Lasgush Poradeci

Bora

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

Je ulur fort

Kujtimi im qe me s'me jep te qete,
Kujtimi im q' u llaftaris pas teje,
Ne qetesi esht' isker prej rrufeje,
Ne cas llaftare zjarr e flake vete.

Ckelqen si prush kur sketerrohen rete,
Kur mall' i dhembshur ze bucet ndaj meje.
Kuptimin t'im o! ndjeje-ahere, ndjeje,
Se n'ate hof m'a ndrin ah! zemr' e shkrete.

Kaq mot-me-mot shkendijat m'j-u shperndane
Gjith permi kulm te bimes me se gjate...
M'j-u pereluan gjith me tjeter ane...-

Je ulur fort, po syt' e mi te pane:
Plot me stoli kjo lul' e zemres s'ate!
Si kopsht i mbushur plot me jargavane.
 

Bora

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

Pamja

Sot u pame-e sot u ndame
Dhe nuk thame njeze fjale;
Kur u ndame vame-e qame,
Qame shpejt ca lot me vale.

Edhe shpejt kur me te dale,
Vame-u pame-e shume thame,
Thame fjale, fjale, fjale,
Pastaj kurre me s'u ndame.

Nuk u ndame-e vete thame:
C'keto fjale? c'keto lote?
C'ky vajtim q'u vrame-e rame
Shkrumb e pluhur nene bote?

Ah kur rame, kur u dhembme,
Ndritej dhembja drite-e arte...
Kur u dhembme, kur u shembme,
Shkrepej yll ne qjell te larte...

Yll e drite bukurija,
Qjell i larte perendija,
C'vjen e shkon e vjen si hija,
Plas e s'plas kjo dashurija.
 

Bora

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

Dora jote ledhatare

Dora jote ledhataja, esht' e zbete si qiri.
Dora jote ledhatarja leshon driten e debores.
Kur t'a ndjeu magjine-e paster qe te shtrydheshe prej dores,
Shpirti im i frymezuar regetiu ne llaftari.

Se me lende magjistare u pat bere tul' i saj;
Tul'i saj u pat gatuar me vaj ere-e brume dylli;
I dha hena pak te ndezur, pluhur t'arte-i fali ylli,
E keshtu m'u duk hirplote- haj! o dor'e vashes, haj!

Ne veshtrim te dores s'ate c'pat, o! balli qe m'u vdar?
C'pat qepall' e perlotur q'i ra pika tatepjete?-
Dor'e bryllt' e vashes s'ime, dor'e paqme, dor' e zbete,
Vetetiu me prush magjije e me beri mendimtar.

Dora jote qe me dhimbset, dora jote qe me cik;
Dora jote qe me shtrihet siper temblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote qe t'u nda me pese fashe...
Dh'u be dore te me ndali ndaj dyshoj se mos ik...
 

Bora

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

Durimi

Tashi me gas, tashi me lot,
Tashi dhe nj'here,
Duro durimin si per-mot
E si perher.

Mendo mendimin zemerak,
Ndaj vjen te sjelle
Sa leu e zjeu e shfreu me gjak
Ne zemer felle;

Sa pati shkrire aq embelsi
Dyke kenduar,
E vaj e zi e shkrumb e hi
Te pambaruar;

Dyke perflakur plot me gas,
Plot afsh te ndritur,
Nje mall te math qe me vjen pas,
Kujtim-zhuritur;

Vjen ku perplaset permi dhé,
Ner ulerime,
e greminuar si rrufe,
Kjo jeta ime;

Ku mban shtergaten me sa mund,
Dhe kesaj radhe,
E hapur krejt, gjer mu ne fund,
Ah plag'e madhe;

Fund e gjehene e ang i zi,
Jete pas jete,
Yll-dashuri! Hon-lemeri
Qe mbaj me vete!

Edhe mendoj mendim me lot,
Me pervelime,
Duroj durim te mbushur plot
Me zemren t'ime.

Gremina

Ti sot as qesh as qan,
Ri larg e qete.
Ne shpirtin t'end ti mban
Nje faj per jete.

Nje dashuri me gas,
Sic fryri era,
E zure shpejt ne cas,
E le perhera.

U ngrove-ashtu sa mund,
As shume-as pake,
S'te ndriu perdrejt ne fund
E bardha flake:

Me ndriu e griu e shkriu
Ah mua zjarri!
U mvarresh un'i ziu
MI buze varri!

E nuk me dhemb aspak
Nje vdekje-e gjalle,
Ndaj qava lot me gjak,
Si ne perralle;

Ndaj hoqa rende-ashtu,
Gjer ne gremine,
Llaftaren qe me zu
Per dashurine;

Per dashurine-o Zot,
Qe shemb nje burre,
Qe s'e pat ndjere dot
Gruaja kurre;

Qe lind e ndritur krejt,
Bukuriplote!
Me driten drejt-per-drejt
Nga drita jote!

Qe qesh e qan e zjen,
E s'jep te qete,
E zjen e bren e shfren,
E s'vdes perjete.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Lasgush Poradeci

Doreshkrimi i panjohur i Poradecit!

"Poemul" ditari i fshehur i Poradecit

Nje poeme ne doreshkrim e poetit te njohur lirik Lasgush Poradeci, e shkruar ne gjuhen rumune dhe qe mban titullin "Poemul" (Poeme), i eshte dhuruar keto dite arkivit te Muzeut Historik Kombetar ne Tirane, nga vajza e poetit Maria Gusho. Drejtori i Muzeut Moikom Zeqo, pohoi se "poema, e gjetur nga e bija ne arkivin e doreshkrimeve te trasheguara nga poeti i njohur Poradeci, ndahet ne pese pjese dhe perbehet nga 21 strofa kater vargeshe, te rimuara ne gjuhen rumune".

