Lajme ekonomike!

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Rinasi jashtë tregut të transitit

Plani gjerman është që Aeroporti i Athinës të bëhet nyje për fluturimet drejt Mesdheut. Rinasi prishte punë

Altin Xhikneli

Duket se interesat për koncesionin e Aeroportit të Rinasit i kalojnë kufijtë kombëtarë. Plani i kompanisë Hochtief, që tashmë ka marrë Aeroportin e Rinasit me koncesion nuk është rastësor dhe thjesht për të bërë biznes në Shqipëri. Kompania gjermane ka patur interesa të tjera më të mëdha. Hochtief, kërkon të bëjë aeroportin e Athinës, nyje për fluturimet drejt Mesdheut Lindor dhe duke qenë se i vetmi konkurrent potencial për ta penguar këtë plan ishte Aeroporti i Rinasit, atëherë e mori dhe këtë me koncesion. Në një shkrim të gazetës Britanike, Financial Times, bëhen të ditura rezultat e kompanisë që menaxhon aeroportin e Athinës për viti 2006. Sipas Financial Times, kur Hochtief mori me koncesion aeroportin e Athinës, Greqia u zotua të mos hapë dy aeroporte ushtarake, pranë qytetit, për fluturimet me kosto të ulëta. Dhe kësisoj, Hochtief do të bëhej pika lidhëse midis Evropës për në Mesdhe, por aeroporti i Rinasit mund të prishte punë, atëherë ata e morën dhe atw me koncesion. Ndryshe nga koncesioni i Athinës, ai i Tiranës ishte me plot e përplot benefice. Sipas kontratës, Hochtief, zotëron 40 për qind të aksioneve të Aeroportit të Athinës, në një konçension 30-vjeçar. Pjesa e mbetur prej 5 për qind të aksioneve i takon kompanisë private greke të energjisë dhe ndërtimeve,Kopelouzos. Ndërsa 55% i takojnë qeverisë greke. Pra shteti grek gjithsesi është jo vetëm i interesuar, por dhe përfitues direkt i kësaj lëvizje. Financial Times shprehet se “Grupi më i madh i ndërtimeve në Gjermani, nisi ndërtimin e aeroportit, me vlerë 2.2 miliard euro, në kuadër të një projekti për Lojrat Olimpike të Athinës, në vitin 2004, duke synuar zhvillimin e tij si një nyje e rëndësishme për Mesdheun Lindor. Shteti grek zotëron 55 për qind të AIA, aeroporti i parë ndërkombëtar i ndërtuar si një partneritet privat publik”. Pra e strategjia e kompanisë gjermane ishte që të ketë aksesin kryesor për fluturimet low cost drejt Mesdheut nëpërmjet aeroportit të Athinës. Kështu, Hochtief bëri një blerje territoriale për të arritur qëllim i saj. Kontrata me qeverinë greke ishte që të mos përdoreshin dy aeroportet e tjera ushtarake për qëllime fluturimesh civile, dhe ajo me qeverinë shqiptare që përveç Rinasit të mos lejohej asnjë aeroport tjetër në territorin e Shqipërisë, duke siguruar eksluzivitetin për 20 vjet.

E Shtune, 14 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Kleçkat e taksës së sheshtë

Sheshimi fiskal që do detyrojë të varfrit të paguajnë më tepër dhe të pasurit më pak

Altin Xhikneli

Qeveria po propagandon me forcë taksën e sheshtë në një miks politikash fiskale të cilat hidhen me frymë liberale dhe përfundojnë me veprime konservatore. Kështu, taksa e sheshtë e cila do të jetë në nivelin e 10% për tatimin mbi të ardhurat personale, tatimin mbi fitimin dhe atë të sigurimeve shoqërore pritet të varfërojë punonjësit që kanë pagat e ulëta, dhe të favorizojë ata me paga të larta. Deri tani në praktikë, asnjë politikë fiskale nuk ka dhënë rezultatin e pritur nga këndvështrimi i sipërmarrësit apo punonjësit, ndërkohë që taksambledhësit kanë mbetur përsëri të kënaqur si rezultat i metodës afrofe të taksimit. Kundërshtarët, e taksës së sheshtë kanë në thelb argumentin se kjo taksë do t’i bëjë që të paguajnë më shumë ata që kanë të ardhura më të ulta ndërkohë që ata që kanë të ardhura të larta do të lehtësohen. Një nga fjalimet që ka ministri i Financave britanik Gordon Braun është shprehur se “Kjo taksë konsiston që milionerët të paguajnë të njëjtën normë takse sa paguan dhe një infermiere e cila ka pagën minimale”. Për këtë ai nuk është dakord, dhe kështu sot e kësaj dite Britania e Madhe zbaton taksën progresive.
Skema e qeverisë
Por qeveria shqiptare, përsëri po bën përpjekje të tjera për ta zbutur këtë efekt, e për rrjedhojë kjo përsëri nuk do të jetë një taksë e sheshtë e pastër, por e shoqëruar me një sërë masash. Ekuacioni do të jetë i thjeshtë, taksa do të jetë e sheshtë, por të ardhura nuk duhet të bien. Kështu, qeveria ka ngritur një grup pune i cili po shqyrton problemet që mund të sjellë taksa e sheshtë. Skema që do të përdorë qeveria është që të rritet paga minimale, e kështu ata që kanë pagën më të ulët tani do taksohen më shumë por me një pagë më të lartë. Kështu, nuk do të ketë pakënaqësi. Kjo skemë në fakt, mund të ketë efekte në administratën publike, pra 108 mijë punonjësit atje, por për qindra të tjerë që punojnë në sektorin privat kjo do të thotë taksa më të larta. Humbësit e sheshimit të taksave do të jenë punonjësit të cilët kanë pagat e ulëta, pra që aktualisht futen në skemën e taksës progresive. Kështu, aktualisht, në skemën aktuale punonjësit të cilët kanë një pagë 14-40 mijë lekë në muaj, taksohen me një vlerë, 5% mbi shumën 14 mijë lekët. Taksa e sheshtë do të bëjë që ky grup punonjësish i cili në fakt, është shumica të paguajnë 10% mbi totalin. Ithtarët e taksës progresive shprehen se “100 dollarëshi-i i të ardhurave të një familje e cila jeton në kufirin e varfërisë, është më i madh sesa 100 dollarëshi i fundit i të ardhurave të një milioneri, dhe kjo është e padrejtë pasi godet shtresën më të varfër”. Mbi këtë bazë shtetet më të zhvilluara nuk e aplikojnë taksën e sheshtë.
Vendet me taksë të sheshtë
Estonia , Letonia, Lituania kanë një nivel takse të sheshtë respektivisht 24%, 25% dhe 33%. Në janar të 2001, Rusia zbatoi nivelin taksës së sheshtë prej 13% për të ardhurat personale gjë e cila u ndoq më pas dhe nga Ukraina në vitin 2003. Ndërkohë që Sllovakia që në vitin 2004 ka një taksë të sheshtë në nivelin 19% për tatim fitimin, tatimin mbi të ardhurat personale dhe TVSH-në. Kurse Rumania ka aplikuar një taksë të sheshtë prej 16% në tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatim fitimin që në janar të vitit 2005.

