Lajme ekonomike!

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

ProCredit interesat për depozitat në lek dhe euro

Norma më të larta interesi për depozitat në lek me afat maturimi 1, 3, 12 dhe 36 mujore

ProCredit Bank ka rritur interesat e depozitave me afat në lek dhe euro, si dhe interesat për llogaritë e kursimit në euro dhe dollarë për të gjithë klientët e saj. Tashmë klientët e ProCredit Bank mund të përfitojnë interesa më të lartë për depozitat në lekë me afat maturimi 1, 3, 12 dhe 36 mujore. ProCredit Bank është ndër bankat e vetme që ofron depozita me afat maturimi deri në 36 muaj në monedhën vendase dhe me interesa mjaft konkurruese. Njëkohësisht, ProCredit Bank ka rritur ndjeshëm interesat edhe për llogaritë e kursimit dhe depozitat me afat në euro. Klientët mund të përfitojnë më shumë interes për depozitat me afat në euro me maturim 1, 3, 6, 12 dhe 24 mujore. Për të qenë sa më pranë nevojave të klientëve ProCredit Bank ofron llogari kursimi dhe depozita edhe në dollarë amerikan. ProCredit Bank është banka e vetme që ofron depozita me afat maturimi 5 vjeçar në euro dhe dollarë amerikan, nëpërmjet të cilave klientët mund të përfitojnë interesa më të larta, si dhe kredi me kushte preferenciale. Ndërsa edhe për të gjithë ata që kërkojnë të kursejnë në monedhën amerikane, ProCredit Bank ka rritur gjithashtu ndjeshëm normën e interesit për llogaritë e kursimit në dollarë. Pra, të gjithë mund të kursejnë paratë e tyre dhe mund të përfitojnë më shumë nëpërmjet hapjes së depozitave dhe llogarive të kursimit në 23 degë dhe agjenci të ProCredit Bank në të gjithë vendin, si dhe mund të përfitojnë edhe nga gama e gjerë e produkteve dhe shërbimeve që banka jonë ofron. Mbi 123 mijë klientë i kanë besuar kursimet e tyre që arrijnë në 200 milion euro ProCredit Bank në Shqipëri, aksionerët e së cilës janë institucione të mëdha ndërkombëtare me besueshmëri dhe qëndrueshmëri të lartë. Aksionerët e ProCredit Bank janë: ProCredit Holding AG, Kreditanstalt fur Wiederaufbau (KfW), Commerzbank AG dhe International Finance Corporation (IFC-pjesë e Bankës Botërore). ProCredit Bank është e pranishme në 19 shtete, në: Europën Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine.


(% në vit) (% në vit)
- LEK
Depozitë me afat 1-mujor 3.00 3.20
Depozitë me afat 3-mujor 3.50 3.80
Depozitë me afat 12-mujor 5.30 5.60
Depozitë me afat 36-mujor 6.30 6.50

- USD
Llogari kursimi 0.40 2.00

- EUR
Llogari kursimi 0.50 2.00
Depozitë me afat 1-mujor 2.40 2.90
Depozitë me afat 3-mujor 2.75 3.30
Depozitë me afat 6-mujor 3.10 3.60
Depozitë me afat 12-mujor 3.50 3.80
Depozitë me afat 24-mujor 3.75 4.00

E Shtune, 28 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Hiqet subvencioni për INSIG

Kompania e vetme publike do të privatizohet. Hiqet sigurimi i drejtëpëdrejtë te INSIG

Kompania publike e sigurimeve pritet të ketë një tjetër rënie në performancën financiare pasi qeveria ka vendosur të reduktojë disa ndihma shtetërore që i jepte nëpërmjet sigurimit të drejtëpërdrejtë. Deri këtë vit kompania publike e sigurimeve, INSIG merrte pa konkurrim sigurimin e automjeteve të institucioneve publike me vendim të qeverisë. Por kryeministri Berisha në një takim me shoqëritë e sigurimit tha dje se “kemi minimizuar - nuk them se i kemi zhdukur plotësisht, por ju siguroj se do t’i zhdukim absolutisht shumë shpejt - të gjithë njëanësitë e shtetit ndaj INSIG-ut, i cili do të privatizohet brenda këtij viti dhe ku shteti do të ketë zero ndërhyrje." Në fakt primet e sigurimit të makinave të institucioneve shtetërore nuk e kalojnë shifrën e 4 për qind të totalit të tregut të sigurimeve. Për vitin 2006 ky treg xhiroi rreth 45 milionë dolarë që është një shifër shumë e ulët për një vend me ekonomi kombëtare që shënon mbi 9 miliardë dollarë të ardhura. Përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve ngritën në diskutimet e tyre çështje të ndryshme të mbarëvajtjes së bizneseve të tyre, si domosdoshmërinë e sigurimit të përgjegjësive të bizneseve të veçanta si ndërtimi, karburantet, hotelet, restorantet, etj, ngritjen e një programi në shkallë kombëtare të sigurimit ndaj katastrofave natyrore përmes hartimit të procedurave që lehtësojnë, nxitjen e sigurimit të banesave, shëndetit, rishikimi i kuadrit ligjor dhe ligjeve të vjetra në këtë fushë dhe përshtatja e tyre me kërkesat e sotme të tregut, etj.

Sigurimet e detyrueshme
Tregu i sigurimeve në Shqipëri qarkullon kryesisht të ardhura nga sigurimet e detyrueshme të automjeteve ndërsa sigurimi I pasurisë, jetës, shëndetit dhe shërbime të tjera janë në nivele të papërfillshme. "Primi i shqiptarëve në sigurime është në shifra krejtësisht të papranueshme. Por këtu, askush të mos mendojë të fajësojë qytetarët. Ne duhet të bëjmë një përpjekje shumë më të madhe dhe ju siguroj se ne jemi shumë të interesuar që veprimtaria juaj të përfshijë çdo qelizë, çdo sektor, çdo shtëpi, çdo qytetar, çdo pasuri. Ne nuk do të ngurojmë të marrim masat e përshtatshme për ta nxitur këtë"-tha Kryeministri. "Qeveria,- tha Kryeministri Berisha,- do të konsiderojë me shumë seriozitet katastrofat natyrore dhe shtëpitë. Po bëhen të papërballueshme fondet që jepen për rrënim të shtëpive. Këto shtëpi duhet të sigurohen, kjo është rruga e vetme."

E Shtune, 28 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Picari reformë me administratën tatimore

Prifti prezanton pasardhësen. Drejtoresha e re kërkon stafe të reja

“Gjak i ri” në administratën tatimore për të përballuar sfidën e luftës kundër informalitetit. Paralajmërimi për ndryshime radikale në administratën tatimore ka ardhur nga drejtoresha e re e Tatimeve Gerta Picari. Prezantimin e saj e bëri ish-drejtori i Përgjithshëm, Alfred Prifti, i cili shprehu falënderimet për punën e administratës tatimore. "Gjatë kësaj periudhe, së bashku jemi përpjekur të japim rezultate të mira, duke treguar angazhim dhe përkushtim. Por i vetëdijshëm se ritmet e punës kishin rënë, unë u tërhoqa nga kjo detyrë, për t’ia lënë vendin zonjës Picari, që vjen me një background të shkëlqyer ekonomik dhe me dëshirën për të arritur rezultate edhe më të mira në fushën e tatim taksave", tha Prifti.
Lufta kundër informalitetit, ishte në qëndër të fjalës së drejtoreshës së re, Gerta Picari në takimin me kryetarët e degëve dhe stafit drejtues të Tatimeve. "Qëllimi kryesor i qeverisë sot dhe administratës tatimore, është lufta kundër informalitetit. Por kjo duhet të arrihet duke ruajtur një raport bashkëpunimi me biznesin, duke e kontrolluar atë sipas ligjit dhe jo sa herë që i bie rruga inspektorit tatimor", u shpreh drejtoresha e re e tatimeve, Picari. Ajo theksoi se platforma e re në administratën tatimore, do të synojë tërheqjen e sa më shumë të rinjve profesionistë, të cilët kanë dëshirën dhe vullnetin për të përballuar këtë sfidë.

