Lasgush Poradeci

Ofelia

Forumium praecox
Lasgush Poradeci

KUR NUK NDIHESH FARE MIRE

Kur nuk ndjehesh fare mire,
(Sepse shpirtin e ke plot),
Ze kendon ne vetesire
Pa te derdhen pika lot.

Pika lot, si pika dylli,
Oe te derdhen aqe shpesh,
Kush qepallat nuk i mbylli...
Nuku mund t'i marre vesh :

Kujt s'ju dha t'i rrahe mente,
Ne shtepi kush nuk u mbyll,
Me nje hov kur shpirt'j shenjte
Ndrin e digjet posi yll -

Nuku mund t'a dije fare,
As qe do te ndjeje dot
C'pruri kenga mendimtare
Me cdo varg prej pikash lot.

Kush te tall me verb te kote,
Nuku mund t'i ndjeje gjiri
C'Drit' e bardhe djeg ne bote
Me cdo pike prej qiriri.
 

Ema

Goddes
Re: Lasgush Poradeci

Maja e celur

Lulet lulezuan
me te pare djelle
kushedi c'duruan
qe kur jane mbjelle:

qe kur u perzyen
me rer' e me uje,
dhe u lagn' e u lyen
pa buje e rremuje.

Pa ze psheretimi,
ze e vaj te kote,
i ngurroj thellimi
nene dhen' e ftohte.

Edhe balt' e ndotur,
edhe llum' i ndyre
i patne perlotur
me ngjyre e menxyre.

Ato piperonin
me nje sulm i qete
dhe mbinin e shkonin
qe perposh perpjete.

Qe ngaj erresira-
brenda ne dhe thelle-
ndillnin krejt te lira
driten edhe qjellte.

Sa me rend' i mbante
rrenj' e balt' e nxire
dh' i terhiqte e s'i ndante
per ne fundesire,

dhe sa m'i padukur
edhe sa m'i zjarrte
ishte sulm' i bukur
per ne qiejt' e larte,

aq me lire e fshehur,
dh' aq me me ngadale
rritnin pa pandehur
sulmin e pandale:

Dhe ja, ndizet era
mbi barishte e bime!
Ja! qesh parevera
neper ngasherime!

Ja! sa lul' e qete
celi gjine e saje,
permbi dege e flete
atje lart ne maje!
 

Ema

Goddes
Re: Lasgush Poradeci

Dimër

Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.

Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.

Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdesi...
 

Ema

Goddes
Re: Lasgush Poradeci

Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!

Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.
 

Ema

Goddes
Re: Lasgush Poradeci

C'u mbush Mali

Shqiperi! moj nena ime,
Me ke rritur me therrime!
Shqiperi! te qofsha fale,
Te kam nene e me ke djale

C'u mbush mali me debore,
C'u mbush deti me pampore,
Sec u mbush e shkreta Vlore
Plot me krushq e me dasmore,
S'jane Toske e Malesore
Me flamur te kuq ne dore
Si dhendure me kurore.

C'u zbardhe malet, c'u zbardhe:
Nga cdo ane sec na ardhe
Shqipetaret gune-bardhe,
Sec na ardhe pale-pale
Duke rutulluar male
Kush me kemb'e kush me kale
Kush me shpejt, kush me ngadale;
Kush i lum e kush i gjore
Kane zbritur mun ne Vlore,
Mun ne Vloren e lirise,
N'ate thelb te Shqiperise.
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Lasgush Poradeci

Kur ne flake

Kur ne flake te qiririt ze mendonem net-per-net
Dh'e ndjej shpirtin e kulluar neper driten qe me tret
Prej sketerres se pa mate me del bot' e enderruar,
vetem ti, o im-e dashur net-per-net me rri larguar

Po cdo enderr qe me shfaqet prej sketerres se pafund
Cdo mendim i llaftaruar qe me dhemb e me pertund,
Duke rene prej se lartash posi pike zemerate
T'i pershkohet per-se-felli bukuris' se qenies sate.

T'i pershkohet mes-per-mesi dliresis' se shpirit tend,
Ta merr pamjen e fytyres, behet shkronjez e kuvend.
Ai del prej shkretetire ment' e mi te m'i stolise
E ka tingull llaftarie, ka verbimin e magjise,
Ndrin i kthiellt e i paster si pasqyrez' e nje kroj
Pa ner te fytyren tende ta veshtroj... nuk ta veshtroj...

