Legjenda, gojedhana,mite!

Kordelja

Valoris scriptorum
Legjenda, gojedhana,mite!

Po e filloj vete e para me Legjenden e Shqipes e lidhur me Kombin Shqiptar.

Legjenda e djaloshit dhe shqiponjes.

Nje dite nje i ri ishte duke gjuajtur neper male,ku nje shqiponje fluturoi mbi te duke rrahur fort krahet dhe ndaloi ne nje shkemb.Shqiponja ishe shume e madhe dhe mbante nje gjarper ne sqepin e saj.Pas pak, shqiponja fluturoi mbi shkemb dhe ndaloi aty ku kishte folene e saj.Djaloshi i ri kerceu mbi shkemb dhe vuri re se ne fole ishte nje shqiponjez e vogel qe po luante me gjarperin e ngordhur.Por gjarperi nuk ishte fare i ngordhur.Ne ate cast gjarperi ngre koken dhe u pozicionua gati per te pickuar shqiponjezen e vogel me dhembet e tij helmues.
Djaloshi nxorri ne cast harkun dhe shigjeten dhe qellon mbi gjarperin per vdekje.Me pas e mori shqiponjezen dhe mori rrugen e kthimit.
Kur s'kish bere vecse ca hapa, degjon mbi koken e tij nje zhurme te forte perplasje krahesh,ishte shqiponja meme.

"Perse po me rremben foshnjen time" iu qa shqiponja.

"Shqiponjeza tani eshte imja, pasi une i shpetova jeten duke vrare gjarperin qe donte ta pickonte, gjarperin qe ti nuk e vrave dot vete." iu pergjigj djaloshi.

"Me kethe zogthin tim dhe une do te te jap si kembim mprehtesine e syve te mi dhe forcen e kraheve te mi.Do te behesh i forte dhe i pathyeshem dhe do te njihesh me emrin tim.
Djaloshi u bind dhe ia ktheu zogthin memes se vet.Kur zogthi u rrit dhe nisi te fluturonte, shihej gjithnje te fluturonte ne qiell diku mbi koken e djaloshit, ngado qe ai shkonte, i cili dhe vete ishte bere burre.Me harkun dhe shigjetat e tij ai vrau shume grabitqare neper pyje dhe me shpaten e tij u preu kokat shume kundershtare dashakeqes.
Pergjate tere ketyre viteve, shqiponja e shoqeroi djaloshin dhe e udhehoqi pa iu ndare as edhe nje cast.
Te mrekulluar nga bemat e djaloshit gjuetar e luftetar, banoret e atyre aneve e zgjodhen ate prijesin e tyre dhe e quajten Shqipetar ose bir i shqipes, dhe trojet ku banonin i quajten Shqiperi ose Vendi i Shqiponjave


images
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Legjenda, gojedhana,mite!

Ne postimet ne vijim do doja qe kushdo di dhe ka mundesi (edhe une bashke me ju /pf/images/graemlins/smile.gif ) te sjelli keto mite te cilat jane edhe me te njohurat:

Gojedhana

Djali dhe e bukura e dheut
Qerosi
Tre shoket dhe e bukura e dheut
Tri motrat dhe tre vellezerit
Vajza qe u be djale
Legjenda e djaloshit qe kuptonte gjuhen e kafsheve
Ariu dhe dervishi
Gjarperi dhe vajza e mbretit
Gjysmagjeli


Legjenda shqipetare

Fuqia e Mujit
Muji dhe zanat e pyllit
Dasma e Halilit
Mujo dhe Halili tek sulltani
Muji hakmerret per vdekjen e Halilit
Gjergj Elez Alia
Ymer Aga i Ulcinj
Skandereu dhe Ballaban
Shega dhe Vllastari
Legjenda e Rozafes
Doruntina
etj etj........... /pf/images/graemlins/smile.gif

Shkrim te kendshem! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Legjenda, gojedhana,mite!

LEGJENDA E RRASES “ÇEKBENI”

Mbas pushtimit te Beratit, armiqte e mallkuar ngriten krye dhe rrethuan fortesen.
Te rrethuarit nuk paten shteg prej nga mund te lajmeronin sulltanin per kete kryengritje . Me ne fund nje trim nga te rrethuaret u var i lidhur me litar poshte neper kete rrase dhe zbriti ne lumin e Osumit e prej ketej shkoi me te shpejte ne Adrianipoje, ku i dha informata sulltanit mbi sa kishte ndodhur.
Pasi i dha shperblime e dhurata, e nisi per tu thene te rretuarve se se shpejti do te nisej vete padishahu per ti neneshtruar ata rrebele.
-Trimi guximtar, mbas tre dite udhetimi, mberriti te rrasa dhe bertiti:(terhiqme mua). Te rrethuaret e dalluan zerin e shokut te tyre dhe e terhoqen perpjete me litar, duke e futur brenda ne keshtjelle. Lajmetari, pasi u pershendet me shoket e tij, u komunikoi urdhrin mbreteror: Thuaju luftetareve te mij se brenda 10 diteve do te arrije bashke me 10000 vete. Le te qendrojne me energji fetare dhe te mos e dorzojne fortesen!
Nga ky urdher I sovranit u inkurajuan te rrethuarit e demoralizuar dhe e mbrojten fortesen deri sa arriti ndihma, e cila neneshtroi dhe kaloi ne sater kryengritesit. Mbas ketij suksesi sovrani ua shperbleu me durata luftetareve, e sidomos , te cilit I dha nje zeamet,duke I falur nje katund me vete, ku u themelua fisi I. Qe nga ajo dite rrases ne fjale I mbeti emri “rrasa e Çekbenise”, qe eshte nje rrase e bardhe dhe e ndritshme.

