Lajme ekonomike!

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

4 banka në garë për 220 milionë euro

Mbërrijnë ofertat për financimin e rrugës Durrës-Kukës. Përjashtohen bankat shqiptare

Altin Xhikneli
Vijnë bankat e para të interesuara për kredinë për rrugën Rrëshen-Kalimash. Dje ka përfunduar afati i njoftuar nga Ministria e Financave për kredinë prej 200 milionë euro për këtë segment të rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Kështu, sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Financave deri tani kanë depozituar ofertat e tyre 4 banka, ku mund të përmendim nga ato më me zë në tregun ndërkombëtar si CitiBank, Raiffeisen International dhe Deusche Bank. Tani, qeveria po shqyrton dokumentacionin përkatës mbi ofertat e kredisë për të parë se kush është më e leverdishmja, pohuan për ABC këto burime. Por, duke iu referuar burimeve zyrtare në Ministrinë e Financave, janë dy banka të tjera të cilat kanë paraqitur interes por që nuk kanë patur mundësi për të paraqitur ofertat e tyre për shkak të marrjes vonë të informacionit. Sakaq, ministria po shqyrton dokumentacionin e dhënë nga bankat dhe pritet të marrë një vendim. Kështu, vendimi mund të jetë dhe për një shtyrje afati për paraqitjen e ofertave nga bankat e tjera të cilat janë të interesuara por që nuk kanë arritur të marrin pjesë në këtë garë. Nga ana tjetër, sekretari i Shoqatës së Bankave në Shqipëri, Elvin Meka është shprehur se bankat shqiptare mund të bëhen pjesë e kreditimit të këtij segmenti. Nëse qeveria e ndan financimin në dy pjesë ka thënë ai, në njërën nga këto mund të marrin pjesë dhe bankat që operojnë në vend. Por duket se qeveria nuk e kam marrë në konsideratë këtë fakt, pasi ndarja në 2 pjesë e kredisë do të thotë një kosto më e lartë për pagesat e interesit pasi për një shumë më të madhe norma e interesit e ofruar është më e ulët.
Skema e financimit
Ky segment i Autostradës Rrëshen – Kalimash ka një gjatësi 60 km dhe përfshin ndërtimin e një tuneli me gjatësi afërsisht 6 km.
Firma Bechtel International, do të kryejë punimet për ndërtimin e këtij segmenti dhe ëshë përzgjedhur kaherë. Shuma e kredisë që ka nevojë qeveria është 200-230 milion euro t’u disbursuar sipas një skeduli. Kështu sipas programit të qeverisë, gjatë vitit 2007, qeverisë i nevojiten deri në 110 milion EURO. Ndërkohë që pjesa tjetër prej 95 milionë euro kërkohet për vitin 2008. Vlerësimi i kredisë do të bëhet nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Financave dhe Bid-i fitues do të jetë oferta me kosto më të ulët. Qeveria e përfaqësuar nga Ministria e Financave synon të sigurojë financimin e investimeve që do të kryhen në zbatim të Kontratës Tregtare të datës 06/10/2006, lidhur ndërmjet saj dhe Bechtel International Inc., për ndërtimin e seksionit Rrëshen – Kalimash të Autostradës Durrës – Morinë. Kështu qeveria nëpërmjet një njoftimi ka kërkuar nga bankat ndërkombëtare që të paraqesin një ofertë për financimin e këtij investimi. Synimi i qeverisë është që ta përfundojë projektin jo më vonë se në qershor 2009. Për këtë qëllim është i nevojshëm përdorimi krahas fondeve te buxhetit të shtetit edhe financim nga jashtë.

E Merkure, 02 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

KESH, krizë edhe për këtë vit

Buxheti mund të japë maksimumi 45 milionë dollarë për KESH-in, ndërkohë që vetëm për importin e këtij viti duhen 270 milion USD

KESH vazhdon të nënshkruajë kontrata me vlera të konsiderueshme të importit të energjisë teksa është përfshirë në një debat mes FMN-së e Ministrisë së Financave nga njëra anë dhe Ministrisë së Ekonomisë nga ana tjetër. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme qeverinë për krizën energjetike. Në fakt shqetësimi real i FMN-së nuk ka qenë KESH në vetvete, pasi siç shprehen burimet zyrtare korporatën e ka në “patronazh” Banka Botërore, por problemet që i ka shkaktuar buxhetit. Me disa subvencione të njëpasnjëshme, KESH ka rënduar shumë financat e buxhetit dhe misioni i FMN-së që gjendet në Shqipëri e ka konsideruar problemin kryesor që duhet zgjidhur në ekonominë shqiptare.
FMN: Kujdes me KESH-in
Shefi i misionit Szekely tha të hënën pas një takimi me presidentin se nuk është shqetësim i momentit vendosja ose jo e taksës së sheshtë por problemi kryesor mbetet zgjidhja e peformacës së KESH-it. “Nëse nuk do të hartohet me shpejtësi një strategji konkrete për të përmirësuar situatën e KESH-it objektivat finale të buxhetit do të jetë e vështirë të realizohen”, tha Szekely me të ardhur në Shqipëri. Por kjo deklaratë e FMN-së është kundërshtuar nga ministri i Ekonomisë Genc Ruli i cili e shikon kujdesin e FMN-së të lidhur vetëm me treguesit e buxhetit ndërsa efektet duhen parë në lidhje me të gjithë ekonominë. Ruli u shpreh se KESH do të vazhdojë të importojë(nënkupto me financimin e buxhetit pasi financat e tij janë të përkeqësuara nga kriza e fundit) për të mos patur kriza energjetike. Sipas ministrit të Ekonomisë, KESH është rekomanduar të maksimizojë importet për të shmangur krizën dhe kjo do të sillte një situatë më të mirë të ekonomisë në përgjithësi dhe me efekte pozitive edhe në buxhetin e shtetit.
KESH i duhen 200 milionë euro
Buxheti i shtetit mund t’ë subvencionojë KESH-in deri në 45 milionë dollarë në një kohë që për importin e energjisë duhen mbi 200 milionë euro ose rreth 270 milionë dollarë. KESH është hedhur në sulm për të arkëtuar maksimumin nga debitorët por është e sigurtë se financat e korporatës nuk do të mbulojnë çmimet e krip-ura të importit të energjisë kur i gjithë rajoni po vuan mungesa nga mbyllja e reaktorëve të energjisë dhe kur lajmet e sinoptikanëve njoftojnë një verë të thatë edhe këtë vit.
Pavarësisht problemeve të KESH në krah të FMN-së këtë herë është renditur edhe Ministria e Financave e cila është shprehur dje nëpërmjet zv/ministrit Sherefedin Shehu se mbështetja buxhetore për KESH-in do të jetë e moderuar dhe se maksimumi i subvencionit është fondi i kontigjencës në buxhet prej rreth 45 milionë dollarrësh. Edhe më parë Ministria e Financave kishte refuzuar t’i jepte një kredi të drejtëpëdrejtë KESH-it prej 20 milionë dollarësh për sigurimin e importit të energjisë për tre muajt e parë të vitit. "Në rast se KESH me gjithë performancën e mirë që do të duhet të provojë nuk arrin të përballojë detyrimet e veta financiare mund të operohet edhe nëpërmjet një fondi rezervë që kemi ne", u shpreh Shehu. Sipas zëvendësministrit deri tani qeveria nuk ka dhënë asnjë fond nga buxheti i shtetit për të mbështetur KESH. Por, kjo situatë nuk mund të vazhdojë edhe për shumë kohë. Gjatë vitit të kaluar KESH shpenzoi rreth 140 milion euro dhe arka e korporatës në fillim të këtij viti ishte me bilanc zero. Për këtë vit pritet që vetëm për blerjen e energjisë KESH të ketë nevojë për rreth 220 milion euro shumë e konsiderueshme që nuk përballohet vetëm nga të ardhurat e shoqërisë.

Të gjithë e kanë me KESH-in

Szekely: KESH rrezikon buxhetin
“Nëse nuk do të hartohet me shpejtësi një strategji konkrete për të përmirësuar situatën e KESH-it objektivat finale të buxhetit do të jetë e vështirë të realizohen”,

Ruli: Do të vazhdojmë importet
KESH është rekomanduar të maksimizojë importet për të shmangur krizën dhe kjo do të sillte një situatë më të mirë të ekonomisë në përgjithësi dhe me efekte pozitive edhe në buxhetin e shtetit.


Fullani: zgjidhje afatgjatë
Energjia, është një nga problemet kyçe. Zgjidhjet e problemit të energjisë, duhet të jenë zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, të cilat garantojnë furnizimin e ekonomisë me energji, por dhe me kosto të ulët.

