Lajme ekonomike!

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Një gazësjellës Greqi-Shqipëri-Itali

KRRTRSH miraton projektin madhor të gjurmës së gazsjellësit Trans-Adriatik


Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e djeshme gjurmën e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) së bashku me linjën për stokimin nëntokësor të gazit. Gjatë fjalës së tij Kryeministri Berisha e cilësoi këtë si një projekt madhor. Ai theksoi se ky gazsjellës i projektuar nga kompania e fuqishme EGL, një nga kompanitë më kryesore në këtë fushë, është ndoshta gazsjellësi më ekonomik në kuptimin e shkurtimit të distancës mes vendeve që lidh, i cili e sjell gazin nga Kaspiku duke kaluar nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë drejt Italisë.
Projekti
Gjurma kryesore e këtij projekti përfshin Shqipërinë në një korridor që do të sjellë gazin nga vendet kaspike, nga vendet e Lindjes së Mesme dhe burimet e gazit të lëngëzuar në Turqi. Projekti lidhet me rrjetin ndërkombëtar të gazit në Selanik dhe futet në Shqipëri në qarkun e Korçës në Devoll, vazhdon në jug nëpërmjet Kolonjës, Përmetit dhe zonës së Tepelenës, duke kaluar në rrethin e Vlorës dhe shkon në veri duke përshkuar zonën e Mallkastrës dhe arrin në detin Adriatik në bregdetin afër Fierit Njëkohësisht në këtë projekt është përfshirë edhe linja që shkon në veri në drejtim të malësive të Dumresë që është një burim natyror mjaft i rëndësishëm për t`u shfrytëzuar për depozitim nëntokësor të gazit.
Përfaqësuesi i kompanisë EGL theksoi se ky projekt përfaqëson një investim madhor që e përfshin Shqipërinë në një korridor nga më të rëndësishmit, i cili diversifikon burimet e gazit për Europën dhe rrit furnizimin jo vetëm për BE, por edhe për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.
Lobingu i Shqipërisë
Kryeministri nënvizoi faktin se Shqipëria, e cila përshkohet transversialisht nga ky gazsjellës ka dhe meritën e veçantë të depozitave në disa miliarda m3 gaz natyror, ç`ka lejon përdorimin e tyre. Më tej Kryeministri e vuri theksin në lobingun që ka bërë qeveria shqiptare dhe ai personalisht, për këtë gazsjellës, ndërsa theksoi se edhe gazjellësi tjetër, i cili parashikohet të ndërtohet mbi bazën e marrëveshjes së fundit me ENI GASPROM është në përfundim e sipër, dhe projekton kalimin e një dege për Shqipërinë. Kryeministri theksoi se Shqipëria duhet të shfrytëzojë maksimalisht pozicionin e saj gjeografik, si vendi më perëndimor i Ballkanit ku distanca mes brigjeve mes Adriatikut bëhet më e shkurtër, për interesat e saj publike.
Kapaciteti
Ky projekt është miratuar nga komuniteti europian si një projekt prioritar dhe ka mbështetje nga qeveria zviceriane, e cila është gjithashtu në një proçes lobingu në bashkëpunim edhe me qeverinë shqiptare dhe me mbështetjen e disa komisionerëve të BE-së për përfshirjen e Shqipërisë në këtë projekt. Ky gazsjellës ka një kapacitet fillestar prej 10 miliardë m3, një pjesë e së cilës mund të përdoret për nevojat dhe për TEC-et e reja që do të ndërtohen në Shqipëri. Gjurma e projektit nuk do të kalojë në Parkun Kombëtar Bregu i Hotovës me qëllim mbrojtjen e këtij parku.

E Merkure, 15 Gusht 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Berisha kërcënon Ramën për ndërtimin

Kryeministri kërkon hapjen e procedurave për lejet e ndërtimit. Kërcënon Ramën se do t'i marrë kompetencat në rast se bllokimi i sektorit të ndërtimit vazhdon