Marre nga www.vloraweb.org
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Legjenda, gojedhana,mite!

Sipas legjendave antike të përmendura nga Plutarku, shtojzavallet që jetonin në Liqenin e Butrintit sapo moren vesh që Fyelltari I Parë I historisë antike Pann, miku I barinjve vdiq, filluan të vajtonin me të madhe. Lundërtarët që kalonin aty pranë e shpërndanë lajmin e vdekjes së Panit dhe barinjtë e përhapur nëpër male filluan të luanin në fyell për nder të fyelltarit Pan. Që nga ajo kohë shtojzavalet e Liqenit të Butrintit I luteshin barinjve që në kujtim të Panit të luanin meloditë më të bukura dhe që nga ajo kohë mbeti si traditë që barinjtë e maleve të Epirit të kujtonin Panin me muzikën e fyejve të tyre.

viewlakebutrint.JPG
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Legjenda, gojedhana,mite!

Historia e kalasë Rozafa

"Krenare ngrihet mbi Bunën e gjanë e mbi qytetin e Shkodrës kalaja e lashtë e Rozafatit. Kur asht qitë guri i parë në themelet e kësaj kështjelle? S'dihet. Historia e saj tretet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj mange. Nji gja dihet mirë e kjartë: ate e kanë pasë dikur labeatët e mandej ardianët, që ishin fise të forta ilire.

N'atë kohë tanë bregu i këtejshëm i Adriatikut, deri në Tergestën e bujshme jase Triestën e ditëve tona, ish breg ilir. Ma vonë, u derdhën këndej romakët, tevona sllavët, normanët, venetikët, turqit e shumë popuj tjerë të huej. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si edhe vetë muret e kështjellës, janë lagë me përrej gjaku t'atyne që e kanë sulmue dhe t'atyne që e kanë mbrojtë. Të huejt erdhën e shkuen, kurse populli ynë mbeti i ngulun në këtë tokë ilire. Ndërtimi i kështjellës së Rozafatit ka nji gojëdhanë të bukur e të hidhun që na ka ardhë nga lashtësia jonë.
Qe se ç'thotë kjo gojëdhanë.
"... I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tanë. Tri ditë e tri net kjo mjegull mbeti aty. Mbas tri ditësh e tri netësh nji erë e hollë fryu e e naltoi mjegullën. E naltoi dhe e shpuni deri në kodrën e Valdanuzit. Aty maje kodrës tre vëllazën punoshin. Ndërtoshin nji kështjellë. Po, murin që naltoshin ditën u prishej natën, e kësisoj nuk e naltonin dot.
Na kalon aty nji plak i mirë.
- Puna e mbarë, o tre vëllazën.
- Të mbarë paç, o plak i mirë. Po ku e sheh ti të mbarën tonë? Ditën punojmë, natën na shembet. A din me na diftue ndoj fjalë të mirë: çka të bajmë që t'i mbajmë muret më kambë?
- Unë di - u thotë plaku ~ po drue me jua thanë se a' mëkat.
Atë mëkat hidhe mbi krytin tonë, se na duem ta qëndrojmë më kambë nji këtë kështjellë. Plaku i mirë mendohet e pvet:
- A jeni të martuem, trima? A i keni ju të tri varzat e jueja?
- Të martuem jemi - i thonë ata. - Edhe të tre i kemi varzat tona. Na thuej pra ç'të bajmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë?
- Në daçi m'e qëndrue, lidhuni me besa-besë: varzave mos u diftoni, në shpi mos kuvendoni për fjalët që do t'ju thom unë. Ate prej të tri kunatave që do të vijë nesër bukë me ju pru, ta merrni e ta muroni të gjallë në mur të kështjellës. Atëhere keni me pa se muri ka me zanë vend e me qëndrue për jetë e mot.
Tha kështu plaku e shkoi: njitash u pa, njitash s'u pa.
Medet! Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën. Kuvendoi në shtëpi, i tregoi vashës së vet kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen. Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të tana vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën e fjalën: nuk kuvendoi në shpi, nuk i tregoi vashës së vet.
Nadje. Të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanët shkapeten, gurët copëtohen, zemrat rrahin, muret naltohen.
Në shpi, nana e djemve s'din gja. I thotë të madhes:
- Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa, nanë, sod s'mund të shkoj se jam e sëmunë.
Kthehet i thotë të mesmes:
- Moj nuse e mesme, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
- Besa, nanë, sod nuk mund të shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtë.
Nana e djemve i kthehet nuses së vogël:
- Moj nuse e vogël...
Nusja e vogël brof në kambë:
- Urdhno, nanë!
- Mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
- Besa, nanë, unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Drue se don gji me pi e kjan.
- Nisu, shko, se djalin ta shikjojmë na, s'ta lamë me kja - i thonë të kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me venë, e puth djalin në të dy faqet, niset e bjen në Kazenë; njaty ngjit kodrën e Valdanuzit, i avitet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetnit e i shoqi.
- Puna mbarë, o mjeshtër!
Po ç'asht njikështu?
Çekanët ndalen e s'shkapeten, po zemrat rrahin fort e fort. Fëtyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotë:
- Ç'ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindë n'e zezë ditë, moj kunata jonë. Na e kemi ba me fjalë me të murue të gjallë në mur të kështjellës.
- Shëndosh ju, o kunetë. Po unë do t'ju la nji porosi: kur të më muroni në mur, synin e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, kambën e djathtë të ma lini jashtë, gjinin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të kjajë - me njanin sy do ta shikjoj, me njanën dorë ta ledhatoj, me njanën kambë t'i tund djepin e me njanin gji t'i jap me pi. Gjini m'u nguroftë, kështjella qëndroftë, djali jem u trimnoftë, u baftë mbret e mbretnoftë!
Ata e marrin nusen e vogël e e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, naltohen, nuk shemben ma si ma parë. Po rranxë tyne gurët janë edhe sod të lagun e të myshkun, sepse vahdojnë me pikue lotët e nanës për birin e saj... E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi. "


Marre nga www.rozafa.ac

rozafa.jpg
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Legjenda, gojedhana,mite!