O! fytyr' e vjersheruar qe me mbush me desherime!
Q'i fal gaz perjetesie dashuris' se zemres sime!
Qe me ben kur ment' e mia regetijne varg e varg
Te te ndjej aq fare prane, te me jesh aq shume larg...
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Lasgush Poradeci

Malli

Syri-i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon
Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxire krejt -
Do me lere me pahir
Syri-i bukur qe t'u mvrenjt.

E do mbetem pernjemend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbreteresha qe me cmend
Do me lere-a shpejt a von.

Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von,
Syri i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon.

Do me lere...A! po si -
Qofte-ahere-ose tani -
Do te qaj aq dashuri
Qe te humb me mall te ti?
 

Ema

Goddes
Re: Lasgush Poradeci

Poradeci

Perendim i vagelluar mi Liqerin pa kufir
Po perhapet dal-nga-dale nje pluhire si nje hije.
Neper Mal e ner Lendina shkrumb' i nates qe po bije,
Duke sbritur qe nga qjelli permi fshat po behet fir...

E kudo krahin' e gjere me s'po qit as pipelim:
Ne katund kercet nje porte...ne Liqer heshte nje lopate...
Nje shqiponje-e arratisur fluturon ne Mal-te-Thate...
Futet zemra djaloshare mun ne fund t? shpirtit t'im.

Tere fisi, tere jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zoteroj me kater ane erresira...
Po tashi:
Duke nisur udhetimin mes-per-mes ner Shqiperi,
Drini plak e i perrallshem po mburon prej Shendaumi...
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Lasgush Poradeci

Syte e lumtur

Ishe vogeloshe... isha mituri...
Kur me dole mbudhe, ti, moj, lumja ti!

Vinte perendimi me te vagelluar
Pa m'i shtire tinez ata syt' e shkruar.

Ata syt' te shkruar, syte, moj, te fjetur,
Shtate vjet me rradhe t'i kam pershendetur.
Kur me pe se pari, more-e m'u largove,
Kur me pe se dyti, more-e m'u afrove,
Kur me pe se treti, more-e me pushtove,
Te putha ne gushe, ti m'u turperove,
Papo ule kryet e shkove vajtove.
 

Ema

Goddes
Re: Lasgush Poradeci

Syr' i fshehur

Malli jone q'u pat shuar,
malli-i bere fije,
sot me gjet te zemeruar
me pru lote zije

Un' u ngrita qe me nate
posi dashurija-
pse m'u lag o! syr i thate
ne mjerime te tija?

Esht' agim tashti moj mike,
dhe ja! se ku dolla
nene strehe venetike,
ku po mbin vijolla

Ku m'u ndes si zjarr rrufeje
desherim i pare
dhemshurisht therret pas teje
Zemerez' e vrare;

Te me vish duke vrapuar
ndaj te pres i mjere
se te kam per te pushtuar
per te fundit here;

Se per herezen e fundit
me zu mall i mitur,
syr'i fshehur i katundit
qe me pat zhuritur

Un' i ziu qe mbeta vete
dhe te shoh te vluar
me vertitet mendj'e shkrete
posi shaqiluar...
 

Ema

Goddes
Re: Lasgush Poradeci

-V-

Lundra dhe Flamuri

Qe larg po vi...,qe larg.
Me turren valet varg-e-varg,
Un'ik dh' hepohem mund si harg...

E siper tyre shkas,
Valoj me sulme-e gas,
I le tallazet pas:

...Kur val'e eger ze me tund,
E s'mund te mpruhem asgjekund
Prej gjeratoreve varfanjak:

E si me mbyt i tmershemi det.
Pushon ah!zemra qe bucet,
Mbaron ah! zjarri qe me tret.

E s'duket gje kur humb,
Vec pluhures si shkrumb
Lart mi katart si thumb:

Flamur i paster qe m'u nxi
Ne sulm te lumtur per liri,
Qendron gazmor ne lartesi!...

Tashi katarti-u cduk ne det
Tashti flamuri-u ngrit perpjet,
Valon lirisht si shpirti i let.
 

Ema

Goddes
Re: Lasgush Poradeci

U PATME NISUR

U patme nisur un' e ti:
Un' hijemvrejturi-ne-zi,
Ti flokendritura-flori

Dhe ikm'! e ikme perseri,
Large - e me -large n'arrati,
Prane - e me prane - e gji-per-gji.

Dhe me nje vend nje bukuri,
Dhe me nje ças nje shenjteri,
Na zu nje mall, nje dashuri.

S'ish dashuri, po fshehtesi
S'ish fshehtesi, po llaftari
S'ish llaftari, po çmenduri
 

Ema

Goddes
Re: Lasgush Poradeci

Kush do me gjeje Vdekjen e Nositit(eshte e preferuara ime)...