E Shtune, 28 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Petrolifera “mposht” qeverinë

Fitojnë italianët. Qeveria i hap rrugën ndërtimit të parkut energjetik në Vlorë.

Altin Xhikneli
Duket se plani i parkut energjetik po fillon të materializohet. Dje qeveria ka zgjidhur në pajtim mos marrëveshjen me la petrolifera italo-rumena për ndërtimin e terminalit në gjirin e vlorës ndërkohë që ndërtimi i Tec-it sapo ka filluar.
kështu, qeveria ka miratuar në në parim, midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë koncesionare “La petrolifera Italo Rumena”, SPA, në kuadër të marrëveshjes së koncesionit, të formës “BOO” dhe “BOT”, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e terminalit bregdetar dhe të infrastrukturës portuale, në shërbim të terminalit, për depozitimin e naftës dhe të nënprodukteve të saj, në gjirin e Vlorës. Kështu, detyrohen organi shtetëror të autorizuar, të përbërë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të negociojnë dhe të nënshkruajnë, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, marrëveshjen përfundimtare. Ky konflikt ishte hapur nga kompania italiane pasi toka ku do të ndërtohet terminali e cila është dhënë me koncesion nga qeveria ishte pronësuar nga një komitet shtetëror pronash në vitin 1997. Gjithsesi problemi tashmë konsiderohet i zgjidhur dhe Petrolifera do të fillojë së shpejti ndërtimin e saj në gjirin e Vlorës. Në fakt, ky vendim ishte paralajmëruar para 2 ditësh nga disa djem e vajza të reja të cilët protestonin përpara selisë Bankës Botërore në Tiranë, me pankarta në duar kundër ndërtimin të Petroliferas në Vlorë pavarësisht se Banka Botërore nuk ka asnjë lidhje me këtë investim privat.
Konflikti
Si rezultat i marrëveshjes koncesionare, qeverisë shqiptare dhe kompanisë italiane i lindte e drejta e pronësisë mbi 183 mijë metër katror në ish fabrikën e sodës kaustike. Kështu në vitin 2005, kryeministri Fatos Nano nxorri një vendim ku thuhej për regjistrimin në regjistrin e pronave të paluajtshme, në emër të Republikës së Shqipërisë, të truallit në gjirin e Vlorës, me sipërfaqe 183 000 m2, të kufizuara në verilindje me ish-uzinën e Sodës dhe atë të PVC-së, në veriperëndim me territorin e portit të ri, në juglindje me Pyllin e Sodës dhe në jugperëndim me detin. Kjo sipërfaqë i është dhënë me koncesion shoqërisë “La Petrolifera Italo-Albanese”, sipas ligjit nr.9231, datë 13.5.2004 “Për ratifikimin e marrëveshjes së koncesionit, të formës “BOO”, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e terminalit bregdetar, për depozitimin e naftës dhe të nënprodukteve të saj në Gjirin e Vlorës, si dhe për ratifikimin e marrëveshjes së koncesionit, të formës “BOT”, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e infrastrukturës portale. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohej ministri i Ekonomisë dhe Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës.
Berisha pro dhe kundër
Konflikti i La Petrolifera Italo-Rumena me qeverinë aktuale nisi që kur PD ishte në opozitë dhe çdo marrëveshje të bërë nga qeveria Nano, për parkun energjetik e kundërshtoi. Por me ardhjen në pushtet çështja ndryshoi, TEC-i i Vlorës u miratua për ndërtim, tashmë dhe Petrolifera dhe ka mbetur dhe gjurma fundore e AMBO-s për t’u vendosur. Drejtuesit e kompanisë italiane sapo PD erdhi në pushtet kishin kërcënuar qeverinë se nëse do të prishte kontratën tashmë të kaluar në të gjitha instancat shtetërore atëherë do ta conte çështjen në gjykatën e arbitrazhit në Paris. Tashmë çështja u zgjidh në pajtim dhe pritet miratimi i detajeve të tjera teknike.

E Shtune, 28 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ulen çmimet e apartamenteve në plazhin e Durrësit


M. Ballhysa

Shitjet e apartamenteve në zonën e plazhit kanë pësuar një ulje të ndjeshme. Kjo është ajo çka deklarohet nga agjencitë imobiliare, që operojnë në qytetin e Durrësit, të cilat konstatojnë se në krahasim me vitet e kaluara ka një ulje të ndjeshme të kërkesës së qytetarëve të ndryshëm për të blerë apartamente në zonën turistike. E konsideruar si një nga zonat me të pëlqyera, jo vetëm nga qytetarët shqiptarë, por edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, tashmë shumë pallate të reja regjistrojnë një numër të madh apartamentesh të pa shitura. Sipas burimeve nga agjencitë imobiliare krahas uljes së kërkesës për blerjen e apartamenteve të reja në zonën bregdetare është rritur preferenca e qytetarëve për të zotëruar një apartament në qytetin e Durrësit e kryesisht në qendër të qytetit. Po sipas të njëjtave burime zona e Durrësit të vjetër, ndërtimet përreth Vilës së mbretit Zog si dhe ndërtimet e ngritura përgjatë autostradës Durrës – Tiranë janë zonat më të preferuara, e gjithashtu me çmimet më të larta të trojeve për ndërtim. Blerësit më të shumtë të apartamenteve të reja janë emigrantët, të cilët zënë në total 50 % të blerësve, ndërsa 10 % të këtij totali e zënë shtetasit e huaj të martuar me qytetarë shqiptarë. Sipas pronarëve të agjencive immobiliare rritja e çmimit të trojeve për ndërtim ka ardhur për mungesë trojesh dhe bllokim të lejeve të ndërtimit të dhëna nga pushteti lokal. Në dy vitet e fundit çmimi i tyre thuajse është dyfishuar. Në dy anët e autostradës Durrës – Tiranë, në bregdetin e Shkëmbit të Kavajës dhe atë të Golemit, çmimi i një metër katror truall ka shkuar në rreth 50 euro. Çmimet e apartamenteve në lagjet e vjetra të qytetit 3000 vjeçar variojnë nga 500 – 600 euro për metër katrorë, ndërsa ambientet për lokale e zyra shiten me shifra 3- 4 herë më të larta. Aktualisht në qytetin e Durrësit ushtrojnë aktivitetin e tyre 8 agjenci immobiliare të liçensuara pranë organeve tatimore. Por krahas tyre operojnë rreth 200 sekserë, që punojnë të paliçensuar dhe shesin e blejnë apartamente, troje apo dyqane për llogari të personave të tretë. Sipas pronarëve të këtyre agjencive, ky fenomen ka dëmtuar në masë të madhe aktivitetin e tyre, pasi një pjesë e klientelës u drejtohet pikërisht këtyre sekserëve për të blerë, shitur apo dhënë me qira një apartament apo lokal.

E Hene, 30 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Shqiptarët njihen me kartat e kreditit

Kartat e debitit rriten me mbi 127 mijë gjatë vitit 2006.


Viti 2006 shoqërohet me rritje dhe shumëllojshmëri në përdorimin e instrumenteve elektronike të pagesave. Numri i kartave në qarkullim është shtuar me 9 herë gjatë vitit 2006, krahasuar me vitin 2004. Shtesa e numrit të kartave krahasuar me vitin 2005 është 127,552 copë, me gati 56 për qind. Këto janë të dhënat nga raporti përfundimtar i Bankës së Shqipërisë. Nga ana tjetër drejtuesit e bankës Raiffeisen bëjnë të ditur se në muajin qershor të këtij viti do të fillojnë të hedhin në treg karta të kreditit. Bankat në Shqipëria kanë kohë që aplikojnë sisteme pagesash me karta krediti ndërkohë që banka më e madhe në vend Raiffeisen ende nuk e kishte ofruar këtë shërbim.
Kështu, në totalin e kartave të lëshuara, mbizotëron numri i kartave të cash-it, e kjo si pasojë e marrjes së pagave të administratës publike pranë ATM-ve. Megjithatë, Banka e Shqipërisë thekson se gjatë vitit 2006, numri i kartave të debitit ka ardhur në rritje, duke zënë tashmë 38.75 për qind të totalit të kartave në qarkullim. Po ashtu, një tregues pozitiv është edhe rritja e numrit të kartave të kreditit me 5,816, duke zënë 2.71 për qind të totalit të kartave, që dëshmon për një ulje të parasë cash në qarkullim nga viti në vit, si dhe shtimin e linjave për kredi konsumatore. Duket qartë që rritja e numrit të kartave të lëshuara është shoqëruar me rritjen e vëllimit të transaksioneve. Gjatë vitit 2006, numri i transaksioneve u rrit nga 644,987 transaksione në muajin janar, në 1,697,301 transaksione në muajin dhjetor. Ndërsa vlera totale e transaksioneve me kartë në fund të vitit, arriti në 187.66 miliardë lekë. Paralelisht me rritjen e numrit të kartave, kemi edhe shtimin e numrit të ATM-ve dhe POS-ve. Si rrjedhojë, ky vit shoqërohet me zgjerimin e mbulimit me ATM në territorin e Shqipërisë. Kësisoj, rritja nga viti i kaluar është përkatësisht me 130 ATM dhe 404 POS, që do të thotë se bankat, me shtimin e numrit të përdoruesve të kartave, kanë parë të nevojshme rritjen e numrit të terminaleve në pikat e shitjeve si dhe ATM-ve, për të plotësuar sa më mirë kërkesat e klientëve.

E Hene, 30 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

“AMBO fillon tregtinë në vitin 2011”

Porti i Vlorës është avantazhi kryesor i naftësjellësit AMBO krahasuar me Burgas-Aleksandropulos


Ish zyrtari i komunikimit të AMBO-s, tashmë ministër maqedonas për Investimet e Huaja, Gligor Tashkoviç, është shprehur gjatë një interviste se naftësjellësi AMBO ofron avantazhe ndaj konkurruesit të tij kryesor në rajon, naftësjellësit Burgas-Aleksandropulos, i cili do të transportojë naftën ruse nga Bullgaria drejt Greqisë.
“Pres që punimet në terren të nisin gjatë muajit qershor apo shtator të vitit të ardhshëm dhe të përfundojnë në vitin 2001”- ka thënë Tashkoviç. Ai është shprehur se naftësjellësi me vlerë 1.2 miliard euro, i njohur si projekti AMBO, do të lidhë Burgasin në Bullgari me Vlorën në Shqipëri dhe nuk do të mbështetet në fondet qeveritare. Sipas tij, ky naftësjellës mund të ofrojë përqindje tranziti për kilometër me vlerë 9.10 dollarë për ton.
Ndërkohë që vlerat e taksave për naftësjellësin Burgas-Aleksandropulos, sipas Hellenic Petroleum, pjesë e konsorciumit të përfshirë ne realizimin e projektit, i cili parashikohet të nisë funksionimin në vitin 2010, do të jetë 5.42 dollarë për ton.
Të dy naftësjellësit do të anashkalojnë ngushticën e mbingarkuar të Bosforit në Turqi. Tashkoviç është shprehur se terminali i Vlorës në Shqipëri do të ofronte lehtësi më të mëdha, si pasojë e thellësisë më të madhe të ujërave portuale, në krahasim me portin e Aleksandropulosit në Greqinë e Veriut. “Mjafton të studiojmë shifrat”, është shprehur ai. “Mendoj se do të zbuloni se Aleksandropuli nuk do të jetë në gjendje të mbajë tankerët e mëdhenj”.
Megjithatë, naftësjellësi 895 kilometër i gjatë i AMBO-s do të jetë tre herë më i gjatë se ai i Burgas-Aleksandropulos, do të kalojë përmes një terreni më kodrinor duke kaluar transit në tre vende, në krahasim me dy përmes të cilave kalon i pari. Më 31 janar ministrat nga Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje, në të cilën përcaktohen kornizat ligjore të projektit AMBO. Sipas Tashkoviç, naftësjellësi është projektuar për një tranzite të ngarkesave të mëdha dhe se ai do të pozicionohej për t’i shërbyer më mirë tregjeve të Europës Perëndimore dhe Amerikës së Veriut në krahasim me Aleksandropulosin, i cili gjendet më në lindje dhe Triestja në Veri – të cilët mund të lidhen me portin e Konstanzës në brigjet rumune të Detit të Zi.
Ministri, gjithashtu ka deklaruar se projekti ka marrë angazhimin e kompanive më të mëdha të naftës, të cilat do të përdorin mbi një të katërtën e kapacitetit të naftësjellësit, edhe pse nuk ka bërë të ditur emrin e kompanive. Projekti do të financohet nga 71 përqind me kredi ndërsa pjesa e mbetur prej 29 përqind do të jetë kapitali i investitorëve. Ai është organizuar nga Korporata e Naftës shqiptaro-maqedonase-bullgare, pas një studimi fleksibiliteti të financuar nga qeveria amerikane në vitin 2000.
Pas sigurimit të fondeve financuese dhe përfundimit të vlerësimit të impakteve, ndërtimi i tij mund të nisë në qershor apo shtator të vitit 2008. Sipas Tashkoviç, punimet për ndërtimin e tij do të zgjasin nga 24-39 muaj. Ende nuk është e qartë se cili do të jetë vendi i origjinës së naftës që do të kalojë përmes naftësjellësit AMBO. Sipas Tashkoviç, prodhuesit e rinj të naftës në Kaukaz – ku përfshihen vende si Kazakistani dhe vetë Rusia - ofrojnë një sasi të mjaftueshme të këtij karburanti për të mbështetur të dyja projektet ballkanike si dhe naftësjellës të tjerë si ai i Costanzë-Trieste dhe naftësjellësve në Turqi. “Sasia e naftës mjafton për të gjithë naftësjellësit”, ka përfunduar Tashkoviç.

E Hene, 30 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ceka: Berisha përgjegjës për oligopolin e celularëve

“Unë i them pse s’mer dividentin, ai flet për amvisa që porosisin picat me internet”.

Gert Osmani

Deputeti i Aleancës Demokratike Neritan Ceka ka rikthyer në qendër të debatit problemet e telefonisë celulare në Shqipëri. Në një intervistë televizive, deputeti që kryesoi dhe një komision hetimor për monopolin në telefoninë celulare, fajëson direkt kryeministrin Berisha për mosfutjen e një operatori të tretë të telefonisë mobile. “Mosdhënia e një licence të tretë për të konkurruar në treg është pjesë e lojës që bëjnë dy kompanitë. AMC është qendra e këtij cikloni, Vodafoni i shkon pas për të maksimizuar fitimet”, thotë Ceka. Duke kërkuar përgjegjësit e kësaj situate oligopoli që mban çmime të larta për konsumatorët ai thotë se “shteti është brenda në këtë lojë dhe kjo është në dorë personalisht të kryeministrit”. Sipas deputetit të opozitës kjo duhet të ishte në dorë të z.Ruli si përfaqësuesi i shtetit në pjesën e aksioneve që ka te AMC por sipas tij z. Ruli se pyet njeri. “Vetëm dividenti për 13 për qind të aksioneve që ka qeveria shqiptare te AMC dhe që s’është paguar është rreth 30 milionë euro”, citon Ceka. Sipas tij nëse Eagle Mobile do të hynte në treg do të përgjysmonte çmimet ndërsa nëse licenca e tretë i jepej një kompanie të huaj çmimet do të ishin sa ¼ e tarifave aktuale. Ceka thotë se e ka ngritur disa herë çështjen në Kuvend por Berisha i devijon t’i përgjigjet. “Unë flas për AMC-në që s’ka paguar dividentin shtetit Ai flet për internetin dhe amvisat shqiptare që duhet të porosisin picat në internet”, thotë jo pa ironi Ceka.

Falimentimi i Eagle Mobile
Licensa e tretë në Shqipëri për ofrimin e shërbimit celular i është dhënë një kompanie fantazmë që quhet Eagle Mobile dhe që është nën pronësinë e Albtelekom. Vetëm kompania e telefonisë fikse Albtelekom është në proces rinegocimi të kontratës së shitjes te turqit e Calik Energy, por procesi po shtyhet pafundësisht. Që në mes të vitit 2004 qeveria shqiptare i ka dhënë një licensë pa konkurrim Albtelekomit që të ofrojë shërbimin e telefonisë celulare. Por licenca e dhënën nën emrin e “Eagle Mobile” ka skaduar e është rikonfirmuar disa herë ndërsa afati më i afërt që mund të vihet në punë është viti 2008. gjatë gjithë kësaj kohe dy kompanitë e telefonisë celulare kanë shfrytëzuar hapësirat në një treg të “virgjër” të telefonisë falë dhe mefshtësisë së Albtelekom për të ofruar lidhje telefonike. Sipas Cekës faktor pengues janë kompanitë ekzistuese në treg dhe aferat korruptive të zyrtarëve shqiptarë. “Këta njerëz marrin para, të na i thonë arsyet dhe kundërakuzën”, thotë Ceka. Ai i kujton kryeministrit Berisha të shpjegojë se pse akuzonte Raftin dhe Nanon dhe kërkon të lexohet në Kuvend raporti i opozitës së asaj kohe sot në qeverisje, për tregun e telefonisë. Mungesa e një konkurrenti për AMC-në e Vodafonin i ka kushtuar kosto të larta abonentëve që numërohen në rreth 2 milionë shqiptarë. Sipas të dhënave tarifat në Shqipëri janë rreth 3 herë më të larta se ato të vendeve fqinje dhe 2 herë më të larta se në Francë, që mbahet si vendi me tarifat më të larta të telefonisë në Bashkimin Evropian. Madje para pak kohësh të tre kompanitë që ofrojnë këtë shërbim në Francë janë gjobitur me 560 milionë euro për një marrëveshje mes tyre për fiksim çmimesh.

Gjobat
Deputeti Ceka kërkon që ligji për gjobat të ketë efekte prapavepruese dhe të zbatohet edhe për AMC-në e Vodafonin. “Të dyja kompanitë janë gjobitur për fshehjen e shpenzimeve duke deklaruar shpenzime të larta por këto gjoba s’janë marrë asnjëherë. Dhe në total janë rreth 30 mln euro”, shprehet ai. Ceka shpjegon se këto gjoba nuk mblidhen me ligjin e ri të arkëtimit të 15 % të gjobës para apelimit në gjykatë. Por sipas Cekës ky ligj mund të kishte dhe efekte prapavepruese. AMC nuk ka paguar gjithashtu pjesën e dividentit për 13 % të aksioneve që mban shteti dhe 2 % të aksioneve që kanë ish-punonjësit.
Duke iu rikthyer argumentit të licensës tretë, deputeti thotë se “Egale Mobile ka falimentuar. Por me një investim 10-15 milionë euro mund të futej në treg. Mund të përdorte antenat e Albtelekomit, Vodafonit dhe AMC-së”. Sipas tij nuk ka asnjë argument teknik.
Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri qarkullon rreth 350 milionë euro në vit dhe fitimet e të dyja kompanive kapin shifrën rreth 100 milionë euro.

E Hene, 30 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

"Biznesi i vogël të paguajë TVSH"

Letër Berishës dhe Ramës për konsensusin e reformave kyçe


Konfindustria kërkon formalizimin e të gjitha transaksioneve tregtare në vend, nëpërmjet përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Industrialistët më të njohur në vend i bëjnë thirrje qeverisë që të ligjërojë sa më shpejt vendosjen e kasave regjistruese dhe sistemit të faturave edhe në tregtinë me pakicë. "Në thelb kjo nismë synon të eliminojë atë problem që kemi ne me shkarkimin e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe kjo do të mbyllte ciklin, duke bërë që qeveria ta kishte më të lehtë mbledhjen e taksave", tha kryetari i Këshillit Drejtues të Konfindustrisë, Stefan Pinguli. Vendosja e kasave dhe faturave edhe në biznesin e vogël në fakt ndryshon rrënjësisht sistemin tatimor në vend. Përveç biznesit të vogël ajo prek edhe të gjithë qytetarët në vend, të cilët për çdo produkt që do të blejnë do të jenë të detyruar për të paguar tatimin mbi vlerën e shtuar dhe ekspertët i druhen rritjes së çmimeve në vend. Megjithëse jo në mënyrë formale, realisht konsumatorët paguajnë TVSH edhe tani që biznesi i vogël nuk është i përfshirë në skemë. "Qytetarët janë duke paguar TVSH edhe tani, megjithëse kjo taksë nuk derdhet në arkën e buxhetit të shtetit. Kjo pasi çmimi për një produkt të caktuar nuk ndryshon nga biznesi i madh tek ai i vogël. Formalizimi i transaksioneve tregtare edhe në tregtinë me pakicë është mënyra e vetme për zhdukjen e formalitetit në vend", tha Gjergj Buxhuku, administratori i Përgjithshëm i Konfindustria. Sipas tij, në rast se qeveria nuk do të vendosë për mbylljen e ciklit të tatimit mbi vlerën e shtuar, vendi do të vazhdojë të ketë informalitet. Mosfaturimi i transaksioneve të tregtisë me pakicë krijon presione për informalitet edhe te biznesi i madh, i cili duke mos patur mundësi për të faturuar TVSH-në nuk regjistron shitjet. Por ekspertët thonë se ligjërimi i nismës së Konfindustrisë mund të krijojë një efekt psikologjik në treg, i cili do të përkthehej në rritje të përgjithshme të çmimeve në vend. Sipas tyre, kjo rritje nuk do të jetë në masën 20 për qind, sa është tatimi mbi vlerën e shtuar, por më e vogël. Për vite me radhë biznesi i madh ka kërkuar mbylljen e ciklit të TVSH-së nëpërmjet futjes së tregtisë me pakicë në këtë skemë. Megjithatë, asnjëherë Ministria e Financave nuk e ka ndërmarrë një nismë të tillë, duke u justifikuar me faktin se nuk mund të kontrollojë dot të gjitha transaksionet tregtare që bën biznbesi i vogël. Për të evituar dështimin edhe kësaj radhe, duke parë edhe interesat e gjera që prek zbatimi i TVSH-së në tregtinë me pakicë, Konfindustria i është drejtuar zyrtarisht përveç Kryeministrit Berisha edhe liderit të opozitës, Edi Rama, për të siguar konsensusin politik për këtë çështje.

Efektet
Faturimi i shitjeve në tregtinë me pakicë do të reduktonte ndjeshëm informalitetin, pasi do të ishte më e lehtë të kontrollohej aktiviteti ekonomik i bizneseve. Por ekspertët thonë se kjo duhet të shoqërohet me një ndryshim të nivelit të xhiros, që përcakton kufirin për biznesin e vogël dhe atë të madh. "Përfshirja e biznesit të vogël në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar është kërkuar nga biznesi i madh që prej disa vitesh. Në rast se kjo do të realizohet nga qeveria, atëherë është i nevojshëm edhe një tjetër ndryshim ligjor për të rritur kufirin ndarës që klasifikon biznesin në të vogël dhe të madh", thotë Sotiraq Dhamo, ekspert i njohur kontabël. Vendosja e kasave do të bënte që shumë nga bizneset e deklaruara aktualisht si të vogla të kalonin atuomatikisht në biznes të madh për shkak se realizojnë një xhiro më të madhe se 8 milionë lekë dhe nuk do të kishin më mundësi ta fshihnin atë. Rrjedhimisht këto biznese do të ishin të detyruara të paguanin edhe tatimin mbi fitimin dhe një pjesë e mirë e tyre mund të vihej në vështirësi financiare. Niveli 8 milionë lekë cilësohet si shumë i ulët dhe nëse deri më tani është pranuar nga bizneset që vërtiten rreth këtij kufiri, por edhe më lart, pikërisht për faktin se kanë ekzistuar mundësitë për të mos deklaruar xhiron reale, ligjërimi i kasave do të hapte shumë probleme për këtë kategori sipërmarrjesh.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

KESH vazhdon "kryqëzatën" e prerjeve në Tiranë

Fushata ndaj debitorëve ka përparuar në lagjet periferike si Sauku


Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vazhdon aksionin për ndër
prerjen e energjisë abonentëve debitorë në kryeqytet. Aksioni i radhës është zhvilluar në afërsi të Qytetit Studenti, ku policia elektrike ka hequr çdo mundësi për furnizim të paligjshëm, duke lajmëruar banorët se nuk do të ketë rilidhje të kabllove të prerë pa paguar më parë borxhin e mbartur. Një pjesë e qytetarëve i janë përgjigjur menjëherë kësaj mase ndëshkuese, duke paguar detyrimet e prapambetura. Lagjja e njohur me emrin "Vilat Gjermane", është një zonë mjaft e populluar vitet e fundit. Megjithëse kjo zonë është furnizuar mjaftueshëm me energji për shkak të vendndodhjes së saj afër godinave të studentëve, arkëtimet nga konsumatorët kanë qenë mjaft të ulëta në krahasim me energjinë e konsumuar. Që prej më shumë se një javë, KESH-i ka nisur një fushatë masive për ndërprerjen e energjisë për abonentët që figurojnë debitorë ndaj tij. Nga ky aksion nuk kanë mundur të shpëtojnë as personazhe të njohur të skenës politike në vend. Ndërprerjet e energjisë nuk janë përqendruar vetëm në kryeqytet, por aksioni ka qenë sinkron në të gjitha zonat e vendit dhe në krye të tij qëndron drejtori i ri i korporatës, Gjergj Bojaxhi. Dy ditë më parë punonjësit e policisë elektrike zhvilluan një aksion në Komunën e Lazaratit, në rrethin e Gjirokastrës, ku kanë shkëputur energjinë elektrike për të gjithë ata banorë që nuk e paguanin atë. Që prej ditës së parë që u vendos në krye të KESH-it, drejtori Gjergj Bojaxhi deklaroi se nuk do të toleronte më vjedhjen e energjisë elektrike. Sipas shifrave të bëra publike nga vetë ai, rezulton se gjatë vitit të kaluar energjia e faturuar ishte më e ulët se 50 për qind e energjisë totale të prodhuar nga KESH-i. Ky shqetësim ishte ngritur më parë edhe nga Banka Botërore, e cila monitoron nga afër KESH-in, kur shefi i zyrës së këtij institucioni për Shqipërinë, Nadir Mohammed, paralajmëroi qeverinë për nivelin e ulët të arkëtimeve në KESH.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Turqit e Çalik plotësojnë kushtet

Shitja e Albtelekomit merr një kthesë të fortë. Ruli: po i mbyllim problemet

Privatizimi i Albtelekomit merr një kthesë të fortë kur po skadon afati për kompaninë turke Çalik Enerji të plotësojë kushtet e qeverisë shqiptare. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, tha dje për median se "ka nisur proçedura ligjore e regjistrimit të konsorciumit mes kompanisë "Calik" dhe "Turk Telekom", kusht i vendosur nga qeveria shqiptare për privatizimin e "Albtelekomit". Sipas Rulit, ndërkohë po negociohet edhe për mbylljen e çështjeve, që lidhen me rezultatet dhe auditimin financiar të "Albtelekomit" gjatë këtyre dy viteve. Deklarata e ministrit Ruli ka shënuar një lëvizje të paparashikuar në procesin e privatizmit të Albtelekom pasi vetëm disa javë më parë kërcënimi i të njëjtit ministër për kushtet ndaj Çalik dukej se do ta çonte kompaninë publike të telefonisë në duar të tjera. Madje thuhej se kompani të ndryshme filluan të shfaqin interes duke parë anullimin evizitës së kryeministrit turk Taip Erdogan më 15 mars të këtij viti dhe ngecjen e negociatave të mëtejshme në këtë proces.
Ndryshimi I qëndrimeve të qeverisë shqiptare duket i çuditshëm duke parë sjelljen në rreth 18 muaj me turqit e Çalik. Presionet për lidhjen e një marrëveshje për të krijuar një konsorcium në fushën e telefonisë kanë qenë të vazhdueshme ndërkohë që ligji për privatizmet strategjike e kërkonte një kusht të tillë që para lidhjes së kontratës. Albtelekom u privatizua me 120 milionë euro për 76 % të aksioneve një muaj para zgjedhjeve të vitit 2005 dhe opozita e asaj kohe sot në qeverisje e konsideroi procesin korruptiv dhe akuzoi ish-kryeministrin Nano për përfshirje të drejtëpëdrejtë në këtë aferë.

E Marte, 01 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Pronarët asgjë nga privatizmi

Kur ka përfunduar shitja e pjesës dërmuese të pasurisë qeveria fton në diskutim pronarët

Ca uzina të lëna në harresë dhe sipërfaqe trualli të paleverdishme janë pronat e vogla që i kanë mbetur pa privatizuar. Njoftimi i fundit i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, e ngarkuar me këtë proces në bashkëpunim me pushtetin vendor, daton në viti 2003. që atëherë shumë pak njoftime për shitje të truallit apo pronave publike janë botuar në media. Ndërkohë që dje qeveria shqiptare I ka ftuar në një debat të vonuar pronarët për të konsultuar çështje që lidhen me privatizimin dhe aspektet delikate të rikthimit të pronësisë.
Takimi
Ministri i Ekonomisë Genc Ruli, i njohur për prirjet e tij të djathta, e ka konsideruar çështjen e kthimit të pronave jo vetëm kushtetuese por të një rëndësie të veçantë për ecurinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ai organizoi dje një takim me drejtues të Shoqatës "Pronësi me drejtësi", ish pronarë, etj. Takimi i organizuar nga METE, juridikisht pronare e pronës shtetërore, kishte si qëllim vendosjen e dialogut të vazhdueshëm me ish-pronarët përmes diskutimeve rreth ecurisë së deritanishme të proçesit, marrjen e hapave të mëtejshme për zbatimin sa më ligjor të së drejtës së pronësisë, etj. Ministri i METE-s, Genc Ruli, paraqiti një ekspoze të plotë të përmirësimeve ligjore dhe akteve të reja nënligjore, të ndërmarra nga ministria, në zbatim të ligjit "Për kthimin dhe kompensimin e pronës, të ndryshuar". Duke e quajtur "odisenë më të zgjatur të periudhës së tranzicionit", çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronës tek ish-pronarët, Ruli tha se "nuk ka të drejtë më të ligjshme se sa e drejta e pronës në një shoqëri demokratike dhe të ekonomisë së tregut". Por në fakt dëshira e mirë e ministrit të Ekonomisë nuk mjafton për të zgjidhur p[rocesin e kthimit dfhe kompensimit të pronave. Madje qeveria ku ai bën pjesë ndryshopi kurs dhe në mes të mandatit realizoi një nga proceset e kundërta me kërkesat e pronarëve, atë të legalizimit të banesave pa leje përpara procesit të kompensimit. Qeveria beson se me fondet e krijuara nga Agjencia e Legalizimeve, të zbusë koston financiare të buxhetit të shtetit për kompensimin e pronarëve.

Ndryshimet ligjore
Ruli, shpjegoi për të pranishmit paketën ligjore, e cila tashmë përmban thjeshtimin e mjaft proçedurave që kanë të bëjnë me privatizimin e pronës shtetërore, njohjen paraprake të pronës, trojeve, mbi të cilat ngrihen objekte shtetërore nga AKKP, përmirësimin e proçedurave të vlerësimit, çmimit të pronave, raportet mbi qeradhënien, etj. Pronarët u shprehen se deri më tani janë diskriminuar në të drejtën e tyre kushtetuese të kthimit dhe kompensimit të pronës. Ndërkohë që kryetarja e Agjencisë Shtetërore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Justina Boriçi tha se qytetet e Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës do të kenë në datën 15 Maj, hartat e çmimeve të tokave dhe trojeve. Boriçi gjithashtu tha se së shpejti kjo agjenci do të përgatisë listën elektronike të pronave



Ruli kundër FMN-së, do të vazhdojmë importet
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka dhënë një përgjgigje jo shumë diplomatike dje kur tha se Fondi Monetar Ndërkombëtar kujdeset vetëm për mbarëvajtjen e treguesve buxhetorë ndërsa kriza energjetike duhet parë në kompleks dhe e lidhur me të gjithë ekonominë. Ruli tha dje për mediat se "i kemi rekomanduar KESH-it, që të rrisë importet e energjisë elektrike". Sipas tij, nëse do të kishte kapacitete më të mëdha importuese, kjo sasi do të rritej, duke parashikuar që stina e verës do të jetë edhe më e thatë se deri tani. "Ne duam të sigurojmë garancinë e mjaftueshme të rezervës ujore," tha ministri Ruli.

E Marte, 01 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

FMN bllokon qeverinë

Shefi i misionit Sezekly ankohet te presidenti për aventurën e qeverisë: "Do të punojmë me qeverinë nëse ajo do". Hidhet poshtë taksa që ia merr paratë varfërit për t'ia dhënë të pasurit

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dalë dje hapur kundër taksës së sheshtë. Për herë të parë që pas ardhjes në pushtet të mazhorancës së djathtë, FMN ka qenë e drejtëpëdrejtë në qëndrimet e saj kundër politikave fiskale të qeverisë. Shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë Istran Szekely i është “ankuar” dje presidentit të Republikës Moisiu për problemet fiskale që ka vendi ynë. Kështu, pas takimit me presidenti Moisiu, Szekely tha “kjo reforme në sistemin e taksave nuk është urgjente dhe se sistemi aktual është i pranueshëm. E vetmja taksë që edhe mund të ndryshohet sipas tij është ajo e punës”. Kështu, edhe pas bisedimeve intensive të Shefit të FMN-së, Szekely me Ministrinë e Financave nuk është rënë dakord për vendosjen e taksës së sheshtë.
“Sistemi i taksave nuk ka nevojë për ndërhyrje rrënjësore dhe se në përgjithësi është i mirë, por ne do punojmë gjithnjë me qeverinë nëse ata duan. Ajo që është e rëndësishme është të ulet taksa mbi punën” tha Szekely. Përveç faktit që taksa e sheshtë do të rëndojë mbi të varfrit, FMN është kundër dhe për një arsye tjetër pasi sheshimi do t’i kushtojë buxhetit miliona dollarë humbje. Vetë ministri i Financave e ka pranuar se ulja e tatim fitimit nga 20% në 10% do të ulë të ardhurat tatimore me 70 milionë USD në vit. Ndërsa ai nuk ka pranuar të komentoje ligjin më të fundit të miratuara nga mazhoranca për sistemin tatimor ose i njohur ndryshe si ligji i gjobave.
Taksa që varfëron
Një sërë vendesh nuk e kanë aplikuar taksën e sheshtë për shkak se ajo ndikon ndjeshëm në të ardhurat e punonjësve me paga të ulta. Përfitimi i qeverisë për taksën e sheshtë është se ajo nga pikëpamja e administrimit fiskal, ul koston e administrimit të taksave dhe është e thjeshtë. Por kjo arsye nuk e justifikon sheshimin e taksave pasi. goditet masën më e madhe të punonjësve të cilët kanë paga të ulta. Sistemi aktual, i taksave, që paga minimale (14 000 lekë) të tatohet me 1%, dhe tatimi vjen në mënyrë progresive deri tek paga maksimale (200 000 e sipër). Me sistemin aktual, një punonjës me pagë p.sh. 20 mijë lekë paguan 440 lekë tatim mbi të ardhurat ose 2.2 përqind të pagës bruto. Me regjimin e taksës së sheshtë një punonjës që ka pagën po 20 000 lekë, nëse do ta marrim këtë takse 10%, do të paguajë 2 mijë lekë. Pra kjo do të thotë që një punonjës të paguajë një normë shumë më të madhe tatimi. Leverdia e taksës së sheshtë vjen për ata punonjës të cilët kanë pagat mjaft të larta, të cilët sipas shifrave të qeverisë janë rreth 600 në administratën publike. Kështu ata aktualisht me sistemim progresiv, paguajnë një normë takse më të lartë se 10%. Por pjesa më e madhe e punonjësve të administrues kanë paga mesatare rreth 300-400 mijë lekë, e kjo do të ndikojë negativisht në të ardhurat e tyre.

Çfarë është taksa e sheshtë?
“Taksa e sheshtë” do të thotë që çdo individ të paguajnë një normë të barabartë takse mbi të ardhurat personale dhe çdo biznes të paguajë të njëjtën normë mbi tatim-fitimin. Pra për Shqipërinë taksa e sheshtë, do të thotë që niveli i tatimit mbi të ardhurat personale, sigurimet shoqërore dhe tatimin mbi fitimin në jenë në një nivel të përbashkët 10%. Aktualisht, në Shqipëri aplikohen nivele të ndryshme taksash për këto tre kategori. Tatimi mbi të ardhurat personale, është progresiv. Pra çdo punonjës që merr një pagë është i detyruar të paguajë një nivel tatimi mbi pagën që merr. Kështu, mbi pagën minimale 14 mijë lekë, paguhet vetëm 1% e pagës. Ndërsa mbi pagat e tjera në vartësi të kufirit i cili klasifikohet nga ministria e Financave çdo vit. Kjo vlen dhe për kontributin e sigurimeve shoqërore. Kështu, aktualisht sigurimet shoqërore që paguan punëdhënësi dhe punëmarrësi së bashku janë në nivelin e 30%. Ku 20% i paguan punëdhënësi dhe 11.4 punëmarrësi. Ndërkohë që tatimi mbi fitimin aktualisht është në nivelin e 20%. Kështu, nëse qeveria do të aplikojë taksën e sheshtë atëherë çdo biznes që është i klasifikuar si i madh dhe paguan tatim-fitim, do të paguajnë 10%.

Kush punon me taksën e sheshtë
Greqia dhe Kroacia janë dy vende të cilat po planifikojnë që të aplikojnë taksën e sheshtë. Një propozim i tillë është bërë dhe nga një politikan në Gjermani. Gjithashtu, vendosja e taksës së sheshtë është marrë në konsideratë dhe nga partia Konsevertore në Britaninë e Madhe. Por kjo ide është refuzuar disa herë nga ministri i financave atje Gordon Braun. Ai është shprehur se “Kjo taksë konsiston që milionerët të paguajnë të njëjtën normë takse sa paguan dhe një infermiere e cila ka pagën minimale”. Aktualisht shembulli më i suksesshëm i zbatimit të taksë së sheshtë janë vendet e Balltikut ku vende si Estonia , Letonia, Lituania kanë një nivel takse të sheshtë respektivisht 24%, 25% dhe 33%. Në janar të 2001, Rusia zbatoi nivelin taksës së sheshtë prej 13% për të ardhurat personale gjë e cila u ndoq më pas dhe nga Ukraina në vitin 2003. Ndërkohë që Sllovenia që në vitin 2004 ka një taksë të sheshtë në nivelin 19% për tatim fitimin, tatimin mbi të ardhurat personale dhe TVSH-në.