Çakmaku

Canten ne shpine, shpaten ngjeshur ne brez, nje ushtar ecte rruges se madhe:
nje , dy!nje!dy! Kishte qene ne lufte dhe tani kthehej ne shtepi. Udhes takoi nje magjistare plake. Oh ajo ishte e shemtuar, buza poshtme i varej mbi kraharor!
-Mirembrema, ushtar!-tha ajo,-sa shpate te bukur qe paske! Sa e madhe qenka canta jote! Ti me dukesh ushtar i vertete; keshtu qe po te jap para sa te duash.
-Faleminderit, o plake!-u pergjigj ushtari.
-E shikon ate pemen e madhe? - vazhdoi magjistarja duke i treguar me gisht nje peme aty prane;-ajo eshte krej bosh perbrenda; hip siper , do shohesh nje vrime te madhe ; nga kjo vrime rreshqet gjer ne fund te pemes. Po ta lidh trupin me nje litar , qe kur te me therresesh , te te ngre perseri.
-C'do te bej ne fund te pemes?-pyeti ushtari.
-Do kerkosh para. Sapo te arrish ne fund te pemes, do te gjendesh ne nje korridor te madh te ndricuar mire pasi atje ka mbi 100 llamba. Do te shohesh tre porta, mund t'i hapesh, celesat jane bravat. Po hyre ne dhomen e pare, do te shohesh , ne mes te dyshemese, nje arke te madhe me nje qen persiper. Syte e ketij qeni jane aq te medhenj sa nje filxhan caji, po ti mos u habit. Po te jap mesallen time me kuti te kaltra. Ti do ta shtrosh ate ne dysheme:ec me guxim drejt qenit, kape , vere ne mesallen time; hape arken dhe merr aty sa grosh te duash. Te gjitha jane prej bakri; ne te pelqen me shume argjendi, hyr ne dhomen e dyte. Atje eshte ulur nje qen qe i ka syte me te medhenj sa nje gur mulliri: mos u habit, vere ne mesallen time dhe merr argjend sa te kesh qejf. Ne qofte se te pelqen floriri me shume edhe mund te kesh sa te duash, per kete mjaftonte hysh ne dhomen e trete. Mirepo qeni qe eshte ulur ne arke i ka syte me te medhenj sa nje kulle e madhe e rrumbullaket. Besome, nje qen i forte. Sidoqofte,ti mos u habit: vere mesallen time, ai nuk do te te beje asnje te keqe dhe merr nga arka sa flori te duash.
-S'me duket aspak keq,-tha ushtari; po ti cfare do qe te te jap, o magjistare plake? Mendoj se edhe ti duhet te kesh pjesen tende.
-Jo, une nuk dua asnje grosh; vetem te me sjellesh cakmakun e vjeter qe e ka lene atje gjyshja ime kur ishte per vizite heren e fundit.
-Mire. Shkoma litarin rreth trupit.
-Na, na edhe mesallen time me kuti te kaltra.
Ushtari hipi ne peme, rreshqiti nga vrima poshte dhe u gjend ashtu sic kishte thene magjistarja, ne nje korridor te madh, te ndricuar nga njeqind llamba.
Hapi porten e pare! Uf! Qeni qendronte I ulur dhe ia nguli syte e tij te medhenj sa filxhanet e cajit.
-Ti je nje djale I mbare, I tha ushtari duke e kapur ; e vuri ne mesallen e magjistares dhe mori aq grosh bakri sa I nxune xhepat. Pastaj e mbylli arken, e vuri perseri qenin persiper dhe iku ne dhome tjeter.Si qe e mundur! Atje qendronte qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje gur mulliri.
-Ki kujdes e mos m’I ngul syte aq shume –tha ushtari, -se do te te prishen.
Pastaj e vuri qenin ne mesallen e magjistares. Por kur pa gjithe ato te holla argjendi ne arke, I hodhi poshte ato prej bakri dhe ngjeshi mire me argjend xhepat dhe cantet e tij.
Pastaj, hyri ne dhomen e trete. Oh! C’tmerr!Qeni i kishte syte me te vertete te medhenj sa nje kulle e rrumbullaket; ata I verviteshin ne koke porsi rrota.
-Mirembrema!-tha ushtari duke nderuar ushtarakisht, se ne jeten e tij nuk kishte pare kurre nje qen te tille. Por, mbasi e veshtroi pak, mendoi me vete:”Mjaft!” E uli poshte qenin dhe hapi arken. Zot i madh! Sa flori qe kish! Sa per te blere gjithe qytetin e Kopenhages, gjithe derrat prej sheqeri te tregetareve te embelsirave, gjithe ushtaret prej plumbi, gjithe kamxhiket dhe kuajt, gjithe lodrat e botes; verte, kish shume flori.
Ushtari I flaku monedhat e argjendta qe kish ne xhepat dhe ne cante dhe I zevendesoi me flori. I mbushi kaq shume xhepat, thesin, kapelen, madje edhe cizmet, sa mezi ecte. Ish apo s’ish I pasur! E vuri qenin mbi arke, mbylli porten dhe nepermjet vrimes se pemes thirri:
-Tashti , me ngri lart o nene.
-E ke cakmakun ?- pyeti ajo.
-Oh jo vertet! E harrova fare.
U kthye mbrapsht dhe e solli. Atehere magjistarja e ngriti lart dhe ai u gjend perseri ne rruge te madhe me xhepat, canten , cizmet dhe kapelen plot me florinj.
-C’do ta besh kete cakmak ?-pyeti ushtari.
-S’te hyn ne pune ty. Ti more parate; me jep cakmakun tani.