Ai tha se "historia e kesaj poeme ne doreshkrim cilesohet paksa e cuditshme, pasi mendohet qe poeti ta kete shkruar gjate pese diteve te konkursit per pranimin ne Akademine e Arteve te Bukura te Bukureshtit (Rumani), ku poeti konkuroi per degen e piktures, ne vitin 1921". Poema e shkruar ne formen e nje ditari, ndahet ne pese pjese pikerisht per te pasqyruar pese ditet e konkursit, ndersa nuk ka asnje te dhene konkrete per ditet dhe muajin ne te cilin eshte shkruar. Sipas perkthimit ne shqip nga Dionis Bubani te poemes, nje perkthim qe espekton origjinalin e shkruar ne rumanisht, ku Bubani eshte munduar te pershtase vargjet dhe strofat me rime ne shqip, njihesh me permbajtjen poetike dhe emocionale qe autori rrefen me kete poeme-ditar.

Ne vargjet e dites se pare te konkursit, Poradeci pershkruan sallen e madhe ku studentet vizatojne per konkurim, ndersa vajzat dhe djemte perballe telajos "heshtin sic hesht... nje sahat" (varg i cituar). Ne vargjet e dites se dyte, autori tregon se si konkuruesit po vizatojne statujen e Veneres, "e cila qendron mes qetesise se plote sikur eshte nje statuje e vendosur ne nje varr", per te vazhduar me diten e trete ku Lasgushi shkruan se djemte dhe vajzat ngjajne si shumefishime te "Adamit dhe Eves ne nje ekstaze si ne nje Eden". Pjesa e dites se trete vazhdon gjithashtu me nje poezi ku thuhet se, "ne vend te nenshkrimit te vizatimit prej cdo konkurenti dikush e mbiquan veten artist, dikush poet ndersa Lasgushi citohet te kete shkrur se "une hesht si nje profet". Nderkaq pjesa e katert e poemes u kushtohet vizatimeve te nje konkurenti te rrepte te quajtur Retulesku Nikofor, i cili kishte skicuar hyjneshen e bukurise Venera dhe konkurentit te quajtur Manu, qe kishte punuar nje karrikature te ngjashme me nje engjell dhe nje shejtan. Ne kete pjese jane dhe dy strofa me titull "Zonjushes Maurika" ku poeti shpreh ndjenjat e tij per kete vajze edhe kjo nje konkurente. Poema perfundon me pjesen me 6 strofa te shkruar ne 4 vargje ku pershkruhet se ne diten e fundit te konkursit, perpara konkurenteve pozonte nje modele nudo, vizatimin e se ciles asnje prej te rinjve nuk arriti ta perfundonte. Ne kete pjese Lasgushi i drejtohet vajzes me vargun "muze qe nuk turperohesh", ndersa pasohet me pershkrimin e shkolles "Belle arte" (Artet e ukura),ku shprehet pakenaqesia e Poradecit, pa si nuk e fitoi konkursin. Sipas Zeqos, "poema eshte origjinale dhe e vecante ne traditen e poezise shqipe, si dhe nje dokument i gjalle i perjetimeve dhe emocioneve te poetit ne 5 dite te rendesishme te jetes se tij".

Kjo poeme do te botohet e plote ne nje nga numrat e revistet se ketij muzeu me titull "Studime muzeologjike". Si nje doreshkrim origjinal ajo u shtohet mjaft dokumenteve arkivore qe ruhen ne kete muze nga krijimtaria dhe jeta e Lasgush Poradecit. Midis tyre ruhet nje ekspozite fotografike e tij, kopje te disa pikturave, libra te tij origjinale si dhe mjaft doreshkrime e dhe letershkembime te poetit.
( Marre nga"Korrieri" )
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Lasgush Poradeci

TI PO VJEN QE PREJ SE LARGU
(Poezi nga Lasgush Poradeci)


Ti po vjen qe prej se largu magjiplote e dal nga dal
Ti po vjen qe prej se largu duke shkitur mbi lendina
Nene themberzat e tua pergezohet trendelina
Shtrihet luleja mitare e zembakut qe t'u fal.

E si shkon me hap te matur me pushton nje dhembshuri
Do te tretem ,te kullohem ne kalim te kembes sate
T'i pushtoj i llaftaruar ato hapeza mekate
Ndaj kalon me tufe lulesh madherisht si yll i ri

Do te qaj me mall te rende poshte teje pa pushim
Poshte fillit te poleskes ku do shkele kemba jote
Te te shtroj nga dhembja ime nje cudi prej pikash lote
Nje pluhure te pervajshme vetem dhembj'e deshirim.

Te ma shkelesh hije-lete!te ma shkelesh mes per mes
Te te shoh si me lekundesh me sy fjetur e fatuar
Brenda loteve te mia te te shoh te pasqyruar
E pastaj le te venitem, le te hesht e le te vdes.
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

SOKRATI

(Fragment)

Dhe keshtu, ne mes te Athines
Boci madh Kryegjyqtar
Akuzon ne gjyq Sokratin
Anti-Zot, anti fetar.

Keshtu me ndergjegje te ashper
Merr vendim gjyqi xhelat
I jep kupen e zeherrit
Te pamposhturit Sokrat.

Keshtu djajt e bestytnise
Keshtu breshakt e mocalit
Vrane filozof Sokratin
Madheshtorin dre te malit.

O Sokrat, Sokrat, Sokrat
Tunde tempujt e Greqise
Nga perbindeshit mashtronjes
Ujqerit e Mitologjise.

Ti me i miri, ti m'i urti
Ti me i drejti gjithe Greqise
Vdiqe permes erresires
Linde permes historise.

Qani male, qani fusha
Qj ti moj greqi e vjeter
Qaj o moj Evrope e re
Se nuk vjen Sokrat tjeter.

Jo se vjen dhe prape vjen
Vjen parreshtur dite e nate
Vjen duke ndricuar boten
Jo me fjale po me shpate.

