Lajme shkencore, horizonte te rinj

gurax

Pan ignoramus
Lidhur me menyren se si fillimisht lindi jeta ne planetin Toke ka disa teori, por qe seciles i mungon nje hap final per te vezhguar ne gjendje te lire perfundimet e nxjerra teorikisht dhe ate cfare vezhgohet ne simulime laboratorike.
Ne keto teori me dominantet dhe premtueset i perkasin grupeve Abiogjeneza me fillim metabolizmin dhe Abiogjenzen me fillim replikimin te cilat ne vetvete bejne nje lloj ndarje per menyren precise se si dhe ku formohen molekulat organike: ne Toke dhe nga procese te ndryshme qe ndodhin ne Toke, apo diku tjeter jashte Tokes dhe nga proceset perkatese qe ndodhin.

Keto dite eshte bere nje zbulim shume i rendesishem ne kete drejtim. Eshte vezhguar ne nje menyre qe nuk le vend per dyshime prezenca e pjeseve perberese te ADN ne meteoritet kozmike dhe qe hedh drite mbi dilemat ne dryshme qe ekzistojne ne kete drejtim.

Studime ne te shkuaren kane treguar qe ne meteorite shume shpesh gjehen 'copa' te ndryshme te blloqeve baze ndertues per jeten ne formen sic e gjejme ne Toke, sic jane aminoacidet qe perbejne proteinat.
Nje tjeter grup studiuesish kane zbuluar molekula qe jane te lidhura me nje proces shume te vjeter biologjik, duke shtuar vertetesi ne idene se format me te hershme te jetes ne Toke mund ta kene zanafillen nga materiale te rena ne Toke nga hapesira.
Me se fundi, jane konfirmuar komponente te ADN ne meteoritet kozmike!

Gjithashtu eshte vezhguar ne meteorite prezenca e nukleobazave, komponente themelore te ADN. Megjithate deri sot ekzistonte nje dyshim qe keto nukleobaza dhe molekula mund te ishin rrjedhoje e ndotjes se materialit kozmik nga biosfera e Tokes.

"Ne vazhdimesi, ka rreth 50 vjet qe vetem gjehen nukleobaza neper meteorite. Veshtiresia ka qene perhere nje menyre e sakte per te provuar qe jane material autokton dhe jo ndotje nga kontakti me Token", eshte shprehur Xhim Kleaves, nje kimist ne Institutin Carnegie.

Ne ndihme te ketij verifikimi, kesaj here jane perdorur disa teknika dhe analiza moderrne ne 11 meteorite te ndryshem, te pasur me material organik te quajtur kondrite karbonatike, si dhe nje meteor te pasur me urelit (nje lloj meteoriti shume i rralle me nje ndertim te ndryshem kimik).

dna-building-blocks.jpg


Dy nga kondritet karbonatike permbanin nje teresi me lloje te ndryshme nukleobazash dhe struktura te tjera te ngjashme me to qe njihen dhe me emrin analoge nukleobazash. Tre nga keto analoge nukleobazash jane nder me te rrallat ne biomasen Tokesore dhe nuk kanne qene prezente ne asnje nga zonat rrethuese ku jane gjetur meteoritet qe i permbanin keto materiale.
"Gjetja e komponenteve nukleobazike te nje lloji qe nuk eshte i zakonshem ne biokimine e Tokes eshte nje tregues i forte per origjinen e tyre jashte Tokesore", eshte shprehur Kleaves.

"Ne fillim u duk qe nukleobazat qe po gjenim ishin me origjine Tokesore, por me kalimin e kohes mund te them qe perfundimet me kane befasuar", ka thene nje nder drejtuesit e studimit, Majkell Kallahan.

Eksperimentet neper laboratore treguan se reaksionet kimike te amoniakut dhe cianideve (te dy keto lende jane shume te zakonshme ne hapesire) mund te gjenerojne shume lehte nukleobaza dhe analoge nukleobazash shume te ngjashme me cfare u gjet neper kondritet karbonatike. Sidoqofte kishte nje diference ne shkallen e perqendrimit te sasise se tyre midis cfare u prodhua ne laborator dhe cfare ishte gjetur neper meteorite, por qe eshte e shpjegueshme nese merret parasysh firoja e ketyre substacave nga influenca termike, kimike dhe rezatimet e ndryshme qe ekzistojne ne hapesire.

"E tere kjo ka nje implikim te rendesishem per origjinen e jetes ne Toke dhe ne mundesite e jetes ne rrajone te tjera te hapesires", tha Kallahan. "A jane keto tulla baze per formimin e jetes te transportuara ne zona te tjera ku mund te jene te dobishme? A eshte e mundur te ndertohen edhe tulla te tjera baze per te cuar me pas ne forma te tjera perfundimtare?"

