Lajme ekonomike!

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Rreth 2.15 miliardë USD, depozita të pasiguruara

Sipas Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, depozitat e siguruara të Raiffeisen u ulën 20%

Një raport i Agjencisë së Sigurimit të depozitave thotë se për vitin 2006 banka më e madhe në vend ka pësuar një rënie në mbajtjen e kursimeve të shqiptarëve. Sipas raportit vjetor 2006 të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, që pritet të diskutohet gjatë periudhës trejavore në Kuvend, pjesa e tregut të Raiffeisen te depozitat ka rënë me 20 për qind. “Në tregun bankar, Banka Raiffeisen vazhdon të ketë një rol dominant duke zotëruar 46 për qind të depozitave të siguruara të sistemit, por ky pozicion krahasuar me një vit më parë ka pësuar rënie prej 20 për qind”, shkruhet në faqen 11 të raportit. Ndryshimi I madh në pjesën e tregut që zënë depozitat e siguruara mund të ketë ardhur nga lëvizjet e kursimtarëve të vegjël drejt bankave të tjera, depozitat e të cilëve deri në shumën 700 mijë lekë janë të siguruara 100 për qind. Raiffeisen zë gjithsesi pjesën kryesore të depozitave të siguruara, madje afërsisht gjysmën e totalit të depozitave të sistemit dhe me sa duket ka mbledhur kursimet e korporatave dhe biznesit të madh. Sipas të dhënave të ASD, 46 për qind e depozitave të siguruara të sistemit bankar i përkasin pikërisht bankës Raiffeisen.

Sigurimi depozituesve
Nga të dhënat e vitit 2006, të cituara nga ASD, rezulton se 87 për qind e numrit të depozituesve në sistemin bankar janë të mbuluar sipas skemës së sigurimit, domethënë i kanë depozitat e tyre deri në 700 mijë lekë, kundrejt 83 për qind ndaj vitit 2005. pra numri I depozituesve të siguruar është rritur me 4 për qind krahasuar me një vit më parë. Në ligjin “Për sigurimin e depozitave” janë përcaktuar nivelet për kompensimin e depozitave në nivel maksimal 700 mijë lekë e me një aplikim co-insurance 15 për qind të pjesës së mbetur mbi 350 mijë lekë. Ky nivel i shumës së mbulimit është afërsisht dy herë më i madh se të ardhurat për frymë në vendin tonë, vëren në raport ASD. Sipas raportit, meqënëse qëllimi kryesor i skemave të sigurimit të depozitave është krijimi i besimit te sistemi banker për depozitorët e vegjël dhe depozitorët me një formim jo të mirë ekonomik, kjo shumë mbulimi e justifikon këtë qëllim.

Depozitat 5.3 miliardë dollarë
Edhe gjatë vitit 2006 kursimet e shqiptarëve në banka kanë ardhur në rritje duke kapur shifrën e 525 miliardë e 525 milionë lekë ose rreth 5.3 miliardë dollarë. Sipas raportit vjetor të ASD depozitat e siguruara janë rreth 2 miliardë dollarë. Individët mbajnë rreth 79 për qind të totali të depozitave ose rreth 4.15 miliardë dollarë nga të cilat vetëm 2.15 miliardë janë të pasiguruara. Pjesa tjetër, pra rreth 2 miliardë dollarë janë të sigluara 100 për qind dhe janë të ndara 1.28 miliardë dollarë depozita në monedhën vendase ndërsa pjesa tjetër në monedhë të huaj.


Çfarë sigurohet?
Bazuar në ligjin ”Për sigurimin e depozitave” Agjencia e Sigurimit të Depozitave siguron depozitat e klientëve që mbajnë kursimet e tyre në bankat e nivelit të dytë, pra në të gjithë subjektet që licensohen nga BSH per kryerjen e aktivitetit bankar.
Gjithashtu duhet theksuar se Agjencia siguron dhe kompenson mbi bazën e njohjes së pronësisë vetëm depozitat e individëve, pra të qytetarëve.




Çfarë nuk sigurohet?
Duke ju referuar ligjit ”Për sigurimin e depozitave” nga ASD nuk sigurohet:
a) pjesa e depozitës mbi 700 000 (shtatëqind mijë) lekë ose e njëvlerëshmja e saj në monedhë të huaj;
b) depozitat e çdo shoqërie tregtare, personi fizik ose personi tjetër juridik;
c) depozitat e drejtorit, të administratorëve, të debitorëve të bankës së siguruar ose të çdo depozituesi tjetër, me të njëjtin status në personat juridikë të lidhur me bankën në fjalë;
ç) depozitat e çdo personi që zotëron, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të drejtën e pronësisë të një aksioneri në masën 5 për qind (pesë për qind) ose më shumë në kapitalin e bankës së siguruar ose të aksioneve me të drejtë vote të lidhur me bankën në fjalë;
d) depozitat e kontrollorëve dhe të ekspertëve kontabël të bankës së siguruar, ose të çdo depozituesi tjetër me të njëjtin status në personat juridikë të lidhur me bankën në fjalë;
dh) depozitat e çdo depozituesi të bankës së siguruar, që gëzon më shumë se 20 për qind (njëzet për qind) interes preferencial, të ndryshëm nga interesi i zbatuar sipas kushteve të punës për të gjithë depozituesit e tjerë të kësaj banke;
e) depozitat e çdo personi në bankën e siguruar, që përdor llogarinë depozitë për veprimtari kriminale;
ë) depozitat jonominative, përfshirë depozitat në letrat me vlerë të prurësit;
f) depozitat në degën e bankës jashtë Shqipërisë;
g) depozitat e vendosura në bankën e siguruar gjatë dhe pas ditës së ndërhyrjes në këtë bankë.

E Enjte, 10 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

"Eagle Mobile", në fuqi bllokimi i operatorit të ri

ZMQ kishte kërkuar edhe heqjen e licencës së operatorit të tretë

Fati i "Eagle Mobile" është vulosur tashmë, duke bërë që shoqëria të qëndrojë jashtë tregut deri në vitin 2008. Pas vendimit të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve (ERT) për ta shtyrë hyrjen në treg të "Eagle Mobile" me një tjetër vit, ka reaguar Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, e cila kërkoi dje që të anulohet ky vendim, pasi u krijon dëm konsumatorëve. Por, kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga ERT-ja e cila ka deklaruar se nuk ekzistojnë prova që të konfirmojnë pretendimet e ZMQ-së. Ndonëse zyra ka deklaruar se do ta çojë çështjen në gjykatë, gjasat janë që operatori i tretë të mos jetë në gjendje të fillojë aktivitetin para vitit 2009, siç parashikohet në marrëveshjet përkatëse të qeverisë me të interesuarit. Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, njoftoi para pak muajsh se "Eagle Mobile" nuk "ishte gati të hynte në treg, për shkak të zgjatjes së negociatave me ‘Calik Enerji‘". Për rrjedhojë futja në treg e celularit të tretë u shty përsëri me një vit. Nga ana tjetër, vetë Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve (ZMQ), sipas disa kritikëve, një OJF gjysmë shtetërore, kërkoi që "Eagle Mobile"-it t‘i hiqet licenca, pasi kjo shoqëri nuk e kishte përmbushur misionin e saj për të hyrë në treg. Në vend të saj, sipas ZMQ-së, licenca duhet t‘i jepet një shoqërie tjetër të telefonisë së lëvizshme. Për rrjedhojë, fati i "Eagle Mobile" është i papërcaktuar për aq kohë sa duhet të skadojë ultimatumi për "Calik Enerji" dhe për sa kohë do të duhet që një blerës i ri të marrë në dorë frerët e Telekomit shqiptar.