Skuan vjete dhe qindvjete
Shkuan edhe mijevjete
Te nderon, Sokrat njerezimi
Mirenjohes jete pas jete.

Shkuan edhe fluturuan
Neper rruzullin pa ane
Ti Sokrat lind e rilind
Permes botes anembane.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Lasgush Poradeci

VALLJA E YJVE(fragment)

Yjte e ndezur si fingjilli,
Qe vertiten pale-pale,
Prej mosgjeje zune fill
Plot me jete -e mall te vale,

Zune fill me dashuri
Qe kur bota zu te ngjizet,
Pa sikush per shok te ti
Pervelohet edhe ndizet,

Ndizet cas edhe per cas,
E si kurre s'ka te shuar,
Pa pushim i vete pas
Me nje sulm te llaftaruar,

E si kurre nuk u mund
Ylli yllin qe t'a kape,
Rrotull qiejve pa fund
Vene-e vine vene prape...

............................................
............................................
............................................
............................................

Do te vene fluturim
Kudo jane-e kudo s'jane,
Neper qjell qe s'ka mbarim,
As fillim,as fund as ane.

Kur mi te;kur nene te,
Kur me hire-e kur pa hire,
Do percajne gjithenje
Hapesire...shkretetire...

Ata ikin varg e varg
Me nje etje te pashuar:
Sesa felle! e sesa larg
Shoq me shoq u pa larguar!...

Kush j-u fali-aq desherim,
Dh'e aqe zjarr e aqe flake,
Dh'i gatoj me aq durim
Yjte-e lum e varfanjake?

Se do nj si per cudi,
Kur prej syresh rreth te ftohet,
Shoq i vet nga mall'i ti,
Me me zjarr ze pervelohet...

Dh'i vjen qark me me vertik
E me dhembje me te nxete,
E si ik... si gjihte ik...
E pushton me zjarr te vete:

Sa me pak e shembellen:
Aq me shume-e djek deshira...
Pa nga malli qe s'e gjen,
Dridhet gjithe hapesira.

...Kur po ja!se qe pertej
ndriten ererat nga pake:
Ylli-i cdukur neper qjej
vetetiu e mori flake:

J-a pat shtene me nje cas,
Mun ne mes ne kraharuar,
Shoq'i vet q'i sillej pas
Me nje sulm te llaftaruar;

Q'e kish flaken mun ne gji,
Q'e zhuritte dashurija,
Qe ckelqente me zili
rrotull rezeve te tija.

Yll i mjere e yll i lum!
Yll i lum e yll i mjere!
Sapo drita t'u pergjum,
Sheh nje shoq neper sketer;

Ay vin... e gjithe vin...
Gjithe me prane...e gjith me prane...-
Sesa ndrin e vetetin!...
Sesa ndjen nje gas pa ane!...

Sesi ndritesh perseri!
Sesi ndizesh perseri!
Sesi djek me dashuri
Posi yll margaritar!...

Dashuri! Heu! mall i ri!
Dashuri! keng e durimit!
Ti lire! Ti roberi!
Ti valim i shkrepetimit!
.....................................
.....................................
.....................................
.....................................

Yjte-e ndesur aqe larg,
Lozin vallen e deshires
Dyke ndritur varg e varg
Neper terr te hapesires.
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

MBI TA

(Poeme per kryengritjen e Malesise se Madhe)
Kujtimit te poetit Risto Siliqi


Risto Siliqi-nisu shpejt
Ku shfren me kob e liga,
Ku ndeshet kombi i ngritur krejt
Me tri Kucedra shtriga.

Shpejt me mauzerin tend zemrak
Dhe penden e praruar,
Ku mposht halldupin turkoshak
Atdheu duke u deshmuar.

Ne Hot e Grude e Traboin
Puth Ded Gjo`Lul viganin,
Mirdite e Shale e Dukagjin
Puth Mehmet Shpend Luanin.

Dhe puth kuvendin heroik,
Ku ngrihet kombi peshe,
Ku mposht t`urryerin armik
Malsija burrereshe;

Malsija qe ben sulm ne zjarr
Po si dragoj me flete,
Sic bente sulm ngadherimtar
Gjergj Kastrioti vete.

U zgjua Shkodra me tundim
Prej lajmit te papritur,
se cak me cak leshoj kushtrim
Malsij`e kryengritur.

Leshoj kushtrim shpagimtar
Malsij`e burreruar,
se prape qeni turk barbar
Per dhune u pat leshuar.

Dhe prape djem e pleq e gra
Ngarendin t`armatosur,
te pershendesin krah per krah
Vellezerit e kanosur.

U nisme shoke e miq
Prej Shkodres ne malsite,
Ku Ded Gjo`Luli me Deciq
I mbron atdheut kufite

Pershkuam Tuz e Grude e Hot
E Shale dhe Tropoje,
Ku Mehmet Shpendi i gjindet zot
Atdheut ne pararoje.

Me Ded Gjo`Lul e Mehmet Shpend
U bujtem gjith nji nate,
Na dha si kush me gaz e shend
N`agim nga nji dhurate :

Nga nji djalosh per lufte e zjarr
Nga kull`e vet krenare,
Nga gjaku i zemres, gjak shqiptar,
Pere Motren shqiptare.

Ky Deda qe nuk njeh Sulltan
Na dha Kol Marash Vaten,
Ky Shpendi qe s`njeh Turk-Osman
Na dha Zef Bua Shpaten;


Po Gjon Pullumbi xhvat krenar
Prej gozhdes jatagane .
“ Do vij dhe vete vullnetar,
Ta skuqim tok mejdane”.

Hajt!Digjni plumb n`ate mauzer,
me qitjen e pashare,
perftoni lavd, perftoni nder,
ta ndjeje Evropa mbare.