Me zjarr po ju flas me zjarr,
ne zemren time kam hapur varr... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Lasgush Poradeci

Per ty. te pershendes me kete

VDEKJA E NOSITIT

Me zjarr ju flas... me zjarr.
Ne gjirin tim kam hapur varr...
Qe t'i jap shprese-edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemerak
Fatlum dh'i paster si zembak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijne-urtuar zogjte-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Nje dashuri per Ilaftari:

Pa nis ah! gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin me nje cas...,
Dh'i nginj ah! zogjte-e vdes me gas !...

Ahere-helmohet e bucet
Pas mallit tim liqeri-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund,ay e shkund,
Ay e hap sa me te mund,
Gjer mun ne gjit,gjer mun ne fund.

E shpirtin dyke ma percjelle,
Me thote ah! shih sesa 'sht'i felle
Ky gjir'i em qe te pat pjelle...

...Me zjarr ju flas,
 

Ema

Goddes
Re: Lasgush Poradeci

Fillimisht postuar nga Ofelia:
[qb]Per ty. te pershendes me kete

VDEKJA E NOSITIT

Me zjarr ju flas... me zjarr.
Ne gjirin tim kam hapur varr...
Qe t'i jap shprese-edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemerak
Fatlum dh'i paster si zembak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijne-urtuar zogjte-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Nje dashuri per Ilaftari:

Pa nis ah! gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin me nje cas...,
Dh'i nginj ah! zogjte-e vdes me gas !...

Ahere-helmohet e bucet
Pas mallit tim liqeri-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund,ay e shkund,
Ay e hap sa me te mund,
Gjer mun ne gjit,gjer mun ne fund.

E shpirtin dyke ma percjelle,
Me thote ah! shih sesa 'sht'i felle
Ky gjir'i em qe te pat pjelle...

...Me zjarr ju flas,[/qb]
O vetflijimi,dhe zemra e paster si zambak,zogjte qe ushqehen si kenga e fundit e nje mjellme,si ato fluturat qe pasi marrin krahet jetojne vetem 24 ore.
Shume faleminderit e dashur /pf/images/graemlins/smile.gif !
 

Ema

Goddes
Re: Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci, poeti qe i fali famen nje qyteti

Lasgush Poradeci lindi ne qytetin e Pogradecit me 27 dhjetor 1899. Ndoqi studimet ne disa qytete te Evropes, si, ne Bitola, Athine, Bukuresht, Grac. Ne vitet '30, poezite e tij i permblodhi ne dy vellime "Vallja e yjve" dhe "Ylli i zemres". Mbas viteve '90 u be e njohur edhe publicistika, shkrime kritike si dhe korrespondence intime e poetit. Me rastin e 100-vjetorit te lindjes, ai u nderua nga Presidenti i Republikes, me titullin "Nderi i kombit".

Sipas deshires se tij, ai u varros ne qytetin e Pogradecit me 14 nentor te vitit 1987.

Udhetonte serish drejt qytetit te vogel qe e deshi aq shume. Kete here per te mbetur perjete atje. E kishte shprehur vete deshiren qe trupi i tij te prehej perkrah njeriut qe i ndenji afer per vite te tera. Ishte vjeshta e vone e vitit 1987. Fjala e "ikjes" fizike te poetit te madh kishte fluturuar shpejt. Miqte e pakte te tij u pikelluan, te tjere thane: e prisnim. Ndersa makina mbante mbi "shpine" vetem trupin e pajete te nje njeriu, shpirti i te cilit fluturonte ende mbi liqenin pa kufi. Ishte nje rruge e veshtire qe poeti e kishte pershkruar kush e di sa here me idene fikse te nje legjende dashurie dhe feminore per qytetin e tij te lindjes. Ishte pikerisht ai qe nuk e lane te kendonte kenget e djalerise, te cilat i tregonte vetem mes veshtrimit te zgjuar te syve. I madhi i letrave shqipe qe i mori emrin nje qyteti, ndersa qyteti i mori famen e madhe te tij, po kthehej serish ne vendlindje, atje ku kish shkruar vargjet e para. Qyteti i vogel me liqenin e kalter do te mbante keshtu perjete emrin dhe trupin e nje njeriu te madh.