Bllokimi i lejeve të ndërtimit në Tiranë pritet të jetë dhe konflikti i rradhës në vjeshtë mes qeverisë së qendrës së djathtë dhe Bashkisë së Tiranës që kryesohet nga shefi i Partisë Socialiste. Dje kryeministri Berisha e cilësoi si të dhimbshëm dhe të papërgjegjshëm qëndrimin e disa bashkive dhe Këshillave Bashkiake të vendit, të cilët nuk mbledhin Këshillat e Rregullimit të Territorit. Në fakt z.Berisha nuk foli me emra konkretë por lehtësisht kuptohej që “dhimbja” dhe “papërgjegjshmëria” sipas tij ka vetëm një emër, rivalin politk dhe njëkohësisht kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Ndryshe nga çka ndodhur rëndom kur sa herë Berisha sulmonte Bashkinë e nëpërmjet saj opozitën, nga selia rozë ose poltroni i Bashkisë pritej të kishte një reagim, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dje. Kreu i Bashkisë është me pushime në Francë dhe asnjë nga zëdhënësit e tij në Parti apo Bashki nuk ka reaguar për deklaratat e Berishës. Sulmi ndaj kreut të Bashkisë ndodhi dje gjatë mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës dhe pas një sërë ankesash të Shoqatës së Ndërtuesve për mos mbledhjen e këshillave rajonalë të rregullimit tyë territorit. Si pasojë për vitin 2007 nuk është dhënë asnjë leje e re ndërtimit dhe firmat iu janë “qepur” kodrave të Dajtit dhe rrethinave të tjera si në Sauk e Farkë, por edhe në Unazën e Re apo pranë autostradës për të ndërtuar pallate. Ky bllokim i lejeve brenda Tiranës po shkakton një tjetër masakër urbane por tashmë në zonat rurale. Pallatet në zona si Qesarake, Farkë, Dajt iu ngjajnë blloqeve të mëdha të banimit dhe po shkaktojnë probleme të mëdha në infrastrukturën e këtyre zonave dhe në furnizimin me ujë të lagjeve të kryeqytetit.
Akuzat e Berishës
Gjatë mbledhjes së KRRTRSH-së Kryeministri tha se është shqetësues fakti që këto bashki nuk aktivizojnë potencialet e tyre për fillimin dhe finalizmin e planeve urbanistike, dhe nuk ushtrojnë detyrimet ligjore për të dhënë leje ndërtimi. Ai theksoi se një përgjigje për këtë situatë do të japë ligji i urbanistikës duke nënvizuar se edhe ky ligj do të ketë parimin e miratimit në heshtje për të gjitha kërkesat që burokracia për shkak të mykut të saj nuk i shqyrton në kohë. “Unë jam shumë i shqetësuar për këtë situatë të krijuar në bashkitë e vendit, dhe në bashkitë kryesore për fat të keq, dhe u bëj thirrje t`i japin fund me shpejtësi kësaj situate përndryshe qeveria do të detyrohet të zhbllokojë këtë situatë. Ne nuk mund të pajtohemi me një situatë të tillë”, tha kryeministri Berisha duke shtuar se bashkitë kryesore të vendit janë para një bllokimi të veprimtarisë urbanistike ndërtuese në një seri qytetesh. Në këtë mënyrë kreu i ekzekutivit ka paralajmëruar një tjetër ndërhyrje të ekzekutivit në punët e pushtetit vendor duke paralajmëruar ndërhyrje me akte normative të qeverisë për dhënien e lejeve të ndërtimit apo vendime të tjera që nuk ndërmerren dot nga të zgjedhurit lokalë.
Shtyrja e planit rregullues
Kritikat e Berishës për Këshillin e Rregullimit të Territorit të Tiranës, ku opozita dhe mazhoranca kanë numër të njëjtë antarësh, ishin lajmëruar më parë nga ministri që mbulon ndërtimin Sokol Olldashi. Para disa ditëve ishte Olldashi që i bëri presion ish-rivalit të tij për kreun e Bashkisë, nëpërmjet ndërtuesve për të miratuar Planin Rregullues për Tiranën. Konflikti midis qeverisë dhe Bashkisë për mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës, e ka transmetuar koston politike në kosto financiare për biznesin ndërtues. Olldashi është shprehur se Bashkia e Tiranës duhet që në mbledhjen më të afërt të Këshillit Bashkiak të fusë në rendin e ditës çështjen e KRT-së. Olldashi, tha se "kjo do t'i hapte rrugë zhbllokimit të situatës", e cila sipas tij, "është krijuar nga mungesa e gjatë e këtij institucioni prej 11 muajsh dhe që po dëmton rëndë industrinë e ndërtimit". Industria e ndërtimit tashmë po përjeton një krizë nga një “sandviç” i qeverisë nga njëra anë duke mos realizuar investime publike në infrastrukturë ku mund të marrin pjesë kompanitë vendase dhe nga ana tjetër nga bllokimi i lejeve të ndërtimit për banesa. Sipas raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë, rezulton se sektori i ndërtimit ka ulur ndjeshëm kontributin e tij në Produktin e Brendshëm Bruto. Kështu, nga 13% të GDP-së që jepte ndërtimi, në vitin 2007 kjo shifër ka rënë në 9.5%. Në tremujorin e parë të vitit 2007 shënoi një kontribut rreth 31 për qind më të ulët se sa ai i një viti më parë në vëllimin total të shitjeve të ekonomisë.

E Merkure, 15 Gusht 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Përgjysmohet prodhimi i energjisë

Rënie drastike me 50 % e prodhimit të energjisë elektrike. Importi dyfishohet ndërsa konsumi ulet nga ndërprerjet

Kriza e energjisë elektrike është përkthyer dje në shifra nga ana e Institutit të Statistikave. Prodhimi i energjisë elektrike është përgjysmuar duke i lënë vend dyfishimit të importit. Por kjo nuk ka përballuar kërkesën për energji elektrike dhe në mënyrë të veçantë nga ana e familjarëve të cilët kanë ulur konsumin. Jo se kanë gjetur burime alternative por sepse energjia ka munguar me orë të zgjatura gjatë muajve të parë të vitit e sidomos në janar 2007.
Burimet e energjisë elektrike në gjashtëmujorin e parë të vitit 2007 u ulën ndejshëm me 16.3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2006. Vlera e tyre arriti sasinë 3,067 GWh. Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u ul me 48.9 përqind, krahasuar me gjashtëmujorin e pare 2006. Sasia totale e prodhuar në gjashtëmujorin e parë 2007 është 1,622 GWh dhe zë 52.9 përqind të burimeve gjithsej të energjisë. Rënia e konsiderueshme në prodhimin e hidrocentraleve, me 50.3 përqind ka dhënë ndikimin kryesor në rënien e prodhimit total të energjisë. Prodhimi i energjisë nga hidrocentralet, në këtë gjashtëmujor, zuri 95.3 përqind të prodhimit total në vend. Energjia elektrike e prodhuar nga TEC-et u rrit me 19.7 përqind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2006. Rritje pati dhe prodhimi i imjanteve private e me konçension me 4.3 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dyfishohet importi
Importi (përfshirë këmbimet) i energjisë elektrike është rritur me 197.2 përqind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2006. Sasia e importuar (përfshirë këmbimet), është 1,445 GWh. Ajo përbën 47.1 përqind të sasisë së burimeve gjithsej në gjashtëmujorin e parë 2007 nga 13.3 përqind që përbënte në gjashtëmujorin e parë të vitit 2006.
Ulen humbjet në rrjet
Humbjet në totale në rrjet janë ulur me 13.3 përqind në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2006. Sasia e humbjeve totale deri në gjysmën e parë të vitit 2007 është 1,156 GWh. Ato përbëjnë 37.7 përqind të sasisë së energjië disponibël për përdorim. Humbjet në shpërndarje janë ulur me 13.4 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2006. Në periudhën referuese të vitit 2007, ato zenë 91.1 përqind të sasisë së energjisë të humbur në rrjet.
Rritet përdorimi konsumatorëve
Përdorimi nga konsumatorët është rritur me 2.8 krahasuar me gjashtëmujorin e parë në vitin 2006. Sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 1,850 GËh dhe përbën 60.3 përqind të sasisë totale të energjisë elektrike për përdorim. Energjia e konsumuar nga sektori i familjes ka rënë me 3.3 përqind ndaj sasisë së energjisë elektrike të konsumuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2006. Ky sektor ka konsumuar 58.1 përqind të sasisë së përdorur nga konsumatorët gjithsej. Energjia elektrike e konsumuar nga përdoruesit e tjerë është rritur me 12.6 përqind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2007.

