lavjerrsi i fukose - umberto eko

jack owar II

Primus registratum
lavjerrsi i fukose - umberto eko

n'vitet e '90ta, kosovaret, pasi ** u perzane prej institucioneve shtetnore, tentuen me e ndertue nji shtet paralel. ndertimi filloi tue i shndrrue dhomat e thata t'megashpive kosovare e magazinat e shprazta t'dyqaneve n'dhoma msimi...natyrisht, kualiteti i misimit ishte i mjere, por qellimi i mrri - sistemi mbijetoi...

n'fillim t'perzamjes prej shkollave, nji fqinje e jema i nderpreu studimet, u martue, i bani dy fmije edhe syn gjeti pune. meqe fmite iu rriten, e meqe e kishte vjehrren gjalle, ajo vendosi me ju kthye shkolles, konkretisht, akademise s'arteve, dega e piktures.

pasi ia pa indeksin e landeve edhe 5 vitet e nderpremjes s'shkollimit, nji profesor e pyeti: ku ke qene ti keto 5 vjet?
-u martova edhe i bana dy fmije, e tash po i kthehem shkolles, - iu ka gjegje kjo fqnija jeme.
- au, - ka reague profesori - ti i paske ba dy pikturat ma t'bukura n'bote. chdo gja tjeter asht e dores s'dyte!

*****

librin "lavjerrsi i fukose" e kam lexue pjesrisht n'france, pjesrisht n'japoni, e kryesisht n'10000 metra mbi toke. megjithate, aventurat e mia jane shume ma t'vogla se ato t'kausobonit, personazhit kryesor t'ktij romani.
ky tipi doktorron mbi temen per templaret (vitezat mesjetare mbrojtes t'krishtenizmit), asht deshmitar i demostratave t'68tes, shoqnohet me dy tipa interesant (njani ka varre jetsore prej luftes s'dyte botnore, kurse tjetri shitet si jahudi kabalistik), ligjeron n'brazil edhe merret me woodoo magji, dashunohet edhe e ban nji fmi me nji femen tejet mendjekthjellet, punon si detektiv kulturor (sam spade i kultures - per ata ** s'e dijne, sherlok holms i kultures), e editon botimin e nji libri alkimist per metalet, si dhe - e kjo asht kryesorja, bashke me dy shoket e vet, tuj ba hajagre, e rishkruejne historine e botes...
rishkrimi i historise asht nji gja ** ata e nisin per mahi, mirepo, ma vone, qe t'tre bijne viktime t'ksaj loje. ngjarja perfundon me bidnjen e personazhit ** grui i urtise s'fillozofise s'tij asht fmija ** e ka ba, e me t'cilin ka kalue shume pak kohe...

*****

"lavjerrsi i fukose" asht veper mjeshtrore, tour de force artistike, simolistike, semiotike, historike, e chkamos...eco asht burre i menchem!
 

Archi

Forumium praecox
Re: lavjerrsi i fukose - umberto eko

meqe jack o´ war ka hapur nje teme mbi Lavjerresin e Foucault, nuk po hap teme tjeter dhe po postoj perkthimin e nje pasazhi nga libri.

Doja te shtoja, qe une e kam vizituar edhe Lavjerresin e Foucault, origjinalin, i cili ndodhet ne Museé des Arts et Métiers ne Paris, po ashtu edhe kopjen e tij ne Saint-Martin-des-Champes po ne Paris, per te cilin flet edhe Eco; dhe ne te dyja rastet kam ndjere nje ndjenje te cuditshme. Duket sikur nje mister e rrethon kete lavjerres.
Ua keshilloj te gjithe atyre qe u bie rradhe te vizitojne Parisin te mos e humbasin rastin per ta pare edhe kete.

