke!
Ne jemi koloni e Greqisë edhe pa ardhjen e ushtrisë së tyre, vetem me ardhjen do bëhët edhe më keq.
 

Furor Aquila

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

NUK E MARR VESH PSE DO TE FUTET USHTRIA GREKE NE SHQIPERI?????PER CFAR ARSYE??
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

<span style="font-style: italic">te lutem modero fjalorin</span>
 

kastriot

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Fillimisht postuar nga pe.ili.sh:
[qb] Kastriot si ta konsideroj kete leter?

Leter qe Turqia(kolonizatori i shqiptareve) dergon indirekt te qeveria shqiptare dhe ajo greke ?
Apo leter e shqiptareve te vertete qe nuk duan te ja dine per Turqine?

Me vjen keq se paskeni mashtruar nje shkrimtar me emrin Llesh Lleshi.
Duhet te jete budalla dhe nuk kupton se cfare luajne mbi shpinen e tij,muhamedinjte turq


<ul style="list-style-type: disc">[*]Te me falin moderatoret qe tregohem pak i tonuar nga zeri, por po mendoj tu shpjegoj ketyre te verteten mbi Shqiperine dhe shqiptaret[/list]
[/qb]
<span style="font-weight: bold">Kastriot: Or Mik a e din se po behesh krejt i NEVERITSHEM me EKSTREMIZMIN FETAR qe te karakterizon???????</span>

Perse perpiqesh TE PERÇASH njerezit ketu me EKSTREMIZMIN TEND FETAR MESJETAR??????????????

Une nuk kerkoj ti imponohem anje shqiptare persa i perket besimit fetar dhe do TE RESPEKTOJ Besimet e tyre fetare pa dallim dmth do te respektoj si besimin Katolik ashtu edhe ate Mysliman ose ate Ortodoks sepse per mendimin tim Besimi fetar eshte vetem çeshtje personale dhe asgje me shume.

TI EDHE TIPA TE TJERE SI TY QE U MUNGON NJE RESPEKT I TILLE JENI PER MENDIMIN TIM TE DESTINUAR TE DESHTONI NE PERPJEKJET TUAJA PER TE MBJELLE PERÇARJE FETARE NE POPULL. PERDERISA EDHE NJE SHQIPTAR I VETEM DO TE BESOJE NE KRISHTIN UNE NDJEHEM I DETYRUAR TA RESPEKTOJ FENE KRISTIANE,PERDERISA EDHE NJE SHQIPTAR I VETEM DO TE BESOJE NE MUHAMETIN UNE NDJEHEM I DETYRUAR TA RESPEKTOJE FENE MUHAMEDANE.

<span style="font-weight: bold">ZOTI E KA DHENE TE LINDEMI SHQIPTARE, DHE NE NE QOFTE SE JETOJME SI SHQIPTARE TE VERTETE ATEHERE KEMI VENE, PER MENDIMIN TIM, VULLNETIN E TIJ NE ZBATIM, PAMVARSISHT NGA ZGJEDHJA E BESIMIT DMTH. RITEVE.</span>


Kastriot
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Kastriot:
Jap doreheqjen.
Une nuk po tregohem as ekstremist, por po mundohem te hap syte e tuaj te verbuar prej erresires.
Nuk jam ekstremist dhe po te isha i tille, kjo do te ishte fatkeqesia me e madhe per mua.

Ti qe merr shkrime te infiltruara, per te krijuar kaos kudo ashtu sikur beri edhe ishpresidenti jone,patjeter qe do ngjallin revolte te padeshiruar.

Pushteti eshte i juaji dhe ta gezoni gjithe jeten brez pas brezi.
 

marko

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

O pe.li.sh!
Po mire mor vlla, me thuj ti mu, me verte je dakort ti qe te kete nje ushtri te nje shteti ne gjendje lufte me ty, me te cilin ke konflikte per sa iperket synimeve territoriale(mne duam gjysmen e Greqis, ata duan gjysmen e Shqiperise) ne territorrin tone?
Nuk ka rendesi se kush po i bie kembanes se alarmit, rendesi ka qe rreziku eshte real miku im, te pakten ky eshte mendimi im.
 

Dajaku

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Bravo Marko,te lumte ashtu eshte, se taljont i kemi si i kemi, pipinot.
Por hajt te formojme ate parti shqiptare qe do kete per ideal mendimin e pjekur, fene e te parve tone dhe idealin kombetare dhe te fitojme dhe zgjedhjet e ti hudhim ne det sebet, grekrit e pipinot, te krijojme ate ushtri qe t'na mbroje pa pas nevojen e kerkujt, se per lufte s'na e ha kush. :tipsy:
 

roberto

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Ushtria gereke ka ardhur per ndihme logjistike. Ne kemi te drejte ta refuzojme dhe ti themi ikni sepse keto kushte jane qe qendrimi juaj ketu eshte anomal.


Megjithate...ne 97 nuk ngeli ushtri e huaj, spiun, kurd dhe UFO pa u fut ne token tone. Nuk kemi asgje qe te tjeret se dine.
 

Guest
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Jam dakort me kete leter te hapur.

@+
 

kastriot

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Fillimisht postuar nga pe.ili.sh:
[QB] Kastriot:
Jap doreheqjen.
Une nuk po tregohem as ekstremist, por po mundohem te hap syte e tuaj te verbuar prej erresires....&quot;


<span style="font-weight: bold">Prap pergjigje nuk ke dhene.A e mbeshtet letren e hapur apo je per greket dhe ushtrine e tyre???</span>


Kastriot
 
Top