Ne nje studim tjeter dhe te pavarur nga sa eshte folur me lart, eshte zbuluar se molekulat perberese te nje pjese thelbesore te nje substance te rendesishme per proceset biologjike qe ka te beje me ciklin e acidit citrik, jane gjetur ne disa kondrite karbonatike.

Cikli i acidit citrik, konsiderohet nga shume eksperte si procesi me i vjeter biologjik. "Nje funksion i ketij cikli eshte frymemarrja, shkembimi i lendeve kur organizmat clirojne dioksid karboni", eshte shprehur Xhorxh Kuper, nje bashkautor i studimit.
[Fund i artikullit]

http://www.space.com/12569-meteorites-dna-building-blocks-discovery.html
http://www.washingtonpost.com/natio...n-meteorites/2011/08/08/gIQAzNe42I_story.html
http://www.foxnews.com/scitech/2011/08/09/building-blocks-dna-found-in-meteorites-from-space/
http://www.nasa.gov/topics/solarsystem/features/dna-meteorites.html

Ky lajm eshte i rendesishem. Ka kohe qe ekziston, dhe perhere e me teper forcohet, bindja qe blloqe formues te zinxhireve proteinike dhe aminoacide eshte e mundur te formohen rreth zonave yllformuese te galaktikes. Molekula te materialeve te ndryshem, qe nga hidrogjeni e deri tek plumbi (disa me reaktive sesa te tjerat por ne kete rast pak rendesi ka aktiviteti, e rendesishme eshte qe lidhet me dicka tjeter), kane kushte shume te favorshme per t'u kombinuar ne zinxhire proteinike auto-replikues, dicka qe eshte demonstruar qe ne vitet '50 me eksperimentin Miller-Urey. Kjo gje i ben keto substanca pjese perberese gjate procesit te formimit te planetit, dhe si rrjedhim jane te kudogjendura ne Univers dhe gjenden ne cdo planet, komete, asteroid dhe cope guri ne kozmos, paperjashtim dhe ne kuptimin literal te fjales. Si rrjedhim lindja e jetes, te pakten ne nje forme qe eshte familiare per ne, reduktohet vetem ne kushtet perkatese ku qellon te 'bien' keto komponente baze, nese eshte e mundur te kryhen reaksionet biokimike ne ate ambient perkates apo jo. Pyetja "Si?" eshte ne fazen finale te shnderrohet perfundimisht ne pyetjen "Ku?" per jeten organike ne Univers.
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Ky projekt ka pushtuar imagjinatën e të apasionuarve për hapësirën dhe teknologjinë. Faza e parë e operacionit do të fillojë në vitin 2016 me dërgimin në hapësirë të një sateliti telekomunikacioni dhe një kapsule banimi prej 5 metrash. Dy vite më pas, misioni do të drëgojë në Mars një automjet robot për të gjetur vendin më të mirë për vendosjen e kolonisë.

Qyteti holandez Noordvijk nuk njihet si qendër e fluturimeve hapësinore, por kjo do të ndryshojë në vitin 2023 kur një anije hapësinore do të niset drejt planetit Mars. Kompania Mars One, ka në plan të ndërtojë koloninë e parë njerëzore në Planetin e Kuq brenda 9 vitesh. Fillimisht do të jenë katër astronautë që do të nisin kolonizimin e Marsit dhe pastaj çdo dy vite, kolonisë do t’u shtohen nga katër njerëz të tjerë.

Ky projekt ka pushtuar imagjinatën e të apasionuarve për hapësirën dhe teknologjinë. Faza e parë e operacionit do të fillojë në vitin 2016 me dërgimin në hapsirë të një sateliti telekomunikacioni dhe një kapsule banimi prej 5 metrash. Dy vite më pas, misioni do të drëgojë në Mars një automjet robot për të gjetur vendin më të mirë për vendosjen e kolonisë.

Viti 2020 do të shënojë dërgimin në Planetin e Kuq të infrastukturës teknologjike dhe të komunikimit. Paisjet e nevojshme për të jetur në Mars do të dërgohen në vitin 2020.

Sapo të sigurohet jeta në atë planet, mjeti hapësinor Mars One do të niset drejt Marsit në vitin 2022 për të mos u kthyer më në Tokë. Ekipi prej katër njerëzish do të arrijë një vit më vonë dhe nuk do të kthehet më. Ekipi holandez thotë se nuk ka aftësitë për të ndërtuar një raketë të aftë për t’u rikthyer në tokë.

Misioni Mars One synon të ndërtojë komunitetin e parë njerëzor në hapësirë. Biznesmeni holandez 35 vjeçar, Bas Lansdorp, është themeluesi i sipërmarrjes hapësinore. Ai financoi projekton Mars One përmes shitjes së aksioneve që kishte në kompaninë energjitike me erë.

