Leonardo në delir: Besuam deri në fund
Trajneri i Milanit, Leonardo është shprehur shumë i kënaqur me suksesin e skuadrës së tij në fushën e Realit të Madridit. Megjithatë, tekniku brazilian ka bërë të ditur pas fitores 3-2 në “Santiago Bernabeu” se besonte te ky triumf shumë i rëndësishëm. “Sigurisht,që jam shumë i kënaqur për këtë fitore që vjen në momentin e duhur dhe na bën shumë optimistë për të ardhmen.

Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë,sidomos në pjesën e dytë. Skuadra ishte e vendosur dhe nuk u dorëzua edhe pas golit të parë të Realit. Megjithatë, mund të them se edhe përpara ndeshjes unë besoja te suksesi”, ka bërë të ditur Leonardo.

Ndërkohe, trajneri i Realit të Madridit, Manuel Pelegrini, ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij duhet të ishte treguar më e saktë, sidomos pas golit të parë. “Unë mendoj se derisa erdhi goli i barazimit të Milanit, ne po luanim shumë mirë, duke kontrolluar lojën.

Por,në pjesën e dytë nuk u treguam të saktë, duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve të shënojnë. Megjithatë nuk është fundi i botës dhe ne mund të fitojmë në Milano”, ka përfunduar Pelegrini. Pas tre ndeshjeve të luajtura në grupin “C”, Milani dhe Reali kanë nga 6 pikë, të ndjekur nga Marseja e Zyrihu me nga tre pikë.

E ndërkohë, mediat spanjolle kanë sulmuar trajnerin Pellegrini dhe lojtarët e Realit për humbjen 3-2 ndaj Milanit në Santiago Bernabeu.

I vetmi që ka arritur t’i shpëtojë kritikave të gazetarëve ishte kapiteni Raul Gonzalez. Prestigjozja sportive “AS” ka në faqen e saj të parë një foto të Raul, ndërkohë që në brendësi shkruan: “Ti dhe askush tjetër”, duke theksuar se kapiteni ishte i vetmi nga madrilenët që dëshironte fitoren ndaj veteranëve kuqezi.

Gazeta tjetër sportive “Marca” i është kundërpërgjigjur trajnerit Pellegrini, i cili pas ndeshjes deklaroi se lojtarët e tij nuk luajtën keq.

“Cilën ndeshje ka parë Pellegrini? Madridi bëri hara – kiri dhe i dhuroi ndeshjen Milanit me 14 lojtarë që e kanë kaluar moshën 30 vjeç. Portieri më i mirë i botes, Casillas, nuk ishte në ditën e tij më të mirë”, thuhet në komentin e kësaj gazete, që e ka bërë më alarmante situatën te madrilenët pas humbjes së dytë pa Cristiano Ronaldon.

Ndërkaq, gazetave politike nuk u ka mjaftuar suksesi i Milanit për të ndryshuar gjykimin e tyre ndaj kuqezinjve. Titulli i “El Pais”: Madridi rifreskon Milanin. Bingo për skuadrën italiane, të cilës i mungon forca, por që ecën përpara me urtësi e mençuri.

Gazetat sportive me qendër në Barcelonë janë marrë më shumë me ish lojtarin e tyre, Ronaldinho. E përditshmja “Sport” shkruan: Ronaldinho fiton sërish në Bernabeu. Braziliani nuk është i njëjti me atë të Barcelonës së para 4 viteve, por ai ishte protagonist i një tjetër fitoreje historike në Madrid.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24592. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24592