Tumirembec I shtrenjte atdhe-
Dh`u nisem shtate vete,
Dhe fluturonim plot hare,
Si t` ishim zogj me flete.

Dhe krep me krep e zall me zall,
Me shpiert te paduruar,
Nga I madhi shkas, nga I madhi mall,
Plot duf per te luftuar :

Kaptuam shtate male rresht,
Dhe s`folem shtate fjale,
Kaptuam shtate male rresht
Malesise per t´ju fale.

Dhe ja!Te shtate burrat tok
Ne kulm teMalesise,
Ku Drin`i Bardhe nen`Istok
Merr fill drejt Shqiperise.

Mes Arberit , me mall rinor,
E zbret kalitas drumi,
Ku Drini plak e perrallor
Buron prej Shendaumi.

Mire se te gjejme atdhe bujar!
Malesi e lavduruar!
Pranon ti, oh!Pak gjak shqiptar
Qe vjen per t`u deshmuar.

Per t`u mbuluar me lavdi
Ne sulmet fitimtare,
Te behet fli , ku behen fli
Heronjet shqipetare.

S`qendronim dot,s`duronim dot
Prej kobit te papritur,
Mirdite e Lume e Shale e Hot
Pa beft ish kryengritur.

Se kish dhen`urdher qeni turk
Te qarmatoset vendi,
te derdhet gjak shqiptari curk,
te lidhet Deda e Shpendi.


Kur zbritem ne shtegim jugor,
nga Drini i zi matane,
kendonin me ze burreror
Hatjan dhe Shaljane :

“ Nuk lidhet Ded Gjo`Luli I math
Dragua fis prej fisi,
Te kap sib err, te therr`ne vath
Te vare ne dege lisi „.

“ Nuk lidhet Shpendi lart ne Theth,
Prej gjylet njiqind oke,
I prêt mbi sup e prap t`i hedh,
Sulltan jezit, mbi koke”.

Duke shtegtuar gjithnje,
Degjonim kengetore,
Ia thoshin fort qe cke me te
Lumjane e mirditore.

“S`hyn dot ne Lume, qen zuzar,
Manov anadollaku,
Rrok pushken qindvjeqari,
Dhe shtatvjeqar cunaku”.

“S`hyn dot, ti turk e turceli,
Ne kullat mirditore,
Te prêt ne prite e ne frengji
Mirdita pushkmizore“.

Kendonte vendi ne kushtrim
Perballe me gjith Turqine,
Qe vjen me kob e perdhunim
Te qarti Shqiperine;

Por turku avitet plot maras :
Marshon kuceder`e pare:
Marshon kuceder`e dyte pas-
Dy xhindrit pashallare.

Shefqet Pashai, me peshtjellim
E britme e zjarr e hekur,
marshon per dhune e carmatim
Drejt Lumes se pa prekur;

Bedri Pashaj, me fe dhe din,
E me trumbete e loder,
Del ne Mirdite e Dukagjin
E Shale e Hot e Shkoder.

„Nuk duam fe ,nuk duam din“,
Kendonin Malesia,
ze turfullon e shkrefetin
e shfren e shfryn Bedrija.

Filloi ne Lume sulmi i zi,
Do Lumen ta shkretoje,
Pashai finok, perpara tij,
Dergon nje pararoje.

Nji kumadar I eger`halldup,
Hypur serbes mbi kale,
takon me pushken permbi sup
Aty perballe nji djale.

Kendonte djaloshari I lum
Me delet n`ato shpate,
I shfryu turqeliu-dumdum:
“ He!Jep at `armen tate!”

Po shpejt bariu qellon e shtje,
Permbys perposh barbarin :
Ja shpje Sulltanit per meze,
Kush carmatos Shqiptarin.


Keshtu pashane e leu me gjak,
nuk e pandeu tirani,
E leu ne Lume nji cunak,
nji brisk i ri Lumjani.

Nga krism`e rrepte atje mbi shpat,
Sa shtiu djaloshi jone,
U ngrit gjith Luma fshat me fshat,
Siq kish dhe ka zakone,

Dhe pa vonim e pa durim
Krahin`e tere ish gati:
Gezoheshin qe per luftim
Erdh me ne fund sahati.

Buciten pushket n`at cas,
Mbi gerxhe , mbi livadhe,
Gjemonin si per shend e gas,
Si te isahte dasme e madhe.

U mbush me vrer pashaj allcak
Nga krisma prej cdo ane,
Ndaloj ne prag,ngurroj ne prag
N`ato kufi lumjane.

Mbi kater ushtrira zot
Dhe dyzetmije ushtare,
Prej vrerit s`e permbante dot
Marshimin sa me pare.

Prapo-u shpejt, bre derbede,
Marsh!Me gjithe ushterira!
Vjen Luma dhe t`i shtrin perdhe
Te majmen egersirat.

S`ta le ty nderin Luma aspak
Qe te sulmosh i pari :
M`i pari neper lufte e gjak
Sulmon gjithnji shqiptari.

Ne front t`armikut ne kufi
S`rektin as fryme as jete:
Pasha finok, me dredheri
Gaditet me te fshehte.

Do nis sulmin ndeshkimtar
Ta beje Lumen troke:
“Do ta shtroj popullin shqiptar,
Do t`i ve mend ne koke”.


Ec hijerende e vuv e hesht :
Sa mire i ka renduar
Te kater ushtrirat rresht!
Gati per te sulmuar.

Ndan njezet mije e pret…e pret…
Gjithe pret…per sulm perpjete,
Krekohet plot me salltanet,
Si t`ish Sulltani vete.

Po befas Luma u derdh tallas,
Shperthen orti vigane,
Perball e anas e perplas
Sulmon hordhite osmane.

Ketej-dymije heronj mezi
Andej-plot njezet mije,
Dymije plumba bresheri
Rrezojne`armiq dymije;

Dhe rish dymije batare-
Dymije armiq te shtrire,
Dhe rish, e rish, e rish-perdhe
Te gjithe shtrire e grire.