E Shtune, 14 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

KORÇE/ Firma "Spahiu Gjanç" do ta menaxhojë për 30 vjet hidrocentralin që do furnizojë 20 fshatra

Jepet me koncesion hidrocentrali i pari

Kryeministri Berisha merr pjesë në inaugurimin e veprës energjetike


Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka zbritur në qytetin e Korçës për të inauguruar të parin hidrocentral lokal të dhënë me koncesion, hidrocentralin e Gjançit. Berisha, i cili ka prerë shiritin e përurimit dhe ka shtypur edhe butonin e sistemit të automatizuar për vënien në funksion të këtij hidrocentrali, ka thënë se shfrytëzimi i burimeve për prodhimin e energjisë dhe dhënia me koncesion e hidrocentraleve të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, do t‘i hapë rrugën edhe furnizimit më të mirë të popullatës me energji elektrike, duke shfrytëzuar të gjitha burimet e mundshme për prodhimin në vend të energjisë. "Ky sukses është një garanci për suksese të tjera. Ky është një shembull për të inkurajuar të gjithë biznesmenët që të investojnë në këtë sektor të rëndësishëm. Ne si qeveri garantojmë se do të bëjmë çdo përpjekje që të inkurajojmë dhe mbështesim edhe 100 hidrocentrale të tjerë. KESH-i dhe Ministria e Ekonomisë do të zbatojnë kuadrin më të favorshëm për koncesionet dhe do të krijojnë mundësi që mallin ta shesin me çmime të leverdisshme. Qeveria do të jetë aktive në investime të tilla të rëndësishme dhe në sigurimin e investitorëve të tjerë", ka thënë Berisha në fjalën e tij. Hidrocentrali, i cili ndodhet 15 kilometra larg qytetit të Korçës, ka një kapacitet prej 3 megavat, me një prodhim vjetor 6 deri në 8 milionë kilovat/orë energji. Ky hidrocentral i është dhënë me koncesion për 30 vjet kompanisë "Spahiu Gjanç", me një investim prej 1 milion e 21 mijë eurosh. "Me këtë vepër spikat së pari suksesi i partneritetit publik privat dhe ky sukses është garanci për suksese të tjera të hidrocentraleve të këtij kalibri. Vetëm hidrocentralet ndër 10 megavat, të marra së bashku, shumë shpejt me kompletimin e tyre në mbarë vendin do të mund të prodhojnë energji sa një prej HEC-eve më të mëdhenj të vendit", është shprehur Kryeministri. Prodhimi i këtij hidrocentrali deri në momentin që është marrë me koncesion për 13 vjet me shtrirje kohore nga vitit 1991 dhe deri në 2004, ka pasur një kapacitet prej 9 milionë kilovat/orësh, kapacitet i cili është dyfishuar pas marrjes nga kompania private. Kompania ka kryer një sërë punimesh rehabilituese në përputhje me marrëveshjen e koncesionit, ndërsa me asistencën e një kompanie austriake ka kryer punime në pajisje dhe makineri duke rinovuar tërësisht sistemin e komandimit dixhital.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Harresa

Nuk marrin pjesë autoritetet lokale



Përurimi i hidrocentralit të Gjançit, një nga veprat më të rëndësishme për prodhimin lokal të energjisë elektrike në këtë zonë, është bërë pa prezencën e autoriteteve lokale. Në ceremoninë e rastit të inaugurimit të kësaj vepre kanë munguar përfaqësuesit e pushtetit vendor nga të treja institucionet, prefektura, qarku dhe bashkia e qytetit të Korçës. Berisha nuk ka mbajtur në qytetin juglindor ndonjë takim me autoritetet e zonës, ndërsa është ndalur vetëm në veprën që e ka vënë vetë në punë me shtypjen e një butoni.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

"Të respektojmë marrëdhëniet mes shtetit dhe biznesit"

Takimi i Rulit me biznesin në Korçë


Takimin e parë pas ristrukturimit të dhomave të tregtisë ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, e ka mbajtur me biznesin korçar, prej të cilit ka kërkuar sugjerime dhe rekomandime lidhur me reformat dhe kryesisht ato rregullatore, që përmirësojnë marrëdhëniet midis shtetit dhe biznesit në favor të interesit publik. Duke përmendur edhe faktin se për motive politike qeveria me vendimmarrjet e saj mund të sjellë edhe këndvështrime të kundërta nga ana e biznesit apo konflikte për shkak të pakënaqësisë, Ruli "ka thënë se më të rëndësishme janë marrëdhëniet institucionale shtet-biznes". Ai ka deklaruar para biznesit korçar se qeveria ka aplikuar politikat e duhura ndaj biznesit, madje në programet e qeverisë me prioritet është parë sektori privat, por sipas Rulit, politika më e rëndësishme është reforma rregullatore. "Edhe pse biznesi sot është më i ndjeshëm ndaj politikave fiskale dhe taksave, reforma rregullatore është më e rëndësishme, edhe pse më pak e perceptueshme, pasi më shumë se pesha e taksave dhe ajo fiskale, ajo që rëndon dhe pengon është pesha e burokracisë. Prandaj kjo reformë rregullatore është ajo që lehtëson dhe heq barrierat. Kështu, një punë e mirë është bërë lidhur me licencimet që ka qenë edhe procesi kryesor i kësaj reforme, ndërsa më tej se lehtësimet në procedurat e licencimit do të hapet edhe një qendër për regjistrimin e bizneseve, ku tashmë biznesi nuk do të regjistrohet vetëm në gjykatë, por do të ketë në rrethe nga një qendër ku të mund të paraqitet. Ndërsa ka pritur sugjerime dhe rekomandime nga ana e biznesit lidhur me bashkëpunimin me qeverinë, përfaqësues të sipërmarrjeve private në Korçë kanë kërkuar nga ministria që të kthejë përgjigje në kohë ndaj kërkesave që i drejtohen këtij institucioni të lartë nga ana e biznesit për problemet dhe vështirësitë që has.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ngërçi te ndërtimi, faji Bashkive

Banka e Shqipërisë: planet rregulluese po mbajnë peng sektorin e ndërtimit


Sektori i ndërtimit po përballet me probleme të mëdha e sidomos ato afatgjatë. Banka e Shqipërisë, në raportin e saj përfundimtar bën të ditur, se ecuria afatgjatë e sektorit të ndërtimit është problematike. Gjatë viteve të fundit aktiviteti i ndërtimit është kthyer në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, si për shkak të peshës në prodhimin e përgjithshëm, ashtu edhe për shkak të ritmeve të larta të rritjes, të evidentuara në këtë sektor. Prej disa vitesh, rritja vjetore e këtij sektori është luhatur në nivelet 10 – 15 për qind, gjë që ka bërë që ky sektor të renditet i pari për nga zhvillimi, midis të gjithë sektorëve të ekonomisë. “Megjithatë, treguesit e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të aktivitetit të prodhimit në këtë sektor, tregojnë se ecuria e mëtejshme kërkon një vëmendje më të madhe, veçanërisht në orientimin më të mirë të resurseve financiare, private apo publike”-thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
Kështu, në raport thuhet se zhvillimet në degën e ndërtimit gjatë viteve të fundit, veçanërisht përqendrimi i skajshëm i ndërtimeve në territore të caktuara, dëshmojnë për mungesën e vazhdueshme të vizionit të zhvillimit urban, duke mos garantuar qëndrueshmërinë afatgjatë të degës. Për më tepër ende dega e ndërtimit vazhdon të mbizotërohet nga ndërtimet për banesa, duke lënë shumë prapa zëra të tjera strategjike siç janë investimet në infrastrukturën rrugore, në ndërtime industriale, në bonifikime dhe infrastrukturë bujqësore përfshirë dhe investime të tjera që lidhen drejtpërdrejtë me cilësinë e jetës në komunitet e vogla urbane dhe rurale.
Viti 2006 më keq
Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, zhvillimet e verifikuara në vitin 2006, tregojnë për një ngadalësim të zgjerimit të aktivitetit ndërtues, ndërkohë që mbetet akoma për t’u vlerësuar aktiviteti gjatë tremujorit të fundit të vitit, që sapo u mbyll. Shitjet përfundimtare të ndërmarrjeve ekonomike në sektorin e ndërtimit, në terma vjetorë, kanë shënuar një rritje modeste prej rreth 4 për qind. Konsumi i dukshëm i çimentos gjatë nëntëmujorit të parë të vitit ka qenë pothuajse i njëjtë me atë të vitit 2005.
Lejet, bie kërkesa për qendra tregtare
Numri i lejeve të reja të ndërtimit të dhëna gjatë periudhës janar-shtator 2006, ka qenë pothuajse i njëjtë me atë të së njëjtës periudhë të një viti më parë. Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, pjesa dërrmuese e ndërtimeve të reja kanë qenë ndërtime për banim. Në krahasim me vitin 2005, është vërejtur rënie në numrin e lejeve për ndërtesa tregtare dhe rritje në numrin e lejeve për ndërtesa industriale. Ndërtimet e reja deri në fund të muajit shtator të vitit 2006, kanë përfaqësuar rreth 70 për qind të vlerës së ndërtimeve gjithsej.

E Hene, 16 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Emigrantët rritën çmimin e banesave

Studimi: Zvogëlimi i numrit të lejeve të ndërtimit rriti çmimet

Altin Xhikneli

Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një studim të sajin për të analizuar tregun e pasurive të patundshme në vend. Në këtë vrojtim morën pjesë 16 agjenci të pasurive të patundshme, 12 firma ndërtimi dhe 17 banka tregtare. Kështu, sipas kësaj studimi rezulton se në tregun e pasurive të patundshme, vlerësohet se apartamentet e banimit përbëjnë 68 për qind të sipërfaqeve të ndërtuara, kurse pjesa tjetër janë ambiente biznesi. “Megjithatë, sikurse pranohet nga pjesa më e madhe e aktorëve të tregut, numri i shitblerjeve të apartamenteve ka ardhur në rritje, gjatë vitit 2006. Ndërsa e kundërta ka ndodhur me ambientet e biznesit. Pjesa më e madhe e të intervistuarve shprehen se ka rënie të shitblerjeve të këtyre ambienteve, si pasojë e reduktimit të kërkesës për to, gjatë të njëjtës periudhë”-thuhet në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë. Sipas saj, faktori kryesor që ka shkaktuar rritjen e çmimeve nga ana e ofertës, është zvogëlimi i numrit të lejeve të ndërtimit. Ndërkohë, reduktimi i sipërfaqeve të ndërrueshme dhe çmimi i truallit, janë cilësuar të një rëndësie mbi nivelin mesatar që ka ndikuar nga ana ofertës, rritjen e çmimeve. Faktorë kryesorë që nxisin kërkesën për apartamente banimi cilësohen si më të rëndësishme, kërkesa në rritje për strehim e shtyrë dhe nga lëvizjet demografike, rritja e preferencës për të investuar në periudha afatgjata si dhe rritja e të ardhurave të individëve (në veçanti e emigrantëve
Tregu i Tiranës
Nga opinionet e mbledhura për ecurinë e çmimeve në zona të ndryshme të Tiranës, vihet re një luhatshmëri e ndjeshme nga njëra zonë në tjetrën. Një fakt i tillë mund të vijë si rezultat jo vetëm i shumëllojshmërisë së apartamenteve me karakteristika specifike, që ndodhen në zonat e ndryshme por dhe si pasojë e kërkesës së lartë. Nga përpunimi i opinioneve vihet re se ndryshimi i qirave sipas zonave varion në intervale më të ngushta. “Oferta e lartë e shtëpive që jepen me qira, duket të krijojë një treg me konkurrencial dhe më pak hapësira për luhatshmërinë e niveleve të qirave”-thuhet në këtë studim.
Apartamentet e vjetra
Ndërkohë, duket se çmimi i apartamentit nuk ndryshon nëse apartamenti blihet për herë të parë apo rishitet (i vjetër)-thuhet në këtë vrojtim. Çmimet e apartamenteve të rishitura, luhaten ndjeshëm nga njëra zonë në tjetrën. Gjithsesi, disa prej të intervistuarve gjykojnë se vlera e lartë për banesat e ndërtuara para vitit 1990, vjen si prej besimit për një cilësi më të kontrolluar të banesave, ashtu edhe për faktin se shumë nga to janë rikonstruktuar, në përshtatje edhe me kërkesat e kohës.
Pjesa më e madhe e transaksioneve aktuale për blerjen e apartamenteve, bazohet në kursime individuale. Po kështu edhe dërgesat e emigrantëve, vlerësohet të kontribuojnë mesatarisht me 30 për qind, në financimin e blerjeve për apartamente. Sipas opinioneve të mbledhura, pjesa më e madhe e transaksioneve për shitje bëhen në euro, mbi 90 për qind të rasteve.

E Hene, 16 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

1200 tonë arsenik groposen në Fier

BE 1 milion Euro për hapjen e një grope ekologjike për mbetjet ish-Azotikut

Gentjan Ruko

Mbetjet helmuese të ish-Azotikut të Fierit do të “varrosen” po aty. Lajmin e konfirmon për gazetën “ABC” drejtori i ndërmarrjes, Artan Kalemaj. Bëhet fjalë për 1200 tonë mbetje arsenikale, tashmë në gjendje të ngurtë, të futur në thasë dhe vënë mbi një sipërfaqje toke të ish-uzinave të prodhimit të plehrave kimike. Bashkimi Evropian ka vendosur të akordojë 1 milionë Euro për varrosjen e arsenikut të Fierit.
Paratë e BE-së
Më parë, një tjetër fond, po 1 milion Euro, ishte akorduar nga Komuniteti Evropian dhe shërbeu për shndërrimin në gjendje të ngurtë të 850 metrave kub solucion arsenikal, që mbaheshin në 3 kolona. Kjo përmbajtje kishte mbetur prej vitesh. Lënda helmuese përdorej gjatë proceseve në uzinat e prodhimit të plehrave kimike të Fierit, para se ato të mbylleshin në vitin 1993. Më vonë, zyrtarët do të lëshonin alarmin për rrezikun që paraqiste lëngu i arsenikut, i mbajtur në tre kolona. Nëse këto enë do të rrëzoheshin (p.sh., nga ndonjë tërmet) dhe do të çaheshin, arseniku do të rridhte drejt përroit të Gjanicës në Fier dhe nëpërmjet saj, do të derdhej në detin Adriatik, për të ndotur një pjesë të madhe të tij. Në këtë mënyrë, pas trumbetimit edhe në shtyp, nga autoritetet shqiptare, të rrjedhojave të mundshme në një pjesë të madhe të detit Adriatik, Komuniteti Evropian akordoi, në vitin 2003, një fond prej 1 milionë Euro për zgjidhjen e problemit. Në fakt, zyrtarët thanë se ky fond do të bënte të mundur jo vetëm realizimin e kalimit të kimikatit të rrezikshëm nga gjendja e lëngët në atë të ngurtë, por edhe transportimin dhe varrosjen e tij në një varrezë të posaçme, në zonën e Torinos, në Itali. Mirëpo, firma italiane “Selca”, e cila mori përsipër kryerjen e punimeve, vonoi dhe theu disa herë afatet. Më në fund, arriti të realizonte vetëm njërën nga detyrat. Sidoqoftë, lënda helmuese mbeti në Azotik dhe zyrtarë shqiptarë cituan funksionarë të firmës italiane të ishin shprehur se fondi nuk kishte qenë i mjaftueshëm për transportin dhe varrosjen e arsenikut në Itali.
Ndryshimi i ligjit
Ndërkohë, dje, drejtori i ri i Azotikut, Artan Kalemaj, shpjegoi për gazetën “ABC” se ndryshime, të kohëve të fundit, në legjislacionin e Bashkimit Evropian ndalojnë që mbetjet arsenikale të transportohen nga Shqipëria drejt një shteti evropian, për tu asgjësuar. Po ashtu, edhe nëse mbetjet e rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin do t’i nënshtroheshin metodës së djegies në landfill në Itali, kostoja për djegien e një toni konsiderohet të jetë e lartë, duke kapur shifrën e 1000 Eurove. Në të tilla rrethana, është vendosur që në territorin e ish-uzinave, që konsiderohet një zonë e kontaminuar, të hapet një landfill për të groposur të 1200 tonët e arsenikut. Drejtori thekson se kjo duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi disa faktorë atmosferikë, si shirat, apo rritja e temperaturave, shtojnë rrezikun e kontaminimit, duke qenë se thasët me arsenik ndodhen në një vend të hapur. Kalemaj thotë se aktualisht, firma vendase dhe të huaja janë duke bërë disa studime të karakterit gjeologjik, të ndotjes së tokës dhe të ndikimit mbi mjedis të arsenikut, për të përcaktuar kushtet e vendit ku do të groposet. Parashikohet që për landfillin në Azotik, të përdoren lëndë të papërshkueshme (si, zhavorr, argjil dhe polietilen), në mënyrë që të sigurohet izolimi maksimal i arsenikut, kur të jetë groposur. Në atë “varrezë” mund të mbillen pemë, por asnjëherë nuk do të përdoret për banim, sepse do të vazhdojë të konsiderohet një zonë industriale. Parashikohet që landfilli në Azotik të ketë një “jetëgjatësi” mbi 100-vjeçare. Megjithatë, drejtori Kalemaj nënvizon se ndërtimi i landfillit vetëm sa ul rrezikun, por nuk e largon atë. Më vonë, nëse një ditë gjendet një fond tjetër, arseniku mund të zhgroposet dhe të dërgohet për tu asgjësuar me djegie.

