LAMTUMIRE KADRI ROSHI!

regisa

Primus registratum
Re: LAMTUMIRE KADRI ROSHI!

Po shuhen nje nga nje aktoret e medhenje.Vertet na preku ky lajm ndonese jemi large dhe vdekjet i ndjejme me shume se ju qe jeni ne Adheun meme.Iken po ishalla qe si ka haruar qeveria sepse per aktorin qe i ka dhene shume atij vendi eshte nje vdekje e parakoheshme kur shteti i le ne harese.Megjithate si do qe te harohen ato si harojme ne sepse kane lene aq shume me rolet e tyre sa mbase dhe ne jeten e perditeshme mund te perdorim batutet e tyre.I paharruar qofte kujdestari,Shoku Zeno, germo Tare germo, O sali protopapa,Murat Benca (tani po e shikoj ne intervistet qe dha me rastin e 83 vjetorit te lindjes ne top channel dhe thote: kujtime te gezuara te mira te liga por per moshen qe kemi sna ka lezet kujtimet e liga ) dhe shume role te tjera.Mire e thone dita e 6 shkurtit me shume se zi por do te kujtoje perjetesin per aktorin e madh KADRI ROSHI
 

kelmendielvis

Primus registratum
Re: LAMTUMIRE KADRI ROSHI!

uu pash zotin vdiq KADRI ROSHI. Me vjen keq. Ngushellime te afermeve. Paste paqe e meshire mbi shpirt tij
 

ados

Primus registratum
Re: LAMTUMIRE KADRI ROSHI!

Film museum ketu ne Berlin ka nje fotografi te tijen(ne pavionin e vendeve ex-komuniste)..Dhe pershkruhet si babai i kinematografis shqiptare.
Udhe te mbare Kadri Roshi..Ketij po qe ia vjen ti behet nje permendore apo statuj..
 

tola77

Primus registratum
Re: LAMTUMIRE KADRI ROSHI!

me ardhka keq, por ai do te rroje gjithmone ne mendjen dhe kujtesen tone akoma e akoma, ndoshta shume here me gjate se.Jeta e tij artistike eshte e pavdekshme, rolet e tij jane role qe nuk perseriten kur. U prefte ne paqe.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: LAMTUMIRE KADRI ROSHI!

<font color="black">Ishte vertet lajm trondites. U prehte ne paqe. </font>
 

Daniel H

Primus registratum
Re: LAMTUMIRE KADRI ROSHI!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Plaku babaxhan e shpirtmadh nga Divjaka /pf/images/graemlins/cry.gif


[/ QUOTE ]
Lubo gazetat shkruajne qe ka lindur ne Mallakaster mor trim.

413008920-kadri-roshi.jpg


Megjithese ne nje gazete lexova qe i madhi Kadri Roshi para se te vdiste kishte thene "po iki nga kjo bote i braktisur nga miqte", mendoj t'i bashkangjis temes edhe vleresimet e kolegeve dhe njerezve te artit si dhe ca batuta nga rolet e tij ne filma. (te marra nga Ship)

Aktorja e njohur, Tinka Kurti, shprehet se "është e vështirë që djepi të rrisë një njeri tjetër si Kadri Roshi", ndërsa Reshat Arbana e cilëson atë si "Sokrati i skenës shqiptare".

Homazhet për nder të aktorit pritet të mbahen sot në orën Mevlan Shanaj: Te Kadri Roshi mund të lexosh fletë historie dhe folklori

Regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj, tha se kush do që të lexojë historinë dhe folklorin shqiptar, mund t‘i lexojë ato te figura e madhe e Kadri Roshit. Sipas tij, karakteret dhe personazhet e realizuara nga Kadri Roshi, janë pasqyrimi më i qartë i shqiptarit. Jo vetëm pse na la tashmë, por vërtet Kadri Roshi, ishte një mit dhe legjendë e artit skenik dhe kinematografik shqiptar, që do të kujtohet në shekuj, shprehet Shanaj. "Nuk mund të flas vetëm unë, apo disa kolegë, artistë e kineastë për Kadri Roshin. Për të duhet të flasë i gjithë kombi", shton regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj, që ka luajtur disa role me të ndjerin Kadri Roshi. Ai kujton një shuplakë që ka ngrënë prej tij në filmin "Malet me blerim mbuluar", ku siç kujton janë realizuar disa dubla me nga dy shuplaka, por vetëm njëherë u la nga regjisori. Shanaj tha se ka shumë kujtime të pashlyeshme me aktorin e madh, të cilin e ka njohur që të ri, e më pas, nuk i bashkoi vetëm filmi, por dhe të qenit mallakastriotë.


Violeta Manushi: Vështirë që arti shqiptar të ketë një Kadri të dytë

"Koha po tregon se Kadri Roshi tjetër nuk po del", shprehet ish-kolegia dhe mikja e tij e ngushtë, bashkëkohësja e aktorit të madh, Violeta Manushi. Ajo shprehet se Kadri Roshi, ishte një legjendë që zor se do të zëvendësohet në llojin e tij. Shprehet se aktori i madh, kishte një logjikë aktoreske dhe një veçanti që ja ngjishte çdo roli. Ky ishte dhe fati i gjithë brezit ku bëri pjesë Kadri Roshi. Vërtet sipas aktores Violeta Manushi, ai pati dhe shumë role negative, por fakti i një veçantie që kishte në interpretim, bënte dhe që dhe rolet negative të bëheshin "pozitive" si shkak i mjeshtërisë së tij. "Ishte një aktor që punonte shumë dhe me pasion të madh. Ishte një partner i shkëlqyer, prej së cilit fitoje shumë, por që dhe pranonte shumë", u shpreh aktorja e madhe, Violeta Manushi, për kolegun dhe mikun e saj të ndjerë.