E Enjte, 16 Gusht 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

“Ëndrat” me miliarda euro projekte

Në kulmin e një krize të thellë energjetike që po përkeqësohet dita-ditës, qeveria gjen kurajën të bëjë “marketing” me projekte miliarda eurosh. Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike në pushtet, njoftonte dje me titull të madh se në sistemin e tansmetimit, parashikohen investime që kapin vlerën rreth 670 milion euro. Lajmi vazhdon e trajtohet me seriozitet nga agjencia shtetërore e lajmeve si për të vërtetuar se makina e propagandës e qeverisë nuk vuan nga mungesa e energjisë elektrike. Ndërkohë që një gazetë pranë qeverisë dje ironizonte një parti të opozitës, Lëvizjen Socialiste për integrim se po bënte protesta ngaqë drejtuesit e saj po “humbisnin” mundësinë të dilnin në konferenca për shtyp, gjendja bëhet shumë groteske. Vetë qeveria e ka mbështetur të gjithë propagandën në projekte dhe investime miliona e miliarda eurosh, madje deri në marrëzira si eksporte të energjisë përpos furnizimit me energji elektrike 24 orë në ditë! Kjo ndodh në një kohë që Shqipëria po vuan një nga krizat më të thella të energjisë si pasojë e papërgjegjshmërisë së menaxhimit të situatës nga një korporatë që mundohet të justifikohet herë me thatësirën, herë me problemet që po kalon rajoni e herë të tjera me fajin e qeverive paraardhëse që nuk kanë investuar në këtë sektor. Teksa energjia ka ikur disa herë gjatë “qëndisjes” së këtij komenti të shkurtër, që u përfundua me gjenerator, pyetjet që lehtësisht shtrohen për zgjidhje janë kur do mbarojë propaganda e kabllit me Italinë apo miliardave euro investime në shpërndarje, kur do të ndërtohen linjat e transmetimit të tensionit të lartë me vendet e rajonit, po termocentralet dhe burimet alternative dhe në fund të fundit kur do të presë kryeministri shiritin e ndonjë projekti të përfunduar në energjetikë. Sigurisht nëse do të arrijë brenda mandatit të tij.

E Enjte, 16 Gusht 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Energjia, miratohet kabulli për Itali

Një kompani private do të ndërtojë linjën nënujore. EGL merr koncesionin pa tender

Ndryshe nga siç ishte përfolur nga qeveria ditë më parë, kabulli i interkonjeksionit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë do të ndërtohet nga një kompani private. Investimi i premtuar për të shtrirë një kabull interkonjeksioni për tu lidhur me Italinë do të ndërtohet nga kompania ASG Poëer. Madje ky investim do të shoqërohet me ndërtimin një TEC-i në Seman, për ta bërë funksionale këtë linjë interkonjeksioni. Megjithëse ky investim do të jetë më vlerë për Shqipërinë ai nuk pritet të zgjidhë krizën e dritave siç tha zëdhënësja e qeverisë ditë më parë. Kjo për faktin se kjo linjë për tu bërë funksionale kërkon disa vite kohë. Kryeministri, Berisha tha dje në mbledhjen e qeverisë, se "Njëri prej këtyre investimeve ka të bëjë me lejen konçesionare që jepet në përputhje me ligjin e miratuar nga qeveria dhe parlamenti vetëm pak javë më parë për ndërtimin mbi bazë të investimit privat apo komercial të linjave të interkonjeksionit të rrjeteve energjetike.
Ky ligj u përshtat plotësisht me direktivën europiane të tregut të energjisë". Sipas tij, projekti do të realizohet nga konsorciumi AGS, i cili parashikon instalimin e kabllit nënujor Seman-Bari, në kuadër të investimeve të këtij konsorciumi prej 2.3 miliardë euro për ngritjen e një impianti rigazifikimi të gazit të lëngshëm në Itali, dhe ndërtimin e një termocentrali 1200 megaëat. Kështu, leja është miratuar mbi bazën e kushteve të njohura, të cilat parashikojnë shfrytëzimin e kësaj linje për një periudhë të caktuar nga konsorciumi në fjalë, ndërkohë që një përqindje e caktuar e kësaj linje i takon qeverisë shqiptare. Kryeministri Berisha tha se "Pas një periudhe kohe që do të fiksohet në kushtet e kontratës, e gjithë linja do të mbetet pasuri publike shqiptare".
Investimi
Projekti përbëhet nga një stacion i ri-gazifikimit të gazit të lëngshëm natyror (LNG) me një kapacitet vjetor prej 10 miliard metra kub (10 BCM) dhe një TEC-i me cikël të kombinuar, të ndërtuar në tre faza nga 400 MËh secila. Po ashtu në projekt bën pjesë një tubacion nëndetar për transportin e gazit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë e Jugut si dhe një linjë nëndetare e interkonjeksionit. Rreth 2 miliardë metra kub gaz natyror do të shfrytëzohen në ciklin e prodhimit për vendin, ndërsa pjesa tjetër e prodhimit do të transportohet në tregjet europiane përmes Italisë apo Ballkanit. Afërsisht 8 miliardë metra kub gaz do të transportohen nëpërmjet tubacionit nëndetar dhe pjesa tjetër e elektro-energjisë do të transportohet përmes një Linje të rinovuar të tensionit të lartë brenda vendit si dhe një linje të re kabllore nënujore për në Itali, me kapacitet transmetimi prej 1000 MËh.
Përfitimet
Qeveria shqiptare do të ketë përfitime nga ky projekt që lidhen me një sasi energjie për të mbuluar të gjitha nevojat e brendshme te vendit, me çmimin e kostos se prodhimit. Ky çmim është më i ulët se çmimi aktual i blerjes se tij në tregun ndërkombëtar, është shprehur drejtori ekzekutiv i Asg Poëer më parë. Rrjeti kombëtar i Shqipërisë do të lidhet përmes këtij investimi me rrjetin europian të energjisë. Nga ana tjetër, krijimi i një qendre energjetike të tillë, do të balancoje rrjetin elektrik të Shqipërisë, duke ulur në minimum humbjet teknike të transferimit te energjisë nga veriu ne jug te vendit. Nga ana tjetër, vlerësohet, sipas drejtuesve të projektit, se gazi natyror i lëngshëm që do të përpunojë ky kompleks energjetik, është burimi më i pastër djegës në natyrë. Nga ndërtimi i impiantit mund të rivihen në punë një seri industrish si ajo kimike, e plehrave,etj. Përfaqësuesit e ASG thanë se përfitime turistike do të ketë zona e Semanit nga ky investim, pasi parashikohet që do të eliminohen ndotjet ekzistuese të naftës në Vijën e Ngjalës.

E Enjte, 16 Gusht 2007
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Lajme ekonomike!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Si Venezuela!
E Premte, 11 Janar 2008
Nje rezerve gjigande dhe e paprekur nafte dhe gazi u zbulua ne Shqiperine Veriore, tha dje nje korporate lider nafte ne Europen Qendrore dhe Azi.