E Hene, 16 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

2006, papunësia ulet me 400 vetë

Qeveria dështon në nxitjen e punësimit. Në shtet shkurtohen 2 mijë në privat shtohen 4 mijë

Gert Osmani

Vetëm 400 vetë janë hequr nga lista e të papunëve dhe kanë filluar punë gjatë vitit 2006 nëse krahasojmë shifrat e papunësisë me një vit më parë. Viti 2006 mund të quhet dhe i plotë për drejtimin e qeverisë së z.Berisha pasi 2005 qeverisja ishte e ndarë në dy pjesë. Por të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ekonomia ka frenuar rritjen në 5 për qind nga 6 që kishte qenë një vit më parë. Por fakti më i rëndësishëm mbetet një rritje e papërfillshme e numrit të të punësuarve siç ishte premtuar. Administrata publike ka njohur një shkurtim në total prej 2 mijë personash por opozita reklamon mbi 15 mijë të shkurtuar që janë zëvendësuar kryesisht me militantë. Sektori privat ka punësuar rreth 221 mijë vet ndërsa shifra e të ashtuquajturve të vetëpunësuar se kanë tokë në fshat mbetet e pandryshueshme, në 542 mijë. Gjithsesi sipas shifrave të raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë numri i të papunëve mbetet i lartë në 149 700 vetë për 2006 nga 150 100 që ishte në vitin 2005.
BSH: tregu informal
Banka e Shqipërisë vlerëson se përmirësimi i treguesve të punësimit është një nga përparësitë kryesore për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së një vendi. “Megjithatë, zhvillimet në tregun e punës gjatë viteve të fundit paraqiten të ngadalta, sidomos në krahasim me rritjen e konsiderueshme ekonomike”, shkruhet në raportin vjetor të Bankës që pritet të mbahet javën e ardhshme në Kuvend. Duke përjashtuar pasaktësitë e krijuara nga statistikat, ende të pazhvilluara të punësimit, kjo veçori tregon për problemet strukturore të tregut të punësimit dhe shkallën e ulët të lëvizjes rajonale apo ndërmjet sektorëve ekonomikë të forcës punëtore. Gjatë katër viteve të fundit, vetëm rreth 50 për qind e popullsisë së aftë për punë ka qenë e punësuar. Ndërkohë, mbeten të theksuara dallimet në shpërndarjen midis rajoneve të vendit, të forcës së punës.
Shifrat
Edhe gjatë vitit 2006, rënia në numrin e të papunëve nuk është përputhur me rritjen e numrit të të punësuarve, duke sugjeruar se një pjesë e ofertës për punë është plotësuar jashtë tregut formal të punës. Migrimi i krahut të punës si brenda edhe jashtë vendit, dhe prania e ekonomisë joformale, kanë vështirësuar monitorimin e ecurisë së tregut të punës. Këto dukuri, duket se kanë penguar vlerësimin e saktë të numrit të të punësuarve në sektorin privat bujqësor, i cili për shumë tremujorë rradhazi, ka regjistruar një numër të pandryshuar të të punësuarve. Sipas statistikave zyrtare, në fund të tremujorit të tretë të vitit 2006, forca e aftë për punë ishte rreth 1.084 milionë vetë, ndërkohë që shkalla e papunësisë është vlerësuar rreth 13.8 për qind ose 0.4 pikë përqindjeje më e ulët sesa në fund të vitit 2005.
Sipas INSTAT-it, për sa i përket ndarjes sipas sektorëve privatë të ekonomisë, punësimi u rrit kryesisht në sektorët e tregtisë, të industrisë përpunuese dhe të ndërtimit, të cilët kanë qenë dhe sektorët kryesorë që kanë drejtuar rritjen ekonomike. Forca e punës në sektorin shtetëror ka rënë me rreth 5 mijë vetë, ndërkohë që sektori privat jobujqësor ka regjistruar një rritje të numrit të të punësuarve, prej rreth 8 mijë vetësh.

E Hene, 16 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

"Konfindustria" kërkon që drafti të mos votohet sot në Kuvend, por t‘u rikthehet për diskutime grupeve të interesit

Biznesi, apel Berishës: Të shtyhet ligji i gjobave

Propozohet një paketë alternative ligjore, që ndihmon në uljen e evazionit


Konfindustria kërkon nga qeveria shqiptare të shtyjë miratimin e ligjit për procedurat tatimore, që gjobit biznesin dhe e detyron atë të paguajë pa patur mundësi paraprake ankimimi në gjykatë. Ne nje letër drejtuar kryeministrit Berisha dhe të gjithë grupeve parlamentare, industrialistët më të mëdhenj në vend, bëjnë apel për mosmiratimin e ligjit, i cili parashikohet të votohet në kuvend ditën e sotme. Përfaqësuesit e "Konfindustria"-s mendojnë se në situatën aktuale, në të cilën ndodhet biznesi shqiptar, ky ligj mund të kthehet në një ‘boomerang‘. "Jemi dakord me çfarëdo ligji, sado i ashpër qoftë ai, por nuk mund të pranojmë kurrsesi politika të izoluara, efektet e të cilave mund të jenë të kundërta nga ato që priten", tha Gjergj Buxhuku, administrator i Përgjithshëm i "Konfindustria"-s. Bizneset më të mëdha prodhuese në vend kërkojnë nga qeveria që ligji për procedurat tatimore të jetë pjesë e një pakete të plotë ligjore, ku të përfshihen një sërë reformash të rëndësishme, nëpërmjet të cilave të synohet ulja e informalitetit dhe përmirësimi i klimës së biznesit në vend.

Propozimet

Ndër të tjera, sipërmarrësit propozojnë që pjesë e këtyre reformave të jenë edhe krijimi i një gjykate administrative dhe formalizimi i të gjitha transaksioneve tregtare. Në shumicën e vendeve evropiane përplasjet biznes-shtet zgjidhen nga gjykatat administrative, ose siç njihen ndryshe "Gjykatat Tregtare". Janë pikërisht këto institucione që thonë fjalën e fundit në çdo konflikt midis një ndërmarrjeje dhe administratës publike. Ato përbëhen nga gjykatës, të cilët janë ekspertë edhe në fushën e ekonomisë dhe ofrojnë mundësinë e zgjidhjeve në një kohë shumë të shpejtë midis përplasjeve ligjore-biznes shtet. Ndërsa kërkesa e dytë e formalizimit të transaksioneve tregtare kërkon mbylljen e ciklit të tatimit mbi vlerën e shtuar. "Ne mendojmë që me përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së mundësia për evazion fiskal do të reduktohet ndjeshëm, duke patur parasysh që aktualisht kjo taksë është më problematikja për evazion", shpjegon Buxhuku. Sipas tij, është e nevojshme që edhe dy institucionet kryesore të të ardhurave publike, doganat dhe tatimet, t‘u nënshtrohen reformave të informatizimit dhe rritjes profesionalizmit të punonjësve së tyre.