E Marte, 01 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Moisiu: Dekretimi i "gjobave", sipas Kushtetutës

Kreu i shtetit vazhdoi konsultimet me përfaqësues të FMN-së dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë

Dekretimi ose jo i ligjit të gjobave ndaj biznesit duket se është një nga çështjet më kryesore që shqetëson kreun e shtetit. Për të dhënë një vendim të drejtë dhe në zbatim me Kushtetutën e vendit, Presidenti Moisiu ka vijuar edhe dje konsultimet e tij paraprake me drejtuesit e FMN-së në vendin tonë dhe me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Këto takime të Presidentit Moisiu vijnë pas konsultave të para, që ai ka bërë me këshilltarët e tij dhe me një grup përfaqësuesish të biznesit. Gjatë takimit me drejtuesit e FMN-së, shefin e Misionit për Shqipërinë, Istvan Szekely, dhe përfaqësuesen e përhershme të Zyrës së FMN-së në Tiranë, An-Margaret Uestin, kreu i shtetit shqiptar ka vlerësuar kontributin e FMN-së në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend, të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, përmes programeve konkrete, takimeve dhe konsultave në nivele të ndryshme. Kreu i shtetit ka vënë në dukje se çështjet ekonomike nuk mund të jenë jashtë vëmendjes së tij, për shkak të rëndësisë së tyre të posaçme për stabilitetin e vendit dhe në këtë drejtim ai ka theksuar se është i angazhuar seriozisht për të nxitur dhe mbështetur bashkëpunimin mes të gjitha strukturave dhe organeve përkatëse në vend. Po kështu, drejtuesit e FMN-së kanë informuar Presidentin Moisiu në lidhje me situatën e përgjithshme makroekonomike, fiskale dhe atë financiare. Gjithashtu, ata kanë vlerësuar interesimin e Presidentit Moisiu për çështjet ekonomike të vendit, procesin e konsultimit dhe të diskutimit, si dhe rolin e tij për gjetjen e konsensusit për sa u përket çështjeve të rëndësishme për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë shqiptare. Të njëjtën temë diskutimi në lidhje me zhvillimet ekonomike në vend dhe miratimin e ligjeve më të fundit nga qeveria, Presidenti Moisiu e ka diskutuar edhe me anëtarët e bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, të kryesuar nga Presidenti i Dhomës, Xhefri Grifin. Sipas njoftimit të bërë nga zyra e shtypit e Presidentit Moisiu, bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar për sa i përket ligjit për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë. Përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë i kanë shprehur Presidentit mendimet dhe argumentet e tyre për këtë ligj, për të cilin mendojnë se duhet të rishqyrtohet në bazë të një dialogu më të gjerë me grupet e interesit, si dhe të partneritetit dhe barazisë së biznesit përpara ligjit. Ndërsa Presidenti Moisiu, nga ana e tij, pasi ka dëgjuar me vëmendje vërejtjet e përfaqësuesve të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ka vënë në dukje se do të vijojë konsultimet për sa i përket këtij ligji dhe se vendimi i tij do të bazohet në parimet themelore dhe në frymën e Kushtetutës së Shqipërisë. Nga burime pranë Presidencës mësohet se kreu i shtetit do t‘i vazhdojë ende konsultimet për ligjin ndaj gjobave ndaj biznesit, pasi ai është i interesuar që të dekretojë një ligj në respekt të Kushtetutës; dhe Kushtetuta e përcakton qartë që ligji duhet të jetë i pranueshëm nga të gjithë, për të gjetur hapësira sa më të mëdha zbatimi. Por, deri më tani, vlen të theksohet se ligji i paraqitur nga qeveria dhe i miratuar në Kuvend me mjaft debate nuk është pritur mirë nga grupet e interesit, të cilat janë shprehur se duhet të ketë një ligj për të luftuar informalitetin, por varianti i hartuar nga qeveria nuk është i saktë. Ata i kanë kërkuar Kryeministrit që ky ligj të kthehej, për ta rishikuar dhe rindërtuar, edhe një herë. Po të njëjtën gjë i kanë kërkuar edhe kreut të shtetit gjatë takimit me të, mosdekretimin e ligjit, duke e kthyer atë sërish në Kuvend për t‘u rishikuar edhe një herë, pasi në formën që ka aktualisht ai diskriminon bizneset në vend. Tashmë kreut të shtetit nuk i kanë mbetur edhe shumë ditë për të vendosur nëse do ta dekretojë apo jo këtë ligj.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

FMN kundër qeverisë: Të mos aplikojë taksën e sheshtë

"Taksa e sheshtë, e panevojshme"

Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur dje se angazhimi i ndërmarrë nga qeveria për vendosjen e taksës së sheshtë është i panevojshëm dhe i nxituar në këto momente. Sipas tij, kjo reformë në sistemin e taksave, pikërisht tani, ishte e panevojshme dhe se sistemi aktual ishte i pranueshëm. Po sipas tij, e vetmja taksë që duhet të ulet është ajo e punës. Këtë koment, shefi i Misionit për Shqipërinë, Istvan Szekely, e ka bërë pas takimit të zhvilluar me Presidentin e Republikës, ku ky i fundit është konsultuar me ta për ligjin e gjobave ndaj biznesit. "Me sa kemi kuptuar në fillim flitet për taksën e të ardhurave personale, nuk mendojmë se është një gjë që duhet të ndryshohet në mënyrë urgjente. Ajo që doja të theksoja është se, nuk mendoj se ka nevojë për ndërhyrje urgjente, sepse sistemi i taksave është në përgjithësi i mirë, por gjëja më e rëndësishme që ne shikojmë është që të ulet taksa mbi punën", është shprehur Szekely. Drejtuesi i FMN-së është shprehur se ata do ta mbështesin KESH-in për përmirësimin e situatës financiare. "Çështja kryesore për ne tani është KESH-i. Duhet të gjejmë një zgjidhje që të stabilizojmë situatën financiare të KESH-it dhe në të njëjtën kohë të mbështesim biznesin dhe ekonominë. Pas takimit me kreun e shtetit shqiptar, shefi i Misionit të FMN-së në Shqipëri nuk ka dashur të bëjë asnjë koment të veçantë në lidhje me ligjin e miratuar nga mazhoranca për ligjin e gjobave ndaj biznesit, pasi ka theksuar se ky ligj është në proces diskutimi.


FMN: Taksa e sheshtë, e panevojshme



Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka quajtur të panevojshëm dhe të nxituar angazhimin e ndërmarrë nga qeveria për vendosjen e taksës së sheshtë në janar të vitit të ardhshëm. Shefi i misionit të FMN-së për vendin tonë, Istvan Szekely, tha se sistemi i taksave në Shqipëri nuk ka nevojë për ndryshime rrënjësore urgjente. "Qeveria duhet të mbajë parasysh se çdo vendim që merret, duhet të mos prekë nivelin e të ardhurave buxhetore, pasi në këtë moment buxheti i shtetit nuk mund t‘i lejojë vetes reduktim të të ardhurave", tha Szekely. Këtë deklaratë shefi i misionit të FMN-së e bëri pas një takimi pune që zhvilloi me Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu. Edhe këtë herë FMN-ja ka ripërsëritur rekomandimin e vazhdueshëm për uljen e taksave të punës. "FMN mendon se të vetmet taksa ku janë të nevojshme ndërhyrjet urgjente, janë taksat e punës", tha Szekely. Por ndryshe nga të gjitha vendet që kanë aplikuar më parë taksën e sheshtë, qeveria shqiptare nuk ka parashikuar ulje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe atyre shëndetësore. Projekti i qeverisë për taksën e sheshtë parashikon njësimin në nivelin 10 për qind të tatimit mbi fitimin dhe tatimit mbi të ardhurat personale duke lënë jashtë saj taksat e punës ose, siç njihen ndryshe, kontributet. Në takimin me Presidentin, misioni i FMN-së ka diskutuar edhe për ligjin e gjobave. Në lidhje me këtë pikë, FMN-ja ende nuk ka shprehur ndonjë qëndrim zyrtar, por Szekely tha se do të konsultohet në fillim me të gjitha grupet e interesit dhe më pas do të japë një prononcim publik në lidhje me këtë çështje.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Financat e KESH-it trembin FMN-në

Që prej fundit të vitit të kaluar, kur Shqipëria u përball me krizën e fundit energjetike, KESH-i ka importuar sasi rekord energjie nga jashtë. Kësaj situate iu bashkëngjit edhe konjuktura e çmimeve të energjisë në tregun ndërkombëtar, që në tremujorin e fundit të vitit të kaluar u trefishuan krahasuar me muajt e parë të 2006-ës. Fondet e shpenzuara për blerjen e energjisë në periudhën pik të krizës arritën deri në 1 milion euro në ditë. Shpenzimet e blerjes së energjisë për tremujorin e parë të këtij viti kapin shifrën e 50 milionë eurove, gati sa totali mesatar i importeve në një vit gjatë pesëvjeçarit të fundit. Madje, importi i sivjetshëm parashikohet të kushtojë 163 milionë euro për korporatën, shifër kjo që përbën rreth 80% të të ardhurave vjetore të vetë KESH-it. Kjo nuk është parë me sy të mirë nga FMN-ja. Megjithëse KESH-i prej vitesh ka qenë nën monitorimin e Bankës Botërore, këtë herë frika se mos importet e energjisë do të prekin edhe buxhetin e shtetit ka vënë në lëvizje FMN-në. "Problemi ynë kryesor tani është gjendja financiare e KESH-it. Duhet të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të rregulluar bilancin e kompanisë", përfundoi Szekely.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ruli shpërfill shqetësimin e FMN-së për KESH-in

