Laburistet izraeliane

Laburistet izraeliane

Zgjidhet ne Izrael lideri i ri i partise laburiste.Pas nje 10 vjeçari te dominuar nga 4 lider, Rabin, Peres, Barak, Ben Eliezer, do te jete nje lider i ri qe do te udheheqi te majten izraeliane.
Amram Mitzna, nje ish gjeneral 57 vjeçar qe do te sfidoje Sharon dhe Netanyhau ne zgjedhjet e parakoheshme te janarit.
Mitzna propozon nje terheqje pa kushte te trupave izraelian nga rripi i Gazes dhe rrimarjen e traktativave per paqen me palestinezet, konsiderohet si nje politikan i ndjeshem persa i perket çeshtjeve sociale, ndryshe nga shume gjenerale te tjere qe kane qene ne pushtet.
Tani per tani ai eshte kryetar bashkie i qytetit Haifa Amram, nje qytet shembull persa i perket bashkejeteses me palestinezet.
Arriti te mundte liderin aktual te te majteve Ben Eliezer, ne kongresin e partise laburiste.
Shume intelektuale izraelian e konsiderojne nje njeri qe mund ti japi shume Izraelit, sidomos persa i perket çeshtjes se paqes.
Dikush e krahason si paseardhesi i Yitzhak Rabin.
A mund te konsiderohet ky episod si nje hap pozitiv per zgjidhjen e ardheshme te çeshtjes se Lindjes se Mesme?
 

olti

Neo
Re: Laburistet izraeliane

Shpresa vdes gjithmone e fundit, por ka shume prapskena te tjera qe e bejne politiken dhe nuk mund te shpresohet aq shume nga nje individ i vetem, mgjth shpresojme per mire!
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Laburistet izraeliane

Me çdi unë ajo që kërkojnë amerikanët është ulja në tavolinë e të moderuarve. Gjë që kanë dashur ta bëjnë gjithandej në botë paçka se sa kanë arritur. Nëse garancia e miliardave të dukshme dhe të padukshme (psh një fshat izraelit këtu rreth Nju Jorkut i ngritur vonë 100% izraelitë, 100% të papunë, 100% asistencë sociale nga shteti dhe 99.99% votat Klintoneshës) që amerika jep për izraelin mbetet, por nën këtë të riun, askush nuk i pengon ata ta mbështetin.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Laburistet izraeliane

nga krahu tjeter Netanjau ka humbur luften e tij per lidershipin e se Djathtes, keshtu qe lideri ngelet Ariel Sharon, dhe nga nje individ i tille sipas meje nuk mund te priten zhvillime paqesore. :eek:
 
Top