Legjenda, gojedhana,mite!

Narkomane

Valoris scriptorum
Këngët Legjendare
Këngët legjendare, siç e thotë edhe vetë fjala, janë këngë që thurren rreth një legjende. Në legjenda kemi një fakt real apo historik që legjendarizohet, përrallizohet, kurse në përralla nuk kemi asnjë bazë reale, në to gjithçka është trillim. Megjithatë kufiri midis përrallës dhe legjendës është shumë i brishtë dhe, me kalimin e kohës, mjaft legjenda kanë ardhur duke u transformuar përherë e më tepër së paku për nga forma dhe mënyra e narracionit, në përralla.
Disa studiues i kanë quajtur këngët legjendare edhe ballada. Ne të vërtetë identifikimi i këngëve legjendare me balladat është shumë i dyshimtë dhe, sidoqoftë, jo i plotë. Ballada para se të jetë një zhanër letrar është një zhanër muzikor. Lindur në mesjetë, ajo ishte një këngë e vallëzuar, me një strukturë strofike të caktuar dhe me një refren që këndohej në kor nga populli. Ajo në zanafillë kishte në bazë një tregim epiko-lirik disi të mistershëm, plot qënie mitologjike dhe disi të zymtë, gjë që u pëlqeu shumë romantikëve, të cilët e morën këtë zhanër mesjetar dhe e bënë të tyre duke shkruar, në bazë të motiveve popullore, ballada të famshme, siç bënë kryesisht gjermanët Gëte, Shiler, Byrger etj.
Këngët tona legjendare, ashtu si të gjitha këngët e tjera të folklorit tonë, janë pjesë që këndohen, nuk recitohen. Por ato, me sa dimë, nuk vallëzohen dhe aq më pak nuk kanë ndërtime strofike fikse me refren të caktuar, por janë këngë fare të thjeshta që përcjellin një ngjarje dhe, për këtë, përqasja me balladat kufizohet deri diku vetëm me brendinë e subjekteve të tyre që shquhen për diçka të mistershme , te çuditshme dhe fantastike.
Është vendi këtu, ndërkaq, të shtrojmë një çështje më të përgjithshme që do të përfshinte legjendat, mitet dhe përrallat. Legjendat që na kanë arritur, kanë pësuar në kurriz të tyre transformime duke kaluar nëpër periudha të ndryshme, në mes transformimesh historike, shoqërore, filozofike e psikologjike. është vështire të besosh se ato na kanë arritur në formën e tyre të parë, mbasi në shumë prej tyre haset dukuria e kontaminimit (në to shkrihen hera herës subjekte të dy a më shumë legjendave apo edhe elemente nga subjekte legjendash të ndryshme). Përveç kësaj, shtrirja gjeografike e legjendave është e madhe, praktikisht në tërë Evropën dhe kështu në të hasen raporte të shumta që nëpërmjet analizës krahasuese studiuesit. Çabej, Haxhihyseni, Kadare, Arapi etj.) janë munduar të vënë në dukje. Me një fjalë, ne duhet të zbulojmë mentalitetin e lashtë, tepër të lashtë e tepër primitiv, të njerëzve që janë në zanafillë të këtyre miteve dhe legjendave. Të këtij mendimi janë studiues, si Sheling në librin e tij "Filozofia e mitologjisë", Kasirer në librin "Filozofia e formave simbolike" etj. Vimë kështu te interpretimi, simbolik që shkencëtarët e sotëm kanë zgjedhur përgjithësisht për mitet, përrallat dhe legjendat.
Sipas studiuesve, ne veprojmë sipas dy logjikave: sipas Logjikës Aristoteliane (Logjika Formale) dhe sipas Logjikës Dialektike (Logjika e Esencës). Ndërsa Logjika Formale kryen detyrën e klasifikimit, të sistemimit dhe të organizimit të përvojës, Logjika Dialektike është në krye të çdo proçesi krijues, në krye të çdo proçesi intelektual pak a shumë të thellë. Me një fjalë, Logjika Dialektike është shumë më e hershme e me të, njerëzimi krijon, ndërsa Logjika Formale është më e re dhe shërben për të organizuar, klasifikuar veprimin mendor. E dyta operon me fjalën, e para shprehet nëpërmjet simboleve, që përbëjnë, siç thotë Erik From ("Gjuha e harruar" Tiranë "Dituria" 1933) "gjuhën e vetme universale që ka krijuar ndonjëherë raca njerëzore". Pikërisht këtë gjuhë janë duke studiuar sot shkencëtarët (Shih për këtë edhe P.Zheji te "Hylli i Dritës" Nr.1-2 Tiranë, 1994 dhe P.Zheji "Shqipja dhe sanskritishtja" Pjesa I Tiranë, më 1997 duke u përpjekur të gjejnë kodin e saj. Për rëndësine e kësaj "gjuhe simbolike" flet qartë Fromm kur thotë: "Mësimi i metodave të të kuptuarit të gjuhës simbolike duhet të futet në shkollat tona të larta dhe në universitete, njësoj si gjuhët e tjera "të huaja". Dhe më poshtëë:
"Në gjuhën e simboleve, përvojat e brendshme, ndjenjat dhe mendimet, shprehen si të ishin përvoja shqisash, ngjarje të botës së jashtme. E drejtuar prej një logjike të ndryshme nga ajo e zakonshmja, që përdorim gjatë ditës, pra, një logjikë ku kategori sunduese nuk janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe asosacioni, ajo është, ndoshta e vetmja gjuhë universale e krijuar prej njeriut, që ka mbetur e njëjtë për çdo qytetërim dhe gjatë gjithë historisë. Është një gjuhë që ka gramatikën e sintaksën e vet, e cila duhet mësuar, nëse dëshiron të kapësh domethënien e miteve, të
përrallave dhe të ëndërrave".
Nga këto, sa u tha gjer këtu, kuptohet se në mitet, legjendat dhe përrallat, (ashtu si në ëndërrat, do të thoshte Fromm), ne gjejmë lodrën e simboleve, gjuhën e tyre dhe nëse duam të kapim domethënien e vërtetë të miteve dhe të legjendave, duhet të dimë të "lexojmë" poshtëë ngjarjeve, subjektit që paraqitet në to, duke e parë pikërisht këtë lëvizje ngjarjesh si lëvizje simbolesh. Dhe Fromm në librin e tij të përmendur më lart, na jep modele të këtij "leximi simbolik" duke analizuar mitin e Edipit, përrallën e Kësulkuqes etj. Gjer më sot te ne nuk është bërë asnjë përçapje për të parë në këtë prizëm thesarin e miteve, përrallave dhe legjendave tona, gjë që do të na bënte t'i shikonim këto krijime primordiale në një dritë e kuptim krejt të ri. Studimet tona në këtë lëmë gjer më sot nuk kanë shkruar më tej studimit të tyre të krahasuar.
Duke i hedhur një sy pasurisë së këngëve legjendare që kemi trashëguar dhe që kemi mundur të mbledhim deri më sot, vëmë re se ato hasen në tërë trojet ku jetojnë shqiptarët, në Shqipëri, në Kosovë, në Çamëri dhe te arvanitët e Greqisë, në Mal të Zi, te arbëreshët e Italisë etj. Mosha e tyre është shumë e lashtë dhe, nuk ka dyshim se shumë prej tyre humbasin në mijëvjeçarë.
Edhe këtu, është e udhës t'i ndajmë për voli studimi në dy grupe të mëdha: 1) Këngë legjendare të metamorfozës dhe 2) Këngë legjendare me bazë realiste (historike).
 