-Gjepura! Me thuaj ne cast se c’do ta besh , ndryshe hoqa shpaten dhe ta preva koken.
-Jo!-u pergjigj magjistarja.
Ushtari ja preu koken.Magjistarja u shtri sa gjate gjere kurse ai mblodhi parate ne mesalle, I ngarkoi ne kurriz, vuri cakmakun ne xhep dhe shkoi ne qytet.
Ishte nje qytet shume I bukur dhe ai hyri ne hanin me ne ze. Kerkoi dhomen me te mire dhe gjellet me te shijshme. Ishte pasanik I madh!
Sherbetori qe duhej t’i pastronte cizmet u cudit qe nje zoteri aq I pasur, kishte cizme aq te vjetra. Por ushtari nuk kish pasur kohe qe te blinte te reja; vetem te nesermen gjeti cizme te bukura dhe rroba me vertete elegante. Ushtari na u be zoteri I shquar. Ia treguan nje nga nje te gjithe gjerat e bukura ne qytet, I folen per mbretin edhe te bijen e tij, princeshen shume te bukur.
-Si te bej qe ta shoh? –pyeti ushtari.
-Eshte shume e veshtire!- u pergjigjen qe te gjithe- Ajo banon ne nje pallat te madh prej bakri, te rrethuar nga mure dhe kulla. Vec mbretit, asnjeri tjeter nuk mund te shkoje tek ajo: sepse nje falltar nje here pati treguar qe nje dite ajo do te martohet me nje ushtar te thjeshte, gje qe mbreti s’i pelqente aspak.
-Megjithekete, une deshiroj ta shoh,-mendoi ushtari.Por ai nuk mund te siguronte dot lejen.
Nderkaq ai kalonte nje jete te gezuar, shkonte ne shfaqje, shetiste me karroce ne kopshtin e mbretit edhe u jepte shume lemoshe te varferve. Nga jeta e tij ai e dinte se sa e veshtire ishte te mos kishe asnje grosh ne xhep. Tani ai ishte I pasur, kishte rroba te bukura edhe bashke me keto miq, te cilet I thoshin se ishte nje njeri elegant, nje burre fisnik. Ushtarit I pelqenin shume keto levdata. Cdo dite harxhonte para, por kurre nuk merrte. Me ne fund nuk I mbeten vecse dy grosh. Iu desh ta linte, dhomen e bukur ku banonte dhe te zinte ne vend te saj nje zgaver te vogel nen cati. Ketu detyrohej ti lustronte vete cizmet, ti arnonte me gjilpere te trashe dhe asnje nga miqte e tij nuk I vinte ta shihte:kishte shume shkalle per tu ngjitur.
Nje mbremje te erret, s’kish te blinte as edhe nje qiri, ui kujtua menjehere se I kishte mbetur nje cope qiri. Mori cakmakun, qe ia kishte marre shtriges plake, dhe copen e qiririt; por ne castin kur guri I cakmakut, shkrepen shkendijat, befas u hap porta dhe para tij u gjend qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje filxhan caji:
-O zot im, c’urdheroni?-I tha qeni.
C’eshte keshtu?- tha me ze te larte ushtari.-Cakmak I cuditshem! Keshtu pra, do te kem cfare te dua?Shpejt! Me sill para! Hop! Kafsha iku! Hop! U kthye perseri duke mbajtur ne goje nje thes te madh me te holla. Ushtari e dinte tashti te zoteronte nje cakmak me vlere. Po ta shkrepte nje here, vinte qeni I arkes me para bakri; dy here, qeni I arkes me para te argjendta,; tri here, ai qe ruante floririn. Pa humbur kohe, u kthye ne dhomen e tij te bukur dhe veshi prape rrobat e bukura; kur te shohesh iu versulen miqte; e donin shume tani!
Nje dite ushtari mendoi:”Pune e cuditshme kjo qe te mos shohesh princeshen!Te gjithe jane ne nje mendje se ajo eshte e perkryer nga bukuria;
Por kujt I sherben bukuria ne nje keshtjelle prej bakri qe ka gjithe ato kulla? S’do te kete per mua valle menyre qe ta shoh?Ku e kam cakmakun?” E shkrepi: Fap! I doli perpara qeni me sy sa nje filxhan caji.
-E di qe eshte mesi nates,-I tha ushtari,-po megjitheate une dua ta shoh princeshen, qofte edhe nje minute.
Qeni u largua vetetimthi dhe, para se ushtari te arrinte te mendonte per ae, ai u kthye me gjithe princeshen, qe ish shtire ne shpinen e tij dhe po flinte. Dukej aq e bukursa , me te pare, e merrje me mend qe ishte nje princeshe. Ushtari nuk u permbajt dhe e puthi, se ishte nje ushtar I vertete.
Pastaj, qeni e ktheu princeshen ne vendin ku e kishte marre. Te nesermen, kur ishte duke pire caj me mbretin dhe mbretereshen, princesha u tregoi atyre qe kishte pare naten nje enderr te cuditshme me nje qen dhe nje ushtar. I kishte hipur qenit si kale dhe ushtari e kishte puthur.
-Nje histori shume e bukur,- tha mbreteresha.
Megjithekete, naten e neserme, ngarkuan njeren nga zonjat e oborrit, nje plake, te rrinte roje prane shtratit te princeshes, per te pare nese ishte vertet enderr.