Raporti u hartua nga Gustavson Associates LLC per llogari te Manas Petroleum Corporation, e cila ishte ngarkuar nga qeveria e Shqiperise per te kryer eksplorime ne veri te vendit per te kerkuar burime nafte dhe gazi. Duke u bazuar ne te dhenat e tyre, rezerva supozohet se permban mbi 2.987 miliarde fuci nafte dhe 3.014 trilione metra kub gaz natyror. Edhe ne rast se nafta do te jete e mbuluar nga shtrese gazi, Gustavson perllogarit se ne kete fushe mund te shfrytezohen ne total 1.4 miliarde fuci nafte dhe 15 trilione meter kub gaz.Ndersa ne rast se aty gjendet vetem gaz, rezerva pritet te permbaje 28 trilione meter kub gaz natyror.

Rajoni i Ballkanit ka aktualisht te vertetuar rezerva qe arrijne nje total prej 345 milione fucish. Nga keto, 198 milione ndodhen ne Shqiperi. Ndersa rezervat aktuale te gazit natyror ne Ballkan arrijne deri ne afro 2,7 trilion metra kub. Me nje licence te dhene per llogari te Manas Petroleum Corporation, kompania eshte lejuar te zhvilloje kerkime nafte dhe hazi ne nje zone prej 780 mije akrash, qe shtrihet pergjate nje thyerjeje gjeologjike ne Shqiperine veri-perendimore. Probabiliteti i suksesit per shpime ne nje zone strukturalisht komplekse si kjo eshte relativisht i larte, per shkak te pranise se nje burimi te provuar hidrokarboni atje, si dhe prodhimit analog qe ekziston vetem 20 deri ne 30 kilometra me tej", thote raporti i Gustavson. Manas eshte ende duke analizuar rezultatet e kerkimi dhe do te beje njoftime te tjera rreth hapave qe do te ndiqen javet ne vazhdim.

Kompania mendon te luaje nje rol te rendesishem ne zhvillimin e rezervave nentokesore te naftes dhe gazit ne Shqiperi. Ne dhjetor te 2007-es, Keshilli i Ministrave ne Shqiperi, ra dakord per te lejuar DWM Petroleum AG, nje nenkontraktore e Manas, per te asistuar ne eksplorimin, zhvillimin dhe prodhimin e rezervave te vendosura ne nentoken shqiptare ne bashkepunim me Agjencine qeveritare te Kerkimeve Natyrore.

Marrë nga Korrieri online, 11 janar 2008

http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=54772

</div></div>
 

PUPA

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Buxheti i Shqipërisë 4.5 miliardë dollarë
Ministria e Financave tha se të ardhurat e buxhetit të konsoliduar për vitin e ardhshëm pritet të jenë 361 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet rreth 411 miliardë lekë, (4.47 miliardë dollarë ose 3 miliardë euro). Sipas tij, buxheti do të rritet me rreth 600 milionë dollarë në krahasim me këtë vit, ndërsa deficiti buxhetor është programuar në 3.8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Rruga Rrëshen-Kalimash pritet të hajë edhe 6 miliardë lekë të tjera më 2010, ndërkohë që ka ngrënë 40 miliardë lekë gjatë vitit 2009.
Qeveria shqiptare poashtu ka në plan të ngrejë 50 miliardë lekë borxhe (534 milionë dollarë, 365 milionë euro), për të financuar deficitin buxhetor të vitit 2010, deklaroi ministri i Financave, Ridvan Bode.

&quot;Buxheti është tërësisht i realizueshëm pasi sot Shqipëria ka një rritje ekonomike, të paktën 3 herë më të lartë nga vendi me rritjen me të madhe në Europë&quot;, deklaroi Bode. &quot;Në 2010, një sërë vendesh të rajonit dhe më gjerë do të kenë rritje të mëtejshme të deficitit dhe borxhit publik. Në 2010-ën, parashikohet një rritje e pagave dhe ulje e deficitit vjetor dhe borxhit publik&quot;, vijoi ai. Kreu i Financave deklaroi se rritja e programuar e të ardhurave do t‘i lejojë qeverisë që të vazhdojë të mbajë stimujt fiskalë, për të mbështetur rritjen ekonomike.
 

PUPA

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

ÇEZ-i në Shqipëri do të pushojë nga puna 1.400 të punësuar
Rreth 400 të punësuar të Elektrodistribucionit të mëparshëm shqiptar, tani pronë e kompanisë çeke ÇEZ, do të pushohen nga puna gjatë muajit nëntor dhe një mijë të tjerë në fillim të vitit 2010.
Këtë e thanë në konferencë për shtyp sindikalistët, ku ashpër e kritikuan vendimin e kompanisë çeke.

Mes atyre të cilët duhet të largohen nga Elektrodistribucioni shumica janë persona pa kualifikim adekuat. Por ka edhe të atillë, të cilët me vite kanë punuar si elektriçistë.

Sindikata e kompanisë akuzoi se shumë persona janë të punësuar gjatë fushatës zgjedhore dhe se ata edhe më tej mbeten në punë.

Një pjesë e të punësuarve në Elektrodistribucion, siç u tha, nuk kanë nënshkruar marrëveshje kolektive.
 
M

marigona

Guest
Re: Lajme ekonomike!

OBT kalon në kontroll subvencionet

Shqipërisë i hiqen edhe disa mundësi të pakta që kishte për subvencionin e bujqësisë dhe disa produkteve për eksport. Detyrimi për të njoftuar Organizatën Botërore të Tregtisë për mbështetjen buxhetore në këtë fushë i pakëson shanset e fermerëve shqiptarë për të marrë para në mënyrë të drejtëpëdrejtë ose të tërthortë nga shteti. Aktualisht në bujqësi po zbatohen dy programe subvencioni, një për karburantet me çmim të ulët dhe tjetri për mbështetjen e mbjelljes së ullinjve dhe vreshtave.
Po ashtu Shqipëria duhet të notifikojë subvencionet në eksporte, përjashtimet nga taksat dhe financimet koncesionare për eksportet. Edhe zonat e lira, përfshirë edhe prodhimin që rezulton nga përdorimi i lëndëve të para, të përjashtuara nga tarifat doganore, kur prodhimi është i destinuar për eksport, janë të detyruara të informojnë OBT-në.
Problemet më të mëdha Shqipëria duket se do t’i ketë me të gjitha llojet e subvencioneve, që mbulohen nga kategoria e “Kutia jeshile”, të tilla si: shërbime të përgjithshme; krijimi i rezervave, për qëllime të sigurisë ushqimore; ndihma ushqimore e brendshme; pagesat e drejtpërdrejta për prodhuesit; mbështetje për të ardhurat e përgjysmuara; pjesëmarrja financiare e shtetit në programet e sigurimit të të ardhurave dhe në programet e sigurisë neto të të ardhurave; pagesat (të kryera qoftë drejtpërdrejt, qoftë përmes një pjesëmarrjeje financiare të qeverisë në programet e sigurimit të prodhimeve) për ndihmë në raste të katastrofave natyrore; ndihma për rregullime strukturore, të dhëna nëpërmjet programeve, që lidhen me daljen në pension; ndihma për rregullime strukturore, të dhëna nëpërmjet programeve të daljes në pension, që lidhen me heqjen e burimeve të prodhimit; ndihma për axhustime strukturore, të dhëna përmes ndihmës për investime; pagesa, në kuadër të programeve mjedisore; pagesa në kuadër të programeve të ndihmës rajonale dhe subvencione të tjera.
 
