Lasgush Poradeci

Ema

Goddes
Re: Lasgush Poradeci

(Vazhdim)

E,megjithate,ndonese e dije qe ishte ashtu,perse mendimi te ngjante befasues?C'ishte ajo shije endrre qe i mbeshtillte sakaq gjithcka qe lidhej me te?Ishte njelloj sikur dikush te vinte me vrap per te te thene:ejani te rruga matne bulevardit perte pare nje beteje me shpata qe rastesisht vazhdon,e ngrire nga koha.Ose:ejani te shihni nje duel,nje shpallje dekreti ose nje ballo mbreterore.
Lasgushi ishte aty,disa qindra hapa larg,e megjithate perse nuk nisesha me ngut,me panik,per te mos humbur kohe?Perse nuk kam shkuar me shpesh thoja me vete.Dhe prape shkoja rralle.S'kisha kurrefare droje se do ta shqetesojAi me priste gjithmone me kenaqesi ,adje me conte fjale t'i shkoj.Ishte nje frenim tjeterlloj.Frenimi qe shkaton endrra.askush nuk ngutet te shkoje drejt saj.sepse ne fund te fundit,vonesa dhe ngadalesia bejne pjese ne mekaniken e saj.
Te shkoje tek ai ishte me shume se te dilje jashte shtetit.Te dukej se dilje jashte kohes,jashte sistemit te zakonshem te te menduarit.Edhe nje hap dhe kishe ndjesine se do te kaperceje kufijte e jetes per te shkelur ne shkeretiren dantekse.Prej vitesh,qysh pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore,ai kishte qene perhere i tille:i gjalle dhe i vdekur njekohesisht.shume gjimnaziste qe e benin ne mesim,e kujtonin te vdekur.Te tjere ua shpjegonin se nuk ihste ashtu,se ai ishte gjalle,po as te paret,as te dytet nuk habiteshin nga kjo.Ishte nje gjendje e dyzuar qe i shkonte shume atij dhe shume njerez qene mesuar me te,si me dike qe e kundrojne perhere nen syprinen e ujit.
Ishte nga te rrallet njerez dhe ndoshta i vetmi shkrimtar i madhqe arriti per nje kohe aq te gjate,duke qene i gjalle te perjetoje vdekjen e tij.Pamja e etij e jepte shpeshhere ne menyre te sakte kete dyzim,sidomos kur vishte kostumin e zi dhe vinte borsaline te zeze.Ne nje rast te tille te dukej normale ta pyesje nese dilte apo shkonte drejt arkivolit.
Me e cuditshmja ishte se ky fat i tij nuk zgjonte keqardhje.Ndjenja e keqardhjes,e meshires se mundshme,e pikellimit qe ai qe harruar pa te drejte,threemohje se ene kristali sapo ndeshej me te.Kur ai hynte ne kafenete e Pogradecit,shkrimtaret qe vinin per verim kishin ndjesine se po strukeshin nga nje stuhi e padukshme.
Ai ihste i paparashikueshem,gerryes si acid,i rrezikshem,i befte.E qeshura e tij ihte su e tejjesthsme,pa gezim,merzitja e tij e papikellueshme.keshtu e kishte dhe zemereimin,te ftohte,kurse perbuzjen,rrezatuese qe larg,si te stolisur me argjend.
Por gjeja me e jashtezakonshme ishte e folura e tij.Gje me te pangjashme me biseden e perditshme,nuk mund te perfytyroje dot.Ndonese ishte e qarte,pa sterhollim,fare konkrete,madje per gjera te dites,ajo e kishte kryekeput te tjeterllojshme gjithcka,ndertimin e saj,llogjiken,ritmin,kthimet prapa.Ishte e paperftueshme te mendoje qe ai ose ti,ne fillim te bisedes te thonit dicka per kohen,shendetin,ose shprehjne "c'te reja kemi?".
Ai mund te te shikonte ftohte,te mos pergjigjej dhe te haronte qe ti ishe aty....

(vazhdon dite tjeter se u lodha)....
 

shkrimi

Forumium praecox
Re: Lasgush Poradeci

diku Lasgushi ka thene...: "Do te vije nje kohe,kur do te veme ne dasme e do te urojme:Mos e pifshim ket gote po te mos u bashkofshim me kosove!
Dhe do te veme ne vdekje e do ngushllojme :Mos e pifshim kete gote ne mos u bashkofshim me kosoven!..
Do te vij nje kohe kur dollia do te filloj me keto fjala:Mos e pifshim kete gote ne mos u bashkofshim me kosoven".
 