Lasgush Poradeci e kish shprehur me kohe deshiren per t'u kthyer serish ne Pogradec. Ua kish thene vajzave te tij, te vetmeve mike. Dhe ne vjeshten e vone te 15 viteve me pare u kthye pergjithnje. Per te gjetur prehje perkrah shoqes se tij te jetes, se ciles i thuri aq shume vargje. Do te mbetej perhere aty per te shijuar deboren e pare, lulen e pare, lajmetare te pranveres, qetesine qe mundi te gjente vetem atje. Vargjet e tij jane nje skene hyjnore pa dekor, ndersa filozofia e tij e jetes dhe e vdekjes i klasifikon ende te bertiturat qe bene qe ai te mos flase ne kategorine e heshtjes. "Ato perbejne nje substance qe quhet heshtje", vazhdon te thote nga ajo kodra qe i qendron mbi shpine liqenit te futur ne nje varr modest, i harruar nga bryma e te ftohtes dhe nga plasaritja e te nxehtit.

Pena e madhe shqiptare nuk heshti kurre, edhe pse shume e deshironin nje gje te tille. Vargjet e tij kendoheshin ngado nga zerat e qytetit te tij, dhe paditur gdhendeshin cdo dite e me shume ne permendoren e madhe te letersise. E, megjithate, te shumte ishin ata qe deshironin harrimin per te.

I dhane te perkthente me faqe, ia sterholluan vendimin duhet te marre apo nuk duhet marre leje kriuese, duhet te kete apo nuk

duhet te kete pension, dhe pastaj i gjeten pune ne perkthimin e me te medhenjve te koherave per te prekur shpejt kufirin e ekzistences, por jo mes njerezve te familjes se tij.

Vetem nje titull honorifik i dhane, kur ai mbushi 100 vjet nga dita e lindjes se tij, i vetmi titull ne jeten e tij, e ulur vetem ne fronin e poezise, e cila krijonte dhe do te krijoje lexuesin me sekretin e mosdhenies se ideve te zakonshme. Ai trianguli poet, poezi, lexues, tek ai eshte nje. Per t'i dhene poezise se tij, gezimin e kuptimit dhe te jetegjatesise ndaj shekujve indiferente.

Ai ka ikur fizikisht 15 vjet me pare, ndersa ende shume te tjere rrotullohen rreth emrit te tij nen shiun e fjaleve dhe mjegullen e dendur te veprave te tyre. Iku dhe la pas nje liqen te kalter, vargjet per te cilin diti t'i thurte vetem ai. Iku duke mbetur pergjithnje aty, mes dallgeve te kaltera, per te fluturuar se bashku me eren e liqenit nepermjet poezive qe shkroi vete ai.

A.Cenaj

Marre nga shqiperia.com
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Lasgush Poradeci

Te lutem... E dashuroj Poradecin dhe me pelqen te flas per te, sidomos me njerez qe e pelqejne di une.
 

Ema

Goddes
Re: Lasgush Poradeci

VI

Portreti i Lasgush Poradecit
Ajo cka ne vend qe te me mundonte,me mahniste gjithmone sa here takoja Lasgush Poradecin,ishte ndjesia e te pamundures.Ishte e pamundur te merresge vesh me te si me te tjeret.Porsa hyje tek ai,madje porsa trokisje ne porte,aty per aty gjithcka tjetersohej.Tjeter llogjike ne te biseduar,tjeter kod,te tjera fjale,te mbeshtjella me kuptim tjeter.
Dicka mungonte perhere,e dicka qe e tepert.Ai vete ishte aty,i vemendshem per gjithcka,e megjithate ti e ndjeje se sa c'ishte aq edhe munngonte.Me e habitshmja ishte se ty te pelqente kjo,se nuk doje aspak qe te prishej kjo magji,ashtu si nuk doje qe fjaleve qe thuheshin tu ikte dyesia,velloja me te cilen sapo ishin mbeshtjelle dhe te ktheheshion kuptimet e tyre te mirfillta,qe ngjanin tani te zbehta.
Nje njeriu meskin do ti dukej i krisur,nje tjeter mund te mendonte se are mjegullire ja krijonte pleqeria.Por s'ishte as e para,as e dyta.lasgushi kishte qene gjithmone ashtu dhe ashtu e mbaja mend gjithmone.
Befas,ne tryezen e punes,te oxhaku me miqte,ose midis mitingjeve ose ne breg te detit te vinte si nje kumt i papritur mendimi se Lasgushi rron.Ti e dije qe rron,megjithate shkundje koken nje girme si te kishe rimarre nje lajm te gezuar.Ai eshte midis nesh.Ai s'eshte vecse disa qindra hapa larg.Ai eshte atje...

(vazhdoj me vone)

marre nga Ftese ne studio-I.KADARE
 
Top