Me poshte pasazhi i perkthyer nga libri:

.... Une e dija, qe Toka rrotullohej, dhe une bashke me te, dhe Saint-Martin- des-Champes dhe i gjithe Parisi bashke me mua; ne te gjithe rrotulloheshim sebashku nen lavjerresin, i cili ne te vertete nuk e ndrushonte ndonjehere nivelin e tij te lekundjeve , pasi atje lart, prej ku varej, e pergjate zgjatimit ideal te fillit, pambarimisht tutje deri ne Galaksine me te larget, atje lart qendronte, e pazhvendosur ne Perjetesi, Pika e Palevizshme.
Toka rrotullohej, mirepo pika, ne te cilen ishte i mberthyer lavjerresi, ishte e vetmja pike fikse ne Univers.

Prandaj edhe veshtrimi im nuk ishte dhe aq shume i ngulitur mbi Token se sa me teper atje tutje lart, aty ku ekzekutohej misteri i Palevizshmerise absolute. Lavjerresi me thoshtemua, qe ndersa cdo gje ishte zhvendosur -Toka, sistemi diellor, mjegullnajat yjesore, vrimat e zeza dhe te gjithe bijte e Emanacionit Kozmik, qe prej Eoneve te para deri tek lengbrishta Materie- qe atje lart, nje pike e vetme prehej ne qetesi, si nje kolm, nje kunj, nje pike varese ideale, rreth se ciles rrotullohej e gjithe Gjithesia. Dhe une merrja pjese ne kete me te larten perjetim, une, i cili edhe pse zhvendosesha me te gjithe dhe Gjithesine, prape Ate mundja ta shikoja, Ate, te Pa-Levizshmen, shkembin, Garancine, te shndritshmin pluhur, qe nuk eshte Trup, e cila as Forme, as Shembelltyre, as Peshe, as Sasi dhe as Cilesi nuk ka, e cila nuk eshte as Shpirt, as Inteligjence, as Fantazi, Mendim, Numer, Rregull, Njesi, Substance ose Perjetesi, e cila as Erresire eshte e as Drite, e cila as e Rreme eshte e as e Vertete.

Nje dialog me tromaksi, nje bisede sa eksperte aq mosperfillese mes nje rioshi me syze dhe nje vajze, e cila te tilla, per fat te keq, nuk mbante.
“Lavjerresi i Foucault” i thoshte ai. “Eksperimenti i pare ne laborator me 1851, me pas nen kupolen e Panteonit, me nje fill 67 meter te gjate dhe nje sfere 28 kg te rende. Se fundmi, ne permasa me te vogla, e ndertuar ketu me 1855, e qe atehere varet ashtu prej asaj vrime ne pjesen e perparme te kupoles.”
“E cfare ben ai atje? Vecse tundet ashtu?”
“Ai demonstron Veterrotullimin e Tokes. Pasi pika varese, e cila prehet ne qetesi.....”
“E pse prehet ne qetesi?”
“Pasi nje pike...si te ta them...ne qendren e saj...atehere shiko ketu, cdo pike, e cila eshte tamam ne qender te pikave, te cilat i shikon ti... e kam fjalen, kete pike qendrore – pike gjeometrike- kete nuk mund ta shohesh dot, ajo nuk ka asnje dimension, dhe dicka, qe nuk ka dimension, nuk mundet te levize dot as djathtas e as majtas, as lart e as poshte. Prandaj edhe ajo nuk rrotullohet. Me kupton? Nese nje oike nuk ka dimension, atehere ajo nuk mund te rrotullohet dot rreth vetvetes. Ajo, biles, nuk ka as edhe Vetvete...”
“Edhe atehere kur Toka rrotullohet?”
“Toka rrotullohet, por pika nuk rrotullohet. Ne te vjen ty per mbare apo jo, kjo keshtu eshte. Okay?”
“Pune per te.”

C´mjerim! Ja ku e kishte ajo mbi vete te vetmen pike fikse ne Kozmos, te vetmen spirance shpetuese para Mallkimit te panta rhei , dhe ajo mendonte, qe kjo ishte pune per te dhe jo e saja! Ne te vertete cifti menjehere vazhdoi tutje – ai, i ditur prej dijes shkollore, e cila ia kishte mjegulluar aftesine per tu cuditur, ajo e trullosur, e paarritshme per friken e Pafundesine, qe te dy te paprekur prej pervojes se frikshme te ketij takimi – i pari dhe i fundit – me Ate, me En-Sof , te Pa-Permendshmen.
Si ishte e mundur, te mos bije ne gjunje perpara Altarit te Vertetesise?
 

Archi

Forumium praecox
Re: lavjerrsi i fukose - umberto eko

nje tjeter pasazh nga libri, i perkthyer prej meje:

10
E finalmente altro non si inferisce cabalisticamente da vinum che VIS NUMerorum, dai quali numeri essa Magia dipende.
Cesare della Riviera, Il Mondo Magico degli Eroi, Mantova, Osanna, 1603, p. 65 f.

Posi, une fola mbi takimin tim te pare me Belbon. Ne njiheshim tashme me te shikuar dhe kishim folur njehere shkurtazi me njeri-tjetrin tek Pilade, por une nuk dija shume mbi te, vetem qe punonte tek Garamond, dhe libra prej Garamondit here pas here me binin nder duar gjate studimit. Ishte nje shtepi botuese e vogel, por serioze. Nje djale i ri, i cili sapo synon te shkruaje doktoraten e tij, ndjehet gjithmone i terhequr prej dikujt, i cili punon ne nje shtepi botuese te mirenjohur.
“Po Ju cfare beni?” me pyeti ai nje mbremjeje, teksa te dy u mbeshtetem ne fundin e jashtem te banakut prej zinku, te rrethuar prej nje turme si ne nje party te madh. Ishte koha, kur te gjithe i drejtoheshin njeri-tjetrit me “ti”, studentet profesoreve dhe profesoret studenteve. Pa permendur fare klientet e Bar Pilades. “Me jep nje birre”, i thoshte nje student ne Parka kryeredaktorit te perditshmes me te madhe. Mund te mendoje, se ishe ne Shen-Petersburg ne kohe te Shklovskit.
Majakovske te zhurmshem dhe asnje Zhivago te vetem. Belbo nuk i shmangej te pergjithshmes “ti”, por ai i jepte atij nje nenton te pakuptueshem perbuzes. Ai thoshte “ti”, ne menyre qe te demonstronte, qe ai vulgaritetit i pergjigjej me vulgaritet, por qe mes afersise dhe besueshmerise ndante nje humnere. Vetem rralle dhe vetem per pak njerez degjoja ate te thoshte “ti” me perulje, ose me pasion – vetem ndaj Diotallevit dhe tek tuk ndonje femre. Atyre, te cilet ai i vleresonte, dhe nuk i njihte prej kohesh, u drejtohej me Ju. Keshtu veproi ai me mua gjate gjithe kohes se bashkepunimit me te dhe une isha krenar per kete privilegj.
“Po Ju cfare beni?” me pyeste ai atehere, sic e di tani, me simpati.
“Ne jete apo ne “teater”?” e pyeta une me nje shikim rrotullues nga skena e Pilades.
“Ne jete.”
“Une studioj.”
“Shkoni ne Universitet apo studioni.”
“Ju nuk do ta besonit, por kjo nuk e kundershton njera-tjetren. Tani perfundoj nje dizertacion mbi Kaloresit e Tempullit.”
“Oh, cfare teme e peshtire”, tha. “A nuk eshte kjo dicka me teper per te marret?”
“Une studioj te vertetet. Dokumentet e procesit. Por cfare dini Ju mbi Tempulltaret?”
“Une punoj ne nje shtepi botuese, dhe ne nje shtepi botuese vijne te mencur dhe te marre. Mjeshteria e lektorit eshte qe me nje te goditur te njohe te marret. Kur dikush fillon te flase mbi Tempulltaret, eshte ne shumicen e rasteve nje i marre.”
“E kujt ia thoni kete. Emri i tyre eshte nje Legjion. Por jo te gjithe te marret flasin mbi Tempulltaret. Prej nga i njihni te tjeret?”
“Pervoje pune. Dua t´Jua shpjegoj, Ju jeni akoma i ri. Para se gjithash, si Ju quajne?”
“Casaubon”
“A nuk ka qene nje figure romani ne Middlemarch?”
“S´e kam idene. Sido qe te jete, ka qene, besoj, edhe nje Filolog i Rilindjes. Por une nuk jam i afert me te.”
“Ta lejme kete per nje here tjeter. Pini dicka? Pilade, edhe dy te tjera, faleminderit. Atehere, kini mendjen. Ne bote gjenden Idiotet, Mendjelehtet, Budallenjte dhe Te marret.”
“Tjeter jo?”
.................pjesa tjeter vazhdon neser.
 

