Re: LDK,si gjithmone...e pamposhtur!!!!
Se pari do tu thoja te gjith atyre patrioteve AZILANT te Evropes e Amerikes se para se te flasin per Uqk-në duhet ta pysin veten se ku ishin ata kur Milloshi digjte sipas qefit ku donte dhe qka donte ne Kosove.
Qe ka pasur trima qe kane luftu per Kosoven dhe kane dhënë jeten nuk diskutohet por problemi esht se kush ishin ata????A ishin ata:Hashimi,Xhavit Haliti,Jakup Krasniqi(Qe pasi hyri ne Malishev Uqk-ja,qytetez kjo ne te cilen kurr nuk ka pasur stacion policor serbe,bente propagand ne radio Zeri i Amerkies se së shpejti do te shtypen letornjoftimat e pasaportat e Uqk-se..!!!!Merreni me mend se qfar vlefte do te kishin pasur ato!Sod me pasaport te unmikut smund te shkosh kundë(Rreth 30 shtete e njohin ne gjithe boten).
Une personalisht e kam perjetuar per 2 vjet me radh luften dhe si adoleshent i asaj kohe e kamë njohur nga afer Uqk-ne,disa nga komandantet e saj e nder ta te ndjerin Fehmi lladrovcin me te shoqen e tij(i leht ju qoft dheu i Kosoves),dhe mund te flas per ate qe kam perjetuar dhe pare me syt e mi.
1.Uqk-ja ishte prej fillimit e politizuar nga grupe te Lkçk(Levizja kombetare per çlirimin e Kosoves) si dhe disa grupacioneve tjera te udhehequra nga sherbimi sekret shqiptare i Klosit.Me duhet te shtoj se Lkçk ishte organizatore e demostratave te 1980-se si dhe te disa aksioneve tjera te mevonshme,dhe si e tille e krijuar ne kohen kur lulzonte komunizmi Enverist ne Shqiperi ata kishin bindje te thella komuniste bile ka prej tyre qe ende e mbajne fotografin e Enver Hoxhes neper banesa(personalisht e nojohë nje person te tille) dhe si te till ata prej fillimit e urrenin Ldk-ne dhe posaqerisht Rugoven per nje arsy te thjesht sepse ai ishte aty ku ata aq shum do te deshironin te ishin.
2.Uqk-ja nuk kishte komandë dhe struktur te mirfillt ushtarake(kete e ka pohuar edhe vet zoteri Limaj ne nje nga seancat gjycsore te hages) dhe kjo esht vertetuar ne shum raste e nder to:
Ramushi kishte organizimin e vet dhe nuk pranonte urdhera te drejperdrejt nga dikush tjeter,kur djemt e anes time ku banoj ne Kosove shkonin per te marrur arme ata duhej ta lini nga nje arme ne shtabin e uqk-se ne Junik si formë tatimi per kalim ne territorin e tyre gje qe tregonte se nuk ishte nje organizim.
3.Kur vinte armatim nga shqiperia bashk me ta vinin edhe libera te partis popullore socialiste te shqipreis(i kam pare me syt e mi) si dhe ne radhet e uqk-se behej pershendetja me grusht si ne kohen e Enverit.
4.Farku dhe njesit tjera si ato te Tahir Zemes qe ishin nen komanden e Ministrise se mbrojtjes te qeverise se Kosoves(Bujar Bukoshit) nuk lejoheshin te bashkpunonin apo te mobilizonin popullaten per shkak te ketyre konflikteve edhe u vra Tahir Zema pas lufte.
Une mund te ju sjell shembuj te pafund dhe ngjarje te verteta se kush ishte ajo Uqk qe e kam njohur unë po nuk besoj qe kjo i sherben Kosoves ne keto momente,ato do ti tregoj historia.Ata te cilet luftuan u vrane ne piken e frontit si:Adem e Rifat Jashari me familje,Agim Ramadani,Sali Ceku,Fehmi Lladrovci dhe shoqja e tije dhe shum te tjer emrat e te cileve nuk do ti zinin 100 faqe te ketij forumi e para te cileve perkulem megjithate egziston per fate te keq edhe nje faqe e erret e kesaj pjese te lavdishme te historise se Kosoves te cilen jo qdo kush e njehë.
Per mendimin tim pergjegjsin kryesore per te gjitha ato dukuri negative qe kan ndodhur e ka Bujar Bukoshi me Co,pasi ai pas prishjes me Rugoven pak para lufte nuk ishte ne gjendje qe si qeveri ti pergjigjet kohes dhe ti dal zot kombit,ai ne fillim edhe financoi me parat e 3%-it te buxhetit te Kosoves pikerisht keto grupacione sepse deshironte ti hidhte kunder Rugoves por kur e pa se po i kthehen edhe atij kunder ju ndali fondet dhe u mundua te kunderveproj me organizimin e Farkut po qe per fatë te keq ishte shum vone,shum shum vonë e ndodhi ajo qe ndodhi,ajo qe po ndoh ende ne Kosove!!!!!
Ne fund dua te theksoj se kjo esht nje mendim dhe perkufizim personal i asaj qe ka ndhor ne kosove para dhe pas lufte perafersisht pa dashur te fyej dike..... :book: