Kush zgjedh,populli apo kryetari

lutficoka1

Forumium praecox
Kush zgjedh,populli apo kryetari!?

Po bëhet shumë zhurmë për zgjedhjet lokale.Nuk e kuptoj se çfarë kanë parasyshë,kjo parapolitikë, kur thuhet termi”Zgjedhje”.Kë do zgjedh populli? Populli nuk zgjedh asgjë,por shkon në votim për të votuar të zgjedhurit e kryetarëve.Shokëve,miqëve,dashamirsëve,nepotizmit dhe atyre që paguajnë më shumë.Mallkuar qoftë marrveshja e 2008 që,kryetarëve të partive iu dhanë kopetencat maksimale duke shpallur dy “Despot’’dhe, vendin në despotizëm mesjetarë.Kjo marrveshje ka pjell gjithëmonë kriza,kriminalitet dhe varfëri siҫ shihet në vendin tonë ,pjellë e kësaj marrveshje famëkeqe.Parlamenti është mbushur përveç kriminelve ,me deputet të” gjallë,por të vdekur”.Themi të gjallë sepse deputetët e zgjedhur nga “Despotët”,marrin frymë,hanë në lokalet më luksoze dhe janë të aftë vetëm të ngrejnë dhe të ulin kartonin sa,si,kur, ka nevojë kryetari.Janë të “vdekur” sepse nuk guxojnë të thonë mendimet e tyre por,si servilë të neveritu,thurin lavdi kryetarit , shpifin dhe mashtrojnë sipas oreksit të padronit.Pra,ky kuvend që konstituohet mbi bazën e marrveshjes 2008,vetëm popullor nuk është ,nuk ka asnjë lidhje me pushtetin e popullit,por është një parlament në dorën dhe në sherbimin e kryetarëve, janë të zgjedhur dhe sherbetorë të kryetarëve.Populli thot:”Dy kamberë në një derë ,njeri e mban e tjetri i bjerë”..Pra në shqipëri sundojnë dy “Despot” njeri në pushtet dhe tjetri në luftë për t’i marrë pushtetin .Në këto kushte populli nuk zgjedh pasi ka zgjedh kryetari,por eshtë numëror për të votuar të zgjedhurit dhe dashamirësit e kryetarit,që më pas t’a shfrytëzojnë këtë popull sipas orekseve të kryetarit të mallkuar nga mjerimi I popullit nga sundimi dhe shfrytëzimi i kësaj dinastie famkeqe në prëhrin e kryetarit.

Poqese ku ligj nuk abrogohet ,në shqipëri do ketë “ luftë despotësh” në forma të principatave mesjetare për sundim e pasuri,do ketë kriza,varfëri,sundim,mashtrim,servilizëm maksimal ,ologarki shfrytëzyese ,mashtrim dhe gjenocid të paparashikuar. .Me ketë marrveshje famekeqe parlamenti nuk është i popullit,por parlament i kryetarit dhe në sherbim të familjes së kryetarit , nepotizmit të tij në pushtet dhe, të kryetarit apo” Despotit” që kërkon të marr pushtetin me dhunë!?

Me ketë marrveshje tinzare kanë lind e lindin ҫdo ditë kriza ,varëri,oligarki,servilizëm maksimal,mashtrues përfeksionistë, dhunues e mospërfillës për popullin pasi, populli për këtë ligj njihet si numror,për t’u siguruar një karrike ,ku pastaj vazhdojnë avazin e mospërfilljes. Me këtë marreveshje zgjedh kryetari ,vendos i plotfuqishmi dhe populli voton të zgjedhurit e kryetarit.Kryetari i zgjedh me “para”,i vendos po me “para”dhe në fund i largon me dhunë dhe i shanë pa “para”. Ky ligj nuk e përmban termin”Komision izgjedhjeve”,por komisioni i votimit,pasi populli nuk zgjedh ,por voton të zgjedhurit e plotfuqishmit.!?Kryetari zgjedh,Populli voton të zgjedhurit!?
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Me mire eshte te kesh nje popull budalla dhe nje kryetar te mencur'

APO

Me mire te kesh nje popull te mencur me nje kryetar budalla?


Si mendoni ju?

Adea
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Ne nje tufe majmunesh kryetari me i forte zgjidhet nga tufa per t'a ruajtur ate nga sulmet e tufave te tjera.

Ne nje tufe majmunesh kryetari me gjenetike favorizuese zgjidhet nga tufa per te ruajtur mbijetesen e tufes vis a vis semundjeve te transmetuara gjenetikisht nga brezi ne brez. Gjenetika favorizuese nenkupton per shembull imunitet te larte ndaj semundjeve ngjitese dhe vdekjeprurese te cilat sjellin epidemi dhe vdekje.

Ne nje tufe majmunesh kryetari me i bukur zgjidhet nga tufa per te ruajtur bukurine dhe elegancen trupore te tufes.


Adea
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Ne qofte se populli zgjedh nje kryetar te mire atehere eshte detyra e pretenduesit per kryetar te beje nje puc. Ai gjen kurvicken me te madhe per te joshur kryetarin i cili e ha sa krahu nga kurvicka. Nje kurvicke e ndershme qe bie ne dashuri me kryetarin duhet te beje te gjitha nderprerjet nga personi i cili e angazhoi.

Meri nderin nje burri meri edhe pushtetin. Jemi qe jemi meri edhe parate.




Adea
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Ne qofte se populli eshte trupi dhe kryetari eshte koka atehere a eshte trupi ai qe duhet te zgjedhe koken apo e kunderta? Jo per gje POR mos del ndonje trup majmuni i cili kerkon te kete koken time!

Elle
 

lutficoka1

Forumium praecox
/Të mendojmë dhe veprojmë shqip



Të vërtetat për pushtuesin flasin shqip dhe janë shkruar me gjak!…Erdhi koha të lyesh penën me gjakun e derdhur të shqiptarëve,për të treguar egërsinë dhe gjenocidin e pushtuesve e sherbetorëve të tyre!…

As romakët,as turqit as komshitë tone të mjerë dhe as ushtritë pushtuese botërore,nuk kanë ardhur dhe as nuk vijnë për t’na puthur e përçafuar, faqet tona të rrudhura nga mjerimi dhe vëllavrasjet shekullore. Ata kanë ardhur t’ na vrasin,e t’na plaçkitin. Edhe ata pak ndërtime që i bënë ,i bënë jo për zhvillimin tonë,por për të zgjatur pushtimin dhe shfrytëzimin e popullit tonë.

Iluzionet për qytetëri e zhvillim nga pushtuesit janë iluzione në duart e hileve të mëdha ose, lajthitje mendore teorike e praktike,ai është një pushtim e ripushtim ekonomik dhe kulturor!?

Librat e shkollave tona janë nën gërshërën e perandorëve të vjetër,per të prerë faqet e historisësë lavdishme të kombit tonë,e për të maskuar pushtimet e shkombtarizimet si gjakderdhjen shekullore në vendin e shqiponjave.

Paraja po fshin vuajtjet,luftën dhe kujtesën historike,me marrëvehje tradhëtarësh!?….Në mendjen e tyre sipas kujtesës së humbur,do jemi vllezër në paqe të reja pa histori të vjetra.!?…Ju të gjallët që keni vdekur,po errësoni e po grisni faqet e lavdisë,heroizmit dhe kulturës kombëtare të popullit tone!?…..Ju media të vdekura që trumbetoni krisma pushtuesish,ju të paditur e të diplomuar , ju “kaçakë” të politikës do jeni autor të pushtimit të Shqiperisë!?,….

Emigrimi braktisje e vendit të shqiponjave,vijon se ju po shisni historinë,dhe po varrosni të shkuarën e popullit tonë plot dritë e shkëlqim!…Kush shet atdheun ,apo e jep me qera, Kush shet historinë me interes, shtetin me fitime e gëzoftë mallkimin e historisë e “dekoratën” e zezë të tradhëtisë!?….

Ҫfarë fitojnë shqiptarët kur shitet historia?! Kjo pyetje është turp të bëhet por,më turp janë marrëveshjet kapitulluese të tilla që, shesin historinë sipas dëshirave dhe orekseve të perandorëve të ri të rajonit” ,thesi i parasë” blenë dhe shet historinë,blen dhe shet kulturën,blen e shet ekzistencën, lashtësinë, autoktoninë, shet e motivon pushtimet ,dramat, skllavërinë, masakrat, tragjeditë, gjenocidin dhe pushtimin e sklavërimin e butë në ditët e sotme nga” tregtarët” e marrur peng!?..

Robrimi fillon me librat,telenovelat e falura,fshihet kujtesa pastaj, futet në punë leku,sherbimet sekrete,partitë,politika,ideologjia , “kukllat”,”liria”,akademitë ,dhe kurorëzohet me robërimin e vullnetshëm dhe të butë dhe demokkratik!?…..Duhet kospiracion,por janë të padukshmëm,duhet vigjilentë!…Me parullën erdhi dita e shqiptarëve,mund të entuziazmohemi por,nesër do zgjohemi pa” breke lumicoka1

 
Top