Archi

Forumium praecox
Re: lavjerrsi i fukose - umberto eko

....vazhdim nga e djeshmja:

“Posi, ne te dy per shembull, ose se paku – pa ofenduar njeri – une. Por ne fund te fundit, po ta shohesh me mire, cdo njeri i perket njerit prej ketyre kategorive. Cdokush prej nesh eshte herepashere idiot, mendjelehte, budalla ose i marre. Le te themi, normal eshte ai, i cili keto komponente i perzien ne nje fare menyre arsyeshem. Keta jane Tipa Themelore.”
Idealtypen , sic thone gjermanet.”
“Bravo. Dini edhe gjermanisht?”
“Mjafton aq sa per Bibliografite.”
“Ai, i cili, ne kohen time, dinte gjermanisht, nuk promovohej me tutje. Ai e kalonte diten me te diturit gjermanisht. Sot ndodh e njejta gje, besoj, me kinezcen.”
“Une nuk e di dhe aq mire, prandaj edhe po promovohem. Por te kthehemi tek tipologjia Juaj. Kush eshte atehere nje gjeni, ashtu si Ajnshtajn per shembull?”
“Gjeni eshte ai, i cili nje nga komponentet e ngre ne lartesi marramendese, duke u afruar me te tjeret.”
Ai rrekelleu nje gllenjke dhe trokiti goten me nje vajze, e cila ne ate cast kaloi aty pari: “Ciao, Bellissima, a ke provuar perseri te besh vetevrasje?”
“Jo”, iu pergjigj ajo, “tani jetoj ne nje bashkesi.”
“Shume mire, atehere”, tha Belbo. Me pas u kthye perseri nga mua: “Njeriu mund te beje edhe vetevrasje kolektive, nuk mendoni edhe Ju keshtu?”
“Por si eshte puna me te marret?”
“Shpresoj, te mos e merrni teorine time per flori te paster. Une s´mund te shpjegoj te gjithe boten. Une them vetem, se kush eshte i marre per nje shtepi botuese. Teoria eshte e zhvilluar ad hoc , okay?”
“Okay. Raundi tjeter eshte i imi.”
“Okay. Pilade, te lutem, me pak akull. Perndryshe shkon direkt ne gjak. Atehere. “Idioti” nuk flet fare, ai vetem jargavitet, ai eshte spazmatik. Ai e mbjell krem karamelin mbi balle, pasi nuk di te koordinoje levizjet e tij. Ai ecen ne anen e gabuar te portes rrotulluese.”
“Si ia arrin ai kete?”
“Ai ia arrin kesaj. Fundja ai eshte idiot. Ai nuk na intereson neve ketu, ai njihet menjehere dhe ai nuk vjen asnjehere ne shtepi botuese. Ta leme ate atje ku eshte.”
“Mire, e leme atje ku eshte.”
“Te jesh “Mendjelehte” eshte me komplekse. Eshte nje e sjellur sociale. Mendjelehte eshte ai, i cili flet prane gotes.”
“Si e kuptoni Ju kete?”
“Keshtu”. Ai drejtoi gishtin tregues drejt gotes se tij te Whisky-t mbi banak. “Ai don te flase rreth asaj, cfare eshte ne gote, por cfare ben ai, ai flet per tjeter gje. Nese e doni keshtu, te thene me fjale te pergjithshme: Ai sillet gjithmone jashte vendit, ai eshte ai tipi, i cili interesohet ne gjetjen e te dashures zonjes grua, kur dikujt i ka ikur gruaja. Mjafton kjo ne veshtrimin e idese?”
“Mjafton, e njoh tipin.”