"Eagle Mobile", operatori i tretë celular në vend, ka mbi 3 vjet që nuk po arrin të dalë në treg. E themeluar që në tetor të vitit 2003, kompania "Eagle Mobile", pjesë e kompanisë shtetërore të telefonisë fikse Albtelekom, nuk po mundet që të bëhet gati për licencimin e aktivitetit si operator celular. Ministrat e Ekonomisë të qeverive të ndryshme, kanë premtuar herë pas here se ky operator do të bëhej gati për të qenë i pranishëm në treg, por asgjë nuk është arritur. Edhe drejtuesit e rinj të cilët kanë akuzuar qeverinë e mëparshme për ngathtësi, mosveprim dhe më keq akoma, për korrupsion, deri tani nuk kanë mundur që të gjejnë rrugën e duhur për të nxjerrë në treg operatorin e tretë. Ishte muaji tetor i vitit 2005, kur deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, në Komisionin e Ekonomisë u shpreh se "Eagle Mobile" mund të hynte në treg brenda gjashtë muajsh. Nga ana e tij ministri i Ekonomisë, Industrisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, deklaroi po në atë kohë (tetor 2005) se operatori i tretë celular në Shqipëri duhet të vihej sa më shpejt në punë, dhe kjo automatikisht do të rriste vlerën e shitjes dhe do të ndihmonte privatizimin e Albtelekom-it. Por përkundrejt këtyre premtimeve në mars të vitit 2006, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve lajmëroi se "Eagle Mobile" do të priste të paktën edhe një vit për të marrë licencën. Shkaku: operatori i tretë ende nuk ka krijuar kushtet e duhura për të qenë i pranishëm në treg. Shtyrja e afatit për të katërtën herë ka ardhur si pasojë e kërkesës të bërë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në cilësinë e pronarit të "Eagle Mobile".
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Forumi "Crans Montana" sërish në Tiranë

Krerë të qeverive të rajonit do të diskutojnë mbi zhvillimin

Forumi i Nivelit të Lartë të "Crans Montana"-s do të mbahet në Shqipëri për të dytën herë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë anëtarë të qeverisë shqiptare, përfaqësues të lartë të qeverive rajonale dhe institucioneve ndërkombëtare si dhe mjaft emra të njohur të biznesit ndërkombëtar. Forumi i Nivelit të Lartë të Ekspertëve me temë "Shqipëria dhe Evropa Juglindore në rrugën drejt Bashkimit Evropian" ka për qëllim promovimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, në rrethet evropiane dhe ndërkombëtare si dhe të rrisë interesimin e publikut ndërkombëtar për disa aspekte specifike të Shqipërisë, politikave të saj dhe potencialeve ekonomike. Dy vitet e kaluara kanë qenë shumë të ngjeshura për sa u përket takimeve dhe forumeve në nivel të lartë qeveritar me përfaqësuesit e biznesit të huaj. Megjithatë, niveli i investimeve të huaja direkte në vend vazhdon të mbetet shumë i ulët. Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit 2006, investimet e huaja direkte në Shqipëri mbeten sërish në nivelet e viteve të mëparshme duke mos i kaluar 250 milionë euro.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Durrës-Kukës, 7 banka ofrojnë borxh për qeverinë

Dje ka qenë afati përfundimtar i dorëzimit të ofertave nga bankat për kredinë tregtare 230 milionë euro

Dita e djeshme ka qenë edhe afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga bankat për kredinë 230 milionë euro me terma tregtare, të kërkuar nga qeveria shqiptare për financimin e rrugës Durrës-Kukës. Burime nga Ministria e Financave bënë të ditur për gazetën "Shqip" se në total kanë mbërritur 7 oferta nga banka të ndryshme, asnjë prej të cilave nuk ka qenë shqiptare. Në fakt, disa nga bankat ofertuese janë të njohura për publikun shqiptar, pasi degë të tyre operojnë në vendin tonë. Megjithëse nuk janë bërë të njohur të gjithë emrat e bankave që kanë pranuar të japin 230 milionë euro borxh për qeverinë, mësohet se ndër bankat që kanë dorëzuar ofertat janë edhe Raiffeisen International, CitiBank dhe DeuscheBank. "Ofertat do të hapen nesër dhe do të duhen 10 ditë që Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të japë vendimin përfundimtar, se cila nga to do të pranohet", tha zëvendësministri i Financave, Shefredin Shehu. Megjithëse nuk ka ende një projekt përfundimtar, mendohet se segmenti Kalimash-Rrëshen të kushtojë rreth 450 milionë euro, prej të cilave 230 do të përballohen nga kredia me terma tregtare dhe pjesa tjetër nga buxheti i shtetit. Pritet që normat e interesit të kredisë të variojnë nga 5.5 deri në 6 për qind dhe kjo është kredia më e madhe që Shqipëria ka marrë ndonjëherë me interesa të tregut. Sipas programit, gjatë vitit 2007 qeverisë i nevojiten deri në 110 milionë euro, ndërkohë që pjesa tjetër prej 95 milionë eurosh do të disbursohet për vitin 2008. Segmenti Rrëshen-Kalimash është pjesë e rrugës Durrës-Kukës. Ai ka një gjatësi prej 60 km dhe përfshin ndërtimin e një tuneli me gjatësi afërsisht 6 km. Qeveria shqiptare përzgjodhi kompaninë "Bechtel International", që të kryejë punimet për ndërtimin e këtij segmenti. Synimi i qeverisë është që ta përfundojë projektin jo më vonë se në qershor 2009, por specialistët kanë hedhur dyshime për këtë, për shkak të kohës së madhe që mund të hajë hapja e tunelit, gjë që ndikohet edhe nga terreni i vështirë shkëmbor i zonës.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Fier

Kreu i KESH: Nuk e përballojmë situatën

Defektet e rënda fusin qytetin në terr

Nuk mbajnë me "telat" e KESH-it në Fier. E ndërsa mezi kapërcyen sezonin e dimrit, në situatë tepër të rëndë paraqiten edhe në këtë fillim vere. Pasojat e një rrjeti energjetik tejet të amortizuar prej dy ditësh po ndihen në të gjithë zonën e shpërndarjes së Divizionit Energjetik të Fierit, që përfshin tre qytetet e qarkut si dhe qytetin e Vlorës. Pas kufizimeve të reduktuara të energjisë, tashmë banorët e zonës energjetike të Filialit të KESH-it në Fier po përballen me mungesë energjie si shkak i defekteve të rënda në rrjet. Është kreu i KESH-it në Fier, Arqile Kume, ai që deklaron se "nuk përballohet dot asnjë situatë, na mposhtën defektet e shumta". Gjatë dy ditëve të fundit mungesa e energjisë si shkak i defekteve ka kaluar edhe të 7 orët. Një ditë më parë, dy lagje të populluara në qytetin e Fierit si dhe 7 fshatra në jugperëndim të tij nuk kanë pasur energji. Kanë qenë rreth 2 mijë banorë ata që kanë kaluar ditën e djeshme pa energji elektrike si pasojë e një defekti në fiderin e lagjes "Kongresi i Përmetit". Drejtues të Degës së Shpërndarjes së Energjisë thonë se ky defekt ka ndodhur mëngjesin e së martës dhe shefi i Degës Inxhinierike të Divizionit të Shpërndarjes, Arjan BiBo, është shprehur se janë vënë menjëherë në veprim grupet e punës për riparimin e defektit. Këto defekte janë të pritshme në çdo kohë pasi rrjeti është tejet i amortizuar, është shprehur Bibo. "Duke qenë se edhe rrjeti elektrik në qytetin e Fierit është i amortizuar, patëm shumë defekte në shumë fidra, në rrjetin e tensionit të lartë dhe në atë të ulët. Nga ora 4 mëngjesit pati defekt në një kokë kabulli i tensionit të mesëm, i cili akoma momentalisht vazhdon të jetë pa energji", thotë kryeinxhinieri Bibo. Bibo ka thënë dje për mediat se defekte dhe remonte të tilla tani do të ndodhin shpesh në kushtet e një rrjeti të tillë të amortizuar në Fier. Por ndërsa energjia si shkak i defekteve në një pjesë të rrethit të Fierit gjatë ditës së martë ka ardhur vetëm pas 7 orësh, në ditën e sotme energjia është shkëputur qysh në orët e para të mëngjesit.