Dhe prap sulm : „Mbi ta!Mbi ta!,
Mbi mijera e tjera,
Iu shtir permendesh te ziut pasha
Sikur vershoj sketerra.

Dh`ish nji perleshje e mbytje e mort
E britem e tmerruar,
U mbraps pashaj, i tundur fort,
Me ushtaret e gjysmuar.

Dhe te plagosurit e shkrete,
Mes fushes se mejdanit,
I la plot plage e gjak e et
Dhe ashk kunder Sulltanit.

Keshtu ben Luma sulm shqiptar,
shkon vrake e lum gjaku :
Rrok pushken plaku qindvjeqar,
Dhe shtatevjeqar cunaku.

Por kur u mbraps Shefqet Pashaj
Me ushtaret e gjysmuar,
Nji lajm I keq per kuj e vaj,
Ne zemr`e pat pikuar :


Ne Qaf t`Agrit ku si horr
Bedri Pashaj vraponte,
E pret ne ball nji mirditor
Qe shtiu e po kendonte:

„S`del dot ti turk e turqeli ,
Prej atmes mirditore,
Te shtrine ne prite e ne frengji
Mirdita plumbmizore.”

Keshtu Mirdita kish adet,
Kur turku vjen tan gas,
ne prite e ne mejdan pervjet
Nga nji pasha ta vrase.

Shko shpejt, mos hash dhe ti nji plumb,
Shefqet Pasha, ne koke :
Dhe bente Lumen troke e shkrumb,
Te beri shkrumb e troke.

Dreken perjasht ne karakoll,
Nis shpejt llandon , hamshore,
Dhe darken brenda ne Stamboll,
Sa shpejt e ben nji fore :

„ Me faj e turp, Sulltan-Baba,
Po kthehem I ngarkuar,
Se Mehmet Shpendi ish katalla,
S`do mbret per ta sunduar;

As Ded Gjo`Luli s`do ne Hot
Mbi krepat tmerrimtare ,
Ku as shqiponjat s`ngjiten dot,
Veq djajte shqiptare;

Dh`as Luma s`te le nder aspak
Qe te sulmosh i pari :
M`i pari, thote, ku rrjedhe gjak,
Sulmon vetem shqiptari;

Dhe thote ajo ben sulm shqiptar,
Rrjedh vrake e lume gjaku .
Rrok pushken plaku qindvjeqar
Dhe shtatvjeqar cunaku“
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

GJENIU I ANIJES

Veshtroni si shket siper valash
E tundet anija me nge ? -
...Me krisme -e me prush prej sterkalash
Mi te shkreptiu nje rrufe ! ...


Ti det , brohori fshehtesire !
Kuptim i potershem , ti det !
...Po heshtje . ndaj vales se nxire
Gjeniu i anijes po flet :


Prej zallit qe sot po largohem ,
Fillova mergimin e ri ;
hepohem...anohem...humbohem...
Po sulmen s`e ndal kursesi .


Dh`aspak nuk me tremb zhurmerija ,
Ndaj turret me hov e vertik
Me balle-e mi korje te mija
Ndersimi-i tallazit armik.


Perpara kur shoh gjeratore ,
Dh`ato me gremisin ne fund -
Mi kulmin e vales malore
Un` heq te shpetoj sa me mund.


E morti fatkeq ne me ciku,
N`u desh tmerresisht te fundas -
Aspak nuk me thyen reziku,
Po nis e permbysem me gas :


Se prapa le vazhden e ndritur -
Q`e hapa me shpirtin fatos : -
Fistonin gazmor ku pat shkitur
valim-i anijes q`u sos.


....................................
....................................
....................................
....................................



Valim-i anijes se lete
Qetohet, ndalohet, mbaron :
Gjeniu i anijes perjete
Hepohet...anohet...valon...
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

KAMADEVA

(Kupidoni – Erosi – Zot i dashurise )


Mendoj e shkoj nga pak
Si gjithemone,
Me shpirtin zemerak
Ne rrugen tone


Atje ku ma ringjall
Aq lete e qete,
Ne gjirin tim nje mall
Te mjeren jete;


Ku silleshim te dy,
Me te baritur,
Me desherim ne sy,
Me shpirt te ndritur;


Ku regetin dhe sot
Me ato kujtime,
Bucimi gjeme-plot
I zemres sime.


Bucimi durimtar,
Qe pat kaluar,
Me zjen plot mall e zjarr
Ne krahruar.


O mall!O dashuri!
O yll!O djelle!
Sesi me djeg ne gji,
Ne zemer felle!


Sesi me ndjell qe larg,
Me ndrit perfare,
Me dritat varg e varg
Vetetimtare!


Me shfaqi perandej
Sa yj qe jeni,
Sa vasha qe ju ndjej
Ndaj vini e veni,


Ndaj derdhni aq pergjerim,
Dyke kundruar,
Ma tundni shpirtin tim
Te ngashruar,


…Dh`ashtu , posi dikur
Nga largesira,
Me del plot hir e nur
Ajo m`e mira.


Ner shoqe perseri
Si ne vegime,
Ngarkuar me stoli
Del shoqja ime.


C`kundron ashtu kur del,
Ti moj e mira
Kur hapalete shkel
Mi lartesira?


Permi kodrine atje
Menjanur bote,
M`u shfaq plot hare,
Fshehtesiplote.


Sodisnje ne vegim,
Ndaj mbremehere,
N`at afsh e kuqerim
Permi lugjere;


N`at afsh perendimor,
Dyke vershuar
Si pluhur qiellor
I peraruar;


Fermonte nje fermim
Ner dege e flete,
vengonte nje vengim
Nje kumb i fshehte;


Dh`aq enderr` e vasheri
Dyke percjelle.
Jehonte pyll` i zi
Me duf te felle.