Ushtarit I kishte hipur ne koke ta shihte perseri princeshen e bukur. Qeni erdhi prape naten, e mori dhe iku me te katra. Po zonja e oborrit mbathi pale cizme qe s’futnin uje, dhe shpejt, pas tyre. Kur pa shtepine ku hyri qeni, tha me vete:” Tashti e di adresen” dhe me nje cope shkumes beri nje kryq te madh ne porte. Pastaj u kthye te flinte. Mbas pak erdhi edhe qeni me princeshen. Por kur vuri re ne porte kishte nje kryq te bardhe, qeni mori gjithashtu nje cope shkumes dhe beri kryqe ne te gjithe portat e qytetit. U tregua me te vertete mendjeholle: si do ta gjente dot porten perseri zonja oborrit?
Te nesermen ne mengjes, qysh heret, mbreti , mbreteresha, zonja e oborrit dhe te gjithe oborrtaret shkuan te shihnin ku kishte qene princesha.
-Ja ketu!-tha mbreti kur pa te paren porte te shenuar me kryq.
-Jo, jo, eshte, atje I dashur,-u pergjigj mbreteresha, kur pa se edhe porta e dyte ishte shenuar gjithashtu me nje kryq.
-Ja edhe nje! Ja edhe nje!- thane te gjithe me rradhe, kur pane kryqe ne te gjithe portat Atehere kuptuan se ishte e kote te kerkoje me tutje.
Por mbreteresha ishte nje grua me mend qe nuk dinte vetem te shetiste me karroce. Mori gersheret e sasj te arta, preu nje cope mendafsh dhe beri nje xhep te vogel te bukur. E mbushi ate plot me miell, ia qepi princeshes ne kurriz, dhe I beri xhepit nje vrime te vogel. Ne kete menyre mielli do te binte gjate gjithe rruges nga do te kalonte princesha. Naten qeni erdhi perseri, e mori princeshen ne kurriz dhe ia shpuri ushtarit, qe e dashuronte aq fort sa donte te ishte princ ta merrte per grua.
Mielli u derdh pa pushim qe nga pallati deri te dritarja e ushtarit, por qeni s’e vuri re aspak.Te nesermen mbreti dhe mbreteresha meduan me lehtesi ku kishte shkuar e bija e tyre. Ushtarin e kapen dhe e futen ne burg. Uf! Sa e erret dhe e merzitshme ishte qelia e tij. Pastaj erdhen I thane:- Neser do te varesh!- Ky ishte nje lajm I keq, dhe per me teper cakmakun e kishte harruar ne han. Diten tjeter, nepermjet hekurave te dritares, ai pa popullin qe dilte turma-turma nga qyteti per te pare kur te varej. Ai degjoi daullet dhe pa ushtaret qe ecnin pas tyre. TE gjithe njerezit vraponi: nje djalosh kepucar, me mesalle dhe pantofla, rendte aq shpejt, sa nje nga pantoflat e tij I doli nga kemba dhe u perplas pikerisht kunder murit mbrapa te cilit ushtari ishte ulur e shikonte nepermjet hekurave.
-Ej! Kepucar, mos u ngut kaq,-I thirri ushtari,- pa mua s’behet gje. Po degjo ketu. Po shkove me vrap gjer te hani ku kam banuar dhe te me sjellesh cakmakun tim, do te te jap dy gorsh. Vec mos e merr me nge! Djaloshi kepucar, qe desh te fitonte dy grosh, u nis fluturimthi te kerkonte cakmaku, ia solli ushtarit dhe … tashti mbani vesh e degjoni cfare ndodhi.
Jashte qytetit kishin ngritur nje trekendesh te madh, qe e rrethonin ushtaret dhe mijera mijera njerez. Mbreti dhe mbreteresha ishin ulur ne nje fron shume te bukur; perkarshi, gjykatesi dhe gjithe keshilltaret. Kish kohe qe ushtari ishte ngjitur mbi shkalle dhe perpak do t’i hidhnin litarin ne gryke, kerkoi leje te shprehte deshiren e tij te fundit. Sipas tij, kete te mire duhej ti benin cdo krimineli qe do te ekzekutonin. Tha se kish shume qejf te ndizte nje llulle duhan, fundja do te ish hera fundit qe ai do te pinte duhan ne kete bote. Mbreti nuk deshi t’ia kundershtonte deshiren. Atehere, ushtari mori cakmakun e shkrepi;nje, dy, tre! Pernjeheresh, u duken te tre qente: ai me syte e medhenj sa nje filxhan, tjetri qe I kish te medhenj sa nje gur mulliri dhe ai I trei me ata syte e tmerrshme sa nje kulle e rrumbullakte.
-Me ndihmoni se do te me varin!-tha ushtari Atehere qente u versulen mbi gjykatesit dhe mbi keshilltaret, I rrembyen, njerin nga kembet, tjetrin nga hunda dhe I flaken aq lart ne ajer, sa kur rane ne toke u bene cope –cope.
-Nuk dua te me hedhin…-tha mbreti; por qeni me I madh e rrembeu tok me mbretereshendhe I flaku si te tjeret. Ushtaret u frikesuan dhe ne popull u degjuan thirrje:Ushtar I vogel ti do te jesh mbreti yne dhe do te martohesh me princeshen e bukur!
E vune ushtarin ne karrocen e mbretit; te tre qente vallezonin dhe therrisnin:-Urra! Femijet vershellenin neper gishterinjte dhe ushtaret paraqitnin per nder armet. Princesha doli nga pallati I bakert dhe u be mbretereshe. Per kete ajo ishte shume e kenaqur. Dasma vazhdoi tete dite; ishin ftuar dhe te tre qente. Ne tryeze, ata hapen syte me shume se c’i kishin.