Shkak i kësaj mungese të energjisë gjatë ditës së djeshme, mungesë që kaloi edhe orarin e një dite më parë, është bërë remonti në nënstacionin e tensionit të lartë 35 kilovolt që njihet prej filialit të KESH-it Fier si Nënstacioni nr 1. "Këto remonte bëhen të detyruara në rrjetin dhe mbingarkesat, me qëllim reduktimin e defekteve", - shprehen në Divizionin Elektrik. Ndërprerja e energjisë ditën e martë në Fier ka gjetur të befasuar qindra banorë të lagjeve të ndryshme në qytet, por sot drejtuesit e Elektrikut në Fier janë detyruar të deklarojnë fillimin e ndërprerjes së energjisë me pretendimin e remonteve në rrjetin e amortizuar. Edhe premtimi i një rrjeti të ri, si një investim i qeverisë spanjolle, dështoi në Fier për shkak të çmimeve në rritje të bazës materiale si dhe i një premtimi elektoral fushatë pas fushate.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

AMBO, rruga ideale për naftën ruse

Presidenti i projektit AMBO Ferguson thotë se për 2-3 muaj nisin punimet

Presidenti i projektit amerikan AMBO, Ted Ferguson kërkoi sot në forumin e Crans Montana-s që po zhvillon punimet në Tiranë, mbështetje nga BE, vendet e Rajonit dhe SHBA për zbatimin e projekteve të mëdha energjetike. Duke folur për rrugët më të përshtatshme për kalimin e naftës Ferguson tha se “Ballkani Jugor është rruga ideale për afrimin e naftës nga Kaspiku dhe Rusia”. Ai theksoi se është i domosdoshëm ndërtimi i tubacioneve që të kalojnë nga Lindja në Perëndim pra në detin Adriatik. Sipas tij, nga Bosfori mund të kalojnë anije me kapacitete të vogla, ndërsa prodhimi i naftës nga Kaspiku po rritet ndjeshëm, nga viti në vit. Ai vuri në dukje faktin, se vendet e rajonit vuajnë nga mungesa e infrastrukturave energjetike. Ferguson tha se, "Ne jemi aktualisht në momentin e punës për naftësjellësin AMBO dhe brenda 2-3 muajve do të nisim studimin e ndikimit mbi mjedisin nga zbatimi i tij, puna për të cilin tashmë ka nisur”, tha Ferguson. Në fakt projekti ka patur disa rivlerësime të kostos dhe fillimi i punimeve është shtyrë disa herë por tashmë duket se do të fillojë realisht. Naftësjellësi me vlerë 1.2 miliard euro, i njohur si projekti AMBO, do të lidhë Burgasin në Bullgari me Vlorën në Shqipëri dhe nuk do të mbështetet në fondet qeveritare. Ky naftësjellës mund të ofrojë përqindje tranziti për kilometër me vlerë 9.10 dollarë për ton.

E Premte, 11 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Durrës-Kukës, 2 milionë euro për 1 km

Humbasin dy korsi të rrugës Durrës-Kukës. Kuvendi “ok” 56 milionë dollarëve kredi. Debatet për koston

Kostoja e rrugës Durrës-Kukës është dyfishi i një rruge të ngjashme në terrene fushore. Dje Kuvendi miratoi dje me 87 vota projektligjin për financimin e projektit të punimeve të ndërtimit të segmentit rrugor Milot-Rrëshen, me gjatësi 26 kilometra, me vlerë të përgjithshme 55.8 milionë dollarë (pa përfshirë taksat), si pjesë e korridorit të rëndësishëm rrugor Durrës-Kukës-Morinë. Në një llogaritje të thjeshtë kosto është pak më shumë se 2 milionë euro për një kilometër pa përfshirë taksat. Deputetët opozitarë shprehën rezerva edhe për disa aspekte që lidheshin me anën teknike të projektit rrugor Milot-Rrëshen. Sipas tyre, "projekti ishte parashikuar të ndërtohej me dy korsi, ndërkohë ajo duhet ndërtuar me katër korsi të gjithë rrugës, në mënyrë që të mos ketë dy herë shpenzime për ndërtim veprash arti, shpronësime dhe prishje të objekteve që do të ndërtohen afër rrugës, duke ia rritur koston këtij objekti". Ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve (MPPTT), Sokol Olldashi, në reagim të qëndrimeve kundërshtuese të opozitës për disa momente të këtij projekti, e konsideroi rrugën Milot-Rrëshen, "një projekt madhor, me një rëndësi të jashtëzakonshme dhe që nuk duhet politizuar". Duke kontestuar akuzat e opozitës për "mungesë transparence me fondet e kësaj rruge", ministri i Financave Ridvan Bode tha se "burimet e financimit të segmentit Milot-Rrëshen, si dhe të gjitha rrugëve të shpallura prioritet janë tërësisht të garantuara dhe të mbuluara. "Një vit më parë në marrëveshjen me FMN ishte dhe identifikimi i burimeve të financimit të kësaj rruge, e cila realisht është një rrugë e kushtueshme dhe për të cilën kërkoheshin të gjitha garancitë e nevojshme".

E Premte, 11 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Një bankë që do të konkurrojë Raiffeisen

Banka Italo-Shqiptare dhe Banka Amerikane bashkohen nga italianët. Pjesë edhe Emporiki

Gert Osmani
Tregu bankar shqiptar po rrudhet porsa i përket numrit të bankave por po fuqizohet porsa i përket konkurrencës. Banka Italiane Sanpalo Imi e cila është bashkuar me bankën Intesa kanë tashmë aksionet kryesore te dy nga bankat më të mëdha të sistemit bankar shqiptar, Bankës Amerikane të Shqipërisë dhe Bankës Italo-Shqiptare. Dje Komisoni i Konkurrencës ka miratuar blerjen e Bankës Amerikane nga San Paolo Imi-Intesa ndërsa më parë kishte miratuar edhe shitjen e Bankës Italo Shqiptar te San Paolo Imi. Në këtë mënyrë krijohet banka e dytë në treg pas Raiffeisen që do të konkurrojë më së shumti në fushën e kredisë, depozitave por edhe të bonove të thesarit. Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e fundit shqyrtoi njoftimin për përqëndrimin e realizuar nëpërmjet shitblerjes së 80% të aksioneve nga BAA tek Intesa San Paolo S.p.a. Transaksioni i njoftuar konsiston në shitblerjen e 80% të aksioneve të pjesës së kapitalit në BAA nga Intesa San Paolo S.p.a të barabarta me 12 milionë aksione të BAA-së. Në përfundim të këtij transaksioni, Intesa San Paolo S.p.a do të zotërojë 80% të aksioneve të BAA-së dhe AAEF do të zotërojë 20% të aksioneve mbetëse të kapitalit aksionar të BAA-së.
Konkurrencas
Transaksioni konsiston në përftimin e drejtpërdrejtë të pronësisë së pjesës të Bankës Amerikane nga San Paolo Imi Intesa nëpërmjet procedurës së shitblerjes së aksioneve. Nga analiza pas-përqendrimit, vërehet se tregu është i hapur për konkurrencë, pa barrierra hyrëse dhe karakterizohet nga prania e konkurrentëve të fortë, me pjesë tregu të konsiderueshme dhe konkretisht në tregun e depozitave, bonove të thesarit, kredive etj. Përqendrimi sjell ndryshime në strukturën e tregut bankar, duke e forcuar dhe rritur pozicionin e Intesa San Paolo S.p.a jo vetën në tregun kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar.
Pavarësisht nga sa më sipër, ky përqendrim i parë në këndvështrimin e eficensës së tregut, rrit konkurrueshmërinë në tregun bankar, zgjerimin e tregut të produktit dhe tregut gjeografik duke nxitur futjen e shërbimeve/produkteve të reja dhe numrin e degëve dhe agjencive në nivel kombëtar, rritjen e standarteve të bankingut për shkak të eksperiencës që ka Intesa San Paolo S.p.a në tregun ndërkombëtar, etj. Komisioni i Konkurrencës vendosi të autorizojë, përqëndrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së 80% të aksioneve të Bankës Amerikane të Shqipërisë nga kompania Intesa San Paolo S.p.a, Itali.