ViktorSonik

Primus registratum
Legjenda, gojedhana,mite!

Po e filloj vete e para me Legjenden e Shqipes e lidhur me Kombin Shqiptar.

Legjenda e djaloshit dhe shqiponjes.

Nje dite nje i ri ishte duke gjuajtur neper male,ku nje shqiponje fluturoi mbi te duke rrahur fort krahet dhe ndaloi ne nje shkemb.Shqiponja ishe shume e madhe dhe mbante nje gjarper ne sqepin e saj.Pas pak, shqiponja fluturoi mbi shkemb dhe ndaloi aty ku kishte folene e saj.Djaloshi i ri kerceu mbi shkemb dhe vuri re se ne fole ishte nje shqiponjez e vogel qe po luante me gjarperin e ngordhur.Por gjarperi nuk ishte fare i ngordhur.Ne ate cast gjarperi ngre koken dhe u pozicionua gati per te pickuar shqiponjezen e vogel me dhembet e tij helmues.
Djaloshi nxorri ne cast harkun dhe shigjeten dhe qellon mbi gjarperin per vdekje.Me pas e mori shqiponjezen dhe mori rrugen e kthimit.
Kur s'kish bere vecse ca hapa, degjon mbi koken e tij nje zhurme te forte perplasje krahesh,ishte shqiponja meme.

"Perse po me rremben foshnjen time" iu qa shqiponja.

"Shqiponjeza tani eshte imja, pasi une i shpetova jeten duke vrare gjarperin qe donte ta pickonte, gjarperin qe ti nuk e vrave dot vete." iu pergjigj djaloshi.

"Me kethe zogthin tim dhe une do te te jap si kembim mprehtesine e syve te mi dhe forcen e kraheve te mi.Do te behesh i forte dhe i pathyeshem dhe do te njihesh me emrin tim.
Djaloshi u bind dhe ia ktheu zogthin memes se vet.Kur zogthi u rrit dhe nisi te fluturonte, shihej gjithnje te fluturonte ne qiell diku mbi koken e djaloshit, ngado qe ai shkonte, i cili dhe vete ishte bere burre.Me harkun dhe shigjetat e tij ai vrau shume grabitqare neper pyje dhe me shpaten e tij u preu kokat shume kundershtare dashakeqes.
Pergjate tere ketyre viteve, shqiponja e shoqeroi djaloshin dhe e udhehoqi pa iu ndare as edhe nje cast.
Te mrekulluar nga bemat e djaloshit gjuetar e luftetar, banoret e atyre aneve e zgjodhen ate prijesin e tyre dhe e quajten Shqipetar ose bir i shqipes, dhe trojet ku banonin i quajten Shqiperi ose Vendi i Shqiponjave


images
Faleminderit
 
Top