Marre nga http://www.albforumi.com
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Legjenda, gojedhana,mite!

E bija e henes dhe e diellit!


Na ishte njehere diku ne nje fshat nje gjuetar trim qe jetonte vetem nenen e tij. Nene e bir jetonin ne varferi dhe djali e nxirrte buken e gojes vetem me gjueti ne mal. Dikur ne shpellat e malit u shfaq nje Kuceder shume e eger qe vriste e hante cdo gje te gjalle qe shikonte. Njerezit ne fshat te cilet jetonin me shume me gjuetine ne mal filluan te vuanin nga uria. Askush nuk guxonte me te shkonte ne mal per te gjuajtur. Kucedra e eger dhe mizore kishte ngrene mjaft nga djemte e fshatit.
Gjuetari yne trim, vendosi dhe u nis per te vrare Kucedren ne mal. Shume u mundua dhe u pergjerua e jema qe ta ndalonte te birin te ndermerrte kete detyre, por nuk ja arriti. Vasha e tij kish kerkuar qe ai te vriste kucedren dhe gjahtari trim ngaqe e donte vajzen me shpirt, deshironte t'ja plotesonte asaj te gjitha deshirat. Por Lubija nuk kishte meshire as edhe per nje te dashuruar, madje u egersua shume kur mori vesh se dikush qenka nisur per tek shpella e saj per ta vrare:
Kucedra filloi te tallej me djalin qe sapo ishte futur ne strofkullen e saj me shpate ne dore. Ndersa djali u be gati ta godiste me shpate, Kucedra e terbuar vetem nje here goditi Token me force me bishtin e saj gjigand dhe mali u drodh. Djalit i ra shpata nga dora dhe mbeti i paarmatosur perballe Kucedres mizore.
- Tashti e kam gati darken me mish njeriu - Mendoi kucedra e gezuar dhe u be gati ta copetonte djalin.
- Ndal te lutem, i tha djali. Kur ika nuk munda te pershendes nenen dhe vashen time dhe do te kisha deshire qe ti them lamtumire miqeve dhe shokeve.
Kucedra e verejti me sy mosbesues, por djali i dha besen se do te kthehej perseri. Kucedra e dinte se kur dikush ne fshat jepte besen, e mbante sikur edhe te vdiste.
- Mire shko, i tha Kucedra. Por neser ne mengjes heret dua qe te jesh ketu.
- Te jap besen time, i tha djali dhe u nis per ne fshat.
Me lot ne sy, te qara e pergjerime, pasi u nda nga e jema qe nga meraku ishte plakur edhe me shume, mori uraten e saj dhe u nis per te takuar vashezen e dashur. Kur vasheza e mori vesh se cfare kishte ndodhur, tha me vendosmeri:
- Do te shkojme bashke tek Kucedra ne mal. Me kot u mundua djali ta ndalonte, vasha nuk degjonte te rrinte ne fshat.
Kur ne vend te nje njeriu Kucedra pa dy para shpelles se saj, u gezua pa mase:
- Ohh ohh ohh, tha e gezuar, nga nje mu bene dy.
- Nga nje nuk ke asnje, - u pergjigj vasheza me guxim. Une jam bija e Henes dhe e Diellit, Fjala ime sjell jeten dhe jo vdekjen. Mallkimi im bie mbi kedo qe mundohet te sjelle vdekjen dhe mjerimin. Ti o Kuceder mizore je pjelle e Vdekjes dhe sjell mjerim, ndaj une te urdheroj ty te shkosh perseri andej nga ke ardhur. Shko ne Ferr dhe digju perjete!!
Ne momentin qe vajza tha keto fjale, toka u hap, dhe flake e vullkan perpine Kucedren qe e lemerisur u zhduk ne fundin gropen e madhe te hapur ne mes te shpelles.
Djali ende i habitur nga vasheza, u gezua pa mase dhe e mori vashezen ne krah deri ne fshat. Atje ai teper i gezuar i dha dy lajme te mira nenes se tij te dashur: nusja e tij eshte bija e Henes dhe e Diellit dhe Kucedra ne mal eshte zhdukur pergjithmone.
Njerezit ne fshat u gezuan pa mase dhe te gjithe moren pjese ne dasmen e gjuetarit fatlum. Qe nga ajo dite, jeta ne fshat vazhdon e lumtur dhe njerezit jane te bekuar nga vasheza. Nese njerezit ne kete perralle ende jetojne, ato tregojne kete histori me shume krenari.
Jeta triumfoi mbi vdekjen dhe njerezit qe nga ajo dite jetojne e punojne te lumtur.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Legjenda, gojedhana,mite!