E Premte, 11 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Albtelekomit i hiqen monopolet

Sipas Olldashit kompania nuk do të ketë shërbime ekskluzive pas privatizimit

Kompania turke që pret të nënshkruajë kontratën për 76 % të aksioneve të Albtelekom duket se ka hasur në një tjetër kusht të qeverisë shqiptare.
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, tha dje se për të përshpejtuar progresin teknologjik dhe institucional, po stimulojmë me përparësi privatizimin e ndërmarrjeve publike që operojnë në sektor. Por fjala kuptohet se është për Albtelekom, shoqërinë në proces të stërzgjatur privatizmi që ka trashëguar një sërë shërbimesh ekskluzive(monopol) në fusha të caktuara të komunikacionit, por që duhet të heqë dorë kur të privatizohet. "Jemi të vendosur të privatizojmë Albtelekomin, operatori kryesor i linjës fikse pa klauzola eksluziviteti, me qëllim që të liberalizojmë më tej tregjet"-tha Olldashi. Në fakt turqit e Çalik Enerji pritet të firmosiun së shpejti kontratën me Albtelekom nëse arrijnë ti mbushin mendjen qeverisë shqiptare se kanë gjetur një partner me eksperiencë në fushën e telefonisë. Sipas ministrit Ruli përpjekjet e turqve janë në rrugë të mbarë dhe atop o regjistrojnë në gjykatë një konsorcium me një kompani telefonike. Por me heqjen e disa shërbimeve eksluzive që ka patur Albtelekomi, vlera në treg mund të ulet dhe ky do të ishte një nga justifikimet e qeverisë për rinegocimin e procesit. Por nga ana tjetër blerësi I 76 % të aksioneve të Albtelekom do të ketë po kaq pjesë në licensën e tretë të telefonisë celulare, te Egale Mobile.
Problemet e tregut
Tregu i telefonisë është dhe më problematiku përsa i përket sjelljes së operatorëve si për telefoninë fikse ashtu dhe për atë të lëvizshme. Albtelekom është monopol në fushën e shërbimit fiks ndërsa ka filluar të lëshojë paksa terren në zonat fshatare ku janë licencuar disa operatorë ruralë por në nivel kombëtar ka pozicion dominant. Privatizmi i Albtelekomit së bashku me licensën e tretë të telefonisë celulare ka mbetur pezull në pritje të kontratës së re me Çalik energji. Por kjo i ka krijuar kushte favorizuese dy operatorëve të telefonisë celulare që po thyejnë rekorde në të ardhurat dhe normat e larta të fitimit. Vetëm për vitin e kaluar AMC realizoi mbi 200 milionë dollarë të ardhura dhe pas taksave kompanisë mëmë Cosmote i mbeten plot 65 milionë dollarë fitime neto.
Enti Rregullator i Telekomunikacioneve ka shpallur me fuqi të madhe në treg te dy operatorët celularë dhe thotë se me kontratat e reja të interkoneksionit është realizuar reduktimi i tarifave të përdoruesve të Albtelecom për thirrjet drejt operatorëve celularë në masën 8-18 lek/minutë.
Sipas raportit vjetor të ERT-së që mbështetet në të dhënat e INSTAT tarifat e shërbimeve celulare me parapagim janë reduktuar në masën 14.9 përqind në muajin Tetor krahasuar me muajin Shtator të vitit 2006.

E Premte, 11 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Biznesmenët: na jepni viza

Kryetari i Dhomës së Tregtisë kërkon tregti të lirë dhe lëvizje të lirë

Në Forumin Ekonomik të Crans Montanës që po zhvilllon punimet në Tiranë, u mbaj dje seanca, "hapësira të reja në tregtinë ndërkombëtare", nën drejtimin e kryetarit të Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Gjokë Uldedaj. Në flajën e vet, ai paraqiti një ekspoze të zhvillimit të sektorit të tregtisë dhe të biznesit në përgjithësi në vendin tonë. "Zhvillimi i biznesit privat, siguron më shumë se 65 % të të ardhurave totale në buxhetin e shtetit dhe punëson po 65 % të numrit të përgjithshëm të të punësuarëve", tha Uldedaj. Uldedaj paraqiti një pasqyrë të riorganizimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, ofrimit të shërbimeve të reja më cilësore për sipërmarrjen dhe sidomos ndryshimi i imazhit të saj në përshtatje me stadin e ri të zhvillimit të biznesit. Sipas tij, kjo është shoqëruar edhe me zhvillime të rëndësishme edhe të biznesit vendas, i cili po ndan përfundimisht pozicionin e pronarit nga ai i menaxherit, duke i dhënë më shumë hapësirë drejtimit europian të biznesit, për t’i hapur rrugën krijimit të partneriteteve të qëndrueshme me kompanitë e huaja. Ai kërkoi që marrëveshjet rajonale të tregtisë së lirë, duhet të shoqërohen edhe me lëvizjen e lirë të sipërmarrësve, e cila akoma krijon probleme. Duke u ndalur në rrugën e reformave të marra nga qeveria, Uldedaj theksoi se "Politika pro biznes, ka dhënë frytet e saj të para. Kështu është rritur me 33 për qind numri i bizneseve të vogla, është katërfishuar numri i bizneseve të mëdha, është rritur me 23 për qind numri i bizneseve të mesme. Krahasuar me fundin e vitit 2005, numri i të punësuarve të sektorin privat është sot 33 për qind më i madh.

E Shtune, 12 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ruli: privatizoni ARMO-n dhe KESH-in

Ministri fton investitorët e huaj. Qeveria buxhet shtesë me të ardhurat e privatizmit

Gert Osmani
Ministri Ruli, ftoi investitorët e huaj që të hyjnë në privatizimet e mëdha, strategjike, që do të bëhen këtë vit, sikurse janë ARMO, Sektori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në KESH, INSIG, etj. Ndërsa privatizmi i Albtelekom duket tashmë një çështje e mbyllur në historinë e privatizimeve pavarësisht se nuk është nënshkruar ende kontrata. Qeveria pretendon të krijojë një buxhet shtesë këtë vit me të ardhurat nga privatizmi, ku si të sigurta shihen shitja e 76 për qind të aksioneve të Albtelekom dhe 60 për qind të aksioneve të INSIG që janë nën pronësinë e shtetit. Po ashtu shitja e 12.5 për qind të aksioneve të AMC-së pritet të sjellë të paktën 12.5 milionë euro në buxhetin e shtetit. Në këtë mënyrë edhe për vitin 2007 Shqipëria do të ketë një buxhet shtesë me të ardhurat nga privatizmi dhe ky me sa duket ka qenë argumenti që bindi FMN-në të lejojë taksën e sheshtë dhe subvencionimin e KESH-it nga qeveria deri në 5 miliardë lekë.