Kundër ligjit

Projektligji i ri për procedurat tatimore u hartua nga Ministria e Financave pa u diskutuar me parë me grupet e interesit. Qeveria pretendon se rregullimet ligjore të parashikuara në këtë draft synojnë të ulin nivelin e lartë të borxhit të akumuluar që biznesi i detyrohet administratës tatimore. Ai u kontestua në mënyrë masive nga e gjithë klasa e biznesit dhe nën këtë presion parlamenti e shtyu votimin e parashikuar në seancën plenare të së premtes. Maxhoranca duket e vendosur për të vënë në zbatim idenë e saj duke miratuar me dhunën e kartonëve në parlament ligjin, të cilin shumë nga ekspertët e cilësojnë si represiv. Për këtë shoqatat e bizneseve tashmë kanë hedhur edhe hapin e parë ligjor të kundërshtimit të kësaj nisme, duk i kërkuar zyrtarisht presidentit të republikës që të mos e dekretojë atë. Madje disa prej tyre kanë deklaruar se nuk do të mjaftohen me kaq, por në rast miratimi të tij do ta apelojnë vendimin në gjykatën kushtetuese, ku do të paraqesin edhe argumentet e tyre kundërshtues. "Besojmë se do të arrijmë, që në minutat e fundit të kemi një marrëveshje midis shtetit dhe biznesit, për të mos e aprovuar këtë ligj, i cili mund të dëmtonte rëndë një numër shumë të madh biznesesh në vend", përfundon Buxhuku.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Qeveria, kundër Kushtetutës dhe Strasburgut

Gjykata Administrative për gjobat e biznesit, "kalë Troje" për të mashtruar grupet e interesit


Pas prononcimit publik të sipërmarrësve dhe ekspertëve të pavarur mbi problemet shumë të rënda juridike që paraqet projektligji "Për disa ndryshime të procedurave tatimore", mbi parapagimin e gjobave të biznesit para një procesi gjyqësor, qeveria është hedhur në kundërsulm. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, në një intervistë televizive deklaroi se kjo çështje nuk ka lidhje me referencat kushtetuese që ekspertët i kanë përdorur si objeksion. "Ky ligj, pavarësisht përdorimit të fjalës ‘penalizim‘, nuk ka të bëjë fare me referencën që i bëhet Kushtetutës mbi prezumimin e pafajësisë. Këtu kemi të bëjmë me një marrëdhënie fiskale të shtetit me privatin", deklaroi Ruli. Përkundër asaj që ministri deklaron, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në një vendim të sajin mbi parapagimin e TVSH-së (e cila është kryekëput, citojmë ministrin: "Një marrëdhënie fiskale e shtetit me privatin"), u është referuar pikërisht parimeve të së drejtës së një procesi të rregullt dhe prezumimit të pafajësisë, si parime themelore universale të cituara edhe në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, anëtare e së cilës është edhe Shqipëria. Prezumimi i pafajësisë, në fakt, nuk mund të kufizohet vetëm në çështje të të drejtës penale, por shtrihet në të gjitha çështjet që trajtohen në gjykatë, duke qenë në thelb, vetë arsyeja e ekzistencës së sistemit gjyqësor. Ndërkaq, Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 42, pika 2 thotë: "Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave të lirive dhe të interesave të tij kushtetues e ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj". Kësisoj, parapagimi i gjobës i parashikuar nga qeveria, bie ndesh pikësëpari me Kushtetutën tonë, pasi e inkriminon dhe ndëshkon biznesin, para se ky i fundit të ketë një proces të rregullt. Gjithashtu, Ruli thotë se: "Janë borxhe qindra milionë euro që janë grumbulluar nga bizneset pranë administratës tatimore dhe nëse shteti nuk reagon ndaj kësaj situate të krijuar, nuk reagon as ndaj detyrimit të parë kushtetues, sipas të cilit, ai duhet të mbledhë nga fisku të gjitha ato të ardhura që shkojnë në buxhet". Në fakt, referenca e parë kushtetuese që flet mbi detyrimet ekonomike të shtetit është neni 11, pika 1, i cili sanksionon: "Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut e në lirinë e veprimtarisë ekonomike". Janë pikërisht dy elemente të rëndësishme të këtij neni që cenohen nga projektligji për parapagimin e gjobave të biznesit, para se të shkohet në një proces gjyqësor: prona private dhe liria e pavarësisë ekonomike. Kjo, pasi gjoba tatimore, në rastin kur figuron e padrejtë dhe e shpërpjesëtuar me mundësitë paguese të biznesit, e privon atë padrejtësisht nga prona e tij, madje dhe nga liria ekonomike.



Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Gjithashtu, legjislacioni shqiptar nuk mund të jetë në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila shërben si platforma bazë mbi të cilën funksionon Gjykata e Strasburgut. Neni 13 i saj parashikon të drejtën e ankimit për çdo individ, i cili pretendon se është viktimë e një mase të marrë nga autoritetet shtetërore, që bie në kundërshtim me detyrimet të cilat rrjedhin nga Konventa. Në kuptimin e Konventës, neni 13 i saj lexohet në korrelacion me paragrafët 1 dhe 2 të nenit 6. Kjo, për faktin se e drejta për një ankim efektiv është e lidhur ngushtë me të drejtën për një proces të rregullt dhe me parimin e prezumimit të pafajësisë. Kështu, në çdo rrethanë që flasim për të drejtën e ankimit efektiv, duhet marrë parasysh edhe respektimi i njëkohtë i këtyre parimeve. Ligji për parapagimin e gjobave bie ndesh me të dyja këto pika. Së pari, sepse sistemi shqiptar i drejtësisë ende nuk është në gjendje të garantojë zbatimin e ligjeve dhe vendimeve të gjykatës. Kjo, për sa kohë janë të panumërta rastet, kur qeveria nuk zbaton vendimet e Përmbarimit për kompensimin apo dëmshpërblimin e subjekteve private. Së dyti, sepse që në çastin kur biznesi detyrohet ta parapaguajë gjobën e më pas të shkojë në gjykatë, bie poshtë e drejta e prezumimit të pafajësisë, pasi subjekti cilësohet automatikisht fajtor. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dhënë sakaq gjykime në favor të bizneseve që kanë paditur vende të tyre, bazuar mbi të drejtat e përmendura më lart, mbi çështje të masave të ndërmarra nga shteti, (Efstradiu kundër Greqisë, 12-18 dhjetor 1996 etj). Gjithashtu, ky projektligj krijon hapësira për të cenuar parimin e proporcionalitetit, i cili është shtylla bazë e legjislacionit evropian. Mungesa e respektimit të këtij parimi në praktikë dëmton të drejtat e individit, sepse shuma e paguar mund të jetë në disproporcion me situatën materiale të subjektit (rasti i gjykuar në Strasburg: Debord et Omer kundër Francës, 14 nëntor 2000).


Gjykata Administrative

Për të përmbushur vakumin ligjor dhe mangësitë kushtetuese mbi një proces të rregullt, qeveria ka sjellë në skenë mundësinë e krijimit të një Gjykate Administrative. Zgjatja disavjeçare e gjyqeve, në rastin kur një biznes ka parapaguar një gjobë abuzive marramendëse, do ta çonte atë automatikisht drejt falimentit, ndaj qeveria ka gjetur një zgjidhje, sipas së cilës gjykimi bëhet brenda 5 ditësh. Krijimi i kësaj gjykate mund të realizohet vetëm nëpërmjet një ligji organik, ku kërkohet 3 e 5-ta e votave, pra nevojitet një kompromis me opozitën. Në fakt, që para muajit nëntor të 2006-ës, qeveria ka përgatitur një projektligj për "Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor", ku parashikohet mundësia e krijimit të një Gjykate Administrative. Sikur projektligji në fjalë të miratohej sot, do të nevojiteshin 6 muaj që ai të hynte në fuqi, pas botimit në Fletoren Zyrtare. Pas 6 muajsh do të nevojitej një ligji i ri "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative", i cili do të kërkonte përsëri 6 muaj vetëm për t‘u përgatitur dhe 6 muaj të tjerë për të hyrë në fuqi. Si rrjedhojë, ashtu si në rastin e krijimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ligji i ri i miratuar do të kërkojë zyrtarisht 1 vit kohë që të krijohen strukturat dhe kapacitetet fizike e njerëzore për të mundësuar funksionimin e gjykatës së re. Kështu, vetëm ana procedurale do të kërkonte të paktën 2 vjet, që Gjykata Administrative të jetë funksionale, ndërkohë që gjatë këtyre dy vjetëve, bizneset do të qëndrojnë në pritje për të marrë një gjykim mbi gjobat që kanë parapaguar sakaq ndaj administratës tatimore. Ndërkohë, duhen parë marrëdhëniet e ligjeve në fjalë me ato ekzistuese të institucioneve të tjera për të shmangur përplasjet e mundshme. Problem i madh është edhe përzgjedhja e stafit të kualifikuar. Neni 136 i Kushtetutës, pika 4 thotë: "Gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë". Por, këto janë dy institucione, me të cilat komunikimi i qeverisë paraqitet në nivele shumë të dobëta. Nga ana tjetër, edhe projektligji ekzistues "Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor" duhet rishikuar, pasi kritikohet në raportin e fundit të Komisionit Evropian, të botuar në nëntor të 2006-ës. Megjithatë, deri më sot nuk ka sinjale nga qeveria për një rishikim të problemeve të paraqitura në Raportin e Komisionit Evropian. Kjo, do të thotë, se arbitrariteti qeveritar i parapagimit të gjobave do të stimulohet, duke u bërë joshës për biznesin, nëpërmjet praktikave të mësipërme ligjore, të cilat përveçse do të luajnë rolin e një "kali Troje", paraqiten problematike dhe të dëmshme në vetvete.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Beteja e taksave, biznesi mundi qeverinë 2 herë



