Re: Lenia e Lekeve !!
s'e mora vesh se si rreshqiti muhabeti ke ceremonite mortore po hajt mo..... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
lenia le lekve per menimin tim ka qene domosdoshmeri. ti shkosh tjetrit per nje rast te caktuar, eshte mire qe ti shkosh me duar plot, dhe ky nuk eshte zakon i joni, po i çfardo shoqerie ne bote. eshte mirsjellje dhe tregues vleresimi qe i ben tjetrit.
mesa kam pare neper emisjone, se vete nuk kam shkuar aq larg, edhe ne vendet me te thella kur shkon e i futesh ne kasolle tjetrit duhet ti japesh diçka tenden, qe te te mbaje mend dhe te forcosh lidhjen edhe per ate 10 minutsh qe mund te te duhet te rrish.
duke qene se ne shqipri, dhuratat kan qene te limituara (meqe ra fjala per skeçe ka qene nje skeç kur per dasem nje çifit i çuan nja 20-30 suvenire porcelani te njejte nga kolektivi i punes), me mire sesa te çoje diçka pa kuptim, leri lek. sesa me qellim eshte bere kjo gje nuk e di, po me mire keshtu.
nje i huaj mund te habitet psh sesi gzohet fisi, dhe lihen leke kur dikush vjen nga jashte. por i huaji nuk e di ça shtegtimi e ça aventure ka qene, dhe eshte, mergimi per shqiptaret. ndoshta nuk e njeh akoma shprehjen "shyqyr qe t'erdhi Lymi shnosh e lum plaka".
zakonet e nje populli lindin nga nevoja, dhe trashegohen per inerci.