Ai thotë se vajtja në Mars ka qënë një ëndërr e hershme për të, ndërkohë që arriti në përfundimin se mund të përdorte publicitetin e medias për të krijuar të ardhura për financimin e projektit. “Është ëndërra ime 15 vjeçare për të shkuar në Mars. Marsi më tërheq. Është një planet interesant me shkretëtira, male, fusha. Është një planet i bukur. Një mik më dha idenë e financimit të misionit njerëzor në Mars përmes krijimit të një spektakli nga media”.

Ekipi i tij, në konsultim me kompani të rendësishme që furnizojnë ushtrinë për misionet hapësinore, thotë se projekti i jetës në Mars mund të realizohet me teknologjinë egzistuese. Zoti Landsdorp thotë se kjo ndërmarrje mund të kushtojë rreth 6 miliard dollarë. “Tingëllon si një shumë e madhe parashë, por ne kemi në plan që të jemi të pranishëm në media në mënyrë që gjithçka që bëjmë të shihet nga e gjithë bota. Jo vetëm suksesi, por edhe dështimet. Njerëzit do të shohin nga afër eksperiencën e astronautëve në Mars”.

Ekspozimi ndaj rrezatimit do të jetë një çështje e mprehtë për banorët e Marsit. Dërgimi i një mbrojtësi nga rezatimi që është e lehtë për transportim në Mars, dhe e fuqishme sa duhet për të mbrojtur njerëzit nga efektet e rezatimit është një sfidë logjistike për ekipin Mars One.

Shkencëtari Bernard Foing me Agjencinë Evropiane të Hapësirës dhe ekspert i njohur për Hënën dhe Marsin thotë se megjithëse është gjetur ujë akullnajash në Mars, gjetja e burimeve ujore për nevojat njerëzore mund të jetë problematike.

“Marsi është më i vogël se toka dhe ende nuk mund të ruajë atmosferën si planeti ynë. Besojmë se Marsi është shumë i thatë dhe i ftohtë. Tani nuk shikojmë shumë ujë por kemi gjetur disa zona që që tregojnë se ka pasur sipërfaqe ujore, ndoshta disa lumenj e liqene dhe kemi gjetur ujë akullnajash në Mars.”

NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës kanë zbuluar kohët e fundit atë që duket të jetë ujë akullnajash, por duhen bërë më shumë kërkime thotë zoti Foing. Ai thotë se hapi gjigand për eksplorimin të hapësirës mesa duket do të jetë në Planetin e Kuq.

Ndërkohë, sipërmarrësi Lansdorp thotë se ka marrë qindra aplikime nga njerëzit që duan të jetojnë në Mars që nga bërja publike e misionit në Mars në maj të këtij viti.

Pavarësisht entuziasmit mbi mundësinë e jetës në Mars, realiteti i jetës në kapsulë do të jetë krejt ndryshe; me hapsirë të kufizuar për të lëvizur, shumë drita kontrolli dhe njerëz të paktë për të komunikuar, pa përmendur çështjet shendetësore.
 

Seyfert

Valoris scriptorum
mars-hauai.jpg

Dheu i marsit është zbuluar të jetë i ngjashëm me atë të Hauait. Roboti Curiosity dhe instrumenti i tij CheMin kanë zbuluar përbërjen e dheut duke filtruar thërrmija materiali dhe duke i goditur me rreze X – një proces që tregoi se pjesa më e madhe ishte shkëmb basaltik dhe pluhur vullkanik. Ngjashmëria në përbërje me dheun në Hauai tregon se në një pikë marsi ka qenë shumë vullkanik. Duke folur për të dhënat, David Bish, bashkëinvestigues i CheMin tha: “Deri tani, materialet që ka analizuar Curiosity përkojnë me idetë tona fillestare për depozitat, duke rregjistruar një tranzicion në kohë nga një mjedis i lagësht, në një mjedis të thatë. Shkëmbinjtë e lashtë, si konglomeratët, flasin për ujë të rrjedhshëm, ndërkohë që mineralet në dheun më të ri janë konsistentë me një ndërveprim të kufizuar me ujin”.
Në fazën e ardhshme të procesit, Curiosity do të transferojë mostrën e dheut në suitën e instrumentave Analiza e Mostrave në Mars, ku do të shihet për praninë e materialeve organikë. Shpresohet që kjo të zbulojë nëse ka patur jetë në planetin e kuq.
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Screen-Shot-2015-03-03-at-12.06.06-PM.jpg