Koncensionet
Ministri i Ekonomisë ftoi për investime koncensionare në sektorë të tillë si minierat, hidroenergjeia, kërkimet për naftë, gaz, etj. Sipas Rulit niveli i stabilitetit dhe performanca në nivelin makro, i ekonomisë shqiptare është mjaft premtues, inflacioni është mbajtur nën kontroll në nivelin prej 2- 3%, gjithashtu presim një rritje ekonomike e cila mund t'i kalojë kufijtë e 6% për vitin 2007. Sipas ministrit Ruli, të ardhurat kombëtare për fryme për vitin 2006, vlerësohen me 2903 usd.. Fluksi i investimeve të huaja direkte në fund të vitit 2006, pësoi një rrije prej 20 %, kundrejt vitit 2005, duke arritur në shifrën 300 milion euro, po ku nuk përfshihet asnjë kontribut, si rezultat i privatizimeve të mëdha strategjike. Ministri i METE-s, Ruli përmendi masat e marra nga qeveria për përmirësimin e klimës së biznesit, rritjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri. Ndër to, ai përmendi reformën rregullatore, reduktimin e rregjistrimit të biznesit për 8 ditë, nga 40 që ishte më parë, thjeshtimin e procedurave të licencimit në shumë sektorë, reformën tërësore në sistemin fiskal, ligjin e ri për koncensionet, etj. Ministri i METE-s, Genc Ruli u ndal edhe në zbatimin me sukses të Marrëveshjes "Interim" për tregtinë me BE, që po zbatohet me mjaft sukses, duke theksuar se politikat tregtare të Shqipërisë, janë ato të hapjes dhe liberalizimit të mëtejshëm.

Nisma 1 euro
Ministri Ruli vlërësoi si mjaft efektive edhe zbatimin e nismës "Shqipëria 1 Euro". "Kjo nismë synon t`u japë vlerë aseteve në pronësi të shtetit, të cilat për shume arësye, kanë mbetur të nënvlerësuara", tha Ruli, duke përmëndur investimet në sektorin minerar dhe atë të energjisë, të sherbimeve, sektorit shëndetësor, edukimit. "Tani, nën këtë nisëm, do të lançojmë garën për ndërtimin e TEC-it të Fierit, ndërkohë që industria e lehtë e konfeksioneve, turizmi, industria agropërpunuese, etj, mbeten gjithashtu sektorë mjaft tërheqës për investimet e huaja," theksoi mes të tjerave, Ruli.

E Shtune, 12 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Carteron-Berisha

Kompanitë private duan të investojnë në Shqipëri

Kryeministri Berisha ka pritur dje Presidentin dhe themeluesin e forumit të Crans Montana-s, Jean Pol Carteron. Tema kryesore e bisedës së tyre ka qenë zhvillimi i biznesit në vendin tonë. Sipas njoftimit të bërë nga Kryeministria, mësohet se Carteron ka theksuar që "interesi për Shqipërinë është rritur ndjeshëm dhe një numër gjithnjë e më i madh kompanish ndërkombëtare po interesohen për të investuar këtu, falë edhe politikave lehtësuese dhe tërheqëse që ka ndërmarrë qeveria shqiptare". Ndërsa Kryeministri Berisha nga ana e tij ka falënderuar presidentin Carteron për organizimin e suksesshëm të forumit të Crans Montana-s në Tiranë, dëshmi kjo e vlerësimit të besimit te Shqipëria dhe potencialet e saja. Gjithashtu, Kryeministri ka shprehur mirënjohjen edhe për kontributin personal të zotit Carteron, jo vetëm në mbajtjen e këtij evenimenti të rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai ka dhënë për promovimin e mundësive të shumta që ofron Shqipëria dhe arritjeve të saj, veçanërisht gjatë një viti pas mbajtjes së sesionit të parë të këtij forumi në Tiranë.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Berisha rriti qiratë në 3 usd/m2

Qeveria Berisha ka marrë një vendim të ri për çmimin e qirave të pasurive të ndërmarrjeve dhe institucioneve shtetërore, duke shfuqizuar në këtë mënyrë vendimin e mëparshëm të qeverisë Nano. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.162, datë 7.3.2007, për ndërtesat brenda unazës së vjetër të Bashkisë së Tiranës çmimi dysheme do të jetë jo më pak se 300 lekë/m2 në muaj ose pak më shumë se 3 dollarë. Sipas vendimit të mëparshëm, një seri institucionesh publike si Kinostudioja, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-ekspozita “Shqipëria Sot”, ambientet te Pallati i Kulturës, ambientet e vilave qeveritare te Blloku dhe shumë komplekse të tjera, ishin dhënë me qira simbolike prej 1 dollar për metër katror. Në terma relativë, duket sikur qeveria “Berisha” i ka rritur qiratë e këtyre ambienteve me 300 për qind por në fakt rritja për metër katror është nga 1 në 3 dollarë, që përsëri mbetet një shifër simbolike po të kemi parasysh tregun e qirave në Tiranë. Por gjithsesi qeveria e ka të justifikuar vendimin e saj pasi ky është çmimi dysheme i dhënies me qira dhe në raste të konkurrencës ky çmim mund të rritet.

E Marte, 15 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Pronarët marrin qiratë 1 dollarëshe

Nga Joy Travel te Kurum, pronarët do të marrin qiratë mujore. Ja dokumentat dhe objektet

Agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës do të shpërblejë pronarët. Por jo me vlerën e pronës apo kompensimin në truall, por me shumat simbolike të qirave të dhëna që në kohën e qeverisë socialiste. Përgjithësisht qiraja për metër katror për objektet shtetërore është 1 dollar dhe të ardhurat e sigluara kapin shifra simbolike. Në listën e ndërmarrjeve shtetërore nga të cilat pronarët do të marrin qiratë bëjnë pjesë një sërë objektesh të rëndësishme në Tiranë dhe në rrethe.

Joy Travel, 523 m2
Kështu pronarët e truallit te stadiumi “Dinamo” duhet të paraqesin dokumentet e pronëisë për të përfituar qiranë që paguan bashkëshortja e ish-kryeministrit Nano, Xhoana Nano. Ambientet e “Joy Travel” pranë stadiumit “Dinamo” janë dhënë me qira në dhjetor të vitit kur kryeministër i vendit ishte bashkëshorti i saj, Fatos Nano. Kjo se ka penguar ish-kryeministrin të krijojë konflikt interesi duke i dhënë me qira simbolike 523 metër katror ambiente për zyra kompanisë së bashkëshortes, ndërkohë që pronarët e truallit nuk përfitojnë ende asgjë. Me përmirësimet e ligjit, siç shkruan në njoftimin e saj Agjencia e Kthimit të Pronave, pronarët do të përfitojnë rreth 523 dollarë në muaj deri në vitin 2024, kur përfundon dhe kontrata e qirasë së “Joy Travel”.

