La Liga, Atletico Merr Kreun, Espanyol Mposht Valencian

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
1442973954grizi-man.jpg

Dy gola nga Antoine Griezmann i dhurojnë përkohësisht Atletico Madrid kreun e klasifikimit në La Ligan spanjolle, me pikë të barabarta me Barcelonën, por golaverazh më të mirë.

Edhe pse me gjashtë lojtarë të rinj në fushë, skuadra e drejtuar nga Diego Simeone kaloi pa probleme Getafe-n, me nga një rrjetë në secilën pjesë të lojës nga sulmuesi francez.

Griezmann zhbllokoi rezultatin vetëm pas katër minutave lojë. Duke përfituar nga mbrojtja e dobët, ai kishte kohë të kontrollonte topin e ardhur nga goditje këndi dhe me qetësi mposhti portierin Guaita.

Në të 90-ën francezi dyfishoi rezultatin. Një top i dërguar në rrjetë pas harkimit të Martinez. Fitore me firmën e Griezmann në Vicente Calderon dhe tri pikë për Atletico Madrid.

Espanyol thellon krizën e Valencias. Pas disfatës në Europë, skuadra e Nuno Espirito Santo pëson humbjen e parë edhe në kampionat.

Sfida në favor të katalanëve u vendos nga goli me kokë i Victor Alvarez. Megjithë humbjen, lojtari më i mirë për Valencian ishte portieri Domenech, që shpëtoi disa gola të tjerë të sigurtë. Me këtë sukses, Espanyol ngrihet në vendin e gjashtë në renditje, ndërsa Valencia zbret në të tetin.
 
Top