Zbulime radikale mbi origjinën dhe evolucionin e jetës në tokë

Nga Jonathon Keats

Risia më e shkëlqyer në historinë e planetit tonë, ishte ndërkohë edhe më katastrofikja. Afro 2.4 miliardë vjet më parë, një mikrob evoluoi, duke prodhuar energji nga rrezet e diellit. Ai reaksion kimik shfrytëzoi dioksidin e karbonit, që gjendej me bollëk në atmosferën e mëhershme të Tokës. Kur nivelet e gazit serë u ulën, planeti ynë u shndërrua në një top të madh dëbore, duke zhdukur masivisht specie, nga të cilat bota jonë mezi ishte populluar.
Ky cikël i bumit dhe i shkatërrimeve, është tipik i jetës në Tokë. Në fakt, shfarosja në masë, është vetëm një nga konstantet e jetës, si Peter Uard dhe Xho Kirshvink, tregojnë në librin e tyre “Një histori e re e jetës”. Konstante tjetër e shkatërrimeve të shumta gjatë historisë së jetës, është se “kohët e krizës, nxisin risitë e reja”.
Secili prej nesh është “pasardhës i të mbijetuarve, të zbutur nga katastrofat dhe shuar me kalimin e kohës”, thonë ata. Të dy janë të mirë-kualifikuar, për të bërë përgjithësime të tilla dhe ndërmarrë sfidën më të madhe, për të sintetizuar të gjitha ato që kanë ndodhur, prej acideve të para nukleike, që filluan të shumëfishohen 4 miliardë vjet më parë.
Interesi dhe ekspertiza e tyre janë komplementare. Uard, është një paleobiologjist në Universitetin e Uashingtonit në SHBA, që hulumton dhe është fokusuar në zhdukjen në masë. Kirshvink, është gjeobiologjist në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, përgjegjës për hipotezën e “Snowball Earth”. Për më tepër, një histori e re e jetës, është shumë e nevojshme, që nga përmbledhja e madhe e fundit, e botuar mbi këtë temë në vitin 1998, nga paleontologu Riçard Fortej.
Si një lloj përditësimi, libri i Uard dhe Kirshvinkut, është nxitës. Për fat të keq, botimi vuan nga organizimi i dobët dhe shkrimi evaziv. Disa prej hipotezave shkencore bazë, shpjegohen me përsëritje 2 ose 3 herë në seksione të ndryshme, dhe proza ngjan e nxituar, duke e bërë leximin pak të këndshëm. Thënë këtë, “Një histori e re e jetës”, mbetet gjithësesi një libër tërheqës, kur autorët shkruajnë për çështjet që kanë më për zemër, të tilla si “Snowball Earth”.
Epoka e thellë akullnajore, që zgjati mbi 100 milionë vjet, ngriu oqeanet dhe vrau shumicën e organizmave të gjalla. Njëri nga të mbijetuarit, ishte cianobakteri përgjegjës për “shpikjen” e fotosintezës, dhe për “ngjarjen e madhe të oksigjenimit”, cila prishi atmosferën e dioksidit karbonik. Ndërsa planeti ynë ishte i ngrirë, mikrobet e kalonin kohën e tyre tek burimet e nxehta.
Ndërsa vullkanet, e rimbushën ngadalë atmosferën me CO2, dhe efekti serë shkriu tokën, cianobakteret lulëzuan përsëri, duke përpirë CO2-in e çmuar, dhe për pasojë kallkanosur botën për një herë të dytë.
Ajo që nxorri e Tokën nga ky rreth vicioz, shpjegojnë autorët, ishte nxitja evolucionare e oksigjenit:”Evolucioni do të kishte favorizuar jashtëzakonisht ndonjë organizëm, që mund të përdorte oksigjen, meqë asnjë molekulë tjetër nuk lejon reaksionet kimike, të cilat ne i quajmë jetë që zhvillohen më shpejt, me më shumë saktësi , dhe që çlirojnë sa më shumë energji, si ato ku oksigjeni është përdorur”.
Mikrobi, mori metabolizmin e oksigjenit, dhe një nga gazrat më të dëmshëm, u shndërrua në bazën e gjithë jetës së kafshëve, duke ekzistuar brenda çdo qelizë tek Mitokondria. Në një proces të ngjashëm, cianobakteret evoluan në kloroplaste fotosintetike brenda bimëve. Evolucioni e kanalizoi krizën në një mundësi, duke lejuar në fund të fundit kompleksitetin multiqelizor të pyjeve dhe njerëzve.
Episodet e “Snowball Earth”, ofrojnë një shembull të përkryer, sesa çuditërisht krijuese, mund të jetë zhdukja në masë. Pasi patëm oksigjenin, nuk mund kishte të asnjë me ndryshim zakoni. Gati 2 miliardë vjet pas ngjarjes së madhe të oksigjenimit, një rënie e madhe e sasisë së O2, shkaktoi rrallimin më të madh të oksigjenit, të të gjitha kohërave.
E njohur me konsensus si “Vdekja e Madhe”, zhdukja permiane, eliminoi 90 përqind të specieve mbi Tokë. Bakteret e purpurta të squfurit pushtuan oqeanet, duke nxjerrë në atmosferë gazra toksikë të sulfurit të hidrogjenit. Oksigjeni atmosferik, u reduktua me dy të tretat. Njëkohësisht rritja e niveleve të gazit serë, e shndërroi klimën në tropikale.
Sikurse vënë në dukje Uard dhe Kirshvink, kjo nxehtësi në rritje, rriti kërkesat e kafshëve për oksigjen, në momentin më të keq të mundshëm. Shumë nga speciet tokësore që nuk vdiqën, shkuan tek detrat më të ftohtë. E braktisur në pjesën e saj dërrmuse, toka ishte e hapur për çdo organizëm, që mund të përshtatej. Dinosaurët bënë hapin e tyre.
Ndryshimi i parë i rëndësishëm, ishte ecja me dy këmbë, duke i mundësuar zvarranikeve të merrnin frymë teksa ecnin. Për me tepër e ashtuquajtura kohë e thellë, është aspekti më i injoruar, tek debatet për ndryshimet klimatike. Më parë zhdukja massive, na tregoi sesi në mënyrë radikale, ka ndryshuar planeti ynë si pasojë e raportit të gazeve serë, dhe sa e ndjeshëm është jeta nga këto ndryshime. Megjithatë, autorët duket të pavëmendshëm, për mësimin që na jep koha e thellë, kur ata pretendojnë që njerëzit janë “një goxha prove, për atë shfarosje”, pra që ne njëfarë mënyre, ne jemi të çliruar nga vjetërimi, falë inteligjencës tonë superiore. Fuqia e shumicës së specieve, është njëherazi edhe dobësia e tyre. E jona, në mënyrë të qartë, është kryeneçësia. /“Science”/
* Shënim: Jonathon Keats është një filozof eksperimental dhe një artist konceptual
 