Ema

Goddes
Re: Lasgush Poradeci

Fillimisht postuar nga shkrimi:
[qb]diku Lasgushi ka thene...: "Do te vije nje kohe,kur do te veme ne dasme e do te urojme:Mos e pifshim ket gote po te mos u bashkofshim me kosove!
Dhe do te veme ne vdekje e do ngushllojme :Mos e pifshim kete gote ne mos u bashkofshim me kosoven!..
Do te vij nje kohe kur dollia do te filloj me keto fjala:Mos e pifshim kete gote ne mos u bashkofshim me kosoven".[/qb]
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

poradeci_kl.jpg
poradeci.gif


LASGUSH PORADECI

KUR NUK NDIHESH FARE MIRË

Kur nuk ndjehesh fare mire,
(Sepse shpirtin e ke plot),
Ze kendon ne vetesire
Pa te derdhen pika lot.

Pika lot, si pika dylli,
Oe te derdhen aqe shpesh,
Kush qepallat nuk i mbylli...
Nuku mund t'i marre vesh :

Kujt s'ju dha t'i rrahe mente,
Ne shtepi kush nuk u mbyll,
Me nje hov kur shpirt'j shenjte
Ndrin e digjet posi yll -

Nuku mund t'a dije fare,
As qe do te ndjeje dot
C'pruri kenga mendimtare
Me cdo varg prej pikash lot.

Kush te tall me verb te kote,
Nuku mund t'i ndjeje gjiri
C'Drit' e bardhe djeg ne bote
Me cdo pike prej qiriri.
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

....Ofelia..
Me lejo te kerkoj falje per poezine qe kam shkruar me larte,pasi qe nuk e pashe qe edhe ti e kishe te shkruar te njejten...u be paqellim!

Faleminderit per mirekuptimin..

Shqiptarja
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

LETËRKËMBIM

Ti qan qe larg se vate dashuria?
Vate-e mbaroj e me s'i mbet as hija,
E na la pas po zinë-e dhemshurise?

Zi-dhemshuri! qe m'i merr ment' e mia
Zi-dhemshuri,s'ma merr dot fhsehtesine

E nuk ma ndal nje yll qe m'u pat shuar,
E nuk ma ndal rrufe qe pat derrmuar,
As ata sy qe vane-e me nuk ardhe:

S'ma ndali dot ah!dhembjen e treruar
Te behet zjarr e flake-e drite-e bardhe!

Lasgush Poradeci
 

Rezart

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

ketu s'do te jem do jem larguar
ne toke i tretur si te tjere
ne kafenene e preferuar
nuk do t'me shohin kamariere

dhe neper udhet ku kam ecur
sdo ndihet kolla ime thate
mbi varin tim do rrije i heshtur
nje qiparis si murg i ngrate

Po kur te jesh merzitur shume
ne raft te librave kerkome
atje i fshehur do t'jem une
ne ndonje fjale a ndonje shkronje

mjafton qe librin pak ta heqesh
dhe une do te zbres , do te vij pas teje
ti si dikur me mall do te qeshesh
si nje blerim pas nje rekeje

dhe une do te zbres . do te vij pas teje
do te vij.
 

holtienka

Forumium praecox
Re: Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci e ka pas shtepine ngjit me nenen time, Dmth edhe e ka. Iam glad jam pogradecare.
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

PERSE TE DUA

Se te desha vete,
Dhe t'u nqasa vete,
Dhe te putha vete
Prandaj.

Dhe te humba large,
Dhe te ndoqa large,
Dhe te gjeta large
Prandaj.

Se te desha prape
Dhe t'u nqasa prape,
Dhe te putha prape
Prandaj.

Dhe te humba vashe,
Dhe te ndoqa vashe,
Dhe s'te gjeta vashe
Prandaj.

Se te gjeta grua,
Dhe te desha grua,
Dhe te putha grua
Prandaj

Dhe s'me flet perhera,
Dhe s'me qas perhera,
Dhe me plas perhera
Prandaj.