Mediat me qira
Ambientet e qendrës ndërkombëtare të panaireve, , reth 1800 metër katror i janë dhënë me qira 20 vjeçare pas një procesi konkurrimi medias Top Channel. Pronarët që kanë dokumenta pronësie për ambientet e njohura si ish-ekspozita “Shqipëria sot” do të përfitojnë pagesën e qirasë prej rreth 1800 dollarë në muaj që paguan kjo media.
Në listën e ambienteve shtetërore të dhëna me qira bëjnë pjesë dhe ambientet e ish-Konstudios ku gjithashtu janë vendosur disa media dhe që po ashtu kontrata është për 20 vjet. Rreth 2000 dollarë në muaj paguhet për këto ambiente, shumë që tashmë do tju kalojë pronarëve. Një tjetër media e njohur, EDISUD, botues i Gazetës Shqiptare dhe pronar i televizionit Neës 24, ka marrë me qira 2962 m2 ambjente shtetërore për një periudhë 20 vjeçare. Ndër mediat e tjera që kanë vendosur bizneset mbi objekte shtetërore përmendet edhe media 66 dhe media 6 të cilat kanë respektivisht 2588 m2 dhe 1488 m2 ambjente me qira.

Biznesi i madh “me qira”
Por jo vetëm mediat janë të vendosura mbi objekte shtetërore ku kanë dalë pronarët e truallit. Fabrika të njohura e këpucëve si “Doniana” dhe “Albaco shoes” kanë në përdorim nën kontratën e qirasë kanë dhe sipërfaqe të konsiderueshme në rreth 15 mijë dhe 25 mijë metër katror për secilën. Ndërkohë sipërfaqet më të mëdha me qira i ka marrë ambienti te pishinat, plot 35 mijë metër katro për një periudhë 20 vjeçare. Po kaq, rreth 35 mijë dolarë në muaj, do të paguajë Tirana-Hein Gmbh për llogari të pronarëve. Në listën e objekteve të shpallura bëjnë pjesë edhe ambientet e ish-shtypshkronjës “Mihal Duri”, reparti i Porcelanit, ambientet e Sofrës së Ariut, këndi i lojrave të rr.Elbasanit dhe bari “Marriot” te ish-Blloku.

E Marte, 15 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

KESH, aforfe edhe për 2007

ERE shkel ligjin por gjobit KESH-in. Ja tarifat e aforfesë sipas stinës dhe rrethit

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar faturat afrofe për vitin 2007 duke pranuar shkeljen e ligjit. Por për këtë i ka vendosur një gjobë modeste korporatës elektroenergjetike në vlerën 3 mijë USD. Sipas kërkesës së Korporatës Elektronenergjetike, për të gjithë ata të cilët nuk kanë matës të energjisë elektrike në shtëpinë e tyre, ERE ka miratuar një tabelë me për pagesën e energjisë mujore. Edhe pse afrofeja është një shkelje kushtetuese KESH ka vendosur ta aplikojë atë deri në dhjetor të këtij viti për të gjithë ata të cilët po KESH nuk i ka pajisur me matës elektrikë. Pagesa aforfe e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë është një metodë që bëhet çdo vit me shpresën se një ditë KESH do t’i pajisë konsumatorët me matës elektrikë. Kështu, në vendimin e Entit Rregullator të Energjisë thuhet se kjo bëhet për “Miratimin e kohëzgjatjes së periudhës transitore për aplikimi faturimit aforfe për klientët familjarë pa matës të energjisë elektrik”.
Çmimi në muaj
Megjithëse ende nuk është përcaktuar kostoja e një kilovat energji elektrike, KESH vazhdon të përcaktojë çmimet e energjisë afrofe për konsumatorët. Kështu në vendimin e ri të marrë nga ERE, çmimi afrofeja për Tiranën do të jetë, 400 kWh në muaj gjatë verës dhe 600 KWh gjatë dimrit. Kështu çdo konsumator në qytetin e Tiranës do të paguajë 2 840 gjatë sezonit veror, dhe 4 260 lekë gjatë dimrit. Ndërkohë që tarifat e përcaktuara për fshatrat e Tiranës, janë 2 590 lekë për verë dhe 2 840 në dimër. Sipas tabelës të përcaktuar nga KESH, kilovatët mujor për t’u paguar në rrethet kryesore të vendit, si Durrës, Kavajë, Vlorë Korçë, Fier etj jenë 350-400 kWh në verë dhe 450-550 në dimër.
Afrofeja më e lartë se konsumi
Çmimi i energjisë së përcaktuar afrofe nuk paraqet realisht konsumin mujor për konsumatorët familjarë pa matës elektrikë. Kështu, sipas specialistëve energjia mesatare mujore e konsumuar në rang vendi është 200-300 kWh në muaj, KESH ka përcaktuar dyfishin e saj për tu paguar afrofe. Ndërkohë që fajtor për mos pajisjen me matës elektrike nuk ka si të jenë konsumatoërt, por vetë Korporata elektroenergjetike. Kjo ka sjellë shpesh debate midis avokatit të popullit dhe KESH, për përcaktimin e nivelit të afrofesë e cila rëndon me pa të drejtë mbi konsumatorët familjarë. Madje ka dhe një efekt psikologjik mjaft të dëmshëm për KESH, pasi çdokush që nuk ka matës dhe paguan afrofe “lë dritat ndezur” gjithëkohës për të KESH.
Vendimi i paligjshëm
KESH ka përcaktuar çmimet e energjisë që çdo konsumator do të paguajë në muaj dhe i ka paraqitur kërkesën ERE-s. Por kjo kërkesë është bërë në datë, 4 Maj 2007 kur afati i fundit i përcaktuar ka qenë marsi i këtij viti. Megjithatë KESH ka lëshuar dhe gjatë muajit prill të këtij viti, fatura afrofe të cilat janë të paligjshme. Për KESH kjo nuk është hera e parë, që neglizhohet përcaktimi i afrofesë, madje kjo ndodh çdo vit. Këtë veprim të paligjshëm e ka sulmuar dhe avokati i popullit i cili u shpreh se "Kjo ka sjellë për pasojë që faturimi afrofe, duke filluar nga 1 prilli 2007, të mos jetë i autorizuar nga ligji apo nga organet kompetente vendimmarrëse, ç`ka do të thotë se kjo veprimtari e KESH sh.a., po kryhet në një mënyrë të paligjshme dhe abuzive”.

E Marte, 15 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ligji urbanistikës, bllokohen lejet e ndërtimit

Konflikti Qeveri-Bashki zbret në Kuvend. KRRT nuk merr dot vendime, bllokohen lejet

Konflikti qeveri-Bashki duket se do të vazhdojë edhe për shumë kohë duke pezulluar lejet e ndërtimit në Tiranë dhe duke bllokuar një nga sektorët me ndikimin më të madh në vendet e punës dhe rritjen ekonomike. Drafti i ligjit “Për Urbanistikën”, me ndryshime është diskutuar dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Industrisë duke e zhvendosur debatin qeveri-bashki në Kuvend. Ndërkohë që ndërtuesit prej kohësh ankohen se është bllokuar e gjithë veprimtaria e tyre për shkak se Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës nuk po mblidhet për të diskutuar lejet e reja të ndërtimit. Në Tiranë po punohet vetëm me lejet e vitit të kaluar ndërkohë që Shoqata e Ndërtuesve është ankuar si te qeveria ashtu dhe te kryetari i Bashkisë për bllokimin e sektorit të ndërtimit. KRTT drejtohet nga kryetari i Bashkisë Edi Rama i cili nuk ka shumicën e votave që i takon krahut tjetër politk ndërsa lejet e ndërtimit janë bërë gjithnjë e më të dukshme nga përkrahjet politike.