gurax

Pan ignoramus
Pjesa me e madhe e studimeve ne lidhje me origjinen e jetes fokusohen ne fushen e komplikuar te biokimise, apo mbi natyren e sistemeve molekulare vete-replikante, apo ne sjelljen e rreaksioneve vetekatalizues. Por eshte formuluar nje teori e re qe thote se karakteristikat e informacionit luajne nje rol te rendesishem ne percaktimin e limiteve se si mund te kete filluar jeta. Dhe kjo gje nuk eshte se ka te beje shume me biokimine.
Metoda e re perdor teorine e informacionit per te vene ne pah keto karakteristika si kyce ne percaktimin e sistemeve jetesore dhe atyre jo-jetesore: aftesia e tyre per te ruajtur informacion dhe per t'u replikuar me nje limit teorik te pafundem. I vihet nje mase e matshme madhesise se diferences se ketyre sistemeve ne lidhje me gjendjen e secilit prej tyre nga gjendja e ekuilibrit termodinamik dhe entropise maksimale. Kjo metode eshte nje baze fillestare per te formuar nje model te ri matematikor per keto diferenca informacioni dhe me pas te perdore kete model per te bere parashikime se sa e mundur eshte te gjehen molekula vetereplikante ne sistemin artificial te jetes Avida. Dhe eshte shume interesant fakti se parashikimet e ketij modeli matematikor jane shume te aferta me ate cfare studiuesit gjejne ne praktike.

E permbledhur, sipas teorise se informacionit, ambientet qe favorizojne prezencen e jetes eshte shume pak e mundshme qe te jene dicka e jashtezakonshme.

Dokumenti permbledhes: http://arxiv.org/pdf/1409.0590v1.pdf (PDF)
 
Last edited:

gurax

Pan ignoramus
Kam qene pak i zene me kolonine e re planetare ne qender te Diellit, na vene te punojme dhe jashte orarit te pashpirtet. :D

Ka shume nga keto lloj lajmesh se fundi, por duhet te ulesh e ti shkruash, dhe kjo eshte e rralle.
... kolonizimi nderyjor nuk ta perfill fare as konceptin 24ore/24ore. Punon me infinite. Je tere kohen gjithandej dhe askund. Nje sekonde ne Diell... kthen koken perseri ne Toke dhe sheh se ka kaluar nje tremujorsh i tere ne forum.... llashesh fare. :p
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Punë e paqme! Mos harro Toka të thërret. :p
Do ti mirëpresim me shumë kënaqësi të tjera informacione! Kështu që , këtu na ke :)
 

gurax

Pan ignoramus
Si ka filluar jeta ne Toke?