“Mendjelehti eshte shume i kerkuar, vecanerisht neper darkat mondane ose neper Party. Ai i ve qe te gjithe ne siklet, por atehere sjell raste per komentare. Ne variantin e tij me positiv ai behet diplomat. Ai flet prane gotes, kur te tjeret jane sjellur jashte vendit, atehere ai e sjell biseden rreth temave te tjera. Por ai nuk na intereson neve ketu, ai nuk eshte asnjehere kreativ, ai nuk krijon gje vete, e qe atehere ai nuk vjen asnjehere ne shtepi botuese per te ofruar doreshkrime. Mendjelehti nuk thote, qe macja leh, ai flet mbi macet kur te tjeret flasin mbi qente. Ai ngaterrohet me rregullat e konversacionit, dhe kur ngaterrohet mire, eshte i mrekullueshem. Besoj, ai eshte nje gjallese e pavdekshme, mbajtes eminent i virtyteve borgjeze. Atij i nevojitet nje sallon Verdurin apo nje Maison Guermantes. Lexoni ju studentet, te tilla gjera?”
“Une po.”
“Mendjelehti eshte Joachim Murat, i cili kalon ne revizion paraden dhe veshtron nje oficer te larte te dekoruar prej Martinique. ›Vous êtes nègre?‹ e pyet ai. ›Oui mon général‹, i pergjigjet oficeri. Dhe Murat: ›Bravo, bravo, continuez!‹ Vazhdoni. A mundeni te me ndiqni? Me falni, por sonte mbrema festoj nje vendim historik ne jeten time: Kam vendosur te mos pí me! Edhe nje? Jo, mos u pergjigjni, Ju me shkaktoni ndjenja faji. Pilade!!
“Po Budallai?”
“Ah. Budallai nuk ngaterrohet ne menyren e te sjellurit. Ai ngaterrohet ne menyren e te menduarit. Ai eshte ai tipi, i cili thote, te gjithe qente jane kafshe shtepiake dhe te gjithe qente lehin, por edhe macet jane kafshe shtepiake e si rrjedhim edhe ato lehin. Ose: Te gjithe athinasit jane te vdekshem, dhe te gjithe banoret e Pireut jane te vdekshem, atehere te gjithe banoret e Pireut jane athinjote.”
“Por kjo qendron.”
“Po, por prej rastesise. Budallai mund edhe te thote dicka te sakte, por prej arsyesh te gabuara.”
“Njeriu mund te thote edhe dicka te gabuar, edhe pse arsyet jane te drejta.”
“Per Zotin! Po pse atehere gjithe ai múnd per te qene animal rationale?”
“Te gjithe majmunet rrjedhin prej formave te uleta te jetes, njerezit rrjedhin prej formave te uleta te jetes, atehere jane te gjithe njerezit majmuna.”
“Jo keq. Jemi gati tek pragu, ne te cilin ju filloni te nuhasni, qe dicka nuk shkon, por eshte nje fare pune e nevojshme, per te zbuluar, cfare dhe perse. Budallai eshte mbi te gjitha i mefshte. Mendjelehtin e njeh pernjehere (pa permendur idiotin), por budallai argumenton pothuaj si jotvetja, mungon vetem nje copez e vogel. Ai eshte mjeshter ne paralogjisma. Prej tij nuk shpeton dot asnje lektor, atij i duhet nje perjetesi e tere. Libra prej budallenjve botohen shume, pasi ato ne shikim te pare na bindin. Lektori i shtepise botuese nuk eshte i detyruar te zbuloje budallain. Akademia e Shkencave nuk e njeh dot ate, perse duhet ta bejne kete njerezit e shtepise botuese?”