Debati
Drejtori i Urbanistikës në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Marin Biçoku, i ftuar në këtë komision, tha se, mbështetur dhe në kushtetutë, ndryshimet e propozuara në projektligjin "për urbanistikën" i përgjigjen dinamikës së zhvillimit të këtij sektori në Tiranë, e shoqëruar kjo dhe nga kërkesat e shumta për leje ndërtimi dhe përpjekjet për të shmangur papajtueshmërinë e kuadrit ligjor në fuqi, në fushën e e planifikimit dhe të menaxhimit urban. Në shtesat dhe ndryshimet e këtij projektligji përcaktohet që vendimarrja në KRRT e kryeqytetit do të varet plotësisht nga vota e 2/3 të anëtarëve.
Projektligji i ri parashikon që Këshilli i Rregullimit të Territorit të përbëhet nga 9 anëtarë prej të cilëve 5 anëtarë do t'i përkasin PS dhe 4 anëtarë PD, por ndërkaq miratimi i vendimeve drafti parashikon formulën me 2/3 e anëtarëve çka do të thotë që vendimet do të miratohen me 6 vota. Projektligji për urbanistikën do të vazhdojë të diskutohet edhe në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni.

E Merkure, 16 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

TEC-i i Fierit futet në garë

Qeveria ka vendosur të zhvillojë tender për “1 euro” e TEC-it të Fierit

Koncensioni për TEC-in e Fierit do të kalojë nëpërmjet tenderit dhe jo prokurimit të drejtëpërdrejtë. Lajmi është bërë publik nga agjencia Shtetërore e Lajmeve e cila i referohet burimeve zyrtare. TEC-i i Fierit së shpejti do të kalojë si objekt tenderimi të hapur dhe konkurrues nga ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Në këtë mënyrë qeveria duket se është tërhequr nga plani i parë për dhënien me koncesion të drejtëpëdrejtë të këtij objekti të rëndësishëm të sistemit energjetik, ndoshta e ndikuar dhe nga presioi i medias. Sipas burimeve zyrtare të kësaj ministrie, ky objekt prej vitesh i amortizuar, është pjesë e strategjisë së qeverisë "Shqipëria 1 Euro", ku do të afrohen asete me çmim të lirë, kundrejt projekteve të mëdha të zhvillimit të tyre, duke rritur ekonomizimin maksimal të vetë objekteve pas privatizimit të tyre.
TEC-i i Fierit pritet që pas rehabilitimit nga kompania që do ta privatizojë, të ketë fuqi të instaluar prej 200 MË, është shprehur ministri i METE-s, Genc Ruli.
Mbyllja e TEC-it
Me 12 prill të këtij viti u mbyll pas 41 vjetësh punë TEC-i i Fierit. Shkaku zyrtar ishte rendimenti i ulët: TEC-i i Fierit prodhonte sasi të vogël energjie elektrike me kosto të lartë, për shkak të amortizmit të tij të thellë. Duke vlerësuar se qeveria nuk disponon fonde të mjaftueshme për ripërtëritjen e TEC-it të Fierit, janë hedhur sytë në një aleternativë tjetër. Sipas burimeve disa biznesmenë shqiptarë po përgatiten të marrin me koncesion TEC-in e Fierit. Qeveria ka marrë një vendim për dhënien me koncesion të këtij TEC-i duke shpallur kriteret e dhënies me koncesion të cilat do të jenë të formës ROT/BOT (rehabilitim-shfrytëzim-transferim). Sipas kësaj marrëveshje, i ngarkuar për koncesionin e Termocentralit të Fierit do të jetë Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Para disa javësh ministri Ruli deklaroi se TEC-i i Fierit do të bëhet objekti i parë i cili do të jepet me koncesion me nismën Shqipëri 1 euro.
Në pritje të privatizmit
Pas ndalimit të punës, pjesa më e madhe e 220 punonjësve mbeten tashmë të papunë. Drejtori i objektit industrial, Arjan Nika, citohet të ketë pohuar se rreth 60 punonjës do të qëndrojnë në punë megjithatë për mirëmbajtjen e pajisjeve, deri në një vendim tjetër. Drejtori nuk përjashton mundësinë e kthimit në punë edhe të punonjësve të tjerë, në rast se TEC-i do të merrej me konçesion nga një kompani e huaj. Megjithë amortizimin e tejskajshëm të tij, TEC-i i Fierit është riaktivizuar në vitet e fundit, në kulmin e krizave energjitike në vend. Kostoja e prodhimit ka qenë e lartë, por zyrtarët kanë thënë se e konsideronin vënien në punë të TEC-it si një përpjekje për të zbutur sadopak krizën e energjisë elektrike. Llogaritej që prodhimi i TEC-it të Fierit të mbulonte një të njëzetën e nevojave të vendit, duke iu bashkuar sasisë së energjisë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet e vendit dhe asaj të importuar.

E Merkure, 16 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Depozitat arrijnë 5.3 miliardë dollarë

Vetëm gjysma e depozitave të shqiptarëve janë të siguruara. Sigurohen vetëm shumat e vogla

Gert Osmani
Rreth 200 miliardë lekë ose pak më shumë se 2 miliardë dollarë janë të siguruara 100 për qind në rast të falimentimit të bankave. Shuma e siguruar përbën ose 48 % e depozitave të individëve, të cilat në total kapin shifrën e 416 miliardë lekëve. Ndërsa i gjithë sistemi bankar regjistroi për vitin 2006 rreth 525 miliardë lekë depozita ose rreth 5.3 miliardë dollarë që përbën rreth 60 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Shifrat janë bërë publike dje nga drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave(ASD), Silvana Sejko, në raportimin para Komisionit të Kuvendit për Ekonominë dhe Financat. Sejko paraqiti Raportin Vjetor të Agjencisë, për vitin 2006, i cili në fakt ka kohë që është publikuar nga mediat ndërsa është vonuar tej afatit ligjor të tremujorit të parë diskutimi në Kuvend.
Rritja e depozitave
Sipas Sejkos, totali i depozitave të sistemit është 525 miliardë lekë duke shënuar një rritje prej 20%, kundrejt atij të vitit 2005. Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme, depozitat e individëve rezultojnë përkatësisht me shumën e 416 miliard lekëve, duke zënë një peshë prej 79% të totalit të depozitave të tërë sistemit bankar, prej të cilave të siguruara janë 200 miliardë lekë, ose 48 % e depozitave të individëve, ku pjesën më të madhe të depozitave të individëve, e zënë depozitat në lekë dhe vetëm 34.5% e tyre janë depozita në valutë. Për periudhën nje vjeçare dhjetor 2005-dhjetor 2006, vërehet një rritje prej 7.5% e depozitave në valutë dhe një rënie prej 3.5% e depozitave në lekë, u shpreh, Sejko e cila shtoi se, "depozitat e individëve, gjatë kësaj periudhe njëvjeçare kanë shënuar një rritje prej 16%, dhe ato të siguruara një rritje me 10%". Nga të dhënat e fundit të vitit 2006, rezulton se 87% e numrit të depozitave në sistemin bankar janë mbuluar sipas skemës së sigurimit, dmth, i kanë depozitat e tyre të siguruara deri në 700 mijë lekë, kundrejt 83 % që ishin në 2005, duke shënuar një rritje me 4%, u shpreh Drejtoresha e Drejtoresha e ASD, Silvana Sejko

Kreditë arrijnë 700 milionë dollarë
Drejtoresha e Përgjithshme, Silvana Sejko, e vlerësoi gjendjen financiare të sistemit bankar gjatë vitit 2006, të kënaqshme, me një ecuri në nivele të mira dhe të qëndrueshme të treguesve të rentabilitetit, me një mjaftueshmëri të kapitalit mbi nivelin minimal të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë. Duke iu referuar aktiveve të sistemit bankar, ajo u shpreh se, ato shënuan rritje me 127. 7 miliard lekë (ose 25.7 %), rreth 57.6 miliard lekë më shumë se rritja e aktiveve e evidentuar në vitin 2005. Ndërsa teprica e kredisë së sistemit bankar, gjatë 2006, shënoi rritje me 70.2 miliard lekë ose 55% , nga 57.6 miliardë lekë në vitin 2005.

