Kuzhe përgatit fshesën kuqezi
Mbyllja e eliminatoreve të Botërorit 2010 do të sjellë “fshesën” në radhët e Kombëtares shqiptare. Trajneri Josip Kuzhe nuk do të hezitojë të largojë nga kontingjenti disa prej lojtarëve që “trashëgoi” nga paraardhësi i tij, Ari Han. Gjithçka pritet të ndodhë pas miqësores së nëntorit me Estoninë, ku do të marrë formë edhe skuadra kuqezi, e cila do të luajë në eliminatoret e Europianit 2012.
Drejtoni Shqipërinë prej pesë ndeshjesh, çfarë mendoni se keni arritur deri më tani?
Erdha në Shqipëri katër muaj më parë dhe së bashku me FSHF-në hartuam një program pune. Në tri sfidat e fundit të Botërorit 2010 kishim dy objektiva: lojën e mirë dhe arritjen e rezultateve, në eliminatore dhe në miqësore, por mbi të gjitha krijimin e besimit reciprok brenda skuadrës. Për mua më i rëndësishëm ishte objektivi afatgjatë; federata më ka kërkuar të kem sukses gjatë eliminatorëve të ardhshme, kështu që ndeshjet e zhvilluara deri tani duhet të më shërbenin për këtë qëllim. Pas miqësores në nëntor do të kemi një përgjigje për shumë gjëra: për lojtarët që do të grumbullojmë, si do të luajë ekipi dhe synimet.
Do të sjellë ndryshime brenda skuadrës humbja me Suedinë?
Këtë ndeshje e kam përdorur edhe për të parë se cilët lojtarë do të më vlejnë për të ardhmen. Me paraqitjen e tyre, disa më kanë surprizuar për mirë, ndërsa disa të tjerë negativisht. Nuk them emra, gjithçka do ta diskutoj vetë me futbollistët. Do të ndërtojmë një listë me lojtarët që do të jenë për eliminatoret e ardhshme: ka lojtarë që e kanë vendin të sigurt, të rinj që do të promovohen, por edhe të tjerë që nuk do të jenë më në ekip.
Kundër Suedisë ishte paraqitja më e dobët, edhe pse nuk ishte ndeshja më e vështirë që prej kohës kur ju morët drejtimin e stolitâ¦
Kjo ishte një humbje e merituar. Dikush thotë që nuk luajtëm keq, por në fund rezultati na tregon se nuk kemi luajtur mirë. Gabuam në shumë episode, mbi të gjitha në mbrojtje, megjithatë pashë edhe gjëra pozitive. U munduam të luanim një futboll të ndryshëm nga ai që Shqipëria kishte praktikuar deri më tani jashtë fushës. Gjithsesi, rezultati ishte i keq.
Sa përgjegjësi keni ju si trajner për këtë humbje?
Në futboll trajneri është gjithmonë përgjegjës për lojën dhe rezultatin, ndërsa futbollistët për detyrat që u ka ngarkuar trajneri. Përgjegjësia ime është në lojën mbrojtëse. Nuk u mbrojtëm mirë si skuadër dhe markimi individual ishte skandaloz, kryesisht në goditjet standarde. Organizimi në mbrojtje nuk ishte i mirë, edhe pse i kisha paralajmëruar lojtarët që të tregoheshin të kujdesshëm. As sulmi nuk kishte forcën e duhur. Megjithatë, unë marr 100 për qind të përgjegjësisë. Problemet që shfaqëm me Suedinë duhet të na ndihmojnë për të nxjerrë mësimet e duhura në të ardhmen.
A prisnit më shumë se një pikë nga tri ndeshjet eliminatore, edhe pse luajtët me Portugalinë, Danimarkën dhe Suedinë?
E dija që ishte shumë e vështirë, por erdha me synime pozitive dhe normalisht për të fituar më shumë nga ajo që arritëm. Një trajner e ka shumë të vështirë të vendosë objektiva para se ta njohë skuadrën.
Çfarë mendoni se do të ndryshoni në eliminatoret e ardhshme, pasi kemi humbur si amatorë?
Pas çdo ndeshjeje, pas çdo rezultati, analizohen gjërat pozitive dhe negative: me Suedinë kishte nga të dyja. Kur je në disavantazh me dy ose tri gola, është e vështirë që të kthehesh në lojë. Në fund të pjesë së parë të takimit (rezultati ishte 3-0 për suedezët) i thashë skuadrës se duhej të luanim në mënyrë racionale. Do të ishte edhe më e rrezikshme nëse dilnim nga detyrat taktike dhe humbnim organizimin e lojës. Në pjesën e dytë u munduam të dominonim lojën, madje krijuam edhe disa raste për shënim. Na ndëshkuan gabimet tona dhe pajtohem me ju që kemi humbur si amatorë.
Sa për qind e skuadrës duhet të ndryshojë për Euro 2012?
Kam programin tim dhe idetë që dua ti zhvilloj në të ardhmen me Shqipërinë. Më parë nuk kisha shumë informacion për çdo lojtar, por gjatë këtyre ndeshjeve kam një panoramë shumë të qartë për të gjithë. Tani e kam të qartë sa vlen çdo individ dhe nëse ai është i rëndësishëm për skuadrën. Por, nuk mund të them se do të gjejmë tri lojtarë të rinj, kur nuk kemi elementë të përshtatshëm. Ajo që mund them është se do të zhvillojmë të rinj për të ardhmen.
Tani jemi në vazon e 5-tëâ¦
Është çështje statistike, nuk mund të them shumë. Ajo që ndodhi-ndodhi.
Objektivi juaj personal për të ardhmen?
Shumë trajnerë mund të thoshin se ekipi është në vazon e 5-të dhe se do të mundohemi të arrijmë rezultate për tu ngjitur në renditjen e FIFA-s. Ndërsa unë kam një qëllim të qartë: Të jemi në finalet e Euro 2012! Mund të mos jetë një pretendim objektiv, por kjo është ideja që kërkoj ti injektoj skuadrës. Është e vështirë, por do të përpiqemi të kualifikohemi dhe jam i bindur se mund të jemi në fazën finale të këtij aktiviteti.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24243. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24243