Mes pyllit bucimtar,
Gjith mugetire,
C`u ndje mi leshnje e bar,
N`at celtire?


Ne mbremjen q`u perflak,
Si prush magjije
Ku zbardhoje si zembak
Plot drite e hije.


…Kush erdh e kush filloj
Te kuvendoje?
Kush pak sa belbezoj,
E mbet pa goje?


…Pa goje, o zemer ti,
Kjo fjala jote!
Pa fjale, o dashuri,
O gojeplote!


Dhe n`ate mugellim
Ti hijendritur
Tu dhims aq desherim
Aq ze i nemitur.


Dhe qeshe miturisht,
Moj miturore
Dh`u skuqe virgjerisht,
Moj virgjerore ;


Dhe skuqur qe te dy
Pa goje e fjale,
Veshtruar sy-nder –sy
Zemer-vale;


Dhe ngrire, o dashuri,
pa kuvenduar,
Pushtuar gji-per- gji
Sy- perenduar.


U shquan hene e yll
Ne mug te vone,
Ndricuan n`at pyll
Takimin tone;


Dhe pyll i ndezur n`ar,
Q`u tund nga vendi
Gjemoj tingellimtar
Si gjeme ergjendi.


Ja , shoqez tashi,
Dhe mbremja vate,
Po ndehet nj`ag i zi
Nji cipe nate.


Limeri u mbush perplot
Me shkrumb e hije
Ne t`ikim s`ikim dot
Prej kaq magjije.


Dhe ja po mbreteron
Nat` e nxiruar,
Dhe nata na mbulon
Dyke kenduar.


…O nate!O embelsi!
Limer i fshehte!
O mall!O dashuri!
Pergjithejete!


…Dhe terr` i madh si ra
Mi male e fusha,
Ne zbritem ca-nga-ca
Neper legusha.


…Shendrinin permi ne
Yjet e larte,
Na puthnin plot hare
Me puthje t`arte,


…Dhe dridheshin perposh,
Mi vese nate,
Nen` hapin vogelosh
Te kembes sate.


Nen` hapin miturak,
Mbi vrage e flete,
Zembaku vjeshtarak
Anohej lehte;


…Leshonte myshk e afsh
Najazm` e shtruar,
perkulej si mendafsh
I dritheruar;


Dhe binte therori
Permi lendine
Rigoni fill qiri
Per dashurine.


…Lendine e lule e bar,
N`ato lugjere,
Ne valthin blerimtar
Plot dumbushere;


Dhe leshnje e push i ri,
Dhe gjeth i holle,
Qe bij si flauri
Dhe posi fjolle,


…Nen` hapin dashuror
Ishin nemitur,
Nen` hapin dashuror
Kishin dremitur.


…Dhe s`dilte as pipelim
Nga pylli i qete,
Dhe s`dilte as regetim
Nga zemr` e nxehte;


Dhe puthej me cdogje
N`aq hije e nate,
Pushtuar pergjithnje
Zemr` e pamate.


…Po ja se qielli i tund
Enderrat e qeta
Prej heshtjes se pafund
Ku flinte jeta;


Dhe ja, se per nje cas,
Si pa kujtuar,
C`jehoj qe lart me gas,
Me kumb te shuar.


Ja pasi n`enderrim
Lumturi-dehur,
Ne qiell nje murmurim
Zu papandehur.


Dhe n`ate qetesi
Te vetemuar
N`aq heshtje e harmoni
Te pambaruar,


Nje keng` e larte u ndje,
Me plot jehona:
Kendonin permbi ne
Dy shpirtrat tona.


Kendonin qiellorisht
N`at hof te vone,
Levdonin lavderisht
Takimin tone,


Dhe ne nje melodi
Te dy te tretur,
Prej nimfave n`ajri
Te pershendetur,


Bashkuam keng` e gas
E ngazellime
Me serafime pas,
Kenge sublime.


Plot endje, plot hare
Dore-per-dore,
Kenduan permi ne
Cetat qiellore.


Gjemuan yj` e qjej
Nga gung` e larte,
Kumbuan tejpertej
Me tinguj t`arte :


Si dy qirinj n`altar,
Flakebashkuar,
Q`i djeg e tret me zjarr
Drit` e pashuar,


Dy shpirtat, ne valim
Dyke soditur,
Kenduan me adhurim
Flakezhuritur;


Himnuan si n`altar,
Me himn te dlire,
Plot afsh e mall e zjarr
Tretur e shkrire.


Dhe tretur Dashuri
Perposh ne fare!
Ah, shkrire, o Dashuri,
Pervelimtare!


Dhe prape qe te dy
Pa goje e fjale,
Veshtruar sy nder sy,
Zemer-vale!


Dhe prape , o zemer ti,
Pa kuvenduar,
Pushtuar gji-per-gji,
Sy-perenduar.


vazhdon
 

MLK

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

Poeti eshte si profeti, me i madh se mbreti /pf/images/graemlins/booki.gif
Lasgush Poradeci /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

Vazhdimi



…Dhe qeshte dashurisht,
Moj dashurore,
Dh`u skuqe nuserisht,
Moj nuserore.


…Dhe n`ate perqafim
Te lumteruar,
qe zjen ne shpirtin tim
Dyke valuar;


Ne dufin qe buqet
Me dritherime,
Qe zbriti mun ne det
Te qenies sime;


Rremovi me rremim
Ne kraharuar,
Trazovi me trazim
Te shenteruar;


Qe me kurore i Thur
Zemrat bujare-
Ah c`beme ashtu sikur
S`beme gje fare?


…Ah, c`beme ashtu,ashtu
Kaq neme e gjeme?
Cfar beme ashtu, bubu!
Sikur gje s`beme?


Si ndrite, o lumturi,
Per dashurine!
Si zbrite, o dashuri,
Per ne gremine!