Legjenda e Beratit ne lidhje me Malin Tomorr dhe Shpirag

Ata ishin dy vellezer te shquar per trimerine dhe bukurine e tyre. Sndaheshin kurre nga njeri tjetri,Bashke nepe luftra bashke ne gezime dhe hidherime ! por ja erdhi nje dite,qe ndodhi gjema!! Tomorri rastesishte njifet me Osumen, yllin e bukurise ,qe ja prishi gjumin e nates ,ja ndryshoi ritmin e jetes...u dashurua marezishte pas saje ,E njejta gje me te njejten vajze ndodhi dhe me vellan e vogel, Shpiragun. Osumia i donte me shpirt te dy, takohej fshehurazi me te dy dhe akoma sishte e vendosur me cilin do ndante fatin e saje. Kaloi nje kohe, qe te dy vellezerit e rruanin sekret dhe nga njeri tjetri kete lidhje dhe kur Tomorri e mori vesh, u nxi i teri , ulurima e dhimbjes dhe e zerit te tije, shpoi qiellin, Vellan e donte shume dhe ju lut dhe ju lut te hiqte dore nga Osuma po Shpiragu ,dhe ai ne te njejten gjendje si i vellai spranoi te hiqte dore nga dashuria e tije .Kur pane qe skishte rruge tjeter Tomorri i egersuar nxorri shpaten dhe e preu copa copa te vellane .Ne te njejten kohe dhe Shpiragu e gjuante me topa dhe ja beri trupin gropa gropa Osuma kur morri vesh kete tragjedi, ngeli e murrosur ne mes te dy vellezerve dhe nga lotet e saje u formua lumi Osum .Keshtu eshte legjenda e malit Tomorr qe eshte me te vertet gropa gropa, po keshtu karshi ketije mali eshte mali shpirag i ndare i teri vija vija sekur e ka prere njeri me dore dhe ne mes te qytetit tim eshte mali Gorices(lagje e qytetit)dhe ai i ndare ne dy pjese, ku ne njeren ane shikon Tomorrin ne tjetren Shpiragun Ne mes ketij qyteti kalon lumi Osum, qe sic thote legjenda ,u formua nga lotet e Osumes....



Marre nga Yahoo Groups, Bota Letrare
 

mirdita

Papirus rex
Une kam lexuar shum gojdhen dhe disa qe me kan pelqyer shum jan :Legjenda e Rozafes dhe Doruntina ka edhe te tjera ama nuk po me kujtohen
 

ALVAN

Primus registratum
SHKEMBI I SKENDERBEUT
Skenderbeu ishte me nje fuqi te vogel ne Rrajce.
Turqit,me nje fuqi me te madhe ,po i vinin nga lndja.
Skenderbeu donte me u dale ne balle por i kishte prere rrugen nje shkemb.
Ai nxjerr shpaten dhe e ndan shkembin ne dy pjese . pastaj u bie dhe turqive e i prishi krejt.Shkembi duket sikur eshte prere sot dhe quhet SHKEMBI I SKENDERBEUT.
 
N

nildakenxo

Guest
Re: Legjenda, gojedhana,mite!

Legjenda e Beratit ne lidhje me Malin Tomorr dhe Shpirag

Ata ishin dy vellezer te shquar per trimerine dhe bukurine e tyre. Sndaheshin kurre nga njeri tjetri,Bashke nepe luftra bashke ne gezime dhe hidherime ! por ja erdhi nje dite,qe ndodhi gjema!! Tomorri rastesishte njifet me Osumen, yllin e bukurise ,qe ja prishi gjumin e nates ,ja ndryshoi ritmin e jetes...u dashurua marezishte pas saje ,E njejta gje me te njejten vajze ndodhi dhe me vellan e vogel, Shpiragun. Osumia i donte me shpirt te dy, takohej fshehurazi me te dy dhe akoma sishte e vendosur me cilin do ndante fatin e saje. Kaloi nje kohe, qe te dy vellezerit e rruanin sekret dhe nga njeri tjetri kete lidhje dhe kur Tomorri e mori vesh, u nxi i teri , ulurima e dhimbjes dhe e zerit te tije, shpoi qiellin, Vellan e donte shume dhe ju lut dhe ju lut te hiqte dore nga Osuma po Shpiragu ,dhe ai ne te njejten gjendje si i vellai spranoi te hiqte dore nga dashuria e tije .Kur pane qe skishte rruge tjeter Tomorri i egersuar nxorri shpaten dhe e preu copa copa te vellane .Ne te njejten kohe dhe Shpiragu e gjuante me topa dhe ja beri trupin gropa gropa Osuma kur morri vesh kete tragjedi, ngeli e murrosur ne mes te dy vellezerve dhe nga lotet e saje u formua lumi Osum .Keshtu eshte legjenda e malit Tomorr qe eshte me te vertet gropa gropa, po keshtu karshi ketije mali eshte mali shpirag i ndare i teri vija vija sekur e ka prere njeri me dore dhe ne mes te qytetit tim eshte mali Gorices(lagje e qytetit)dhe ai i ndare ne dy pjese, ku ne njeren ane shikon Tomorrin ne tjetren Shpiragun Ne mes ketij qyteti kalon lumi Osum, qe sic thote legjenda ,u formua nga lotet e Osumes....



Marre nga Yahoo Groups, Bota Letrare
 
D

diti has

Guest
SHKEMBI I SKENDERBEUT
Skenderbeu ishte me nje fuqi te vogel ne Rrajce.
Turqit,me nje fuqi me te madhe ,po i vinin nga lndja.
Skenderbeu donte me u dale ne balle por i kishte prere rrugen nje shkemb.
Ai nxjerr shpaten dhe e ndan shkembin ne dy pjese . pastaj u bie dhe turqive e i prishi krejt.Shkembi duket sikur eshte prere sot dhe quhet SHKEMBI I SKENDERBEUT.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
TURKU RRËMBEU NJË ARBËRE