Menjëherë pas shqetësimeve të FMN-së në lidhje me situatën jo të mirë financiare të KESH-it, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, deklaroi se qeveria do të vazhdojë blerjen e sasive të mëdha të energjisë nga importi, pavarësisht kostos së lartë dhe efekteve negative që kjo mund të ketë në buxhetin e shtetit. Duke kundërshtuar në mënyrë indirekte qëndrimin e FMN-së, Ruli tha se kostoja e importit të dritave në buxhet është shumë më e vogël nga ajo që mund të sjellë mosfurnizimi me energji për ekonominë shqiptare. "FMN shikon vetëm buxhetin, pasi ai është misioni i saj. Qeveria merr në konsideratë edhe implikimet në ekonomi. Ne mendojmë se mosfurnizimi me energji i vendit ka efekte negative shumë më të mëdha në ekonomi, se shpenzimi i parave për blerjen e energjisë", tha Ruli. Sipas tij, KESH po vazhdon të importojë energji në sasi të mëdha dhe qeveria e ka udhëzuar korporatën që të rrisë më tej importet. "Në rast se do të kishim mundësitë teknike, ne do të importonim edhe më shumë, për shkak se vera që po afron do të jetë më e thatë se ky sezon dhe na duhet të krijojmë rezervën e nevojshme", tha Ruli.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

"Albtelekom", në prag të shitjes

Ndërkohë Ruli ka konfirmuar edhe lajmin e publikuar disa ditë më parë nga gazeta "Shqip", për rifillimin e negociatave me kompaninë turke "Calik" për shitjen e "Albtelekom"-it. "Mund të them se kanë filluar procedurat për regjistrimin në gjykatë të konsorciumit mes dy kompanive e me zgjidhjen edhe të disa detajeve të tjera teknike gjithçka do të jetë gati për marrëveshjen përfundimtare", tha Ruli. Sipas tij, pala turke ka pranuar edhe kushtin tjetër të cilësuar si të panegociueshëm nga qeveria shqiptare, që ka të bëjë me heqjen e shërbimit të roaming-ut për blerësin e "Albtelekom"-it. Me plotësimin e këtij kushti nga ana e kompanisë turke, zgjidhet edhe pengesa e fundit që mbante dy palët larg marrëveshjes, çka do të thotë se shumë shpejt "Calik" do të bëhet pronari i ri i "Albtelekom"-it.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

KESH siguron energjinë, problem vetëm lekët

Korporata siguron furnizmin me energji elektrike arka është bosh

KESH bëri të ditur dje se nga kërkesa që i'u dërgua 29 shoqërive të tregtimit të energjisë elektrike, sasia e nevojitur për muajin Maj u kontraktua brenda datës 27 Prill 2007, nga 5 shoqëri, që e ofruan atë me çmimet më të ulëta. Sipas burimeve të KESH-it, janë shoqëritë EGL, Zvicër, EFT, Serbi, CEZ, Ceki, Rudnap, Serbi si edhe EZPADA, Ceki të cilat së bashku do të ofrojnë një sasi prej 150 240 MËh të ndara në lote, me një çmim që varion nga 43.6 deri në 47.21 Euro/MËh. Ndarja në lote është bërë në kombinim me remontet e planifikuara që do të realizohen në linjën Bullgari-Greqi-Shqipëri nga data 7-31 Maj, me qëllim marrjen e maksimumit të energjisë nga kapacitetet e ofruara. Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se, është duke importuar maksimumin e nevojshëm për të siguruar energjinë elektrike për konsumatorët dhe ruajtjen e rezervës hidrike, duke pasur parasysh që situata klimaterike është drejt ngrohjes, që parashikon një verë të thatë e pasuar po kështu edhe nga dimri. Aktualisht konsumi arrin ne nivelet 14.97 milion Kwh/ditë. Niveli i Fierzes ka arritur ne 276.88 m ndërkohë që prodhimi është 6.64 milion kWh dhe importi arrin në 8.33 milion kwh. Fierza rritet me 14 cm në ditë.

E Merkure, 02 Maj 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Berisha: Taksë e sheshtë po me “gunga”

Kryeministri tha dje se do të sajojë disa forma që mos preken të varfërit

Kryeministri Berisha deklaroi dje se qeveria është e vendosur të zbatojë taksën e sheshtë dhe se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk është shprehur kundër. Por Shqipëria duket se do të zbatojë një formë të veçantë të taksës së sheshtë pas ndjeshmërisë së kryeministrit për shtresat e varfëra. Lidhur me pyetjen, se a prek kjo ata që marrin paga të ulëta, Berisha tha “unë e them me bindje se qeveria është e vendosur t’i mbrojë ata dhe ne do t’i mbrojmë ata, sepse ne duhet të vendosim një barazi para ligjit”. Më tej kryeministri theksoi se “taksa e sheshtë, në pamje të parë është barazi para ligjit. Por kjo barazi duhet të modelohet dhe ne po punojmë për skemat e modelimit. Punonjësit me rroga të ulëta nuk do ta ndjejnë peshën e saj në mënyrë absolute”.
Lidhur me kundërshtimet e FMN-së se nuk nuk është tani momenti për taksën e sheshtë, të interpretuar nga mediat si kundërshtim për politkën e qeverisë, kryeministri tha se taksa e sheshtë nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. “Taksa e sheshtë është elementi i parafundit i revolucionit fiskal të kësaj qeverie dhe përbën një nga arritjet më të mëdha në përpjekjen tonë për të tërhequr investimet e huaja”, cilësoi Berisha.
Polarizimi i shoqërisë
Sipas një studimi të Bankës Botërore Shqipëria është një nga vendet me shpërndarjen më të drejtë të të ardhurave për frymë. Por kryeministri shqiptar mendon ndryshe. “Shqipëria, në rast se nuk bëhen disa ndërhyrje të shpejta dhe të fuqishme kundër informalitetit, është në një proces polarizimi të tmerrshëm, është një vend në të cilin të varfërit shkojnë drejt një varfërie edhe më të madhe, por jo vetëm të varfërit, por edhe ata që janë mbi ta, ndërkohë që të tjerët, në hije, një pjesë e tyre, shkojnë drejt pasurimit të rrufeshëm”. Berisha e ka konsideruar këtë si të papranueshme.
Pagat me mashtrime
Sipas Berishës janë rreth 240 mijë shqiptarë, 140 mijë në sektorin publik të administratës qendrore dhe asaj lokale, ndërkohë që janë rreth 90 mijë punonjës me rroga të ulëta në sektorin privat, të cilët me taksën që paguajnë për kontribute të sigurimeve shoqërore dhe me taksën që paguajnë për tatimet mbi të ardhurat, kontribuojnë me 2/3 për pensionistët e këtij vendi. “Në qoftë se ne u lëmë një grupi rrogëtarësh të shtetit dhe një grupi rrogëtarësh të ulët të sektorit privat, barrën e gjysëm milionë shqiptarëve që janë pensionistët, kjo përbën një barrë që shkon duke u rënduar çdo ditë e më shumë për ta. Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër veçse një ndërgjegje shoqërore, e cila është e domosdoshme për çdo shoqëri, që pagat të deklarohen siç janë”, u shpreh Berisha. “Është shumë e thjeshtë të marrësh 2 milionë lekë dhe të deklarosh se merr 200 mijë, por në këtë mënyrë mashtron 10 herë taksën mbi të ardhurat dhe mashtron 3 herë taksën mbi kontributet shoqërore” citoi Berisha.

E Merkure, 02 Maj 2007
 
Top