Si na largoj aq shpejt
Nat` e nxirosur,
Dhe s`mbetme krejt-e-krejt
Ngrire e ngurosur!


Ngurrosur qe te dy
Pergjithemone
Me shpirtin tone aty,
Me trupin tone!


O ndarje!Peshtjellim!
Pishtar i shuar!
O Kamadeva im
Shigjetehelmuar;


Demon me sy si zjarr,
Qe jep shkendija,
Shkelqen vezellimtar
Nga bukurija,


Dhe si nj` efeb i ri,
Plot rreze e hije,
Leshon mi syte e mi
Verbim-magjije;


Shtje syte e na persysh
Me sy te nxehte,
Na copton me dysh
Te bardhen jete;


Veren e buzeqesh
Fort i zilisur
Ze peshperin ne vesh
Dyke shastisur.


…Zili, Demon!Demon!
Thumb e perone
Tmerrisht ty te pershkon
Prej endjes sone!


…Dhe mjaft!Demon, Demon;
Zili-perskuqur,
Tmerrsisht ti urdheron :
Mjaft buze-puqur!


vazhdon
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

vazhdimi


Dh`e josh me ledhe e vrer
Zemren e ngrate,
Na zbret perposh ne terr,
Neper mesnate;


Per ne gremine e hon
Na zbret per-dore
Atje ku rri mi fron
Ndarja mizore!


Ku prehet e na grish
Nema dhe gjema
Ne bazen kineserish-
Neser mbrema-


Do vemi posi sot
N`ate kodrine,
Ku ngopet zemra plot
Me dashurine.


Dhe zbritme e beme fli
Te madhen shije-
Nektar e ambrozi
Prej gjithesije


Dhe s`ardhme perseri
S`u pergjeruam
Ne britme e dhemshuri
Humbme e u shuam.


…Dhe britme e peshtjellim
Shpje lart jehona :
Tronditen me tmerrim
Dy shpirtrat tona.


Sikur ra qiell` i zi
Qe lart me buje
Sikur me lemeri
Leshoj nje kuje.


Keputen larg e larg
Yje dhe bote
Vershojne varg e varg
Lumenj me lote;


Gremisen qiell e dhe
Si na kundrojne;
Dy shpirtrat permi ne
Zen` e renkojne…


……………………..

……………………...

Dhe ne po shtrydhim lot
Deshperimtare,
Ndaj vame e s`ardhme dot
Dh` u patme ndare


Shendrijme n`arrati,
Te ngasheryer
Ngjerojme vrer e zi
Zemere-thyer.


…Ku je q`ashtu me ndjell
Me ato kujtime,
Me ngreh perdrejt ne qiell,
O motra ime!


Me shfaqesh n`engjellim
Si dikurhere,
Zembak plot kundermim
I pamarr`ere ;


Me sy me vetullon
Sy vetullushe,
Ne krah me fluturon
Krah-fluturushe;


…Perhap ergjend e ar
Ne cipe nate,
Me jep te pi nectar
Prej lules sate


…Klepit me sy palloj,
Posi ner gjume,
Vashe edhe nuse moj,
E embel shume,


Dhe me ate sy paqtor
Ma derdh ne duar
Ah, hirin vajzeror
Te pa cenuar

……………………..

………………………

Gremisen qiell e dhe
Ndaj na kundrojne!
Dy shpirtrat permi ne
Me pervajtojne;


Mahnitet me tmerrim
Krijes` e tere
Per t`embelin perqafim
Qe patme bere;


vazhdon
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

vazhdimi


Oh laqe-derdhur haj!
Plot permi faqe
Si prill edhe si maj
Plot manushaqe!


Per ndarjen si mosgje,
Si per mandate,
Qe s`prehemi dot me
Dite dhe nate;


Qe s`me defren me dot
Me bukurine,
Me tret me mall te kot
Mua te zine.


Me mallin pergjimtar
Bej hap pas teje,
Te shfaqesh, fill llastar,
Si fill rrufeje:


…Kurm-holla si gargi
Per mesi thyer,
Shtat-hedhura-selvi,
Vaj-ere-lyer;


…E hepuara si bar
Llere-kulluar,
E qruara si ar,
Gji-qumshtuar


Je vese a menje a je
Bryme a debore,
Hirploteja mi dhe,
Vetull-kurore.


…Je hene a djelle a yll
Vetetim-nalte,
Kaprolleja ne pyll,
Rritur me mjalte.


…Sic hithnje shkrepetim
Kur ta sodita
Te ndezurin veshtrim
Me shtat drita,


…M`hedh syte kur-e-kur,
sy-qengjerushe,
Fatijeza plot nur,
Oh fat-mirushe!


U happen per cudi
Qiell e qendrese
Dhe posi perendi
Del nje krijese.


Dhe zbriti permi ne
Nje gjeraqine,
Te prishe bote e dhe
Me bukurine.


Dhe zbrite e re perposh,
Ti moj cudia,
Qe driten t`ua verbosh
Syve te mia.


Me c`gaz e me c`magji
Me pate ndritur
Ne t`errtat fellesi
Kur pate zbritur;


Kur zbrite n`ate terr
Te zemres sime
Qe rridhte vaj e vrer
E sheremtime


Me petk per kremterim
Me pate veshur,
Me zulm e me shkelqim
Te buzeqeshur.


Perndrite me lavdi
Shpirtin e nxire
Qe breng e dhemshuri
Pat psheretire;


Qe ndezi yj e djej
Te dashurise,
Dh`i vari neper qjej
Te gjithesise;


Qe fjalet mjeshterisht
Me radhe i stisi
Dhe kaq cuditerisht
Per ty i stolisi.


…Po sot as dhe me s`di,
Jam a s`jam gjalle,
Se mua kurrsesi,
S`ma nxore malle.