Timo Flloko: Kadri Roshi ishte një Moisi i artit shqiptar

"Aktorë si Kadri Roshi vijnë njëherë në shekull", kështu është shprehur aktori tjetër i madh shqiptar dhe kolegu i të ndjerit në disa filma, Timo Flloko, sa po e morri lajmin për vdekjen e tij. Pa diskutim, sipas tij, Kadri Roshi është figura më e madhe e skenës dhe e filmit shqiptar, krahas Naim Frashërit, Mihal Popit, e të tjerëve. "Ai ishte një Moisi i artit", u shpreh Timo Flloko dhe Shqipëria duhet të ndihet krenare që e ka pasur një aktor të tillë. "Kadro Roshi me mjeshtërinë dhe profilin e tij aktoresk të pangjashëm dhe tejet origjinal, ishte dhe mbetet një shkollë më vete e artit skenik dhe kinematografik shqiptar", është shprehur Flloko.

Drita Pelingu: Kadri Roshi ishte mjeshtër i logjikës së tekstit

"Me Kadri Roshin jemi njohur që të rinj në shkollën e parë të dramës në vitin 1946". Atëherë, vërtet u vunë në dyshim aftësitë e Kadriut, por ai e dha me prova se ishte një talent i madh". Kështu është shprehur e emocionuar Drita Pelingu, që thotë se jo vetëm si aktor, por dhe si miq, me Kadriun, kemi kaluar në një harmoni të jashtëzakonshme. Aktorja e madhe, Pelingu, veçon atë që dhe të tjerë emra të njohur të skenës dhe ekranit, thonë për Kadri Roshin, që ishte një mjeshtër i logjikës, sikurse Naim Frashëri ishte mjeshtër i emocionit. Pelingu kujton se si punonte Kadriu me tekstin, duke e analizuar atë, duke e nënvizuar me të kuqe, deri në zbërthimin e plotë të nëntekstit dhe logjikës.


Kristaq Skrami: Kadri Roshi do të mbetet i pazëvendësueshëm

"Arti shqiptar ka humbur një kolos", u shpreh drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami. Ai kujton si aktor i trupës së Vlorës, një periudhë kur Kadri Roshi së bashku me të madhin tjetër, Pjetër Gjoka, shkuan në Vlorë për të punuar me një pjesë teatrale. Ato personazhe që ka skalitur Kadri Roshi, vështirë të shlyhen nga kujtesa e publikut dhe do të mbeten të pazëvendësueshme për nga mjeshtëria e interpretimit, tha aktori dhe regjisori Kristaq Skrami që sot drejtorin Teatrin Kombëtar, ku i ndjeri Kadri Roshi, vulosi famën e tij si aktor.



Disa prej batutave më të njohura të Kadri Roshit nëpër filma

Të fala sat‘ ëme (Tokë e përgjakur)

Gërmo, gërmo Tare, qenin e ngordhur do gjesh (Përballimi)

Hani ju hani, ç‘t‘i bëj drejtorit unë pa, hani ju hani (Lulëkuqet mbi mure)

Pije detin Ksant, pije detin Ksant ( Ezopi)

Ruaju nga ai krimbi i vogël që gërryen trarët (Rrethimi i vogël)

Mbaj shënim Abedin...(Këshilltarët)

Me këto mend që ke, kokën do të thyesh (Era e ngrohtë e thellësive)

Thuaji partisë se barotin e kemi të thatë (Ballë përballë)

Gjylja e madhe ra...tani nuk më mbetet vetëm se të qesh (Njeriu me top)
 

antip

Primus registratum
Re: LAMTUMIRE KADRI ROSHI!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Plaku babaxhan e shpirtmadh nga Divjaka /pf/images/graemlins/cry.gif


[/ QUOTE ]
Lubo gazetat shkruajne qe ka lindur ne Mallakaster mor trim.

[/ QUOTE ]

Ben vaki e kam ditur une gabim ... /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

Qerratai

Primus registratum
Re: LAMTUMIRE KADRI ROSHI!

Nje nga batutat me te bukura ka qene ajo qe Kadri Roshi ka thene tek filmi " I teti ne bronx " :

" Hajde o Sali Protopapa, me puth nje here ne prapanice qe ta kem kujtim ne boten tjeter "
 

regisa

Primus registratum
Re: LAMTUMIRE KADRI ROSHI!

Ne radhe te pare eshte dhe jo ASHT .Dhe ne radhe te dyte me vjen keq qe akoma nuk e dini kush eshte .
ESHTE NJE NGA AKTORET ME TE MEDHENJE SHQIPTARE
ESHTE NJE YLL QE U SHUA DHE NUK VJEN ME NE SHQIPeRI
 

i_own_u

Primus registratum
Re: LAMTUMIRE KADRI ROSHI!

1 flaj...

MADHESHTOR

me shpres qe te till Figura te Popullit Shqiptar... Parlamentaret tane te nderuar ti respektojn te vdek se te gjall i lan pa buk
 

zacharia11

Primus registratum
Re: LAMTUMIRE KADRI ROSHI!

I just saw Rrethimi i vogel and i cried when i saw him.....
He was outstanding, brilliant !!!

MAY HIS SOUL REST IN PEACE....
 

tola77

Primus registratum
Re: LAMTUMIRE KADRI ROSHI!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kush asht Kadri Roshi?

[/ QUOTE ]

kush nuk njeh Kadri Roshin nuk eshte shqiptar, por vetem dikush qe ndoshta flet shqipen.
Te flasesh shqip nuk do te thote te jesh shqiptar.
 
Top