Ju lutem nje keshille doja, jam e fejuar prej 4 vitesh, te dy jetojme ne dy qytete te ndryshme dhe takohemi nje here ne muaj ose ndodh qe rrime edhe 5 muaj pa u pare pasi partneri merret me pune te pista, dhe nuk do te heqe dore, une kam nje pune shume te mire dhe nuk shkeputem dot nga vendlindja ime pasi i fejuari nuk ben as perpjekjen me te vogel per te me marre nderkohe qe sillet shume mire kur me takon dhe mundohet te mi plotesoje te gjitha, poooor nuk mjaftohem pasi kam nevoje qe te kem prane njeriun qe dua nuk me mbushin dhuratat dhe dedikimet,tani po bej 6 muaj qe nuk e takoj pasi ai eshte larguar jashte shtetit dhe me premton qe do kthehet shpejt, une nderkohe prej nje viti po ndjek nje kurs pasuniversitar dhe aty kam njohur dike i cili me terheq shume, kam filluar ndjej per kete njeri edhe pse llogjika nuk me lejon te ushqej mendime se me duket sikur po tradhtoj te fejuarin,po ashtu kuptoj dhe nga ky djali interes te njejte dhe sa here me shikon shmanget, nuk me pershendet me si me pare dhe mban distance nga une ndoshta se e di qe jam e fejuar. Kur nuk e kam mendjen me shikon dhe sapo hedh shikimin ai heq syte, une nderkohe vazhdoj te jem e cilter si me pare qe ai mos te vereje asnje ndryshim dhe te kuptoje se e kam kuptuar. ndersa per te fejuarin me ka humb interesi pasi e takoj nje here ne muaj dhe nuk shikoj te ardhme. Per gjithe kete situate te krijuar ja hedh fajin partnerit pasi nuk kujdeset fare per ndjenjat e mia. Kam frike se dhe ai do kete ndonje lidhje tjeter qe nk po i jep rendesi faktit se duhet te bashkohemi nuk mund te rrime dot te ndare,kam biseduar shume here per kete gje por ai me jep te drejte dhe nuk ben asnje hap para.Si do te silleshit?