E

Etleva Hoxha

Guest
Re: Lajme ekonomike!

Urdhri i Rrengës: Bëjeni pagën minimale 35 mijë lekë

Ja si përgjegjësi për kontrollet në "Top Media" shkel ligjin


Dega e Tatimpaguesve të Mëdhenj (VIP) ka urdhëruar një rivlerësim të pagave në "Top Media", sipas një kuote aforfe. Sipas një urdhri të paprecedentë, drejtuesit e VIP-ave kanë urdhëruar inspektorët që ushtronin kontroll prej disa muajsh, duke kaluar në sitë dokumentet financiare të "Top Medias", duke kërkuar një rivlerësim të pagave, bazuar në pagat minimale 30000 dhe 35000 lekë, për efekt të përllogaritjeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Sipas dokumentit konfidencial që "Shqip" arriti të sigurojë, urdhri ka ardhur nga përgjegjësi i kontrollit në Degën e Tatimpaguesve VIP, Adem Rrenga. Sipas këtij urdhri dhe pagave minimale që Rrenga ka përcaktuar, rezulton që "Top Media", të jetë e vetmja shoqëri në Republikën e Shqipërisë që duhet t‘i kishte paguar punonjës, si pastrueset apo rojet me një pagë prej 30 mijë lekësh, në një kohë që edhe institucionet publike, si dhe pjesa dërrmuese e bizneseve zbatojnë për këto kategori të punësuarish, pagën minimale që lejon ligji. Nga ana tjetër, problemi i kësaj shkrese është vetë ligji, i cili ka sakaq të përcaktuara një nivel page, i cili nuk mund të ndryshohet me urdhër nga një drejtues tatimesh. Pikërisht, rreziku i pasojave penale, i ka detyruar inspektorët e përfshirë në kontroll, t‘i kthejnë përgjigje Rrengës, duke theksuar faktin se rivlerësimi aforfe i pagave ishte një kërkesë e tij. "Sipas urdhrit Tuaj, grupi i kontrollit është duke kryer përllogaritjet edhe për efektet financiare që lindin për sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe TAP (tatimin mbi të ardhurat personale) nga rivlerësimi i pagave, duke u bazuar në pagën minimale 30000 dhe 35000 lekë", thuhet në shkresën që tatimorët u dërgojnë eprorit të tyre. Por, në përgjigje të kësaj shkrese, përgjegjësi i kontrolleve te VIP-at, e ka kthyer atë mbrapsht, pasi ka shkarravitur me stilolaps pagën minimale aforfe, duke iu trembur edhe ai pasojave ligjore. Gjithashtu, me shkrim dore ai ka sqaruar se arsyeja e vonesës së kontrollit, nuk është interpretimi i blerjes të së drejtave audiovizive nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, siç deklarojnë inspektorët, por "nisur nga fakti që subjekti (Top Media), ndërpreu në mënyrë të njëanshme kontrollin". Në fakt, vetë punonjës të shkarkuar të tatimeve, kanë deklaruar konfidencialisht, por edhe publikisht, siç është rasti i Avdyl Rrushit, se nga "Top Media" kanë gjetur të gjithë mirëkuptimin dhe gatishmërinë e mundshme, për t‘u vënë në dispozicion çdo informacion financiar të kërkuar. Por, duke qenë se dokumentet në fjalë gjenden sakaq në prokurori, në cilësinë e provës materiale, për abuzimet që po kryejnë drejtuesit tatimorë me kontrollet në "Top Media". Burime pranë administratës tatimore, bëjnë të ditur se gjasat janë që rivlerësimet e pagave të kryhen me shifra më të ulëta, në mënyrë që urdhëruesit e kësaj procedure t‘u shpëtojnë pasojave penale për shkelje të ligjit shqiptar. "Top Media" dhe bizneset e tjera që supozohet nga strukturat qeveritare se kanë të njëjtën pronësi me të, vazhdojnë të jenë për të shtatin muaj rresht, nën presionin dhe mbikëqyrjen e rreptë të tatimorëve. Ndonëse deri më sot janë kryer kontrolle të njëpasnjëshme, të tejzgjatura dhe periudha e hulumtimeve të inspektorëve sapo kaloi muajin e shtatë, duke shënuar edhe një rekord kombëtar në historinë pluraliste të vendit, xhaketat e hirta, vazhdojnë të vërtiten pa arsye në ambientet e këtij grupi mediatik. Dokumentet e zbuluara së fundmi, dëshmojnë edhe një herë për informalitetin e veprimeve të tatimeve, nën udhëheqjen dhe porositë e drejtuesve të qeverisë.
 
B

book tookide

Guest
Re: Lajme ekonomike!

Bell Air rrëmben tregun e fluturimeve

Kompania shqiptare që zëvendësoi Albatros, zuri 22% të fluturimeve për gjysmën e të këtij viti