…Perpiqem e lengoj
Me mall te trere,
Kerkoj e ligjeroj
Dere me dere;


Per gushen te kendoj
Per supe e llere,
Per krahet si vargoj
Thurur tertere,


Per afshin n`ate gji ,
Ku qan bilbili,
Ku del nje merudhi
Prej trendafili.


Si fshihesh nene dhe
Ne varr mbuluar
O drita qe nuk ke
Te perenduar!


Si s`mund ah, si nuk mund
Ta them me emer,
Nje breng qe mun ne fund
Duroj ne zemer!


Si tingull me godet
Zemr` e zhuritur,
Leshon tallaz si det
Dyke bucitur.


Me shpate mes-per-mes
Jam I pershkuar,
Me zjarr qe kurre s`vdes,
I perveluar.


S`e merrja dot mi dhe
Me ment` e mia,
Qe shpate e prese e teh
Kish dashuria.


Zu dera kercellin
Dole, te pashe-
M`u muarr ment` i ziu
S`u mbajce e rashe.


Ty faqja t`u perflak
Si zere maji
Te dy s`u puqme aspak
Na mori vaji.



vazhdon
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

Vazhdimi


Dh`as qasemi me dot
Nga mardh` e fshehur,
As puthemi me dot
Nga vaj i skrehur.


Soditemi me sy,
Me goje s`flasim,
Nemitemi te dy,
Durojme e s`plasim.


Se nj` angme gjeme plot
Ne zemr` e kemi,
Dhe njeri-tjetrin dot
Nuku i-a themi.


O zemer!O durim
I padegjuar!
O shpirt!O pervelim
I patreguar!


Do qaj mallin tim
Dyk` e soditur
Te shoh me ngasherim
C`drite e ka ndritur;


Mos ay nimb i ri,
Si pah debore,
Mos ajo dlirtesi
Pareverore;


Mos ay perendim
Kur e takova,
Mos ai dritherim
Kur e pushtova;


Mos ajo mituri
Plot hije e shije,
Mos gjith ajo magji
Prej cuperie.


Ti s`vjen, o mall, ti s`vjen
Per te-dyte-here,
Dhe zemra ime zjen
Si ne sketerre;


Perplasem si tallas
Tere trazire
Gajasem e bertas
Ne shkretetire:


Ku je, ti mall!Ti mall!
O jeta!jeta!
Sa larg qe zall me zall
Mezi te gjeta!


Ah, ku `sht` ajo perri,
Qe kam takuar,
Qe me dhuroj ne gji
Zjarr te pashuar!


Ah, ku `sht` ajo, ajo,
Qe dashuroja,
Dhe llaftaroja, ah,
Kur ta shikoja!

……………….

Mendoj e shkoj nga pak
Si gjithmone
Me shpirtin zemerak
Ne rrugen tone.


Atje ku ma ringjall,
Aq lete e qete,
ne gjirin tim nje mall
te mjeren jete;


Ku silleshim te dy
Me te baritur,
Me desherim ne sy
Me shpirt te ndritur;


Ku regetin dhe sot
Me ato kujtime,
Bucimi gjemeplot
I zemres sime.


Bucim durimtar
Qe pat kaluar,
Me zjen plot mall e zjarr
Ne kraharuar.


O mall!O dashuri !
O yll! O djelle !
Sesi me djeg ne gji,
Ne zemer felle !


Sesi me ndjell qe larg,
Me ndrit perfare,
Me dritat varg e varg,
Vetetimtare !



fund
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

LAMTUMIRE


Me del e ze pshon me te fshehte
Nje breng hije-rende mi sy ;
Perbrenda ne zemren e shkrete
M`i shtje drejt-per-drejt qe te dy .


E loti prej syve te tua
Rengjethet valome perdhe :
M`j-a ndjen veshtrim-bukur-pallua
Ti zemres greminen e re…


Po kenget qe sot me nuk jane ,
Stolisen me mall ne megrim.
Permbytur mjerimesh pa ane,
Ndrin Yll` i te riturit t`im.
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

LAMTUMIRE

Variante -I


Me vjen edhe pshon me t`u qasur,
Nje breng hije-rende mi sy.
Perdrejt mun ne zemren e plasur
M`i shtje llaftarisht qe te dy.


Bje loti prej syve te qare,
Venitet rrembyer perdhe :
M`j-a ndjen zemerimin e pare,
Ah!moter ti dhembjes se re…


Sot kenget qe vane- e me s`jane
Bucasin me mall ne megrim,
Pa-i mbytur mjerimesh pa ane
Zbret Yll` i te riturit t`im.
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

LAMTUMIRE

Variante -II


Me del perkundrejt dyke pshuar,
Nje bring hije-rende mi sy,
Pa felle ne shpirt te shkretuar
M`i shtje drejt-per-drejt qe te dy.


Dhe loti prej syve te thata
Gremiset si vale mberdhe,
Qe sot iku dita ,vjen nata
Me yj qe me s`ndrijne si dje.


Pra kenget qe vane-e me s`jane,
Permbyten me mall ne megrim.
I ngrysur mjerimesh pa ane
Vdes yll` i te riturit t`im.
 

Komita2006

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

LAMTUMIRE

Variante - III


Me del me-ate hir te zemruar
Nje breng hije-rende mi sy,
Qe sot kur po ish i merguar
Ti shoh drejt-per-drejt qe te dy.


Ra loti prej syve te tua
E vate kulloj gjer perdhe:
Ne piken q`u tret nen mua
Qan zemra vajen e re.


Ju ditet e mallit prej flake!
Ju nete me endera plot!
Sesi m`ju pushton varfnjake
Ky det i nje sumbulle lot!-


Sot pikave lot qe m`u thane
J-u ndjeva te parin kullim,
Pa dridhet liqeri pa ane
O vashe-e te riturit t`im.
 
Top