“Edhe Filozofia nuk e njeh dot ate. Deshmia e Zotit e sjelle prej Anselmit te Canterbury eshte budallallek: Zoti duhet te ekzistoje, pasi une mund ta mendoj ate si nje Qenie, e cila zoteron te gjithe persosmerine, perfshire edhe ekzistencen. Anselmi ngaterron ekzistencen ne te menduar me ekzistencen ne realitet.”
“Po, por budallallek eshte edhe kunderthenia e Gaunilos: Une mund te mendoj rreth nje ishulli ne det, edhe nqs ai ishull nuk ekziston ne te vertete. Ai ngaterron te menduarin e te rastesishmes me te menduarin e te domosdoshmes.”
“Nje lufte mes budallenjve.”
“Sigurisht, dhe Zoti argetohet ne ate e siper si nje gaztor. Ai deshironte vetem te ishte i paimagjinueshem, vetem qe te demonstronte, qe Anselmi dhe Gaunilo ishin budallenj. Cfare qellimi madhor per Krijimin, cfare them dhe une, per Aktin e Vullnetit, fuqi e se ciles donte te ishte edhe Zoti. E gjitha e finalizuar ne ngerthimin e budallallekut kozmik.”
“Ne jemi te rrethuar prej budallenjve”
“Njeriu nuk u shpeton dot atyre. Te gjithe jane budallenj, pervec Jush dhe mua. Ose te themi me mire, pa ofenduar njeri, pervec Jush.”
“Mua me duket, ketu futet ne loje deshmia e Goedelit.”
“S´e kam idene, une jam nje idiot. Pilade!”
“Hej, ky eshte raundi im.”
“I ndajme me pas. Kretasi Epimenides thote, te gjithe kretasit jane genjeshtare. Nqs ai e thote kete, ai, i cili eshte vete kretas dhe kretasit i njeh, atehere kjo duhet te jete e vertete.”
“Ky eshte budallallek.”
“Ky eshte Paulus. Letra drejtuar Titus. Tashti kete: Te gjithe, te cilet mendojne, qe Epimenides eshte genjeshtar, mund tu besojne kretasve, por kretasit nuk u besojne kretasve, si rrjedhoje asnje kretas mendon, qe Epimenides eshte nje genjeshtar.”
“Ky eshte budallallek, apo jo?”
“Gjykoni vete. Une Jua kam thene, eshte e veshtire, te njohesh budallain. Nje budalla mund te marre edhe cmimin Nobel.”
“Lermeni te mendoj pakez. Disa prej atyre, te cilet nuk besojne, qe Zoti e krijoi boten ne shtate dite, nuk jane fundamentaliste, por disa prej fundamentalisteve besojne, qe Zoti e krijoi boten ne shtate dite – atehere asnjeri prej tyre, te cilet nuk besojne, qe Zoti e krijoi boten ne shtate dite, eshte fundamentalist.”
“Zot i madh, eshte veshtire ta thuash...Nuk e di. Si thoni Ju?”
“Sido qe te jete eshte budallallek, edhe po te ishte e vertete. Shkel nje rregull te silogjismes: Nuk mund te nxjerresh perfundime pergjithesuese, te cilat rrjedhin prej dy rasteve te vecanta.”
“Po sikur tani te jeni Ju budallai?”
“Atehere do te isha ne shoqeri te mire dhe sekulariste.”
“Ketu keni te drejte, budallalleku na rrethon. Dhe ndoshta eshte budallalleku yne ne nje llogjike tjeter se sa ajo e mencurise sone. E gjithe historia e llogjikes mbeshtetet ne definicionin e nje perkufizimi te pranueshem te budallallekut. Nuk ke c´ben, ai eshte gjigand. Cdo mendimtar i madh eshte per dike tjeter nje budalla.”