Kompania e fluturimeve Bell Air është renditur e dyta në tregun e fluturimeve. Sipas të dhënave të 6 mujorit të kompanisë Tirana Airport Partners, kjo kompani ka shënuar rritjen më të madhe me 8% krahasuar me vitin 2006. Kështu, pas Alitalia, tashmë kompania e dytë për nga fluturimet e kryera renditet Bell Air duke lënë pas, Albanian Airlines e cila ka zbritur në vendin e tretë. Sipas të dhënave të menaxhuesëve të aeroportit "Nënë Tereza", TIA pesë kompanitë ajrore me numrin me të madh të pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë ishin Alitalia (24%), Belleair (22%), Albanian Airlines (16%), Austrian Airline (10%) dhe Turkish Airëays (6%). Gjithsej, 15 kompani ajrore kanë fluturuar brenda dhe jashtë TIA, me 31 destinacione të ndryshme fluturimi. Destinacionet më të frekuentuara nga janari deri në qershor 2007, ishin Milano, Roma, Vjena dhe Stambolli. "Ndërkohë, këtë verë, Albanian Airlines dhe Belle Air po rrisin dukshëm numrin e destinacioneve për Itali dhe vende të tjera te Europës, duke lehtësuar kështu udhëtimet e shqiptarëve, por edhe të huajve, që vijnë dhe ikin nga Shqipëria"-thuhet në raportin e TIA-s për 6 mujorin e parë të këtij viti. Krahasuar me vitin 2006, kompania Alitalia, ka pësuar një rritje prej 2%, ndërkohë që Albania Air Lines ka pësuar një rënie të numrit të pasagjerëve prej 2%. Kjo kompani vazhdon të humbasë treg nga viti në vit, ku para disa vitesh kishte gati 30% të tregut të fluturimeve.
Një rënie të lehtë të numrit të pasagjerëve ka pësuar dhe kompania Malev, prej 1%.
Treguesit e aeroportit
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka vendosur rekorde te reja shifrash për gjashtëmujorin e parë të 2007-ës. Sipas të dhënave nga vetë kjo kompani, nga janari deri në qershor 2007, TIA numëron 452,990 pasagjerë, një rritje prej 22% krahasuar me të dhënat e gjysmës së parë të 2006. ndërkohë që numri i pasagjerëve është rritur 22 përqind krahasuar me te njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe volumi i Kargos është rritur 37 përqind. Kështu, sipas të dhënave, lëvizjet ajrore u rritën 8 përqind nga 15 shoqëri ajrore që ofrojnë 31 destinacione fluturimesh. Vetëm për muajin qershor, si muaji me aktivitet më të lartë në këtë pjesë të parë të vitit, TIA numëroi 88,046 pasagjerë dhe regjistroi 782 Lëvizje të Trafikut Ajror kundrejt 73,051 dhe 674, respektivisht, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje sipas TIA, i dedikohet veçanërisht hapjes së terminalit të ri të pasagjerëve më 21 Mars 2007. “Rritja e trafikut është përgjigje e tregut ndaj standardeve të përmirësuara të komoditetit dhe sigurisë së pasagjerëve. Në të njëjtën kohë po mirëpresim më shumë pasagjerë të huaj në terminalin e ri të TIA-s, dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të tërhequr kompani të reja ajrore” thotë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s Dr. Constantin von Alvensleben.
Linjat e reja
Janë dy kompani të reja të cilat janë futur në tregun shqiptar gjatë kësaj periudhe. Të një rëndësie të veçantë ishte rikthimi në aeroport i Lufthansës, kompanisë ajrore prestigjoze gjermane, e cila rifilloi fluturimet e saj në Tiranë pas një ndërprerjeje prej 9 vjetësh. Gjithashtu, dhe vendosja e një linje direkte fluturimi me New York nga kompania amerikane American Trans Air. TIA aktualisht ka punësuar rreth 230 njerëz, ndërkohë që numri total i personelit që punon për kompanitë në Aeroport është rreth 700.

E Merkure, 08 Gusht 2007
 
P

pasho

Guest
Re: Lajme ekonomike!

Biznesi për një ditë, dogana për tre

Në terren në doganën e Tiranës, ku dallohet ironia qeveritare me planet për lehtësimin e biznesit.

Gjergj Erebara, Altin Xhikneli

Do të lehtësojmë procedurat për biznesin. Tani do të paguani më pak taksa. Regjistrimi i biznesit të ri do të bëhet për 1 ditë, vetëm me 1 euro.... Këto janë disa nga deklaratat e kryeministrit Berisha që në krye të herës kur erdhi në pushtet.
Por realisht këtë mund ta besojnë vetëm naivët militantë, apo njerëzit që nuk merren me biznes.

****
Kur je gazetar dhe bën lajme çdo ditë mbi çështje të tilla, është një histori tjetër. Por kur të bie rruga te dogana e Tiranës për të paguar doganën e një makine të vjetër të sjellë nga Gjermania, atëherë fillon ta kuptosh se sa larg realitetit je. Duket se ke shkruar vetëm budallallëqe.

Procedurat
U deshën disa ditë kohë për të kryer një procedurë të thjeshtë zhdoganimi të një makine për të parë se si funksionojnë nismat e premtimet e qeverisë për të lehtësuar procedurat e biznesit. Në fakt udhëtimi për në doganën e Tiranës nuk mund të kuptohet pa treguar pak eksperiencën e blerjes së makinës në Gjermani dhe krahasimin e shërbimit doganor shqiptar me të disa pikave doganore në vende të BE-së dhe aspirantëve të saj. Procedura për blerjen e një makine në Gjermani, e cila përfshin aktin e shit-blerjes, siguracionin ndërkombëtar-kartonin jeshil, deklaratën e eksportit, certifikatën e origjinës “Euro 1”, targat e përkohshme dhe dokumentin e kontrollit teknik zgjat vetëm 1 orë. Pra, blen një makinë dhe me të gjithë këtë dokumentacion shoqërues pas 1 ore e mund të bredhësh Evropën pa asnjë shqetësim. Aventura fillon kur vjen në pikën doganore kufitare të Shqipërisë.

Mirë se vjen në atdhe
Makina kishte përshkruar vende si Gjermania, Sllovenia, Austria, Kroacia, Mali i Zi dhe më në fund arrin në pikën doganore të Hanit të Hotit. Kontakti i parë me doganën ishte hapja e bagazhit, dhe duke qenë se kjo nuk kish ndodhur në asnjë nga vendet e sipërpërmendura, më bëri pak përshtypje...por kjo më bëri në fakt të kuptoj pas atij udhëtimi të gjatë se isha në atdhe. Më pas, duhet të zhdoganoja makinën por dogana e Hanit të Hotit nuk bën zhdoganime makinash dhe kështu duhej një garanci nga një agjenci doganore. Përsëri asnjë shans për zgjedhje, pasi unë dëshiroja të bëja zhdoganimin e makinës pa ndërmjetës të tjerë. Rrugët ishin dy: para në dorë doganierit ose garancia nga agjencia doganore në Tiranë. Zgjodha të dytën.
Ligji shprehet se për 4 orë duhet të shkosh në pikën doganore për të konfirmuar ardhjen. Shkoj në pikën doganore në Tiranë dhe një roje polic sheh makinën dhe thotë bën 1 mijë lekë(të vjetra). Këtu filloi aventura e parë e shtetit ligjor kundër vesit. I dhashë një karmonedhë 200 lekëshe se nuk kisha të thyera dhe roja doganor më tha “Faleminderit, Mirëupafshim”. Të nesërmen shkoj në agjecinë doganore dhe më njoftojnë që duhen fotokopjuar, përkthyer dhe noterizuar në 2 kopje të gjithë dokumentet. Kostoja e këtyre ishte 3500 lekë noterizim përkthim, dhe 7 mijë lekë agjencia doganore për shërbimin. Bëhet një mal me dokumenta për tu dorëzuar në doganë dhe “dita doganore” përfundon pasi ora shënon 13.00.

