Re: Leku me i rendesishmi ?!!
Te gjithe e dine pak a shume qe paraja eshte KOMODITET, te mbush xhepin, dollapet, listen e gjerave qe KE MUNDUR te besh, perfshire ketu: pushime, restorante, udhetime etj etj. Nga ana tjeter, kur je i ndergjegjshem qe paraja s'eshte asgje me shume se nje copez leter, ne nivelin personal eshte me mjaft peshe. Paraja te mbush xhepin, por jo zemren/shpirtin (paraja normalisht ia mbush shpirtin djallit-copyright pls!)!
Ja se si: paraja eshte nje metafore per gjithcka: dashurine, sigurine, lirine, pronesimin, dhe te ardhmen. Ne fakt eshte nje pike teper e "nxehte" per shumicen e njerezve. Paraja te jep panvaresine, qe te sjell ne anen tjeter jo vetem komoditetet e mesiperme, por edhe komoditetin e te zgjedhurit si efekt "anesor". Kur s'ke shume para, edhe diapazoni i zgjedhjeve ngushtohet, duke rezultu ne stres, mospermbushje, inat, deri dhe ne gabime.
Paraja ka, nga ana tjeter, nje ndikim shume te madh ne stilin e te jetuarit. Shumekush eshte mesuar me nje lloj jetese, nje stil qe eshte kthyer ne standart, e pas pak kohesh, per nje arsye a tjeter, eshte i detyruar te kompromentoje stilin e vet te jeteses e cila gjithashtu shoqerohet me frustrim.
Sugjerimi: Meditoni mbi gjerat qe ke, qofte kjo dhe paraja, jo per ato qe MUND te kishe pa i hequr vetes te drejten e enderrimit racional dhe te miredrejtuar nga mundesite qe te ofron vetja, dhe, per asnje menyre ne bote, mos ushqeni ne vetvete ndjenjen e fajesise per mos-zoterim te parase kur ti mendon qe te duhen dhe qe te tjeret e kane e s'dine c'ta bejne. Ajo shkon e vjen! (natyrisht me shpesh/lehte shkon sesa vjen /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif , po kurajo se s'o fundi botes)