E Merkure, 16 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Biznesi, të gjitha pagesat nga bankat

Ulet shuma e shpenzimeve që duhet të kalojnë nga bankat. Rriten kostot, pritet reagimi biznesit

Altin Xhikneli
Biznesi do të detyrohet të kalojë pagesat e mëdha nëpërmjet bankave. Ministria e Financave do të ulë tavanin e vendosur për pagesat e biznesit nëpërmjet bankave, që aktualisht është 300 mijë lekë. Ka qenë ministri i Financave Ridvan Bode që gjatë takimit të djeshëm me përfaqësuesit e biznesit të organizuar nga Dhomat e Tregtisë është shprehur se pagat dhe sigurimet e biznesit privat do të kalojnë nëpërmjet sistemit bankar. “Masat që ne propozojmë, janë masa që ne kemi bindje që do të gjejnë mbështetjen tuaj. Ne propozojmë që gjithë sistemi i pagesave për pagat dhe sigurimet shoqërore, për shpërblimet dhe gjithçka tjetër që bëhet nga kompanitë, të bëhet nëpërmjet kanaleve bankare”-tha dje Bode.
Ministri është shprehur se do të propozojë që shpenzimet për zërat e tjerë që kanë kompanitë, duhet të bëhen përmes kanaleve bankare. “Limiti i vendosur deri më sot për blerje deri në 300 mijë lekë ka nevojë që të kufizohet dhe me një tavan të përgjithshëm, si pjesë, si përqindje e shpenzimeve që mund të bëhen me lekë në dorë në krahasim me shpenzimet gjithsej, që duhet të kenë kompanitë”-tha Bode.
Pagat e biznesit nga bankat
Pagat dhe veprimet e biznesit do të kalojnë nëpërmjet bankave. Kjo është masa e re e ndërmarrë nga qeveria për të formalizuar ekonominë dhe biznesin në vend. Kështu lufta kundër informalitetit do të shtrihet me detyrim dhe në pagesat rrogave dhe sigurimeve shoqërore në sistemin bankar. Deklarata e bërë më parë nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë për një projekt të futjes me detyrim të biznesit në kanalet bankare për pagesat e rrogave dhe shpenzimeve të tjera. Pra, siç u detyruan punonjësit e administratës publike për të marrë rrogat me komisione bankare në bankat private, qeveria tashmë propozon që të fusë në këtë sistem dhe biznesin privat. Masa e ndërmarrë nga qeveria do të jetë mjaft e rreptë pasi vetë ministri Bode është shprehur se “Kjo do të thotë se ne nuk do të njohim si shpenzime të zbritshme, shpenzimet për pagat që nuk bëhen përmes bankave. Kjo nënkupton një angazhim dhe një kontribut që do të japë komuniteti i biznesit për të formalizuar të gjitha pagesat”.
Rriten kostot për biznesin
Bode është shprehur se ky veprim do të bëhet në mënyrë të tillë që kalimi nëpërmjet sistemit bankar të mos i rrisë kostot biznesit. Ai tha se “Ne duhet ta bëjmë më tërheqës shërbimin përmes kanaleve bankare, në mënyrë që kompanitë të mos pësojnë rritje të mëtejshme të kostos nga operacionet që do të kryejnë përmes veprimeve bankare”. Por shembulli i dhënë nga qeveria ka qenë ai i kalimit të pagave të buxhetorëve në sistemin bankar, ku për çdo rrogë të marrë në bankë paguhet një komision mujor 1.5-3 $. Madje pa patur mundësinë e përzgjedhjes së bankës që t’i dëshiron. Por ministri ka ftuar bankat private që të tregohen zemërgjerë më biznesin dhe të ulin kostot e transaksioneve bankare për to. “Do të ftonim Bankën e Shqipërisë dhe bankat tregtare, kompanitë e ndryshme financiare që kryejnë të tilla shërbime, që të marrin nismën për të përgjysmuar kostot e shërbimeve ndaj biznesit për ta bërë atë më tërheqës”-ka përfunduar ministri.

E Merkure, 16 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Mbikalimi i Kamzës, projekti kopje nga Google

Ministria e Transportit mori një foto interneti, e vizatoi dhe e quajti projekt mbikalimi

Altin Xhikneli
Dje është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e Mbikalimit të Kamzës. Dje drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve Ilirjan Berzani dhe Drejtori i bordit të firmës Alpine Mayreder Bau Hans Jurgen Miko nënshkruan sot marrëveshjen për ndërtimin e Mbikalimit të Kamzës, punimet e të cilës do të fillojnë në muajin Qershor. Por çudia e prezantimit të këtij projekti me një vlerë prej 7 milionë euro është se është ndërtuar dhe konceptuar me një vizatim mbi pamjet e marra falas nga interneti. Pamjet e të ashtuquajturës kthesa e Kamzës mund ti shohë kushdo në motorin e kërkimit Google Map dhe mbi to mund të vizatojë më pas plot mbikalime teorike. Një praktikë pune kjo që nuk ndiqet normalisht nga ministritë apo firmat private për të ndërtuar një vepër kaq të rëndësishme. Madje defekti tjetër, qëndron se Google Map ka një hartë të marrë nga sateliti, por që fotot satelitore janë rreth vitit 2001 dhe nuk janë të përditësuara. Kështu, që puna e krijuesit të këtij maketi virtual është 7 vjet me vonesë pamore. Por ti hedhësh një vështrim nga Google Map, do të vëresh se dhe Zogu i Zi është si para 7 vjetësh. Kështu si tuneli i famshëm i rrugës Durrës-Kukës-Morinë, ashtu dhe ky mbikalim në kthesën e Kamzës janë bërë pa projekte serioze.
Projekti
Realisht, projekti është edhe një nga më të rëndësishmit për përmirësimin e trafikut në Zonën e Tiranës. Ai do të financohet nga një kredi e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë 10 muaj dhe vlera e tij do të jetë rreth 7 milionë Euro. Ky mbikalim sipas ministrisë përfaqëson edhe portën kryesore për të hyrë në Tiranë nga pjesa perëndimore në aksin rrugorë Tiranë - Durrës. Punimet për ndërtimin e mbikalimit do të kryhen nga firma austriake Alpine Mayreder Bau ndërsa firma konsulente e përzgjedhur për supervizimin e punimeve është Italconsult. Punimet përfshijnë ndërtimin e një aksi kryesor me një gjatësi 1040 m dhe do të jetë ndarë në 6 korsi me 3.75 m secila, një rreth-rrotullimi me gjatësi 700 m si dhe rrugë shërbimi me gjatësi 2.0 km. Zgjedhja e një mbikalimi në dy nivele u bë për vetë fleksibilitetin duke konsideruar se trafiku është gjithnjë në lëvizje-thuhet në njoftimin e ministrisë. Në nivelin e poshtëm do të ndërtohet rreth rrotullimi i cili do të mundësojë kalimin e trafikut nga Kamza dhe në drejtim të saj si edhe për në rrugët paralele dhe Kompleksin Rezidencial “Garden City”, ndërkohë që niveli i sipërm do të sigurojë kalimin e trafikut pa ndërprerje nga dhe në drejtim të rrugës nacionale.

E Merkure, 16 Maj 2007
 
Top