Të noterizosh dokumentet gjermane
Dita e dytë edhe pse mund të duket ekzagjerim konsumohet me dokumentin e quajtur “Euro 1”. Quhet dokument i origjinës dhe vërteton se makina është prodhuar në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me BE-në, çdokush përfiton heqjen e taksës doganore 2 % po ta zotërojë këtë dokument. Por “mrekullia shqiptare” ka një shpikje të vetën për certifikatën EURO1. Agjencia doganore thotë se ky dokument duhet noterizuar, duke shënuar që në prani të noteres ti je garant që ky dokument është origjinal. Shkojmë tek noterja dhe na shpjegon se ajo nuk ka se si të dalë garant për një dokument që është marrë në Gjermani pasi nuk ka se si ta vërtetojë këtë. Kthehemi në agjenci dhe pas peripecive dhe akrobacive agjencia vendos të bëjë vetë një deklaratë të firmosur nga unë që certifikata është origjinale....prapë jologjikë, ligj-procedurë- udhëzim. Pyesja veten pse një agjenci doganore mund të dalë garant i një letre të lëshuar në Gjermani dhe për më tepër të shtypur nga firma e njohur “Bundesdrukerei”, e cila ka prodhuar kartëmonedhat e Euros dhe pasaportat ekzistuese shqiptare....!

1 dokument gjermani, 41 shqiptari
Më në fund dokumentet janë bërë gati në agjencinë doganore për tu futur brenda në doganë. Kurioziteti më shtyn ti numëroj, dhe shoh që janë 41 praktika doganore, dy ditë kohë e harxhuar dhe mbi 100 USD. Kjo e gjitha për të paguar doganën, TVSH-në etj taksa. Ndërkohë që shitësi i makinës në Gjermani më tha, të lutem më posto certifikatën e eksportit të makinës pasi të mbërrish në vend se më duhet të marr TVSH-në e rimbursueshme. Bilanc i thjeshtë, ai me një dokument merr TVSH-në, unë me 41 dokumente duhet ta paguaj atë. Në ditën e tretë kam punë me doganierët e Tiranës. Si fillim punonjësja e agjencisë doganore më kërkon 5 mijë lekë të vjetra për “kafe” që dokumentet të ciklohet në doganë e mos të vonohen një ditë. Paguaj 5 mijë lekëshin e parë, por më pas vjen punonjësja e agjencisë dhe më thotë që do të jepni ndonjë tjetër lek që kur të kontrollohen dokumentet të dalë që janë në rregull dhe janë llogaritur saktë taksat doganore. Kësaj radhe humbas durimin dhe refuzoj të paguaj. Lëre i them se do ta zgjidh vetë i them. Vendos të përdor “statusin” e gazetarit për të funksionuar ligji dhe i dërgon një mesazh me celular drejtorit të doganës së Tiranës ku i them se kam tri ditë që po merrem për të zhdoganuar makinën time dhe se po më kërkojnë 5 mijë lekë në çdo praktikë doganore që po kaloj. Ai më merr në telefon dhe më thërret në zyrë. Pas një diskutimi të gjatë e të lodhshëm formal sa kodi doganor, thërret në zyrë doganierin i cili para drejtorit thotë “makina nuk ka asnjë problem dhe mbaron për 10 minuta”. E thjeshtë, nëse do të mbarosh punë në doganë duhet ose të paguash ryshfet ose të kesh njohje interesash, e kundërta kudo përveç Shqipërisë. Tek kaloja sportel më sportel më kujtohej kryeministri me nismat e tij të fund për formalizimin e biznesit. Thashë...është më e lehtë të kërkosh gjilpërën në kashtë sesa të formalizosh biznesin në një shtet informal si ky.

E Shtune, 19 Maj 2007
 
J

Jilly

Guest
Re: Lajme ekonomike!

Bizneset greke lob edhe në Shqipëri

Lind dhoma e tregtisë Shqiptaro-Greke.
[quote = "forwardi, post: 849488"] Re: Economic News! </ span> </ p>
</ p > Greek Businesses
lobe in Albania </ p>
</ p> Lind Chamber of Commerce Albanian-Greek.

Investitori më i madh Greqia grumbullon bizneset në dhomë​


Altin Xhikneli

Kompanitë e shumta greke tashmë janë organizuar në një Dhomë Tregtie duke krijuar lobin më të ri.​
Greece's largest investor collects businesses in room </ p>
</ p> Altin Xhikneli </ p>
</ p> multiple companies Greek already organized a Chamber of Commerce creating the new lobby.
Dje, u inaugurua dhoma Greko-Shqiptare e Tregtisë dhe e Industrisë ku morën pjesë Ministri i Zhvillimit të Greqisë Dimitrios Sioufas i shoqëruar nga zv/ministri i Zhvillimit Ioannis Papathanasiou, nga Presidenti i Kompanisë “Hellenic Petroleum” Efthymios Christodoulou si dhe nga anëtare të tjerë të bordit drejtues dhe funksionarë të qeverisë.​
Yesterday, was inaugurated Greek-Albanian Chamber of Commerce and Industry attended by Greek Development Minister Dimitrios Sioufas accompanied by Deputy Development Minister Ioannis Papathanasiou, the president of the company "Hellenic Petroleum" Efthymios Christodoulou and from other members the board of directors and officers of government.
Ndërkohë që nga pala shqiptare mori pjesë kryeministri Berisha dhe përfaqësues të tjerë qeverisë.​
While the Government of Prime Minister Sali Berisha attended and other representatives of the government.
Gjatë takimit kryeministri Berisha tha “Themelimi i këtij institucioni të rëndësishëm vjen si rezultat i një përpjekje të suksesshme shumëvjeçare të biznesit grek, të mbështetjes së madhe të qeverisë greke për të investuar në Shqipëri, përpjekje kjo që kurorëzohet me vendin e parë të investimeve të huaja greke në vendin tonë, në një total prej rreth 450 milionë euro, si dhe me vendin e dytë në shkëmbime tregtare midis dy vendeve.​
During the meeting, Premier Berisha said, "The establishment of this important institution is the result of a successful multi-year effort Greek business, the great support of the Greek government to invest in Albania, an effort that crowned the country's first foreign investment Greek in our country, for a total of around 450 million euros, and second place in exchanges between the two countries.
Por më pozitive, më impresionuese, është fakti se në dy vitet që vijnë parashikohet që biznesi grek të investojë në Shqipëri më shumë se 50 vitet e shkuara të marra së bashku”.​
But more positive, more impressive is the fact that in the next two years provided that Greek businesses to invest in Albania over the past 50 years taken together. "
Bizneset greke të cilat kanë aktivitet tregtar në Shqipëri shtrihen në shumë fusha si ajo e telekomunikacionit, bankave, kompanive të sigurimit, minierat, turizmi, bujqësia, transporti etj.​
Greek businesses that have commercial activities in Albania lie in many areas like telecommunications, banks, insurance companies, mining, tourism, agriculture, transport, etc..
Kryeministri u shpreh “duke përsëritur veten në atë çka deklarova në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Athinë – nga 400 milionë euro që janë tani, do të jetë jo e largët dita kur investimet greke në Shqipëri do të bëhen 4 miliardë”.​