E prandaj te dua,
Prandaj vashe e grua,
Fshehtesi per mua
Prandaj

GoT_u poezia qe ke sjelle eshte e Dritero Agollit
"Kur te jesh merzitur shume" dhe jo e Lasgushit

Shoqerisht kaprollja
 

Rezart

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

ed i kaprolle , qe eshte e dritero agollit po qe me pelqen shume si poezi dhe kenge dhe thashe po e shkruaj , dhe asnjeri nuk e ka vene re pervec teje, duket sa e njohin lasgush poradecin. bye
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Lasgush Poradeci

Fillimisht postuar nga GoT_u:
[qb]ed i kaprolle , qe eshte e dritero agollit po qe me pelqen shume si poezi dhe kenge dhe thashe po e shkruaj , dhe asnjeri nuk e ka vene re pervec teje, duket sa e njohin lasgush poradecin. bye[/qb]
E vura re qe ç'ke me te... po meqe te pelqen... hajt mo. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Lasgush Poradeci

GJARPERUSHJA
Haj te mirremi per dore,
Nep-ma zemren qe ma more,
Gjarperushe pikelore.

M'u vrapo q'andej matane,
Me qendro ne zemer prane,
M'i veshtro sa lot me rane.

Te fjalonemi ngadale,
te pushtonemi pa fjale,
Plot me afsh e duf te vale.

Me ate vetulI-vetulluar,
Me ate shtatin-gjarperuar,
Me ato kraha-fluturuar:

Vetullo, moj vetullushe!
Gjarpero, moj gjarperushe!
Fluturo, moj fluturushe!
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Lasgush Poradeci

TRASHEGIMI
Ju me lini te flas une.
T'ju them fjale vjersherije,
Ne bunace e ne furtune
Te kendoj sic me ka hije.

Hija ime nuk di dhune.
Di vec frymezim lirie,
Dhe di pune, pune, pune,
Mund pa fund per art magjie.

Qe te them nga c'pata shkruar
Me kuvend te perveluar:
Ja! nje kenge mjeshterie,
Ja! nje isker bukurie.

Dhe ta shoh te pasqyruar
Veteveten fije-fije,
Fije-fije poezie,
Qe mban ere Shqiperie.
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Lasgush Poradeci

VALLJA E LULEVE

Del me vrap a s'del perjashta
ti moj sykaprolleja
nene kumbullat e lashta
zu po zjen okolleja

Zu perhapet valle e madhe
dalngadal e tineza
del a s'del moj sykaprolle
ner nj'ato lendineza

Si su paske desheruar
me njemije te lutura
...apo me shami ne duar
ti po rend si flutura

Me nje cast u pate pare
mu ne mes te nuseve
te veshtron me sy te qare
bebe e sy vramuseve.

Sec ma tund o!shtatn'e thyer
posi shaqiluari
me kuvend te mallengjyer
zure se kenduari

- O ju vasha qe po loni
e qe po gatiteni
shoqen tuaj ne e doni
ndal-i pak e priteni.

Pritni moj te vije dhe une
pyjeve,lendinave
ku shkelqen pa te perdhune
fill-i trendelinave.

Ne mos ditsha te mbledh lule
shoqe,ju degjo-me-ni
beni suresh nje kapule
dhe me to mbulo-me-ni

Ne ju pyetshin per mua
c'u be flokbanusheja
thoni se me nje perua
e zu gjarperusheja

Thoni se mbas nje burimi
me se pate o fluturen
Thoni se ce zuri trimi
O moj belkeputuren...
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Lasgush Poradeci

zemerimi jone-Lasgush Poradeci

si te ta them te shkreten vojtje qe ndej ne zemer
cas-per-cas
ate durim te paduruar te zemerimeve pa gas
tashi ze cel nje vrer ne buze,tashi ze ndrin nje vaj ne sy,
edhe te dhemb me keq se mua ,edhe me dhemb me
keq se ty

kjo keng'e felle e heshtjes sate veshtrim i derdhur gjithe perdhe
stolite e hireve te tua ndaj me veshtron si nuse e re
dhe kaq mije dashurira,kaq mall qe s'kuvendohet dot
ma mbushin plot te mjeren zemer,vetem me gaz,vetem
me lot

e pata pyetur vetevehten,me tju pergjigjur vetvetiu
pse kaq zi,ti motra ime ,pse kaq vrere un' i ziu
nuk paske qene vrere i zi ,po qenke vetem dashuri
qenke nje drite fshehtesie plot bukuri!plot bukuri!

dhe me pelqen ,ah,zemerimi.ndaj vjen e shkon e qesh
e qaj

ndaj rri mendohem duke pyetur a mos ke faj ?a mos
kam faj?
dhe ja!me fal cfardo merie!dhe ja!te fal cfaredo meri!
dhe me mbush prap plot me drite ,plot me te shtrenjten
DASHURI
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Lasgush Poradeci