http://www.nature.com/nchem/journal/vaop/ncurrent/full/nchem.2202.html

Nje grup kimistesh ne Kambridge ne Mbreterine e Bashkuar besojne se kane gjetur zgjidhjen e e misterit se si ka qene e mundur per jeten qe te fillonte rrugen e saj te gjate mbi Toke, rreth kater miliard vjet me pare.
Ne nje studim te paraqitur tek "Nature Chemistry", kane pershkruar se si ishin te afte te ndjekin hap pas hapi dhe te formojne nje 'harte' per te tera reaksionet me ane te te cileve prodhohen sheqernat dy- dhe tre-karbonike, amino-acidet, ribonukleotidet, si dhe glicerol - material i nevojshem per procesin e metabolizmit dhe per te formuar me tej proteinat, acidin ribonukleik (ARN) si dhe mundesojne formimin e lipideve (keto formojne membranat qelizore).

Ka shume vite qe ka debate persa i perket mundesive te ndryshme qe jeta te kete filluar ne Toke. Ne zhvillimet me te fundit debati eshte i fokusuar per percaktimin e sakte te njerit nga variantet kompetitive. I pari varianti i nje zanafille nga ARN dhe procesi i metabolizmit. I dyti eshte grupi qe mbron idene e nje zanafille nga lipidet. I treti eshte varianti i formimit fillestar te membranave izoluese.

http://phys.org/news/2015-03-chemists-riddle-life-began-earth.html

Nese jeni midis tyre qe i kane ndjekur me kuriozitet te rejat e ketyre (jo pak) viteve te fundit ne kete fushe, ky lajm nuk do t'ju vije si nje surprize. Perseri, vazhdon te perforcohet ideja se aminoacidet, alkolet dhe polimeret me zinxhir te gjate, nuk jane dhe aq te rralle ne Univers, si dhe qe eshte e mundur per keto qe te formohen spontanisht, ne 'xhepa' relativisht te qete, joviolente dhe te patrazuar te Universit...

mwspiral.jpg


...si psh, ne sektorin galaktikor ku ben pjese Sistemi Diellor.
 

gurax

Pan ignoramus
Komunikim i drejtperdrejte i mendjes me nje mendje tjeter

Ne nje studim dhe eksperiment me kafshe, eshte realizuar ne forme konceptuale - dhe realisht rudimentare - lidhja e disa sistemeve neurale e organizmave te ndryshem, qe te funksionojne si nje sistem i vetem i perbere. Eshte realizuar qe nje individ i caktuar te kete trurin e vet qe te komunikoje direkt me trurin e nje apo me shume individeve te tjere dhe ky sistem te punoje si nje i vetem. Nje lloj 'super-truri' i perbere nga shume tru.

567034-649cdf68-26b8-11e5-b33b-dc629bef0d9a.jpg


Disave prej jush kjo gje mund t'ju kujtoje filmin "Star Trek" dhe funksionimin e rraces 'Borg', inteligjenca e te ciles ishte shumatorja kolektive te inteligjences se te tere individeve se bashku, nje mendje-koloni.

Jane bere dy eskperimente te ndryshem per kete gje, me minjte dhe me majmune. Ne te dy rastet truri i disa minjve (4 individe) u lidhen me njeri tjetrin dhe me pas u vendosen qe te kryejne aktivitete dhe te funksionojne si nje i vetem. Ne rastin tjeter u perdoren 3 majmune dhe u riperserit eskperimenti.


Konfigurime te tilla multi-trunore kane potencialin qe te jene shume me efikase dhe me performante (me te zgjuara) sesa nje tru i vetem ne gjendje te izoluar.

"Eshte hera e pare qe demonstrohet nje nderfaqje e perbashket komunikuese tru-makineri. Ka shume dekada qe jane bere studime ne kete fushe dhe keto jane rezultatet e para reale. Jemi te mendimit se sisteme te tilla do te kene shume perdorim dhe aplikim ne praktikat klinike." Keshtu eshte shprehur Miguel Nicolelis, nje nga shencetaret qe kane realizuar projektin. Te mirat teorike te ketyre sistemve jane te jashtezakonshme, psh rekuperimi i nje truri te demtuar pas nje semundje, me ane te ndihmes direkte te nje - apo me shume - truve te tjere te shendetshem.

Por ka edhe mendime se dicka e tille si nje 'supertru' i ne te cilin qarkullon informacion shume kompleks ne formen e ideve personale, eksperiencave emotive, etj, mund te mos jene dicka e deshiruar nga shoqeria, pavaresisht nese kjo gje eshte e mundur te realizohet teknikisht. "Mund te kete situata kur nderlidhja direkte tru-tru eshte dicka qe kerkohet, si ne rastin e nje cifti te dashuruar apo anetaret e nje platuni ne lufte. Por ka ende shume per te thene per privatesine neurale", keshtu ka komentuar Anders Sandberg i Universitetit te Oksfordit.