Në realitet ekziston një Plan grek për rindërtimin e Ballkanit ku filozofia drejtuese e tij është kapja e sa më shumë tregjeve në ekonomitë e pazhvilluara të rajonit.​
The prime minister said "repeating itself in what declared in the Chamber of Commerce and Industry in Athens - from 400 million euros are now, will not be distant day when the Greek investments in Albania will be 4 billion. </ P >
In reality there is a Greek plan for Balkan reconstruction of his management philosophy is capture as many markets in the underdeveloped economies of the region.
Interesat e diplomacisë aktive greke janë të gërshetuara më së miri me ato të ekonomisë dhe biznesit duke u vënën në funksion të këtyre të fundit.​
Active diplomacy Greek interests are best intertwined with those of economics and business by putting in place of the latter.
Kështu, bizneset greke kanë një rol të madh në importet e karburanteve dhe gaz, si materialet e ndërtimit(hekur, çelik, çimento, alumin), ushqime(rreth 55 milionë dollarë), cigare(15 milionë dollarë), pajisje elektrike e elektronike etj.​
Therefore, Greek businesses have a major role in oil and gas imports, as building materials (iron, steel, cement, aluminum), food (about 55 million), cigarettes (15 million), electrical appliances and electronics etc. .


Berisha: Taksa e sheshtë 10%
Kryeministri Berisha deklaroi gjatë ceremonisë së Dhomës së Tregtisë shqiptaro-greke, se shumë shpejt do të fillojë aplikimi i taksës së sheshtë, e cila do të jetë vetëm 10%.​
</ P>
</ p> Berisha: flat tax 10% </ p> Premier Berisha said during the ceremony of the Chamber of Commerce Albanian-Greek, that would quickly start applying the flat tax, which would be only 10%.
Kjo është ulja më e madhe dhe me aplikimin e këtyre shifrave Shqipëria bëhet vendi me taksat më të ulëta në rajon.​
This reduction is greater and the application of these figures Albania is the country with the lowest taxes in the region.
"këtë vit në Shqipëri deri më 1 janar 2008, qeveria do të instalojë taksën e sheshtë, në një ndër nivelet më të ulëta në Evropë, 10% duke dalë në krye të të gjitha vendeve për barrën më të ulët ndaj biznesit"- ka deklaruar Berisha.​
"This year in Albania until 1 January 2008, the government will install flat tax, in one of the lowest levels in Europe, 10% go out to all countries to lower the burden to business" - has said Berisha.
Këtu përfshihet tatimi mbi të ardhurat, tatimi mbi fitimin, kontributi i punëdhënësve për sigurimet shoqërore dhe të gjitha detyrimet e tjera.​
These include income tax, profit tax, employers' contributions for social insurance and all other obligations.
E pandryshuar mbetet vetëm TVSH-ja.​
The only remains unchanged VAT.


E Enjte, 22 Mars 2007​

</ P>
</ p> Thursday, 22 March 2007 [/ quote] </ p>
</ p>
 
J

jonashkurti

Guest
Lajme ekonomike!

4.1 miliardë bono, interesi mesatar 6.45%

Ditën e martë, Banka e Shqipërisë do të organizojë ankandin e radhës në sportelet e saj, ku do të nxirren në shitje 4.1 miliardë bono thesari tremujore me një interes mesatar prej 6.45 për qind. Këto bono janë të destinuara për individët dhe aktualisht është momenti ideal për t’i blerë. Në rast se ke para për të depozituar, atëherë është momenti më i mirë për të blerë bono thesari. Interesat janë deri në 2 për qind më të larta se bankat private, për të gjitha maturimet si tre, gjashtë ashtu edhe njëvjeçare. Blerja e bonove, krahas interesave më të larta se bankat ka edhe risk zero, pasi mundësia për të humbur investimin është pothuaj zero. Investimi do të humbiste vetëm në rast se dështon i gjithë sistemi financiar i shtetit gjë që nuk e lejon kush. Në këto momente ka edhe mënyra për të zgjedhur në këtë investim për të depozituar para. Ministria e Financave ka emetuar bono thesari edhe në euro. Në rast se nuk keni besim në monedhën shqiptare, atëherë mund të zgjidhni euron. Në rast se dëshironi të keni investim afatgjatë, atëherë keni edhe bono thesari, të cilat kanë maturim deri në 5 vjet. Ka disa rregulla në investim për individët. Shuma që duhet, për të marrë pjesë në ankand një individ është nga 300 mijë deri në 30 milion lekë. Për bankat apo institucionet financiare nuk është përcaktuar ndonjë kufi. Interesat përcaktohen nga tregu, kërkesa dhe oferta për bono. Bonot e thesarit janë instrumente huamarrës me përdorim të gjerë. Nëpërmjet shitjeve të tyre mundësohet mbulimi i deficitit buxhetor. Shitja e bonove të thesarit mundësohet nëpërmjet organizimit të ankandeve. Qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Financave shet në ankand bonot, i cili organizohet nga Banka e Shqipërisë. Blerja e bonove kontribuon edhe në rritjen financiare të qeverise. Paratë e marra nga bonot, Qeveria i investon në shërbime publike etj. Këtë vit, Qeveria emetoi edhe bonot në euro, të cilat do të rrisin nga kapaciteti këtë treg dhe do ta beje më të frekuentueshëm si nga bankat, ashtu edhe individët
 
Top