laborArtPoeticor

sirius

Primus registratum
laborArtPoeticor

b30720169.jpg


ATY KU FJALET PERFUNDOJNE


Eshte akoma heret
kur dielli te zgjohet
dhe te mbush mire e mire me drite
verbuese
cdo qoshe te myshket
me ngjyrat
e nje natyre te vdekur.

Ne ato caste nuk zgjohet njeri
ato caste nuk kane emer,
as ze,
as jete.

Nje grusht fluturash
harron te lexoje manifestot
dhe bie pre e gjuetise
se ndaluar
apo luftes se rindertuar
e ftohte mes peshperitjesh
dhe e djegur
si cdo penelate
e palevizur,
e kuqe.




Visar Sylaj (SiriuS)
 

makuciko

Forumium praecox
Re: laborArtPoeticor

E bukur, me ndjenje, me fantazi... Ke dore te shkathet. Ka shume qe do te ta kishin zili si shkruan. Une nuk e mohoj qe bej pjese ne ta.
 

sirius

Primus registratum
Re: laborArtPoeticor

Faleminderit Mccik, kjo menyre e te shkruarit abstrakt do te thoshja, eshte nje bast qe i kam bere vetes. Mendoj se duhet gjetur menyra sa me inovative te te shprehurit dhe une po kerkoj cdo dite. Me behet qefi qe ka rene ne sy dhe po e pelqen. Vertet eshte aroma ajo cka bie ne sy qarte dhe me ndihmon ne nje lirike sa me ne levizje, cdo fjale e ndjek ate vetvetiu.
Dhe nje here faleminderit Mccik dhe shpresoj te te kem frymezuar edhe ty ne nje fare menyre.
 

sirius

Primus registratum
Kur mendimet lekunden

Përafërsia
si një bust i shtrirë
të kërrysë
në asfiksim.

Papërshtatshmëria
si nje fturk
në bronz te ndryshkët,
të anashkalon
dhe të denon.

Dhe e vërteta
si nje shëmbelltyrë
e hënës
që fshihet pas dollapi
të shpërbën
në një qenie
pa të meta
por pa sy
vetëm me një zemër
apo dy nëse e beson.



Visar Sylaj (SiriuS)
 

sirius

Primus registratum
Una banale verità

Dicendo che lo copio,
il mio cane mi insulta
con beffarda iniquità.


Eppure non mi biasima
se tra la gente
vedo solo
ossa
e offuscati cuori
ingrati.




Visar Sylaj (SiriuS)
 

makuciko

Forumium praecox
Re: laborArtPoeticor

Njeriu do me shume ate qe s'e ka. Une s'mund te shkruaj keshtu, por me pelqen te lexoj. S'ka gje me te bukur se te ta lexojne poezine jo per hir te muzikes se ri(t)mike, por per hir te mendimit qe ajo ka brenda. Ti e arrin kete. Respekt!
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: laborArtPoeticor

Edhe mua me pelqejne shume poezite e Sirus.I kam lexuar gjithmone ne heshtje dhe me jane dukur te goditura.Dhe ne fakt jane frymezuese goxha.Pune te mbare.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Una banale verità

Kur të jem aty

Atë ditë që do kthehem,
nuk do jetë askush.
Borxhet e pamara do t'i shlyej me vetmi.
Fajet e pakryera do t'i paguaj me kamatë,
derisa të ndjehem fajtor i vërtetë.

Vonë do ta kuptoj se asgjë s'ka qënë për mua.
Edhe iluzioni,
veç për pak e gabimisht ishte imi.
Dikur prej dore do më bjerë
çelsi i pamundësisë për të kryer
vetëm njëherë në jetë
diçka që do t'i shërbente
sëpaku vetes sime.

O, Zot!
Më ndihmo të përmbys gjithçka
që kurrë mëkëmbë s'ka qënë.
 

sirius

Primus registratum
LaborArtPoeticor

Ne ralle te pare ju falenderoj miq per komplimnetin dhe vleresimin e poezive. Me vjen jashtezakonisht mire qe lexohen, pelqehen dhe gjithashtu ju frymezojne njekohsisht.
Vertet, e shoh ndryshimin edhe tek poezia e Mccik. Eshte gjuha ne levizje dhe struktura kompakte qe e dallon nga poezite e tjera. Bravo Mccik e shikon nuk jane fjalet qe mungojne tek nje poet por thjesht mendimi dhe rreshtimi i tyre.

Ju ftoj te eksperimentoni sa me shume!
 

sirius

Primus registratum
Natë në dhomën time

Tingëllon e njohur
frymëmarrja e natës
kur në qetësi
rrjedhin lumenjë
të dendur fjalësh.


Ajo natë atipike
struket e rraskapitur
nën leckat e grisura
dhe vë në gjumë
çdo krijesë
të humbur
ne mes te gjithsisë.


Dhe ajo xixëllonjë e pakohë
që zverdhon çdo hap
të Kronosit ambulant,
lë pas vetëm
gjurmë reliktesh
lundëruese
dhe rafte
me shkrime
te shuara
perjetë.




Visar Sylaj (SiriuS)
 
Top