Re: Lajme ekonomike!
Citigroup kërkon të blejë AMC
Banka amerikane Citigroup kërkon monopolin grek OTE e nëpërmjet saj Cosmotenë dhe AMC-në
Altin Xhikneli
Citigroup, banka më e madhe investimeve kërkon të blejë kompaninë greke OTE, e cila ka nën pronësi dhe kompaninë shqiptare AMC. Sipas agjencive të huaja të lajmeve, analistët e bankës Citigroup janë duke bërë llogaritë e tyre për të blerë kompaninë greke e cila për ta gjithsesi përfaqëson një risk në treg. Çmimi i përcaktuar si objektiv për blerjen e aksioneve është rreth 25 euro për një aksion. Por çdo efekt “blerje” e bërë nga Citigroup i rrit çmimin në bursë kompanisë greke e kësisoj analistët e bankës po tregohet të kujdesshëm në përllogaritje. Mazhoranca e aksioneve të kompanisë greke OTE e ka qeveria greke me 38.7%. Ndërkohë që OTE, ka 67% të kompanisë së telefonisë së lëvizshme Cosmote dhe 33% të tjera janë me ofertë publike. Kështu, që rrjedhimisht, pronari i AMC-së që është Cosmote me 85% të aksioneve, nëse do të shitet tek Citigroup do të ndërrojë pronësi dhe në Shqipëri. OTE, është kompania e dytë më e madhe nga pronësia shtetërore në shtetin Helen. Ajo ka rrjetin më të madh të telefonisë fiske në Greqi dhe zotëron pjesën më të madhe të tregut të telefonisë së lëvizshme.
Vetëm të ardhurat e operatorit të telefonisë së lëvizshme Cosmote përgjatë 5 shteteve në Europë llogariten të jenë 1.78 miliardë euro për vitin 2005. Ndërkohë të dega e saj në Shqipëri, AMC ka realizuar të ardhura vjetore për vitin 2005 në vlerën e 137 milionë euro. Blerja nga ana e bankës më të madhe të investimeve në botë Citigroup, të kompanisë me pronësi shtetërore OTE rrjedhimisht do të sjellë dhe një ndryshim pronësie në operatorin shqiptar AMC. Por duhet patur parasysh që deri tani blerja e gjigantit grek të telefonisë OTE është një plan i cili nuk pritet të realizohet shpejt.
Austriakët heqin dorë
Telekom Austria nuk është më i interesuar për blerjen e kompanisë greke OTE. Sipas burimeve zyrtare, nga Telekom Austria vendimi për të mos marrë pjesë në blerjen e kompanisë greke ka ardhur pasi Telekomi Austriak nuk do të marrë pjesë në menaxhimin e kompanisë greke. Pas disa lajmesh të botuara në shtyp mbi mundësinë e privatizimit të kompanisë shtetërore greke OTE, bëhej fjalë për një privatizim të mundshëm të 10-15 % të aksioneve të kësaj kompanie nga Telekom Austria. Por qeveria greke pat vendosur që shesë 10-15% të aksioneve të investitorëve shtetërore por pa i dhënë menaxhimin austriakëve. Kështu, pas këtij vendimi, austriakët, kanë hequr dorë pasi kjo nuk do t’i lejonte ata të gjeneronte të ardhura sipas planit të tyre.
Profili i Citigroup
Citigroup është një kompani hollding e cila për vitin 2005 ka patur të ardhura prej 121 miliardë dollarë. Numri i punonjësve të kësaj kompanie është 2 600 dhe aktivitetet saj kryesore janë të fokusuara në banka, tregun e sigurimeve, bankë investimesh etj. Kjo kompani është më e madhja në botë dhe sipas disa të dhënave Citigruop zotëron 5% të gjithë tregut botërore.
E Shtune, 21 Prill 2007