Kroi i fshatit tone, ujë i kulluar,
ç'na buron nga mali, dyke mërmëruar
Vene e mbushin ujë vashat anembanë
cipëzën me hoja lidhur mënjanë
cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,
gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe.
E si mbushin ujë, bubu ç'm'u ka hije,
ndaj kthehen prap me hap nusërije
ndezur yll i ballit si yll shenjt ërie.
Kroi i fshatit tonë, ngjyr' ergjënd i lyer
që nga rrez' e malit ç'na buron rrembyer.
Venë e pinë ujë trimat anembanë
takijen me lule, përmbi sy mënjanë.
Takijen e dlirë, takijen e nxirrë
Buzën në të qeshur... më të psherëtirë...
Mbrënave kur uji mërmëron nga-dalë,
vjen t'i thotë trimi vashës nj'a dy fjalë:
Vashëzën bujare që po vin në krua
Siç'e përshëndeta, siç'm'u turpërua
Papu ula kryet e shikova si grua
Kroi i fìshatit t'onë, tetë sylynjarë
nër tetë krahina qënke kroj i parë
qënke një në botë, s'paskërke të dytë
ç'na shëroke plagët, ç'na shëroke sytë.
 

Bora

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

Zemra

Bej e ri mendohem,
Te mos t'aferohem,
Ben e ri mendohesh
Te mos m'aferohesh.

Dhe ri bej e bejne
Mos te shkoj andejne,
Dhe ri e ben bejne
Mos te shkosh ketejne.

Ha! tek bej keshtuze,
Hop! te shoh ketuze!
Ha! tek ben ashtuze,
Hop! buze-per-buze.

Pa me puth nje here,
Pa te puth dy here,
Pa me puth tri here,
Te puth tridhjet here,

Uf! moj zemre-e mjere...

Zemer-lule-e-vere,
Gas-e-vrer-perhere,
Zemer-kopsht-me-ere,
Zemera-sketere.
 

Bora

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

Ku vemi shpesh

Në zemër t’ënde vetëm unë,
Në zemër t’ime vetëm ti,
dhe jashtë bota fjalëtare,
Dhe jashtë syri plot zili.

Dh’ashtu filluam përngahera
Një vetësi plot ëmbëlsi,
Të mos na shohë syr’i botës,
Mos na zemrosh, moj njerëzi.

Dhe ikm’ e ikmë gjith-me largë,
Dyke kërkuar pak liri,
Që me t’u ndezur flak’e ditës,
Gjer më të mugëtit të zi;

Gjer në mesnatë-e pasmesnate,
Oh! E pangopur e arrati!
Un’ hijerënd’ e mvrerësuar,
Ti buzëndritur në stoli.

Nër ato male shtat-mëdhaja,
Nër ata pyje me fshehtësi,
N’ato mburima lozonjare,
N’ata shkëmbenj plot llaftari;

Ku fryn nje erë pastërtije,
E vetëtin një bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemëra në gji;

Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veç un’e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perendi!
 

Bora

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

(ROMANCE)

Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng’ e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
më pe me shpirt të llaftaruar.

Q’aherë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet’e dytë...
Dh’i shtinja sytë gjith përdhe-
Gjithë përdhe m’i shtinje sytë...

Po me t’u ndarë vet e vet,
Më s’kishim turp që s’kishte fjalë...
Na ritej malli posi det,
Posi një det që vjen me valë:

E prapë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë;
E prapë sytë gjith përdhe,
Gjithë përdhe pikonin sytë.

..........................................
..........................................
..........................................
..........................................

Q’aherë qamë plot me mall
Atë vështrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng’ e pakuptuar.

Se kish kuptim që s’i kish kuptim,
Kuptim’i fellë-i mallit t’onë;
Se malli jon’ish zotërim,
Qe robëron përgjithëmonë;

Se s’dashuronja-as un’ as ti,
Po dashuronte dashurija:
Një dashuri – një fshehtësi
M’e fshehur sesa fshehtësija.
 

Bora

Primus registratum
Re: Lasgush Poradeci

Kur të më jesh e zemëruar

Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O,c`ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime!Dhe haj!e zeza jetë,haj!

Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg...
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E cdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori,
O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-

Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas.

Ti buzëqesh-më-zilitare,e më ckëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë,që cel si lulja në mëngjes, Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:

Kur të më jesh e zemëruar,më shpirt të vrarë-e varfnjak,
N`e mbajc në zemër zembëratën,prej helmit t`ënd s`do heq
aspak;
S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a thënc,në mos m`a
thënc:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem
menc.
 
Top