Gjithashtu problemet e mundshme qe mund te lindin nga rrjetet neurale dhe mendjet-koloni, jane trajtuar ne artin fantastiko-shkencor te pakten gjate ketyre 30 vjeteve te fundit ne formen e librave, filmave, etj. 'Borg' tek "Star Trek", "The Matrix", "Minority Report", "Lawnmower Man", etj etj ...

"Ne nuk duhet te lejojme nje drejtim i zgjedhur nga Hollivudi dhe filmat te na beje te mendojme se ajo cfare paraqesin eshte gjithcka qe ka te beje me kete shkence dhe eshte e frikshme dhe e rrezikshme. Keta skenare asnjehere nuk me kane shkuar ne mendje dhe ne fund te fundit jam une ai qe i bej keto eksperimente". Me keto fjale ka konkluduar Nikolelis.


Lajmi i marre nga: http://www.sciencealert.com/scientists-link-up-monkey-and-rat-brains-in-world-first-experiment
 

Aki

Paint It Black
Kam qene pak i zene me kolonine e re planetare ne qender te Diellit, na vene te punojme dhe jashte orarit te pashpirtet. :D

Ka shume nga keto lloj lajmesh se fundi, por duhet te ulesh e ti shkruash, dhe kjo eshte e rralle.
... kolonizimi nderyjor nuk ta perfill fare as konceptin 24ore/24ore. Punon me infinite. Je tere kohen gjithandej dhe askund. Nje sekonde ne Diell... kthen koken perseri ne Toke dhe sheh se ka kaluar nje tremujorsh i tere ne forum.... llashesh fare. :p


Po kshu u lejojne here pas here te dilni jashte sistemit tone diellor e te raportoni mbi quasaret psh? :p
 

gurax

Pan ignoramus
Cdo gje per kuazaret eshte informacion i klasifikuar. Si edhe, ne nuk raportojme, por informojme. Megjithate mund te tregoj disa pershtypje nga vizita ime e fundit ne Pluton. Ja cfare shkruajta ne ditarin e bordit: :p

Eshte dite dimri Antarktik. Dielli nuk ka qene mbi horizont per 20 vjet ne kete zone te ftohte te zones se polit te jugut; ende nuk do te linde mbi horizont edhe per 80 vjet te tjere. Burimi i vetem i drites natyrore jane ndricimi i yjeve, si edhe shkelqimi i henes me te madhe te Plutonit, Charon.

Beme disa foto te zones se Plutonit ku eshte nate, duke perdorur vetem driten e Charonit. Vete Charon ndricohet nga drita e Diellit, por nje ndricim qe eshte rreth 1000 here me i zbehte se ai ne Toke. Zona jugore e Plutonit eshte momentalisht ne mes te nje dimri jashtezakonisht te gjate dhe te ftohte.

Imagjinoni kete: Nese do te ishit ne kete zone me nate te Plutonit, duke pare henen e tij Charon, do te shfaqej ne qiell rreth shtate here me e madhe sesa Hena e Tokes. Ndonese Charon eshte kater miliard e peseqind milion km larg Diellit, eshte aq afer me Plutonin dhe e mbuluar me aq shume akull sa do te dukej vetem pese here me e zbehte sesa Hena e plote e pare nga Toka. Nen kembet tuaja, terreni i akullt i Plutonit, i ngjashem me nje perzierje bore dhe balte, do te ishte i ndricuar zbehte nga kjo drite mistike e Charonit. Cdo gje rreth e rrotull do te ishte e zbehte, por nuk do te ishte aq erret sa te mos shihnit se ku do te shkelnit.

E ndersa vazhdoni te shetisni nen driten e henes se Plutonit, do te mahniteshit nga hija juaj prej kesaj hene. Do shihni nje hije pothuajse pa vije fillimi dhe mbarimi, si nje njolle e sfumuar mbi tabanin Plutonian, shume ndryshe nga hija juaj prej Henes mbi Toke. E ndersa perseri veshtroni te mahnitur Charonin, mund te keni fatin te shihni ndonje re te zbehte te kaloje shpejt e te zhduket perseri.

Nese do vendosni te gjurmoni henen Charon, do te shihnit edhe spektaklin e fazave ne te cilat kalon ajo gjate udhetimit perreth Plutonit, gjate harkut kohor te "Nje dite Plutoniane" - sa gjashte dite e dhjete ore ne Toke. Por jo tamam dhe te plote si fazat e Henes qe shohim ne Toke. Ne kete kohe, ne kete zone polare, Charoni eshte si nje draper i gjere, pastaj si nje "cerek hene", pastaj si nje dicka e mdermjetme midis cerekhenes dhe henes se plote dhe ne fund persri si nje draper i gjere.