Shehu: Për KESH maksimumi 45 milionë dollarë
KESH duhet të provojë se nuk arrin të përballojë detyrimet e veta financiare mund të operohet edhe nëpërmjet një fondi rezervë. Ky fond është 4.5 miliardë lekë ose pak më shumë se 45 milionë dollarë.

E Merkure, 02 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Rikthehet Luthansa, konkurrencë me Austrian

Pas 9 vitesh fillojnë fluturimet nga Mynihu. Rritet konkurrenca për udhëtimet tranzit

Lufthansa, një nga kompanitë ajrore lider në botë rifilloi dje fluturimet nga Tirana International Airport, pas një ndërprerjeje 9 vjeçare. Avioni i parë nga Mynihu, mbërriti në TIA në 2 Maj 2007 ora 12:00 dhe u nis po dje në orën 12:35. Dy fluturimet e përditëshme do të operohen nga një avion i tipit Canadair Jet CRJ900. Kjo linjë do t’u shërbejë shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, që kthehen në vendin e tyre si dhe zhvillimit të marrëdhënieve të biznesit dhe turizmit midis dy vendeve. Por për më shumë linja me Gjermaninë pritet të rrisë konkurrencën me Alitalian dhe Austrian të clat kanë kontrolluar pjesën më të madhe të udhëtimeve transit nga Tirana. "Ne operonim në Shqipëri para shumë kohësh, por në atë kohë vetëm katër fluturime në javë. Ndërsa tani po kthehemi me dy fluturime në ditë. Kemi parë një interes në rritje nga shqiptarët që jetojnë në Gjermani që kthehen të vizitojnë vendin e tyre dhe shpresojmë gjithashtu që kjo linjë e re të ndihmojë edhe zhvillimin e biznesit dhe turizmit. E shohim qartë që vendi tani është më i stabilizuar dhe standardet e kërkuara të sigurisë janë garantuar nga kompania koncesionare që menaxhon aeroportin," tha Zv/Presidenti i Shitjeve dhe Shërbimeve të degës Europiane të Lufthansës Z. Karsten Benz.
Aeroporti
Dy vitet e fundit, Tirana International Airport ka pësuar ndryshime rrënjësore nën drejtimin e TIA SHPK. Shqipëria është një destinacion tërheqës për turistët, dhe aeroporti me standardet e larta të sigurisë po tërheq më shumë kompani që të përdorin TIA-n për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të pasagjerëve. Me ngritjen e terminalit të ri të aeroportit, me rrugën e re, si dhe infrastrkuturën ndihmëse, komoditeti dhe cilësia e shëbimit janë përmirësuar ndjeshëm. "Ardhja e njërës nga kompanitë më me eksperiencë në Europë, Lufthansës, tregon qartë që TIA po ecën në drejtimin e duhur. Ne po punojmë për marketingun e aeroportit në tregun ndërkombëtar të aviacionit, dhe në të njëjtën kohë po përmirësojmë të gjitha shërbimet," tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s Dr. Constantin von Alvensleben.
Lufthansa
Lufthansa renditet midis komanive lider në botë, me rreth 53.4 milionë pasagjerë në vitin 2006. Kompania ka një histori 81-vjeçare dhe aktualisht shërben në 192 destinacione në 78 vende. Është një nga themelueset e Star Alliance. Vitin e kaluar, British Airëays u ul për herë të parë në TIA, ndërsa Adria Airëays rifiloi operimet. Aerporti ka tërhequr gjithashtu edhe kompani me kosto të ulët si Germanëings dhe Belleair. Numri i kompanive ajrore që operojnë në TIA është 14, ndërsa numri i destinacioneve 29. Që nga 23 prilli 2005, të gjitha përgjegjësitë për zhvillimin, operimin dhe menaxhimin e Tirana International Airport i takojnë Tirana International Airport SHPK (TIA), një kompani shqiptare me pronësi gjermano-amerikane. Aksionerët janë HOCHTIEF AirPort, DEG Deutsche Investitions- und Entëicklungsgesellschaft dhe Albanian-American Enterprise Fund. Mbështetur nga njohuritë dhe eksperienca e aksionerëve të saj, në menaxhim dhe financim, Tirana International Airport synon të zgjerojë aeroportin dhe të vendosë standarde të reja në shërbim dhe komoditet. Më shumë se 50 milionë Euro do të investohen deri në fund të vitit 2007. Terminali i ri i pasagjerëve ka filluar punën më 21 Mars 2007. Një terminal i ri kargo dhe rruga e re hyrëse tashmë janë në funksion.

E Enjte, 03 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Shtyhet gara për financimin e Rrëshen-Kalimash

Shtohen bankat që duan t’i japin kredinë 200 milionë euro qeverisë shqiptare

Ministria e Financave ka shtyrë afatin e përfudimit të tenderit për financimin e segmentit Rrëshen-Kalimash. Këtë lajm e bën të ditur vetë kjo ministri ku shprehet se “si pasojë e kërkesave nga disa banka të tjera që kanë shprehur interes për finacimin e këtij segmenti, qeveria e ka parë të arsyeshme që të shtyjë afatin e dorëzimit të dokumentacionit deri në 9 maj”. Sipas, zvministrit të Financave Sherefedin Shehu, ky afat është shtyrë pasi disa banka nuk janë informuar për këtë tender. Deri tani janë katër banka të huaja të cilat kanë dorëzuar dokumentacionin pranë ministrisë, ku ndër to janë Raiffeissen International, CitiBank dhe DeuscheBank. Por zarfet nuk janë haptur ende nga komisioni i vlerësimit të ofertave për shkak të shtyerjes së afatit. Pritet që normat e interesit për këtë kredi me terma tregtare të jetë e lartë dhe kjo do të ndikojë në koston e borxhit të jashtëm të qeverisë. Gjithsesi qeveria segmentin më të shtrenjtë të korridorit Durrës-Kukës-Morinë do ta financojë me burime të huaja për shkak se nuk ka të brendshme. Ky segment i Autostradës Rrëshen – Kalimash ka një gjatësi 60 km dhe përfshin ndërtimin e një tuneli me gjatësi afërsisht 6 km.
Firma Bechtel International, do të kryejë punimet për ndërtimin e këtij segmenti dhe është përzgjedhur kaherë. Shuma e kredisë që ka nevojë qeveria është 200-230 milion euro t’u disbursuar sipas një skeduli. Kështu sipas programit të qeverisë, gjatë vitit 2007, qeverisë i nevojiten deri në 110 milion EURO. Ndërkohë që pjesa tjetër prej 95 milionë euro kërkohet për vitin 2008. Vlerësimi i kredisë do të bëhet nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Financave dhe Bid-i fitues do të jetë oferta me kosto më të ulët. Qeveria e përfaqësuar nga Ministria e Financave synon të sigurojë financimin e investimeve që do të kryhen në zbatim të Kontratës Tregtare të datës 06/10/2006, lidhur ndërmjet saj dhe Bechtel International Inc., për ndërtimin e seksionit Rrëshen – Kalimash të Autostradës Durrës – Morinë. Kështu qeveria nëpërmjet një njoftimi ka kërkuar nga bankat ndërkombëtare që të paraqesin një ofertë për financimin e këtij investimi. Synimi i qeverisë është që ta përfundojë projektin jo më vonë se në qershor 2009. Për këtë qëllim është i nevojshëm përdorimi krahas fondeve te buxhetit të shtetit edhe financim nga jashtë.

E Enjte, 03 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Olldashi, mister 350 milionë USD

Basha prezanton zëvedësin e tij. Tani 365 milionë dollarë në vit në dorën e ministrit të ri

Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, prezantoi dje përpara stafit të ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, që ai drejtoi , ministrin e ri të kësaj ministrie, Sokol Olldashin. "Kam kënaqësinë e veçantë që në këtë detyrë të ndiqem nga një administrator i sprovuar dhe menaxher me kredenciale nga më të lartat, ndaj i uroj ministrit Olldashi sukses e punë të mbarë"-tha në fjalën e prezantimit ministri Basha. Duke i uruar ministrit Olldashi suksese në detyrën e re, ministri Basha, përshëndeti stafin e ministrisë që ai drejtoi në realizimin e projekteve të nisura dhe atyre të reja, për arritjen me sukses të objektivave të qeverisë në këtë sektor. E vërteta është që zërat për lëvizjen e Bashës si minsitër i punëve publike dhe transporteve kishin kohë që qarkullonin brenda mazhorcancës. Por asnjëherë nuk ishte gjetur një skemë e cila mos të dëmtonte të riun e promovuar nga vetë kryeministri. Arsyeja për largimin e Bashës ishte mos realizimi i planit të investimeve në ministrinë që merr më shumë para se të gjithë në buxhetin e shtetit. Në këtë prezantim ministri Olldashi, vlerësoi aktivitetin e këtij dikasteri dhe theksoi angazhimin e tij për vazhdimin e punës në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe të zbatimit të gjitha projekteve të punëve publike si dhe të fushës së transportit dhe të telekomunikacionit, në përmirësimin e mëtejshëm të standardeve sipas parametrave të Bashkimit Europian, duke synuar cilësi të lartë në realizimin e tyre.
Njeriu 365 milionë USD
I ri dhe energjik, kështu është përcjellur në publik imazhi i ministrit Olladashi. Por në të vërtëtë ai, nga pamja e tij transmeton siguri dhe maturi në veprimet e tij. Për këtë PD e zgjodhi dhe të “ndeshej” përballë kryebashkiakut Rama në zgjedhjet vendore në shkurt 2007. Ishte beteja e të ashtuquajturit “komisioni Rama” ku Olldashit iu desh të përballej me sarkazmën dhe ironinë e kreut të Bashkisë Edi Rama. Tashmë ai do të jetë misnitri i dikasterit i cili ka pjatën më të madhe në buxhetin e shtetit ku kalohen tenderët kombëtarë e ndërkombëtarë më të mëdhenj në vend. Kjo ministri ka një buxhet vjetor prej 365 milionë USD duke mbajtur nën “çati” thuajse të gjithë ifrastrukturën e vendit. Por Olldashi nuk do ta gjejë gjithçka pa probleme në Ministrinë e “Bashës” pasi ky i fundit ka një proces të hapur debati me një nga ish-punonjësit e tij për dhënie fonesh pa përfunduar projekte. Po ashtu ministria ka nën hyqëm dhe një sektor problematik si telekomunikacionet ku duopoli AMC –Vodafone për shërbimin celular dhe kalimi i monopolit të telefonisë fikse nga shteti te një investitor turk jo i fushës së telekomunikacionit, mbetet dy nyje të vështira për tu zgjidhur.

E Enjte, 03 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

“Burgu” për biznesin kthehet në gjoba

Kur punonjësit kryejnë një veprim të jashtëligjshëm, bosi rrezikon 1 milionë usd gjobë

Një projektligji i ri i paketës fiskale pritet të rihapë debatet qeveri-biznes. Në Komisonet Parlamentare të Kuvendit gjatë 3 javëve të ardhshme pritet të diskutohet projektligji për "Përgjegjësinë penale të personave juridikë". Sipas axhendës së Kuvendit ky projektligj do të diskutohet vetëm nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe jo nga Komisoni i Ekonomisë dhe Financës. Drafti është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë dhe juristët janë treguar të kujdesshëm të mos përdorin termin "burg" për personat juridike por ti konvertojnë shkeljet në gjoba nga 300,000 lekë e deri në 100 milion lekë, por në rastet më ekstreme dënimet shkojnë deri në mbylljen e një ose më shumë aktiviteteve, që kryen personi juridik, heqjen dorë nga kërkimi i fondeve publike, heqja e licencës etj. Në rastin kur kërkohet ndërprerja e veprimtarisë ose vënia në likuiditet e personit juridik, kjo masë konsiderohet sipas hartuesve të këtij ligji si një masë ekstreme dhe më e rënda. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, parashikimi i këtyre dispozitave është bërë sipas modeleve të ndjekura nga disa vende të BE-së dhe janë parandaluese ndaj krimit të organizuar, informalitetit dhe korrupsionit. Për herë të parë në Shqipëri hartohet një projekt i cili përcakton në përmbajtjen e tij dispozita për dënimin e personave juridikë, apo edhe ndaj organeve përfaqësuese të tij, të cilët mund të kryejnë vepra penale me qëllim përfitimi material ose jo.
Sipas hartuesve të këtij projektligji baza mbi të cilën është vepruar për të përcaktuar të gjitha dispozitat është Kodi i Procedurës Penale. Ky i fundit njeh përgjegjshmërinë ose jo të personave fizikë, por mbi nenet e tij bazohen edhe dënimet që do të merren ndaj personave juridikë, mbi të cilët do të provohet nga Gjykata fajësia për krimet e kryera.

Dënimet për biznesin
Në projektligj shkruhet se dënimi me gjobë konsiston në pagimin, në favor të shtetit të një shume të hollash brenda kufijve të parashikuar si:
Për krimet, që sipas Kodit Penal, parashikohet një dënim, minimumi jo më pak se 15 vjet burgim ose burgim të përjetshëm, personi juridik dënohet me gjobë nga 15 milion deri në 100 milion lekë.
Për krimet, që sipas Kodit Penal, parashikohet një dënim, minimumi, nga 7 vjet deri në 15 vjet burg, personi juridik dënohet me gjobë nga 10 milion deri në 15 milion lekë. Për krimet, që sipas Kodit Penal, parashikohet dënim, minimumi, më pak se 7 vjet, personi juridik dënohet me gjobë nga 1milion deri në 10 milion lekë.
Për kundërvajtjet penale kjo gjobë varion nga 300,000 deri në 10,000 lekë. Në bazë të Kodit të Procedurës Penale në Republikën e Shqipërisë, krimet të cilat dënohet nga minimalisht 5 vjet deri në më shumë se 20 vjet, apo edhe burgim të përjetshëm, janë të natyrave të ndryshme. Sipas juristëve, disa raste kur Kodi i Procedurës Penale dikton dënime nga 7 vjet deri në mbi 10 vjet janë si më poshtë. Por këto dënime në bazë të projektligjit të ri, përkthehen në gjuhën e gjobave.

E Enjte, 03 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Mungesa e kasave, faj i qeverive

Kontabilisti i njohur, Sotiraq Dhamo, thekson se instalimi i kasave kërkon vullnetin e qeverisë

Mungesa e pajisjes së biznesit të shitjes më pakicë me kasa regjistrimi, është pasojë e vullnetit të munguar të qeverive shqiptare për të goditur evazion dhe formalizuar ekonominë. Mospajisja e bizneseve që u shesin direkt konsumatorëve mallra me pakicë, me kasa, përveçse i shkakton buxhetit të shtetit shqiptar humbje kolosale prej miliona eurosh në vit, shkakton edhe probleme në marrëdhëniet e bizneseve me njëri-tjetrin. Përgjegjësi i sektorit të kontabilitetit në Fakultetin Ekonomik, Sotiraq Dhamo, nënvizon se mbi të gjitha, kjo është çështje vullneti. "Vendosja e kasave nuk është hapi esencial që zhduk informalitetin, por përveçse ka një efekt të rëndësishëm, tregon nëse një qeveri ka vullnet për ta luftuar vërtet evazionin, apo mbetet vetëm në nivelin e deklaratave propagandistike", vëren Dhamo. Eksperti thekson se duhen marrë edhe masa të tjera, që bizneset që instalojnë këto kasa, për shembull, të mos konkurrohen nga subjekte të tjera, të cilat arrijnë t‘i shmangen këtij detyrimi (nëse materializohet), çka rrit përgjegjësinë e shtetit ndaj bizneseve të ndershme. "Që në fillimet e tij, kjo masë është kërkuar nga biznesi i madh, nga biznesi i rregullt", thotë kontabilisti i njohur, duke përmendur vështirësi që i shkaktohen kësaj kategorie biznesesh nga evazioni i të vegjëlve. Gjithashtu, Dhamo thekson se duhen thjeshtuar funksionet dhe standardet bazë që një kasë duhet të përmbushë, në mënyrë që zbatimi i kësaj mase të bëhet më i lehtë dhe efikas, si dhe të garantohet një liberalizim i tregtimit të tyre dhe jo të shpërndahen nga një pikë e vetme siç ka ndodhur në të shkuarën. Në fakt, bizneset e mëdha dhe ato VIP janë ankuar shpeshherë se penalizime të shumta nga tatimorët u kanë ardhur si pasojë e refuzimit të biznesit të vogël apo nënkontraktorëve për të lëshuar fatura. Ndonëse ky fakt është përmendur në më shumë se një rast nga qeveritarë dhe ekspertë vendas e ndërkombëtarë, hapat konkretë për këtë formë formalizimi të biznesit kanë munguar. Nisma për vendosjen e kasave daton që nga viti 1994 dhe është ripërtërirë në formë deklaratash e projektesh në çdo qeverisje. Fillimisht, në ‘94-ën ishte ministri i Financave i asaj kohe, Genc Ruli, i cili ndërmori nismën e vështirë, duke arritur madje të shiste disa kasa për rreth 400 dollarë secila. Por, procesi nuk arriti deri në fund. Më pas, nga qeveria në qeveri ideja është ringjallur, por kurrë nuk ka arritur të ekzekutohet.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Qeveria u "vjedh" kompetencat bashkive, vë nën kontroll ndërtimoren e re

Projektligji mbërrin në Kuvend, bashkitë sërish pa fuqi

Qeveria shqiptare ka paraqitur në zyrat e Kuvendit një projektligj, i cili parashikon shkrirjen e policisë ndërtimore dhe zëvendësimin e saj me një tjetër institucion, inspektoratin ndërtimor. Megjithëse projektligji "Për inspektimin e ndërtimit" paraqitet me justifikimin e decentralizimit të pushtetit, duke i dhënë më shumë kompetenca qeverisjes vendore mbi mbikëqyrjen dhe veprimin ndaj shkeljeve në sektorin e ndërtimit, në fakt frerët e kontrollit mbi këtë institucion do të vazhdojë t‘i mbajë qeveria. Mbërritja e këtij drafti në komisionet parlamentare ishte paralajmëruar që në dhjetor të 2006-ës, kur Kryeministri Sali Berisha njoftoi gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Ministrave se kishte ndërmend të transformonte policinë ndërtimore. "Një ligj tjetër shumë i rëndësishëm është ai i inspektoratit të ndërtimit. Policia ndërtimore shndërrohet në inspektorat ndërtimi, decentralizohet dhe vendoset nën drejtimin dhe autoritetin e bashkive dhe komunave të vendit. Ligji parashikon thjesht një supervizim të kësaj veprimtarie nga një njësi e Ministrisë së Punëve Publike, ndërsa i gjithë zbatimi i ligjit dhe përzotësia ndaj zbatimit të tij dhe territorit i kalon qeverisjes vendore", deklaroi Berisha. Por, sakaq, ka pasur edhe një reagim nga kreu i Bashkisë së Tiranës. Duke përmendur "çekiçin e policisë ndërtimore", Rama deklaroi para pak ditësh se kjo vegël "në projektligjin e ri praktikisht ndahet në dy pjesë dhe nuk është absolutisht as ashtu siç ishte premtuar dhe as ashtu siç është e udhës që në fakt duhet të jetë". Në fakt, projektligji i inspektoratit ndërtimor, për të cilin qeveria zotohet në relacionin shoqërues se është këshilluar me të gjitha grupet e interesit, veçanërisht me pushtetin vendor, përcaktohen hallka që mbikëqyrin dhe ekzekutojnë punën në terren në varësi të qeverisjes vendore, por kupola që kontrollon gjithçka është në varësi të Kryeministrit.

Decentralizim i shtirur

Pavarësisht faktit se ligji i ri i jep në dukje kontroll dhe pushtet ekzekutiv qeverisjes vendore, në thelb ai centralizon pranë qeverisë kompetencat e vlerësimit dhe vendimmarrjes finale të punës së pushtetit vendor. Projektligji në fjalë u jep inspektorateve të ndërtimit pranë komunave e bashkive, kompetenca fillestare për të kontrolluar zbatimin e normave ligjore dhe teknike në sektorin e ndërtimit, duke krijuar hapësirë që këto institucione vendore të vendosin pezullimin e punimeve në ndërtim, si dhe shembjen e ndërtimeve të paligjshme. Gjithashtu, pushteti vendor ka të drejtën e vendosjes së gjobave, heqjes së licencave, si dhe të drejtën e kallëzimit penal. Nga ana tjetër, të gjitha këto kompetenca shtrydhen në pak gjë, pasi gjithçka kontrollohet nga një tjetër institucion: Inspektorati ndërtimor e urbanistik kombëtar. Që në pikën e parë të nenit 8, ku përshkruhen përgjegjësitë e këtij institucioni, përcaktohet se ky inspektorat është në varësi të qeverisë, rregullat e organizimit dhe funksionimit përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, ndërsa stafi nga vetë Kryeministri. Ndërsa pika 2 e këtij neni specifikon se ky institucion kryen funksione të ngjashme me ato të një drejtorie të inspektorateve ndërtimore, të cilat janë nën juridiksion lokal, ndërsa "drejtoria" nën kontrollin e qeverisë. Duke përshkruar kompetencat e inspektoratit ndërtimor e urbanistik kombëtar, projektligji specifikon se ai kontrollon zbatimin e detyrave ligjore të inspektorateve ndërtimore në bashki, komuna e qarqe. Që në këtë pikë, bie poshtë premtimi i Kryeministrit për decentralizim të funksioneve të ish-policisë ndërtimore, pasi nëse puna në terren u lihet bashkive e komunave, është qeveria ajo që jep "OK"-in. Për më tepër, kupola qeveritare e ngrehinës së inspektorateve ndërtimore gëzon të drejtën e vendosjes së gjobave ndaj personave që veprojnë në kundërshtim me ligjin në nivel bashkie, komune apo qarku, si dhe marrje mase deri në ndjekje penale. Gjithashtu, sipas këtij projektligji, ky institucion qendror, merr në dorë të gjitha kompetencat e institucioneve vendore në varësi të tij, kur gjykon se nuk është zbatuar ligji.

Qeveria, kurth me sektorët strategjikë

Sipas këtij projektligji, inspektorati ndërtimor e urbanistik kombëtar, e thënë ndryshe "ndërtimorja e qeverisë", ka të drejtë të ushtrojë kompetencat e rezervuara për pushtetin lokal në rast se bëhet fjalë për ndërtime në zona me rëndësi kombëtare, kur "ato nuk ushtrohen" nga strukturat përgjegjëse në nivel lokal. Duke lënë të pakonturuar qartë konceptin e "mosushtrimit", projektligji paracakton (neni 8, pika c) se të ashtuquajturat zona me rëndësi kombëtare, përfaqësojnë në fakt, sektorë me rëndësi strategjike dhe jetike. Këtu përfshihen zonat që kanë përparësi zhvillimin e turizmit, zonat bregdetare (si Jala, për shembull), zonat apo ndërtimet me vlera të trashëgimisë kulturore, parqet dhe zonat arkeologjike, si dhe hekurudhat, rrugët kombëtare etj. Por, pavarësisht turbullirës së kësaj pike, në nenin 9, ku përcaktohen detyrat e inspektorati ndërtimor e urbanistik kombëtar, në pikën c), thuhet se ky institucion ushtron detyra identike me ato të inspektorateve lokale, kur bëhet fjalë për sektorët e lartpërmendur. Ndërsa, në pika të tjera më poshtë, përcaktohen saktë detyra të njëllojta me ato të inspektorateve ndërtimore në varësi të pushtetit vendor, por nuk i bëhet më referim, "zonave me rëndësi kombëtare", apo nenit e pikës përkatëse, duke krijuar hapësira për dublim të kompetencave, çka automatikisht do ta zhvlerësonte krejt këtë nismë ligjore.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Moisiu, konsultim me Bankën Botërore

Presidenti vazhdon konsultat për ligjin e gjobave ndaj biznesit

Në vazhdën e konsultave për projektligjin e gjobave ndaj biznesit Presidenti Moisiu ka pritur dje në zyrën e tij përfaqësuesin e Bankës Botërore, Nadir Mohamed. Presidenti Moisiu ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm të Bankës Botërore me autoritetet dhe institucionet e shtetit shqiptar dhe ka vënë në dukje se ky takim është i vlefshëm në kuadër të konsultimeve që ai po zhvillon gjatë procesit të shqyrtimit të ligjit për procedurat tatimore në vendin tonë. Presidenti ka theksuar domosdoshmërinë e fokusimit më tepër të politikës dhe të angazhimit serioz të saj në çështjet ekonomike të vendit. Ndërsa nga ana e tij, Nadir Mohamed, e ka njohur kryetarin e shtetit me përpjekjet dhe disa nga programet e Bankës Botërore për të tërhequr burime financimi në Shqipëri, duke vënë në dukje se mbështetja e Bankës Botërore për vendin tonë për zhvillimin dhe përmirësimin e imazhit të tij do të vijë në rritje. Gjatë bisedës, Mohamed ka nënvizuar rëndësinë e ndërmarrjes së nismave në aspektin ekonomik që reflektojnë kërkesat dhe standardet e komunitetit dhe që përmirësojnë jetesën e qytetarëve shqiptarë.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Qeverisë i dalin tepër 50 milionë dollarë

Për tre muajt e parë qeveria akumulon suficit. Rreziku i inflacionit dhe problemet me energjinë

Qeveria ka akumuluar para më shumë se shpenzimet për tre muajt e parë të vitit në shumën e 50 milionë dollarëve. Shifra është bërë me dije gjatë mbledhjes së fundit të Bordit Drejtues të Bankës së Shqipërisë kur është diskutuar për politikën monetare dhe është vendosur mbajtja e pandryshuar e normës bazë të interesit.
Vonesat në çeljen e fondeve për investimet publike nga procedurat e tenderimit kanë shënuar nivele të ulta shpenzimesh kapitale ndërsa të ardhurat në buxhet janë realizuar sipas parashikimeve. Në këtë mënyrë qeveria ashtu si dhe vitin e kaluar e ka nisur me suficit të lartë vitin buxhetor por besohet se këtë vit ky suficit nuk do të vazhdojë aq gjatë(10 muaj) sa vitin e kaluar. Kur vetëm në fund të vitit qeveria e “liroi dorën” për investime publike duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi zbatimin siç duhet të procedurave për këto investime. Në media një nga ish-zyrtarët e lartë të Ministrisë Publike ka akuzuar Ministrinë ku punonte se ka dhënë fondet pa punë të kryer për disa segmente rrugore.
Problemet me çmimet
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vlerësuar me kujdes faktorët e mundshëm që mund të ndikojnë në kapërcimin e nivelit të përgjithshëm të çmimeve. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë inflacioni i çmimeve të konsumit gjatë tremujorit të katërt të vitit 2006 dhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2007 kanë qenë pranë nivelit 3 për qind. Politika monetare ka qenë e aftë në administrimin e presioneve inflacioniste kryesisht nëpërmjet krijimit të kushteve të përshtatshme monetare në ekonomi. Kontribut pozitiv në këtë drejtim ka dhënë dhe politika fiskale, e cila në fund të tremujorit të parë të vitit 2007 llogaritet të ketë rregjistruar një suficit prej rreth 5 miliardë lekësh. Këshilli Mbikëqyrës u ndal dhe te analiza e hollësishme e faktorëve të rrezikut, të cilët janë prezentë si në horizontin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatmesëm. Këta faktorë rrjedhin si nga zhvillimet në krahun e kërkesës ashtu edhe faktorët e ofertës. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i kushtoi kujdes të madh peshimit të mundësive për materializimin e tyre në të ardhmen, gjë që do të krijonte premisat për një gjallërim të presioneve inflacioniste në ekonomi, duke e bërë të vështirë ankorimin mëtejshëm të pritshmërive të agjentëve ekonomikë rreth objektivit të synuar prej Bankës së Shqipërisë.

E Premte, 04 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Qeverisë i dalin tepër 50 milionë dollarë

Për tre muajt e parë qeveria akumulon suficit. Rreziku i inflacionit dhe problemet me energjinë

Qeveria ka akumuluar para më shumë se shpenzimet për tre muajt e parë të vitit në shumën e 50 milionë dollarëve. Shifra është bërë me dije gjatë mbledhjes së fundit të Bordit Drejtues të Bankës së Shqipërisë kur është diskutuar për politikën monetare dhe është vendosur mbajtja e pandryshuar e normës bazë të interesit.
Vonesat në çeljen e fondeve për investimet publike nga procedurat e tenderimit kanë shënuar nivele të ulta shpenzimesh kapitale ndërsa të ardhurat në buxhet janë realizuar sipas parashikimeve. Në këtë mënyrë qeveria ashtu si dhe vitin e kaluar e ka nisur me suficit të lartë vitin buxhetor por besohet se këtë vit ky suficit nuk do të vazhdojë aq gjatë(10 muaj) sa vitin e kaluar. Kur vetëm në fund të vitit qeveria e “liroi dorën” për investime publike duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi zbatimin siç duhet të procedurave për këto investime. Në media një nga ish-zyrtarët e lartë të Ministrisë Publike ka akuzuar Ministrinë ku punonte se ka dhënë fondet pa punë të kryer për disa segmente rrugore.
Problemet me çmimet
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vlerësuar me kujdes faktorët e mundshëm që mund të ndikojnë në kapërcimin e nivelit të përgjithshëm të çmimeve. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë inflacioni i çmimeve të konsumit gjatë tremujorit të katërt të vitit 2006 dhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2007 kanë qenë pranë nivelit 3 për qind. Politika monetare ka qenë e aftë në administrimin e presioneve inflacioniste kryesisht nëpërmjet krijimit të kushteve të përshtatshme monetare në ekonomi. Kontribut pozitiv në këtë drejtim ka dhënë dhe politika fiskale, e cila në fund të tremujorit të parë të vitit 2007 llogaritet të ketë rregjistruar një suficit prej rreth 5 miliardë lekësh. Këshilli Mbikëqyrës u ndal dhe te analiza e hollësishme e faktorëve të rrezikut, të cilët janë prezentë si në horizontin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatmesëm. Këta faktorë rrjedhin si nga zhvillimet në krahun e kërkesës ashtu edhe faktorët e ofertës. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i kushtoi kujdes të madh peshimit të mundësive për materializimin e tyre në të ardhmen, gjë që do të krijonte premisat për një gjallërim të presioneve inflacioniste në ekonomi, duke e bërë të vështirë ankorimin mëtejshëm të pritshmërive të agjentëve ekonomikë rreth objektivit të synuar prej Bankës së Shqipërisë.

E Premte, 04 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Një fond garantimi për eksportet

Krijohet agjencia e radhës për nxitjen e eksporteve. Skemat kanë rezultuar të dështuara

Qeveria edhe kësaj radhe ka nxjerrë nga arkivat e saj skemat e rritjes së eksporteve. Ashtu, si dhe qeveria socialiste, rritja e eksporteve edhe kësaj here do të bëhet nga skema subvencionimi me projekte të vogla. Kështu, dje është reklamuar krijimi i Fondit Shtetëror të Garantimit të Kredive të Eksportit, me vlerë 500 milionë lekësh. Ky fond u paraqit drejtpërsëdrejti grupit të këtij biznesi nga Kryeministri Berisha do të përdoret për të mbuluar kërkesat për kolateral për kredi për mjetet e xhiros për kompanitë eksportuese, kryesisht të sektorit të prodhimit dhe të shërbimeve. Sipas projektit të qeverisë, nga ky fond do të përfitojnë të gjitha ndërmarrjet e regjistruara në Shqipëri dhe që punojnë për eksport si në prodhime, ashtu dhe në shërbime. Në skemën e mbulimit të garancisë do të jenë përfituese edhe kompanitë shqiptare që furnizojnë me shërbime, apo mallra, sektorin e turizmit, pasi aktiviteti i tyre kontribuon në rritjen e rezervave valutore të vendit. Garancia do të lëshohet për një periudhë jo më të vogël se 12 muaj dhe jo më shumë se 80% e shumës së kredisë që kërkohet të garantohet. Një ndërmarrje eksportuese mund të përfitojë mbulim të nevojave për kolateral për marrje kredie bankare për një shumë deri në 10 milionë lekë, ose ekuivalentin e saj në monedha të huaja të konvertueshme nga bankat. Çdo ndërmarrje përfituese, që duhet të jetë e suksesshme në treg, mund të aplikojë për garanci më shumë se një herë brenda vitit dhe shuma nuk mund të jetë më e madhe se 15 milionë lekë.
Bankat, sipas këtij fondi, duhet të bëjnë auditimin e plotë një herë në vit në përputhje me standardet ndërkombëtare të Kontabilitetit nga auditorë të pavarur të miratuar nga Banka e Shqipërisë. Menaxhimi i këtij fondi do të bëhet nga "Albinvest", e cila do të bëjë dhe hartimin e rregulloreve të funksionimit të Fondit, me konsulencë përkatëse. Rregullorja do të miratohet nga Komiteti i Vlerësimit, që do të drejtohet nga zëvendësministri i Ekonomisë. Deri tani, përgjatë ktyre viteve këto skema të nxitjes së eksporteve nuk kanë dhënë asnjë efekt në rritjen e tyre por kanë rezultuar si skema ngrirje-shkrirje institucionale e për përfitime rrogëtare.

E Premte, 04 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Taksa e sheshtë, alibia për betejën me biznesin

Kryeministri e ka kthyer nismën fiskale mbi taksën e sheshtë si betejë kundër evazionit fiskal

Altin Xhikneli
Taksa e sheshtë do të jetë justifikimi fiskal për betejën kundër bizneseve private mbi të ashtuquajturin evazion fiskal. Ky duket se është argumenti kryesor i qeverisë për vendosjen e taksës së sheshtë. Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje para eksportuesve se "garantoj se e gjithë përpjekja ime dhe qeverisë për taksën e sheshtë, në rrafshin ligjor, ka zbatimin e ligjit, në rrafshin moral ka mbrojtjen e atyre që janë shndërruar në mënyrën më të pamoralshme, në kontribues kryesorë në fondin e sigurimeve shoqërore, dhe këta janë rregulltit, që nuk kanë ç'të fshehin".
Kjo kategori, sipas Berishës, nuk e bën kurrë atë që bëjnë ata që marrin paga 3 milionëshe, dhe që e regjistrojnë 20 mijë, duke e fshehur pagën 15 herë. "Për këtë ka ligje që e detyrojnë qeverinë kur deklarimi është fals, që të ndërhyjë", tha Berisha.

Taksa dhe evazioni
Kështu, reformën fiskale mbi taksimin e sheshtë Berisha e ka marrë si alibi mbi atë që quhet luftë kundër evazionit fiskal. Qëllimi pse vendoset taksa e sheshtë, në teorinë ekonomikë është e para për të lehtësuar procedurat tatimore, pasi do të jenë në të njëjtin nivel taksimi dhe e dyta për të ndryshuar raportin tatimor midis pagave të larta e atyre të ulta. Çështja e parë ka të bëjë me një reformë fiskale pasi ul për qeverinë koston e shërbimeve tatimore pasi thjeshton procedurat. Ndërkohë që aspekti i dytë ka të bëjë me një filozofi mbi “drejt-taksimin” e pagës së individëve. Por kryeministri e ka shndërruar reformën fiskale të taksës së sheshtë si një betejë kundër evazionit fiskal. Ai dje u shpreh se "për gjysmë milionë shqiptarë që marrin pension, 70% e kontributeve i bën sektori publik që nuk ka ç'të fshehë, por kjo thellon hendekun në mënyrë të tmerrshme të kësaj shtrese me shtresën tjetër të popullsisë", shtoi ai. Duke u ndalur në këtë pikë, Kryeministri Berisha tha se "Ky është qëllimi dhe ne po përpiqemi të shkojmë drejt të vërtetave. Pas këtij vendimi të qeverisë, nuk do të jenë të paktë ata, të cilët do të lëshojnë ofshama dhe pse jo, mallkime ndaj qeverisë, por kjo është e përkohshme. Nuk po bëj gjë tjetër, veçse po i ndihmoj të dalin në dritën e diellit dhe të bëhen realë, ashtu sikurse duhet të jenë". Për reformën e taksimit të sheshtë, revista e mirënjohur ekonomike “The Economist” është shprehur se nëse qëllimi i vendosjes së taksës së sheshtë është që të paguash taksat me postë të shtëpia atëherë kjo është përgjigja e duhur.

Deformimi i taksës
Ndërkohë që Berisha shpjegoi se do të përdoren mekanizma për të ulur efektet e zbatimit të taksës së sheshtë për të rregulltit. "Do përdorim mekanizma, të cilat po shqyrtohen dhe do të ketë disa ndërhyrje pikërisht për këtë kategori", tha ai. Kryeministri pranoi se para vendosjes së kësaj takse, do të ketë një shqyrtim edhe me sipërmarrësit, sikurse janë eksportuesit, të cilët kanë të punësuar me rroga modeste, por do të shkohet drejt pagës reale për punëtorin e kualifikuar, inxhinierin, etj. "Ne jemi në përballje me informalitetin dhe jemi të vendosur për një revolucion fiskal dhe këtë do ta bëjmë. Ne do ta vendosim taksën e sheshtë dhe këtu nuk ka mëdyshje. Për rregulltit po studiohen masa të tjera për të mos i rënduar ata. Për sektorin buxhetor, do të kompensohen plotësisht", përfundoi Kryeministri Berisha dhe pse vetë ai e ka pranuar ditë më parë se është e pamundur.

E Premte, 04 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Albtelekom, ulje drastike e tarifave

Konkurrenca me kartat ul tarifat. Një minutë me SHBA-në do të kushtojë vetëm 15 lekë

Gert Osmani
Kompania e telefonisë publike Albtelekom ka ulur në mënyrë drastike tarifat e shërbimit për bisedat ndërkombëtare. Burime nga Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë bënë me dije dje se vendimi është marrë duke parë konkurrencën në rritje të shërbimit me kartat e parapaguara për bisedat ndërkombëtare. Tarifat e Albtelekomit për bisedat me jashtë i janë afruar shumë shërbimit me karta të parapaguara dhe Albtelekom synon të marrë pikërisht këtë segment të tregut. Historitë e Albtelekomin me “konkurrencën”(megjithëse në shërbimin e telefonisë fikse është monopol) janë gri. Pasi ka humbur konkurrencën me kompanitë e telefonisë celulare për marrëveshjet e interkoneksionit ku megjithë monopolin për fibrat optike të lidhjeve me jashtë, Albtelekomi ka rezultuar me humbje nga këto marrëveshje. Por një pjesë e konsiderueshme e trafikut nga jashtë, nga vijnë dhe rreth 33 % e të ardhurave të telefonisë, i devijohet te operatorët ruralë duke humbur dhe këtë betejë të dytë. Dhe së fundi ishin kartat me parapagim që thuajse e nxorrën jashtë tregut ndërkombëtar të shërbimit telefonik Albtelekomin. Megjithëse kompania publike përfiton 10 lekë për çdo telefonatë nga kartat me parapagim që përsëri duhet të bëhet nëpërmjet Albtelekomit, kompania ka humbur pjesë të rëndësishme të tregut të trafikut ndërkombëtar.
Konkurrenca me kartat
Në fakt kartat me parapagim po përdoren gjerësisht nga shqiptarët për bisedat telefonike me të afërmit e tyre në Itali, Greqi, Gjermani e vende të tera të Evropës por në mënyrë të veçantë ky shërbim është i lirë për telefonatat matanë Atlantikut si në SHBA ashtu dhe në Kanada. Një kartë me vlerë 500 lekë mban 25 deri në 30 minuta kohe bisede mesatarisht, përjashtuar rastet kur konsumatorët ankohen për mashtrime të kompanive që i shesin këto karta. Në këtë mënyrë shoqëritë që ofrojnë shërbimin me karta, me një investim modest, përfitojnë të ardhura të konsiderueshme duke përdorur rrjetin e Albtelekomit. Ndaj dhe kompania e telefonisë publike në prag të privatizimit, është “zgjuar” nga letargjia dhe ka vendosur një ulje drastike të tarifave duke konkurruar me kartat me parapagim. Sigurisht që konsumatorët do të duhet të preferonin automatikisht shërbimin e Albtelekomit për të shmangur veprimet me PIN-in dhe kodet e kartave me parapagim, nëse nuk do t’i druheshin manipulimeve të mundshme të shoqërisë me faturat e tyre. Albtelekom ende nuk të paraqet fatura të detajuara të tarifimit, kohës së bisedës dhe trafikut duke lënë në pikëpyetje saktësinë e faturimit.

Tarifat e reja
Albtelekom ka bërë të ditur dje se ka ulur tarifat telefonike në masën 25 për qind për bisedat ndërkombëtare duke filluar nga data 1 qershor. Pas kësaj date tarifat do të ulen drejt rrjeteve fikse për abonentët familjarë dhe biznes me shtete të tilla si Itali, Greqi, Angli, Bullgari, Kosovë, Zvicër, Kroaci, Mali i Zi, Hungari dhe Maqedoni. Kurse për SHBA dhe Kanada këto tarifa do të ulen si për thirrjet drejt rrjetit fiks edhe atij mobile. Thirrja për abonentët familjarë drejt këtyre shteteve do të kushtojë 15 leke/minutë në oraret 13.00-16.00 21.00- 07.00 si dhe për ditët e diela dhe zyrtare. Kurse për oraret pik tarifat do të jenë 20 lekë për minutë. Gjithashtu sipas tarifave të reja vetëm me 450 leke pa TVSH një përdorues familjar në kohë të reduktuar mund të komunikojë 30 minuta me shtete se USA, Kanada, Itali dhe Greqi.

E Premte, 04 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Karburantet i “zbardhin” faqen doganave

Dyfishohen të ardhurat nga karburantet. Rriten dhe zhdoganimet e cigareve dhe birrës

Doganat arrijnë të tejkalojnë planin 4 mujor. Dorën më të madhe kësaj radhe ndër mallrat e zhdoganuara ia kanë dhënë karburantet.
Administrata Doganore realizoi planin e të ardhurave për muajin Prill 2007 në masën 110.2%, duke arkëtuar në buxhetin e shtetit 7.66 miliard lekë, ose 655 milion më shumë se plani i përcaktuar nga Ministria e Financave ose 10.2% më shumë. Gjatë këtij muaji janë arritur rezultate pozitive ne zhdoganimin e mallrave të akcizës krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku do të veçonim karburantet, sasia e zhdoganuar e të cilës është dyfishuar. Karburante janë zhdoganuar gjatë muajit prill 30 686 ton, ose 15 201 ton më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2006, pra 98.2% më shumë. Ndërkohë që cigare janë zhdoganuar 280 ton ose 2.2% më shumë së muaji Prill 2006. Birrë është zhdoganuar 2 898 Hektolitra ose 54.4% më shumë se muaji Prill 2006.
Ndërsa për 4-mujorin Janar-Prill 2007 në masën 10.7%. Doganat kanë realizuar planin në masën 110.7%, duke arkëtuar gjatë kësaj periudhe 26.8 miliardë lekë, ose 2.6 miliardë lekë më shumë se plani. Duke u krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kemi arkëtuar në buxhetin e shtetit 4 miliard e 210 milion lekë më shumë se 4-mujori i vitit 2006, me një rritje prej 18.6%.
Import-eksport
Gjatë periudhës Janar – Prill 2007 kemi një rritje prej 25.1 % si volum importesh e shprehur në lekë krahasuar me periudhën Janar-Prill 2006, ose 22.77 miliard lekë më shumë. Nga ana tjetër, për këtë periudhë, është dyfishuar volumi i eksporteve krahasuar me periudhën Janar-Prill 2006. Gjatë kësaj periudhe janë eksportuar afërsisht 445 mijë ton, 157 mijë ton më shumë ose 55% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Si volum importesh e shprehur në lekë gjatë periudhës Janar-Prill 2007 kemi rritje me 20% të eksporteve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose afërsisht 5 miliard lekë më shumë.

E Shtune, 05 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Banka e Shqipërisë në dilemën e rritjes së interesit

Frika e inflacionit dhe reagimi i bankave me uljen e interesave e kanë vendosur në pikëpyetje interesin e lekut

Gert Osmani
Leku ndodhet në kthesën më të vështirë të dy viteve të fundit pas sinjaleve të Bankës qendrore evropiane se do të vazhdojë rritja e normës bazë të interesit. Monedha shqiptare ka qenë e qëndrueshme ndaj euros dhe dollarit gjatë viteve të fundit, madje e mbivlerësuar por një nënçmim i pritshëm i saj mund të ketë efekte shokuese për kursimet e shqiptarëve. Banka qendrore është në kurbën rritëse të normave të interesit, dhe një veprim i tillë pritej të vazhdonte edhe gjatë 3 muajve të parë të vitit, por reagimi i bankave të nivelit të dytë në kah të kundërt duke ulur normat e interesit ia ka prishur planet Bankës së Shqipërisë. Nga ana tjetër, në mbledhjen e ditës së mërkurë Banka ka vendosur të mosndryshojë normën bazë të interesit nga niveli 5.5 % por duke shtuar se do të jetë vigjilente me zhvillimet e inflacionit si nga krahu i kërkesës ashtu dhe ofertës të cilët rrezikojnë rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve mbi 3 për qind që është dhe niveli shënjestër. Sipas njoftimit zyrtar, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë arriti në përfundimin se “ka faktorë rreziku që mbartin potencial të lartë materializimi, fakt që imponon domosdoshmërinë e një vigjilence të lartë nga ana e politikës monetare për minimizimin e shmangies në të ardhmen të inflacionit nga niveli i synuar 3 për qind me një zonë tolerance plus/minus 1 për qind”. Dhe të gjithë ata që kuptojnë lajmet nga bankat qendrore nuhasin rritje të mundshme të normave të interesit kur banka thotë se do të jetë vigjilente për objektivin e saj kryesor, stabilitetin e çmimeve.
Rritja e interesit
Frika e inflacionit e ka vënë në lëvizje Bankën e Shqipërisë e cila pritet që së shpejti të njoftojë një rritje të normës bazë të interesit. Kështu raportonte dje Top Channel duke iu referuar burimeve nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës qendrore, ndërkohë që Banka e Shqipërisë nuk e përgenjeshtroi këtë lajm. Sipas këtyre burimeve rritja e interesit të lekut do të jetë nga 0.25 deri në 0.5 për qind dhe se do të vendoset që në mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës. Rritja me 70 për qind e kredisë për ekonominë gjatë vitit të kaluar, e cila ka vazhduar me të njëjtat ritme edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ka bërë që në treg të ketë tepricë të monedhës vendase ndërsa në banka likuiditeti të jetë në nivelet më të ulta. Në periudha afatshkurtra, ekspertët mendojnë se kjo do të sjellë një zhvlerësim të mëtejshëm të lekut kundrejt euros aq më tepër kur euro po forcohet kundrejt të gjitha monedhave të tjera. Por kjo mund të rriste menjëherë çmimin e produkteve të importit, të cilat plotësojnë mbi 70 për qind të kërkesës së brendshme. Kjo do të provokonte një rritje të inflacionit, që aktualisht është rreth 3 për qind dhe vlerësohet në nivele kritike nga Banka e Shqipërisë e cila gjithsesi ka lënë vet një tolerancë +/- 1 për qind. Efekti i drejtëpërdrejtë i një rritje të normës bazë të interesit do të ishte shtrenjtimi i lekut, pasi kreditë do të kushtojnë më shumë(rriten interesat) dhe po ashtu interesi i borxhit që merr qeveria do të rritet. Mund të përfitojnë kursimtarët nga rritja e mundshme e interesit por bankat në Shqipëri kanë treguar në më shumë se një rast që rritjet e interesave të kredive janë të menjëhershme ndërsa të depozitave vonojnë. Shqipëria vitet e fundit ka përjetuar një bum të rritjes së kreditimit, e cila përkthyer në shifra reale do të thotë një rritje prej 56.7 për qind gjatë vitit 2006, çka përbën 21.3 për qind të PBB-së.
Cikli i normave të interesit
Politika Monetare e Bankës së Shqipërisë ka aplikuar për herë të para interesin bazë në vitin 2000. kriza e likuiditetit e pranverës 2001 kur nga paniku njerëzit tërhoqën rreth 120 milionë dollarë nga bankat asokohe shtetërore, solli dhe rritjen e fortë të interesave për të rikthyer paratë në banka. Më pas Banka qendrore e ka përdorur normën e interesit si instrumentin bazë për mbajtjen nën kontroll të inflacionit. Në janar të vitit 2003, norma bazë e interesit ishte në nivelin 8.5 për qind dhe gjatë atij vit Banka e Shqipërisë bëri ulje të njëpasnjëshme të normës së interesit dhe në janar 2004, norma ishte në nivelin 6.5 për qind. Zbutja e politikës monetare vijoi edhe gjatë vitit 2005, kur në mars norma e interesit arriti në minimumin historik në nivelin 5 për qind. Më pas, Banka e Shqipërisë filloi shtrëngimin e politikës monetare dhe gjatë vitit të kaluar bëri dy ndërhyrje duke e rritur normën e interesit me nga 0.25 për qind dhe duke e çuar në 5.5 për qind. Ky nivel ka mbetur i pandryshuar gjatë vitit 2007, të paktën për 4 muajt e parë të vitit megjithëse Banka qendrore kishte dhënë sinjale për rritjen e saj. Ndërkohë në Tiranë janë dhe ekspertët e misionit të FMN-së dhe këshilla e tyre duket se këtë herë është për rritjen e interesit për t’i paraprirë veprimeve surprizë të qeverisë me ndryshimin e taksave që rrezikojnë të ardhurat dhe rritjet e mundshme të inflacionit që mund të kalojnë nivelin objektiv.

E Shtune, 05 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Berisha takson rëndë "VIP-at" e gazetarisë

Pagat më të larta të taksueshme për shefat e mediave: "Duhet të paguajnë për pensionistat". Vendimi i ri i çuditshëm i kabinetit qeveritar

Qeveria ka ndryshuar vendim e marrë para një muaji për rritjen e pagës minimale për sektorin privat. Ndryshimet e reja të cilat janë bërë në pagën minimale për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore, dhe tatimit mbi të ardhurat konsistojnë në rritjen me disa herë të pagës të cilat bizneset duhet ti deklarojnë tatimeve. Vetë qeveria në relacionin e përgatitur është shprehur se këto ndryshime bëhen nën moton e zhdukjes së informaliteti në sektorin privat mbi deklarimin e pagave. Të gjitha këto ndryshime fiskale janë parapërgatitje për taksën e sheshtë, të cilët qeveria pritet ta paraqesë në korrik bashkë me paketën fiskale. Por vetëm para një muaji qeveria miratoi një listë me pagat minimale të renditura sipas sektorëve dhe pati një rritje të konsiderueshme të pagave të cilat bizneset duket të deklarojnë tek tatimet për efektin e llogaritjes së sigurimeve shoqërore dhe tatimit mbi të ardhurat. Por, vetë kryeministri pasi e testoi një muaj këtë listë, u shpreh para disa ditësh se do të bëhen ndryshime me qëllim që të vendosen raporte të drejta pagash. Sipas tij, ideja ishte që lista do të përmirësohej për të lehtësuar disa sektorë të ekonomisë, si dhe për të bërë një rishpërndarje nëpërmjet rretheve. Kështu, pas kësaj, ministria e financave ngriti një grup pune dhe nxori listën e re e cila ka dy risi. E para një rritje galoponte të pagës minimale për shumicën e sektorëve të ekonomisë, dhe favorizim për industrinë e punë me fason. Sipas rishpërndarjes së re, ministria e Financave ka rritur pagat minimale të cilat bizneset duhet të deklarojnë nëse taksidarit nuk i pëlqen ajo çka i paraqet financa e një kompanie në bordero, disa herë. Nga ana tjetër pas lotimit të industrialistëve të fasonit, Berisha ka vendosur një pagë më të ulët për punonjësit e kësaj industrie, të cilët numërohen të jenë rreth 70 mijë në të gjithë vendin. Konkretisht paga minimale mbi të cilën do të llogariten sigurimet shoqërore dhe tatimi mbi të ardhurat për punonjësit fasonistë do të jetë 17 mijë lekë.
Media
Një nga sektorët mbi të cilët do të rëndojë ky ligj do të jetë dhe sektori i medias, të cilin në fakt kryeministri e ka fakt shumë për zemër. Kështu, sipas projektit të ri të qeverisë, kryeredaktorët e gazetave, televizioneve etj., të cilët në fakt janë në nivel administratori do tu duhet të deklarojnë një pagë prej 2 500 USD në muaj për efekt të llogaritjes së sigurimeve shoqërore, tatimit mbi të ardhurat etj. Por kjo përsëri lihet në dorë të taksidarit i cili bën në terren verifikimin e listës së borderove të sektorit privat. Vetëm për administratorët e medias, kjo pagë është jashtë realitetit shqiptar. Madje paradoksi është se media ka një trajtim special në këtë listë, pasi rrogat e një drejtori, kryeredaktori të një gazete, radioje apo televizioni janë më të larta dhe se drejtuesit e kompanive të qarkullojnë miliona euro në vit. Konkretisht, drejtuesi i një kompanie të rafinerimit të naftës psh e cila qarkullon miliona euro në vit, sipas qeverisë ka një pagë prej 1 500 USD mbi të cilin do të llogariten taksat. Ndërkohë që një kryeredaktori i televizioni qoftë dhe lokal, sipas listët së financave ka një rrogë 2 500 USD. Sipas kësaj liste gazetarët të cilët konsiderohen punonjës të kualifikuar duhet të paguajnë taksa mbi pagën 40 mijë lekë (400$. Kështu pagat të cilat detyrimisht duhet të deklarohen tek tatimet për menaxherët kryesorë të kompanive variojnë 1 500-3 000 dollarë.

E Shtune, 05 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Protestojnë punëtorët, Ruli anulon vizitën në TEC

Të shkarkuarit kundërshtojnë reformën. Ministri nuk realizon inspektimin për koncesionin

Një protestë e punonjësve të Termocentralit Elektrik të Fierit ka detyruar ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli, të anulojë një vizitë të planifikuar dje në këtë ndërmarrje. Burime nga TEC-i i Fierit tregojnë për gazetën "Shqip" se Ruli kishte planifikuar gjithçka për vizitën e djeshme, gjatë së cilës do të njihej me reformat e kryera në këtë ndërmarrje në prag të dhënies me koncesion. Pikërisht për shkak të vizitës së ministrit, sindikalistët e TEC-it të Fierit kanë organizuar një takim sensibilizues dhe paralajmërues për protesta të tjera në kuadër të shkarkimeve të fundit. Bëhet fjalë për rreth 160 punonjës të këtij institucioni, të cilët sapo kanë marrë lajmin e largimit nga puna. Dje është bërë dhe shpallja e listave të këtyre punonjësve të cilët ishin lajmëruar në njëfarë mënyre për largimin nga puna pas mbylljes së dyerve të TEC-it Fier. Vendimi i qeverisë për dhënien me koncesion të TEC-it të Fierit ka bërë që dhe këta punonjës të largohen, për të lënë në ndërmarrje vetëm 60 vetë që do të punojnë edhe pasi TEC-i të kalojë nën administrimin e një kompanie private. Në një nga mbledhjet e fundit, Këshilli i Ministrave vendosi ta nxjerrë TEC-in e Fierit nga kategoria e "objektit me rëndësi të veçantë", për t‘i hapur rrugën privatizimit dhe dhënies me koncesion. Vetëm pak kohë pas këtij vendimi, drejtori i TEC-it, Arjan Nika, është shprehur se shkurtimi i fuqisë punëtore është i pashmangshëm, pasi i duhet lënë hapësirë për të vepruar firmës së huaj, që do të marrë në përdorim TEC-in. Aktualisht, në termocentralin më të madh të vendit janë të punësuar 220 punonjës. Drejtori Arjan Nika ka sqaruar edhe më parë se pas mbylljes së TEC-it në punë do të qëndrojnë vetëm punonjësit e Repartit Teknik, i cili përbëhet nga 45 punonjës dhe një pjesë e administratës, duke kapur një total prej 60 punonjësish.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Pastrimi i territorit të portit më të madh në vend, prej një viti peng i një procedure prokurimi me vlerë 19 milionë lekë

Tenderi në port, 3 herë identik

Durrës, Autoriteti Portual penalizohet dy herë nga Agjencia e Prokurimeve Publike

Porti më i madh i vendit, ai i Durrësit nuk pastrohet rregullisht prej më shumë se një viti. Disa punonjës të portit, që paguhen nga buxheti i shtetit po bëjnë prej kohësh punën e pastruesve, pa pasur në dispozicion logjistikën që kërkon një detyrë e tillë, duke bërë që situata të rëndohet dita-ditës.

Shkak i kësaj situatë është bërë një tender që nuk ka mundur të nxjerrë një firmë fituese për pastrimin e portit, edhe pse është zhvilluar tri herë që nga 19 maji i vitit të shkuar.

Në fakt, të tre tenderët e zhvilluar më 19 maj 2006, 25 shtator 2006 dhe 16 prill 2007 kanë nxjerrë fituese, madje të tria herët ka qenë e njëjta firmë, firmën me emrin "Fiona" që është vlerësuar më e afta ndër konkurrentët për të marrë përsipër pastrimin e portit.

Por, dy herët e para tenderi është rrëzuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike (APP), e cila edhe ka penalizuar anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe ata të Njësisë së Prokurimit në Autoritetin Portual të Durrësit. Për herë të tretë, përgjigjet e tenderit kanë dalë tri ditë më parë, më 2 maj, por edhe kësaj radhe, një ankesë e argumentuar i është nisur APP-së për të shfuqizuar vendimin e marrë.

Për tenderin e parë, të zhvilluar më 19 maj 2006, APP ka argumentuar se "Shoqëria ‘Fjona‘ sh.p.k. që është dhe shoqëria e kualifikuar me vlerë ekonomike më të ulët, nuk i plotëson të gjitha kërkesat për kualifikim dhe kualifikimi i saj nga enti prokurues është i padrejtë. Kjo shoqëri duhet të ishte skualifikuar nga ana e komisionit të ofertave, sepse nuk ka realizuar kontrata të ngjashme...". Pas këtij argumentimi, APP ka bërë anulimin e këtij prokurimi, dhe pikërisht për shkeljet e vërejtura me rastin e firmës "Fiona" ka gjobitur me nga 50 mijë lekë secilin nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.

Në tenderin e dytë, atë të datës 25 shtator 2006, ku shoqëria "Fiona" doli fituese pas skualifikimit të kompanive që kishin oferta më të ulëta, APP thotë: "...nuk është bërë asnjë përpjekje për të verifikuar devijimet e vogla, që nuk ndikojnë direkt në ofertë, të konstatuara për katër shoqëritë e me ofertë më të ulët... ndërkohë që ky verifikim është bërë vetëm për shoqërinë ‘Fiona‘, oferta e së cilës është konsideruar e vlefshme...". Edhe pas këtij argumentimi dhe anulimit të tenderit, APP ka propozuar masa administrative për komisionin e shqyrtimit të ofertave dhe njësinë e prokurimeve.

Në rastin e tretë, shoqëria "Fiona" ka arritur të plotësojë disa nga kërkesat e ligjit, që nuk arriti t‘i kishte në dy tenderët e anuluar. Por, kësaj radhe oferta fituese e "Fiona"-s rezulton "anomalisht më e ulët", sipas formulës që zbatohet në këtë rast.

Kështu, në tenderin e shpallur më 2 maj, "Fiona" ka dalë fituese duke ofruar pastrimin e portit të Durrësit kundrejt 9,859,452 lekëve, ndërkohë që fondi limit ishte 19,374,970.

Dy ditë më parë, në Agjencinë e Prokurimeve Publike është dorëzuar një tjetër ankesë, nga shoqëria "Coli" sh.p.k., pjesëmarrëse në tender, e cila kërkon skualifikimin e "Fiona"-s, pasi ka një ofertë anomalish më të ulët, që nuk argumentohet me koston e punës.

Brenda kësaj jave, Agjencia e Prokurimeve Publike duhet të japë një përgjigje për tenderin që duket se nuk ka për të reshtur së përsërituri derisa kompania e paracaktuar të arrijë të gjitha kushtet për të qenë fituese.
 
Top