Në kohërat e luftrave të gjata midis turkut dhe arbërit,ndodhte herë-herë të kish edhe çaste bunce qetësie.Armiku i thyer huqej tutje,kllaposej ndër kështjella.Arbërit merrnin pak frymë,kapnin parmendën për të punuar tokën,çekanë e mistrinë për të ndrequr ato që kishte prishue lufta,dilnin për gjah maleve,punonin e vigjilonin,gjuanin e ruanin,sepse këto s'ishin çaste peqeje të vërtetë.Përtej kufijve dhe mbrenda fortesave turku mbante një ushtri të posaçme kalorëse që e hidhte papritur në Arbëri për të vrarë e djegur,për të prishur e shkatrruar,për t'i thyer qëndresën arbërit.Kjo ishte ushtrija e akënxhijve(akënxhi-kalorës turk) e atyre kalorësve të hurit e të litarit më gjakatarë se sa ujqit e maleve.Ndëgjoni ç'thotë një këngë e hidhur arbëreshe e thurur për një ngjarje po aq të hidhur,por të rëndomtë,të ndodhur asaj kohe në tpkën e Arbërisë...Burri s'ishte në shtëpi.E shoqja e re,kish mbetur vetëm
tongue.gif
unonte,gatuante,priste të kthehej i shoqi.Papritur erdhi një ushtar turk kaluar dhe u përpoq ta rrëmbejë e ta shpjerë në vendin e tij.Mirëpo arbëresha shpëtoi dhe mori malet.Turkut i hypën djajtë në kokë,e ndoqi mal më mal-ai kaluar,ajo më këmbë;e arriu te mali i tretë.Gruaja ish kapitur,kish rënë për dhe.Turku i zbriti kalit,e hoqi gruan zvarrë,e lidhi pas bishtit të kalit;pastaj i hypi prapë kalit,e ngau me vrap fort e më fortë.Grykat e përrenjtë gjëmuan nga klithmat e nuses të zvarritur ferrave e gjembave,gurëve e gërxheve...Atje,tej përrenjve,kishin zënë pritë e prisnin kaprollin katër gjahtarë arbër
turtle.gif
ostë Mortali e Ndre Turieka,Jan Franshini e Nik peta.Ata ndëgjuan të thirrurat dhe e panë turkun që po vinte kaluar duke hequr zvarrë një grua të lidhur pas bishtit të kalit.Të katër u hodhën e bënë përpara,Shtiu i pari Kostë Mortali e nuk e zuri dot,Shtiu i dyti Ndre Turiekka;prap nuk e zuri.Shtiu i trti Jan Frashini dhe me që u ngut,i shkoi kot shigjeta,Atëherë turkut që kish lëshuar kalin me vrap,doli e i preu udhën vetë trimi Nik Peta
jestera.gif
a shkrehu shigjetën drejtë në zemër.Turku ra poshtë përmbys,pa frymë.Nik Peta u lëshua e zuri kalin,e mbajti për frerësh dhe ju afrua gruas së përgjakur.Kur e vërejti mirë ,e njohu se ajo ishte e shoqja e vdekur...Që atëherë Nik Petës ju shtua edhe më shumë urrejtja kundër armikut që shkelte truallin e Arbërit dhe nënte kaq mynxyra.Ai luftoi me trimëri të madhe në shumë luftra dhe preu shumë koka armiqsh,gjersa u vra si trim,bashkë me Pal Golemin;në një luftë kundër Ballaban Pashë Bardherit,trthtarit të fisit arbër.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
SI E ZGJATI ÇIFLIGARI DITËN E PUNËS

Një çifligar vendosi të kontrollonte se si punonin argatët e çiflikut të tij.Në të vërtetë ata punonin shumë. E fillonin punën që me natë e linin kur errej fare.Por çifligarit i dukej se ata punonin pak,se dita qe shumë e shkurtër.
Një herë u thotë argatëve:
- Me sa shoh unë ju nuk punoni keq.Fajin e ka dita që është e shkurtër.Mos ndodhet kush midis jush që mund ta bëjë ditën më të gjatë?
- E bëj unë zotëri, - thotë një argat i hollë e i gjatë.Unë mund të sajoj një makinë që të zgjatë ditën sa të dojë Zotëria juaj.Veçse këtë makinë duhet ta vë në veprim vetëm i zoti i punës,vetë çifligari.
- Mirë.Fillo nga puna që tani,për përgaditjen e makinës tënde.
- Dhe argati filloi nga puna: preu disa nga drurë,i gdhendi e i bëri të drejtë,preu disa trungje dhe prej tyre përgaditi disa rrota të cilave u bëri ca dhëmbë dhe këto rrota i futi në ca boshte.Përgaditi pra,ca ingranazhe të madhësive të ndryshme.Së fundi përgaditi një dorëz të madhe.I montoi të gjitha këto dhe makina u bë gati për punë.
- Tani – i tha argati çifligarit,- rrotulloje dorëzen dhe dita do të zgjatet aq sa makina të jetë në punë d.m.th. sa të duash zotrote,veçse nuk duhet ta ndalosh rrotullimin e rrotave të makinës.
Dhe e vuri vetë në veprim makinën që t’i tregonte zotërisë sesi punonte makina.Filloi çifligari të rrotullonte dorëzen që rrotullonte edhe rrotat.Puna ishte e thjeshtë por e vështirë dhe e lodhshme.Kaloi një orë. Çifligarit filluan t’i bien ndjersët.Hoqi xhaketën.Filluan t’i digjnin duart, por nuk e ndërpreu punën sepse shkurtohej dita.Kështu ai punoi deri në mbrëmje,derisa u err.Dita iu duk shumë e gjatë.
-E sheh zotëri,se dita u zgjat ashtu siç të premtova?
- Kjo është e vërtetë,dita u zgjat bile u zgjat si shumë,- tha çifligari,- veçse nuk ka mundësi që këtë dreq doreze ta vërtitë dikush tjetër?
Mundësi ka, veçse dita nuk do të zgjatte aq sa do zotrote.
- E po mirë, - tha çifligari. – Le të zgjatet sa të zgjatet,fundja të qëndrojë edhe ashtu siç
qe…
Dita zgjati aq sa e kishte bërë Zoti
 
Top