“Te menduarit si nje forme koherente e budallallekut.”
“Jo, budallalleku i nje mendimi eshte inkuherenca e nje mendimi tjeter.”
“Mendim i thelle. Tashme dy, edhe pak dhe Pilade e mbyll dhe ne jemi te Te marret.”
“Aty jam. Te marrin e dallon pernjehere. Ai eshte nje budalla, i cili nuk mund te maskohet dot. Budallai perpiqet ta vertetoje tezen e tij, ai ka nje llogjike te shtrember, megjithate e ka nje. I marri perkundrazi nuk i behet vone per llogjiken, ai vepron me lidhje te shkurtra. Cdo gje verteton per te cdo gje. I marri ka nje idé fikse dhe e shikon ne cdo gje, qe ai gjen, kete idé te vertetuar. Te marrin e njeh ne lirine, qe ia jep vetes perkundrejt detyrimit te gjetjes se deshmive, ne gatishmerine, per te gjetur kudo ndricimin. Dhe mund t´Ju duket e cuditshme, por i marri heret apo vone nxjerr prej cilindrit Tempulltaret.”
“Gjithmone?”
“Ka edhe te marre pa Tempulltare, por ata me Tempulltare jane me te rrezikshmit. Ata nuk i njeh dot menjehere, ne fillim duket, sikur flasin krejt normal, por pastaj, papritmas...” Ai beri shenje, duke porositur nje whisky, por e mendoi edhe njehere ndryshe dhe kerkoi llogarine. “Meqe ra fjala per Tempulltaret, pardje erdhi nje tip tek une dhe me solli nje doreshkrim rreth temes. Besoj me te vertete, qe eshte i marre, por me surrat njerezor. Doreshkrimi fillon krejt pafajshem. Doni ti hidhni ndonje sy?”
“Me gjithe qejf. Ndoshta gjej ndonje gje brenda, qe me hyn ne pune.”
“S´e besoj fare. Por nese keni nje gjysem ore kohe, beni nje vrap nga ne. Via Sincero Renato nje. Do te me hyje mua me teper ne pune sesa Juve. Ma thoni menjehere, nese punimi iu duket serioz.”
“Perse me besoni mua?”
“Kush thote, se Ju besoj Juve? Por nese vini, Ju besoj Juve. Une i besoj kureshtjes.”
Nje student u derdh brenda me fytyre te cakerritur. “Shoke! Perjashta po marshojne fashistet! Me zinxhira bicikletash!”
“Do u bie kokes”, thirri tipi me mstaqe tartare, qe me kishte kercenuar per shkak te Leninit.
“Para, shoke!” Te gjithe i mbathen jashte.
“C´eshte? Nuk do vemi dhe ne me ta?” pyeta une si i zene ne faj. “Jo”, tha Belbo. “Jane thashetheme, qe i ka nxjerre Pilade, per te boshatisur lokalin. Per mbremjen e pare, qekur nuk pí me, me duket vetja shume i trullosur. Duhet te jene patjeter shenjat e abstinences. Te gjitha ato, qe Ju thashe, deri ne kete moment inkluziv, jane te gabuara. Naten e mire, Casaubon.”
 

gurax

Pan ignoramus
Re: lavjerrsi i fukose - umberto eko

E kam lexuar dhe une por me thene te drejten pertoj te shkruaj pasazhe prej tij. Sidoqofte, nje maje e fuqise shprehese letrare. Liber qe s'e pershkruaj dot pervecse duke te lene librin ne dore duke te thene "lexoje".


------------------
"There are 10 types of people. Those who can read binary and those who can't."
 
Top