E vetmja menyre per te pare gjate nates ne Pluton, eshte nen driten e Charonit.



nh-pluto-moonlight.jpg

(nje ideim artistik i cfare shihet nga siperfaqja e Plutonit duke pare drejt henes Charon)
 

Aki

Paint It Black
E bukur kjo, do jeni tani ne dalje te sistemit diellor, po ju deshiroj rrugen e mbare drejt... sic thote Buzz Lightyear nga Toy Story- to infinity and beyond :)
 

gurax

Pan ignoramus
Jo, jam ne Toke per momentin. Ato shenimet e ditarit jane nga nje vizite me e hershme ne Pluton. Ne s'jemi te NASA-s, jemi shume me te avancuar. :p
Keto kohe duhet te ndjekim terapine rutine te rigjenerimit te indeve nga demtimi prej ekspozimit afatgjate ne rezatimin e furtunes diellore. Ajo kolonia ne qender te Diellit rrezik anullohet dhe po zgjat riprofilizimi ne thjesht nje baze studimore dhe kerkimore.
Me te mbaruar terapia, fishek e direkt prape atje. Ufff mo. :p
 

Aki

Paint It Black
Te merrnin ca shembull nga Khan dhe ekuipazhi i tij ne Star Trek Into darkness, mbase dhe sdo lodheshit aq shume, superhumans never get tired :p
 

gurax

Pan ignoramus
Well.. ne fakt shembujt qe kam marre ne 'cocktails' informative qe kam pergatitur here pas here neper forum duke perzjere faktet ne formen e nje tregimtarie fantazioze, vijne shume pak nga filmat dhe ne pjesen e tyre me te madhe, derrmuese, nga librat. Kjo nuk do te thote qe nuk i njoh ngjarjet dhe aventurat e "Fleet Starship NCC 1701" (aka "Enterprise"). :p Por ama, zbulimet dhe eksplorimet tona neper Galaktike jane me te plota, me te miredokumentuara sesa te tjerat. Disponojme biozoon/biotech ne nje mase te paimagjinueshme nga pjesa tjeter e civilizimeve ne Galaktike. Vezhgimet tona jane shume me 'subtle' dhe jemi ne gjendje te kalojme te pavezhguar edhe neper kuadrantet me te populluar. Ne fjale me te thjeshta, jemi me te zhvilluar teknologjikisht dhe si te tille jemi ne qe zgjedhim ku dhe kur (if at all) do realizojme kontakt me pjeset e tjera te populluara te Galaktikes. The Galaxy is a really, really, vast and enormous place! :D

Anyhow... Khan. He was such a self boasting, mean egocentric prick after all! :p
 
  • Like
Reactions: Aki

Aki

Paint It Black
Hahahhahahahah

to explore strange new worlds, to seek out new life and new civilizations, to boldly go where no man has gone before. :)
 

Aki

Paint It Black
FB_IMG_1439195718857.jpg

Shkenca kete jave:
1.Shkencetaret kane zbuluar dallime gjenetike tejet te medha tek njerezit me intelegjence te larte.
2.NASA krijon nje dron hapesinor me pamje 3D per te bere kerkime ne asteroide dhe planetet e reja per te gjetur resurse natyrale.
3.Japonia nderton turbinen lundruese me te madhe ne uje per te vertetuar qwndrueshmerine e fuqise se eres.
4.Shkencetaret me sukses kane arritur te zhdukin shkaqet aktivizuese te varesise se droges nga memoria e minjve.
5.Per here te pare shkencetaret arrijne te sintetizojne serotonine njerezore ne kushte laboratorike.
6.NASA e zgjat kontraten me Agjencine hapesinore te Rusise per pranimin e astronauteve amerikane ne Stacionin internacional hapesinor.
7.Shkencetaret krijojne nje bateri uje qe eshte 20% me efektive se baterite e litiumit.
8.Eshte krijuar nje sensor i ri biokimik qe mund te futet ne nje ind te kancerit dhe te dergoje te dhena mbi biomarkeret ne nje pajisje jashte organizmit.
 

gurax

Pan ignoramus
Arritja e permendur ne piken 4 eshte shume premtuese per te rritur ne menyre te ndjeshme rezultatet dhe rendimentin e proceseve te tanishem detoksikues. Ketu hyjne edhe rehabilitimi i varesise nga duhani, alkoli, drogerat e ndryshme, etj. Shume pak eshte e ditur se ne teresi, suksesi i ketyre teknikave eshte diku tek 20-25%, dhe pjesa tjeter 75-80% jane deshtime.
 
Top