Grupet e biznesit, apo të interesit e kanë mundur qeverinë duke bërë lobing disa herë. Në këtë betejë ku qeveria kërkon të grumbullojë të ardhura nëpërmjet taksave dhe biznesi ti shmanget sa herë të ketë mundësi, kryesisht humbësi është qeveria. Po të kthehemi pak në retrospektivë, do të shohim se TVSH-ja në ndërtim dhe ligji për importin e makinave, janë dy nga ligjet më të debatuara por që biznesi arrit t’i kthejë në interesin e tij. Në rastin e parë FMN pat kërkuar që të vendoset TVSH-ja në ndërtim për shitjen e objekteve. Qeveria ishte dakord, por lobingjet brenda mazhorancës dhe opozitës arritën ta hedhin poshtë këtë ligj duke e shitur si çështje kombëtare, pasi do të rriste çmimet e banesave. Në fakt, vendosja e TVSH-së në shkallën e shitjeve nuk duhet të ndikonte në çmimin e apartamenteve. Gjithsesi, biznesi arriti që ta hedhë poshtë këtë ligj dhe me vite me radhë sa herë që vinte koha për të miratuar paketën e re fiskale FMN këmbëngulte, qeveria mbështeste në aparencë e më pas nuk nxirrej fare si ligj. Rasti tjetër ka të bëjë me koncesionarët e makinave të cilët në qeverisjen e PS-së, hartuan një ligj në mbrojtje të interesave të tyre. Ligji i ri u shit në publik si “green business”, pasi synimi i tij ishte të mbronte shqiptarët nga ndotja e ambientit duke kufizuar dhe shtuar taksat për makinat e përdorura. Në fakt, në të vërtetë ligji favorizoi vetëm koncesionarët të cilët arritën të paguanin për makinat e reja një taksë doganore vetëm prej 2% kundrejt 15% që paguante çdokush tjetër që importonte qoftë individualisht një makinë. Madje, nëse ti blije një makinë në një vend tjetër me 10 mijë km, pra praktikisht të sapo prodhuar duhet të paguaje doganë 15% ndryshe nga një koncesionar që paguante vetëm 2%. Këto janë dy nga ligjet e debatuara dhe të cilat, të cilat biznesi i ka fituar betejat kundër qeverisë, por dhe i ka shitur si interesa konsumatore. Sakaq paketa e re e propozuar nga qeveria për gjobat, përsëri po debatohet dhe po trajtohet si kufizim lirie tregu, por kësaj radhe qeveria ka marrë një vendim ndryshe.

E Marte, 17 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Rritja ekonomike, mashtron qeveria apo Banka



Historia e ngatëresave me shifrat në Shqipëri vazhdon. Këtë herë nuk bëhet fjalë për përodrimin e lekëve të vjetra me të rejat, që ndodh rëndon në mbledhjet e qeverisë, media e parlament, por për rritjen ekonomike të vendit. Që është dhe indeksi më i drejtëpëdrejtë i ecurisë së zhvillimit të një vendi. Kryeministri Berisha tha të dielën se rritja ekonomike për vitin 2006 ishte mbi 5.5 për qind ndërsa raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë e vlerëson në 5 %. “Krahasuar me fundin e vitit 2005, numri i të punësuarve të sektorin privat është sot 33 për qind më i madh; indeksi i shitjeve për vitin 2006 u rrit me 18 për qind; indeksi i shitjeve në ndërtim në muajin dhjetor u rrit me 57 për qind; rritja ekonomike është mbi 5.5 për qind; inflacioni vjetor 2.4 ose 1 për qind më i ulët se parashikimi”, u shpreh Berisha në daljen e fundit para medias. Ndërkohë që sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë që do të “debatohet” këtë javë në kuvend, “në bazë të treguesve të disponueshëm ekonomikë, norma e rritjes ekonomike vlerësohet të jetë rreth nivelit 5 për qind”. Edhe një herë s’dimë kujt ti besojmë stafit të kryeministrit apo Bankës qendrore për një gjë kaq thelbësore sa rritja ekonomike!

E Marte, 17 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Berisha, sinjale shprese turqve për telekomin

Kryeministri iu kujton kushtet por edhe iu jep kurajo turqve të Çalik për telekomin


Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka dhënë sinjale shprese për privatizimin e 76 % të aksioneve të shoqërisë publike të telefonisë fikse nga turqit e Çalik Energy. Në një konferencë për shtyp të dielën pyetjes nëse ka marrë qeveria sinjale nga “Çalik Energy” për plotësimin e kushteve që janë vënë për privatizimin e Albtelekomit, kryeministri iu përgjigj në mënyrë ambiguide. Berisha iu ka kujtuar turqve se kanë një sërë kushtesh për të plotësuar por ndërkohë ka dhënë dhe sinjale optimizmi se po ecin në rrugën e duhur.
Kushte të reja
“Dy nga kushtet kryesore, “roming” që ishte vënë në kurriz të kompanive private dhe mungesa e një investitori strategjik në kuptimin e pranisë së kompanive të fushës së telekomunikacionit në konsorcium, janë kushte të panegociueshme dhe këto duhet të plotësohen”, ishte ultimatumi i Berishës. Por ndërkohë që po afron dhe afati i fundit për turqit, muaji maj për të plotësuar kushtet e qeverisë shqiptare, nuk shihet ende ndonjë sinjal nga turqit. Në mes të muajit të kaluar kryeministri turk anuloi një vizitë zyrtare në Tiranë për shkak të “problemeve shëndetësore me dhimbjen e shpinës” sipas versionit zyrtar ndërkohë që pritej të bekonte për të dytën herë privatizimin e Albtelekomit nga njëra prej kompanive më të mëdha turke, Çalik grup. Erdogan që gjithashtu ka ngjallur debate në Turqi për kandidimin e mundshëm për president, duket se ka interesa direkte në këtë proces që do ti kishte mbyllur pa telashe nëse Nano do të vazhdonte të ishte kryeministër i vendit. Miqësia e Nanos me Erdogan u konkludua me një privatizm që asokohe u quajt i dyshimtë nga kryeministri i sotëm Berisha i cili pati premtuar anullimin e kontratës nëse fitonte zgjedhjet. Berisha i fitoi zgjedhjet ndërsa privatizmi i Albtelekomit i ka mbetur në “dorë” si një patate e nxehtë që sd’i kujt tia hedhë. Turqit duken të zemëruar me vonesat e procesit dhe kushtet që u janë vënë por Berisha u ka dhënë shpresë. “Me sa kam dijeni “Çalik” po lëviz në drejtimin e duhur të plotësimit të këtyre dy kushteve. Mua më duhet të them se janë dhe pika të tjera për tu negociuar dhe procesi është në vazhdim, por këto të dyja janë kushtte të cilat duhet të plotësohen patjetër dhe plotësimi tyre përbën një zhvillim pozitiv”, kokludoi kryeministri.

E Marte, 17 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Banka blen valutë, leku prapë i fortë

Banka e Shqipërisë blen 138 milionë usd në treg për të zhvlerësuar lekun

Gert Osmani

Një mision i pamundur ai i zhvlerësimit të monedhës vendase që vazhdon të kuotohet fort kundrejt euros dhe dollarit. Banka qendrore ka ndërhyrë disa herë vitn e kaluar duke blerë valutë nga tregu për të rritur kërkesën si për euro dhe për dollar dhe për të rritur vlerat e këmbimit ndaj lekut. Por përsëri monedha shqiptare ka mbetur e fortë dhe pavarësisht avantazheve ka efekte negative në nxitjen e eksporteve. Sipas deklaratës zyrtare Banka e Shqipërisë ka blerë gjatë tremujorit të katërt të vitit, 10.55 milionë usd me një kurs mesatar prej 93.50 lekë dhe 34.92 milionë euro me mesatarisht 123.45 lekë. Blerjet e Bankës së Shqipërisë gjatë gjithë vitit 2006, kanë qenë rreth 138 milionë usd në krahasim me rreth 126 milionë usd, në vitin 2005. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor kanë vazhduar edhe gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, duke synuar përmbushjen e objektivit të Rezervës Ndërkombëtare Neto, por edhe shmangien e çrregullimeve të tregut të brendshëm valutor. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë kanë qenë përsëri në kahun e blerjes së valutës nga bankat e nivelit të dytë. Këto blerje janë përqendruar në muajin dhjetor, që karakterizohet nga një ofertë e lartë valute. Gjatë kësaj periudhe kanë vijuar të realizohen veprime të shitjes dhe të blerjes së valutës me Ministrinë e Financave. Shitjet e valutës përcaktohen nga detyrimi i Qeverisë Shqiptare për shlyerjen e kësteve të borxhit të jashtëm, ku pagesat e kryera gjatë tremujorit të katërt llogariten në 2,144.58 milionë lekë. Vëllimi i blerjeve me Ministrinë e Financave, për tremujorin e fundit të vitit, ka qenë 274.03 milionë lekë, ndërsa blerjet e valutës nga institucionet e huaja llogariten në 127.55 milionë lekë (Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim, IDA dhe Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, IBRD). Tabela më poshtë jep në mënyrë të përmbledhur veprimet e kryera gjatë periudhës.
Rrëmuja me likuiditetin
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në të dyja kahët si për thithjen ashtu dhe shtimin e sasisë së parasë në qarkullimin. Sipas deklaratës zyrtare “për të ruajtur nivelin e normave të interesit, Banka e Shqipërisë vazhdoi ndërhyrjet javore për tërheqjen e likuiditetit të tepërt. Por duke parashikuar mungesën e likuiditetit në muajt e ardhshëm, njëkohësisht vazhdoi injektimin e likuiditetit, sikundër në fund të tremujorit të tretë nëpërmjet instrumenteve të përkohshme (repo të anasjellta 3-mujore) dhe të përhershme (blerje me të drejta të plota e bonove të thesarit)”. Sipas deklaratës thellimi i mungesës së likuiditetit, solli në muajin nëntor ndryshimin e kahut të ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë nëpërmjet instrumentit kryesor, duke filluar injektimin e likuiditetit edhe në bazë javore, krahas injektimit me instrumentet e përkohshme me afat më të gjatë. Gjatë tremujorit të katër të vitit 2006, u injektuan rreth 7.50 miliardë lekë nëpërmjet instrumenteve të përkohshme me afat më të gjatë maturimi se një javë dhe rreth 1.7 miliardë lekë, nëpërmjet instrumentit me efekt të përhershëm – blerjes me të drejta të plota të bonove të thesarit. Ndërkohë që instrumenti kryesor u përdor për tërheqjen e likuiditetit në vlera mesatare rreth 1.6 miliardë lekë gjatë muajit tetor dhe rreth 0.93 miliardë lekë për injektimin e likuiditetit në tre raste të përdorimit të tij gjatë dy muajve të fundit të vitit.
Gjatë tremujorit të katërt, për investimin e likuiditeteve të lira, bankat përdorën depozitën njëditore, niveli mesatar ditor i së cilës ishte 4,803 milionë lekë. Në kushtet e plotësimit të nevojave në tregun ndërbankar, instrumenti i kredisë njëditore gjeti përdorim minimal gjatë tremujorit të katërt të vitit 2006, rreth 0.7 miliardë lekë në 2 raste përdorimi.

E Marte, 17 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Biznesi: qeveria po na 5-fishon taksat

Kreu i ndërtuesve i dorëzon kryeministrit llogaritë e biznesit të ndërtimit

Altin Xhikneli

Shoqata e ndërtuesve ka deklaruar se me miratimin e ndryshimeve ligjore që u votuan dje në Kuvend po 5 fishohen taksat. Kryetari i shoqatës së Ndërtuesve, Artan Dulaku në takimin e djeshëm me kryeministrin Berisha u shpreh se “Amendimi i ligjit të gjobave nuk duhet të kalojë në parlament nëse jemi partner dhe ligjet duhet të diskutohet m parë me biznesin. Ne jemi për amendimin e ligjit të gjobave por jo në mënyrën e propozuar nga qeveria. Në këtë mënyrë taksat rriten me dy tre herë apo dhe 5 herë. Ne jemi gati të kontribuojmë për të rregulluar ligjin në formën e duhur”.
Kështu takimi u përqendrua në diskutimet lidhur me çështje, të cilat përbëjnë shqetësim për biznesin e ndërtimit, për të gjetur format dhe mënyrat e një bashkërendimi sa më të frytshëm të punës për hartimin e një kuadri ligjor të përshtatshëm dhe të favorshëm për ta. Ndërtuesit shprehen shqetësime të mëdha në lidhje me administratën publike sidomos në vendosjen e rregullave të qarta për kontrollet tatimore dhe luftën kundër subjektivitetit në këto kontrolle, si dhe vënien nën mbikëqyrje të rritjes abuzive të çmimeve. Gjithashtu ndërtuesit kërkuan që projektligjet që kanë lidhje me këto çështje të rishikohen dhe konsultohen me shoqatat e biznesit. Ata i kërkuan kryeministrit Berisha, që të shtyjë dhe me 2 javë ligjin për procedurat tatimore, ose sic njihet tashmë për gjobat. Por Berisha, u shpreh qartë se ky ligj nuk do të ndryshohet. Kryeministri theksoi se procesi do ti nënshtrohet procedurës parlamentare të përcaktuar, duke shtuar gjithashtu, se ky projektligj i përmbahet të gjitha standardeve evropiane.
Bllokimi i ndërtimeve
Në këtë takim u diskutua gjithashtu lidhur me ligjin e prokurimeve, licencimit, si dhe për problemet me KRT-në e Tiranës dhe ligjin për urbanistikën, për ligjin e legalizimeve dhe hipotekat, si dhe për probleme të infrastrukturës.
Ata kërkuan marrjen e masave konkrete për të shmangur abuzimet në prokurimet publike, si dhe sigurimin e garancisë për objektet e ndërtuara. Përsa i përket çështjes së prokurimeve, Kryeministri theksoi se po shkohet drejt prokurimeve elektronike, të cilat me formën moderne të aplikimit të tyre, nuk do të lenë vend për abuzime. Ai tha se së shpejti do të fillojë një eksperiment pilot, i cili do të aplikohet në 10 institucione e më pas do të zgjerohet brenda disa muajve në të gjithë vendin.

E Marte, 17 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Sigurimet, tregu që xhiron 45 milionë usd



Tregu i sigurimeve në Shqipëri mbetet i pazhvilluar dhe kompanitë krijojnë fitime vetëm nga sigurimet e detyrueshme. Ndaj dhe praktikat antikonkurruese shtrihen në këtë segment të tregut si për sigurimin e përvitshëm të automjeteve, kartonin jeshil dhe policën kufitare. Tregu gjatë vitit 2006 xhiroi rreth 45 milionë dollarë. Ky treg është rritur shumë pak krahasuar me vitin 2005 kur ishte rreth 40 milionë dollarë po të kemi parasysh se me urdhër të ministrit të financave sigurimet e detyrueshme të makinave gjatë vitit 2006 ishin 20-30 për qind më të larta se një vit më parë. Kështu primi i pastër për një makinë në nivelet minimale të fuqisë motorike u rrit ndjeshëm nga 5500 në 8600 lekë. Firmat e sigurimit mbledhin nga sigurimi i makinave (përgjegjësitë ndaj palëve të treta për përdoruesit e mjeteve motorike) rreth 30 milionë dollarë ose rreth 66,05 për qind të totalit. Këto para kryesisht investohen në blerjen e bonove të thesarit nga të cilat kompanitë e sigurimit marrin interesa vjetorë në rreth 7 për qind ose prona të patundshme. Ndërsa kompanitë e sigurimit po bëjnë marketing me produktet e tyre, të dhënat e viti 2006 tregojnë se krahasuar është rritur pjesa e xhiros që zë sigurimi i detyrueshëm ndaj totalit.

E Merkure, 18 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Kriza dritave raportohet në Uashington

Guvernatori merr pjesë në takimin e pranverës së institucioneve financiare ndërkombëtare


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka marrë pjesë në takimin e pranverës së institucioneve të Bretton Woodsit dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues të FMN-së, BB-së dhe Rezervës Federale. Gjatë këtyre takimeve, Fullani, i njohu përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore me zhvillimet në sektorin bankar, me zhvillimet makroekonomike në Shqipëri si dhe masat e ndërmarra për të ruajtur këtë stabilitet nga presionet inflacioniste. Në takimet ku merte pjesë dhe zv/ministri i Financave Sherefedin Shehu dhe drejtori i KESH-it Gjergj Bojaxhiu, u diskutuan gjerësisht problemet e sektorit energjitik në Shqipëri. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë Fullani theksoi se ky problem kërkon një zgjidhje të shpejtë, të qëndrueshme përfundimtare dhe afatgjatë. “Kjo zgjidhje do të ketë ndikime pozitive në zhvillimin e biznesit shqiptar, në shëndetin e financave publike dhe në stabilitetin makroekonomik”. Në takimet me FMN diskutimet u fokusuan në çështje që kanë të bëjnë me politikën monetare, politikën fiskale, stabilitetin financiar, reformat strukturore në ekonomi si dhe perspektivat e zhvillimit të vendit. Gjatë qëndrimit në Washington D.C., Guvernatori mori pjesë në Forumin Ekzekutiv me temë “Administrimi i Rezervave Valutore të Bankave Qendrore”, i organizuar nga Departamenti i Thesarit të Bankës Botërore. Në këtë forum ishin të pranishëm guvernatorë të bankave qendrore, që ashtu si edhe Banka e Shqipërisë janë në partneritet investimi me Bankën Botërore. Fullani zhvilloi takime me z. Roger Cole, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes të Rezervës Federale si dhe me Presidentin e Rezervës Federale të Chicagos, z. Michael Moscow.

E Merkure, 18 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Sigurimet, tregu me aktive 100 milionë dollarë



Bilancet e vitit 2006 nuk janë publikuar ende nga shoqëritë e sigurimeve. Ndërsa gjatë vitit 2005 aktivet e tregut te sigurimeve shënuan rritje me 2.13 miliardë lekë (ose 26.49 %) duke arritur në 10 miliardë e 216 milionë lekë ose mbi 100 milionë dollarë. Në rritjen e aseteve të tregut të sigurimeve ka ndikuar hyrja e shoqërive të reja në treg dhe mosshpërndarja e fitimit nga ana e aksionerëve të shoqërive të sigurimit. Raporti i aseteve të sigurimit ndaj aseteve të bankave eshte 2.1 %. Tregu i Sigurimeve raportoi fitime për vitin 2005 në rreth 381 milionë lekë ose 0.05 % e PBB-së. Interesant është fakti që fitimet e shoqërive të sigurimit vijnë nga investimet dhe të ardhura të tjera. Kompanitë shqiptare të sigurimeve raportojnë shpenzime të mëdha dhe të fryra. Në ndryshim nga vendet e tjera të Europës ku raporti i humbjeve luhatet nga 60 – 70 % dhe raporti i shpenzimeve luhatet ne 20 – 25 %, në tregun shqiptar të sigurimeve këto raporte luhaten përkatësisht: raporti i humbjeve ne 26 – 29 % dhe raporti i shpenzimeve në 66 – 69 %.

E Merkure, 18 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

“Gjobat”, bllokimi nga Moisiu ose Kushtetuesja

Ligji i miratuar mund të mos dekretohet nga Presidenti ose të rrëzohet nga Gjykata

Altin Xhikneli

Shpresa e fundit e biznesit për ligjin që kërkon pagesën e 15 % të gjobës para apelimit në Gjykatë, mbetet te presidenti Moisiu ose Gjykata Kushtetuese. Pas miratimit të ligjit për gjobat, lobet e biznesit kanë reaguar duke premtuar luftë gjer në fund me qeverinë. Edhe pse ligji, kaloi dje në parlament me një ndryshim thelbësor, ku masa e parapagesës së gjobës, nga 25% shkoi në 15%, duket se grupet e interesit të biznesit si nga mazhoranca ashtu dhe nga opozita kërkojnë ta rrëzojnë në presidencë apo dhe në Gjykatën Kushtetuese. Grupet e interesit duket se do ta çojnë më tej çështjen dhe kanë reaguar ashpër mbi këtë ligj. Kështu, përmes një deklarate për shtyp Konfindustria shqiptare shpreh keqardhje që propozimet e grupeve të biznesit nuk u morën parasysh. Ajo thekson se pavarësisht miratimit të ligjit biznesi do të këmbëngulë në kërkesat e tij dhe do të vazhdojë të kërkojë mos shkeljen e ligjit. Në vijim të deklaratës përfaqësuesit e biznesit kanë kërkuar ngritjen e një gjykate administrative tregtare për trajtimin e çështjeve ekonomike.
Debati Kuvendor
Kuvendi ka miratuar mbrëmë ligjin për gjobat me 66 vota pro dhe 43 kundër duke dëshmuar qartë influencën e interesave të biznesit në raport me ligjin. Madje miratimi u bë dje, pas ndryshimeve të propozuara nga deputeti PDK, Nikollë Lesi që biznesi të parapaguajë jo 25 % por kjo masë të ulej në 10 % ose të lerë dhe një garanci pasurore. Kësisoj, duke parë vendimin e palëkundur të dy partive aleate PDK, e PBDNJ deri në largim të seancës për ndryshimet në ligj, kryeministri Berisha propozoi që norma e parapagesës të ulej deri në 15%, ndërsa kundërshtoi garancinë pasurore të propozuar po nga PDK.
Modeli Tatime vs Dogana
Megjithëse ky ligj është debatuar më fort se kurdoherë nga ana e grupeve të biznesit, ekzistojë dy eksperienca në administrimin fiskal; ai tatimore dhe ai doganor. Modeli i tatimeve në grumbullimin e gjobave ka rezultuar i dështuar pasi ka krijuar një deficit prej 400 milionë USD nga gjobat e pa mbledhura. Modeli i mbledhjes së gjobave për shkelje të ligjit, nga ana e organeve tatimore është përballur me ankimet në gjykatë të bizneseve. Por problemi është që çështjet gjyqësore të tilla zgjasin me vite të tëra dhe si pasojë e këtij kalvari është krijuar një deficit 400 milionë USD. Nga ana tjetër sistemi doganor i cili në fakt është përshtatur më së shumti me ligjet e Bashkimit Europian e ka zgjidhur këtë çështje duke zbatuar pikërisht të kundërtën për gjobat. Pra paguaje në fillim e pastaj shko në gjykatë. Ky model deri tani ka rezultuar i suksesshëm për doganat duke mos krijuar deficit në miliona dollarë.

E Merkure, 18 Prill 2007
 
Top