Kush mund te zevendesoj RUGOVEN?

Prizreni

Primus registratum
Kush mund te zevendesoj RUGOVEN?

E shof qe shumica e ketij forumi jane kunder Rugoves,dhe se sipas tyre ai bene politike te gabuar,kjo do te thote se keta jane edhe kunder mendimit te shumices se shqipetareve te Kosoves qe votuan per te.PYETJE serioze,ju lutem, Cili politikan do te udheheqete Kosoven drejte lirise se plote,demokracise,pavaresise dhe se fundi bashkimin e saj me shtetin ame,Shqiperine?
 

disku

UNI
Re: Kush mund te zevendesoj RUGOVEN?

megjithese rrugova me duket si nje thik mbas shpine per ceshtjen shqiptare...nuk shof ndonje alternative te vlefshme nga pala kosovare per me qeveris republiken e kosoves....
per mendimin tim...duhet pa se mos del na nji i shkollum nga kosovaret e diaspores per ket ceshtje..
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Kush mund te zevendesoj RUGOVEN?

Ti mendon se nuk ka njeri sot ne Kosove qe eshte i afte te kryej kete detyre apo nuk njef ndonje politikan te denje ne Kosoves?
Ja une po te ndihmoj pak: Mahmut BAKALLI,dr i shkencave politike dhe nje nga politikanet me te mire te ish Jugosllavise qe ishte edhe kryetare i Kosoves deri me 1981,qe per mua dhe shume tjere eshte politikani me i mire dhe me i afte shqipetare ne Ballkan,por eshte komuniste.
Azem VLLASI,Veton SURROI,Luljeta PULA,Flora BROVINA,Kaqusha JASHARI etj.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Kush mund te zevendesoj RUGOVEN?

Fillimisht postuar nga Dardania:
[qb] Ti mendon se nuk ka njeri sot ne Kosove qe eshte i afte te kryej kete detyre apo nuk njef ndonje politikan te denje ne Kosoves?
Ja une po te ndihmoj pak: Mahmut BAKALLI,dr i shkencave politike dhe nje nga politikanet me te mire te ish Jugosllavise qe ishte edhe kryetare i Kosoves deri me 1981,qe per mua dhe shume tjere eshte politikani me i mire dhe me i afte shqipetare ne Ballkan,por eshte komuniste.
Azem VLLASI,Veton SURROI,Luljeta PULA,Flora BROVINA,Kaqusha JASHARI etj. [/qb]
Bo bo more I dadhes, po ti qenke envero-Titist i terbuar!!!
Si ore don perseri te na ngaterrosh me Katjushat e Jasharit ose me Mahamutin e Bakallit???
Ik ore se ato jane leter e djegur dhe nuk pine uje me. Dhe ka rrezik qe pastaj te beni perseri "Bashkim&Vllazerim" me "vellezerit" serbe.
Apo ndoshta aty po te rref Çekani ty?? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
Sidoqofte as Rugova dhe as ndonje tjeter nuk mund te jete i pazevendesueshem. Sa per zgjedhjet ma merr mendja se Rugoven me keto gafat qe po ben nuk do ta zgjidhte kush ne Kosove ose ndoshta do te zgjidhej me ndihmen e UNMIK-ut duke fallsifikuar votat. Se helbete atyre ju intereson te kene ndonje qe nuk ju nxjerr pengesa. <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />

Kastriot
 

B

Primus registratum
Re: Kush mund te zevendesoj RUGOVEN?

Dardania si kosovar qe je do te keshilloja qe Rugoves te ja jepje gjithmone voten.
Sa per diskutimet se Rugova nuk eshte keshtu e nuk eshte ashtu do beje mire ti lije dhe se ato sjellin kontradikta.
Ibrahim Rugova eshte njeriu legjendar i Kosoves si dhe Shqiperia gezohet pa mase per kete njeri kaq te zgjuar.
Eshte njeri i vleresuar nga te gjithe anetaret e instancave te larta te B.E dhe O.K.B dhe NATO etj mundesisht eshte dekoruar dhe ka fituar zemren e Evropianeve.
Ti shikoje se sa here del ne publik ky njeri i mencur, aq me shume po ta krahasosh me liderat rrumpalle te Shqiperise megjithese ne kemi nje nivel me te larte kulturor se Kosova por qe kjo nuk perben problem sepse vellezerit matan kufirit do te kalojne ne llugjet e zhvillimit tone mendor kulturor.
Edhe dicka tjeter Dardania.
Nuk e di ne se e pe Rugoven ne Hage para milloshevicit dhe me sa mencuri foli ky njeri qe bluan perbrenda trurit te tij ndaj Kasapit te Gadishullit Ilirik ,sllobodanit.
E dhente zoti edhe nje si Rugova ne Kosove dhe nje te tille ne Shqiperi.
Lidera te tille nuk kane hypur ne karrike me manipulime dhe propagande por me zgjuarsine e tyre ndaj ata meritojne vemendje.
Faleminderit leonardi
 

Tasi

Primus registratum
Re: Kush mund te zevendesoj RUGOVEN?

Fillimisht postuar nga Dardania:
[qb] E shof qe shumica e ketij forumi jane kunder Rugoves,dhe se sipas tyre ai bene politike te gabuar,kjo do te thote se keta jane edhe kunder mendimit te shumices se shqipetareve te Kosoves qe votuan per te.PYETJE serioze,ju lutem, Cili politikan do te udheheqete Kosoven drejte lirise se plote,demokracise,pavaresise dhe se fundi bashkimin e saj me shtetin ame,Shqiperine? [/qb]
Dardania,

po ta shkruaj sinqerisht qe per here te pare me ka pelqyer argumenti yt.
Po pse more burre i dheut, çfare eshte Rugova perendi qe te mos zevendesohet. Njeri me mish e kocka eshte dhe sapo paraqite emra brilante per ta futur ate ne eklips ( qe ne fakt eshte ).

Ky po qe eshte argument.
Tani une po flas ne emrin tim.
Nuk ka asnje diskutim qe VETEM populli i Kosoves ka te drejte te zgjedhje dhe te percaktohet se kush do ta udheheqe. Kjo eshte e padiskutueshme.

Do me thuash qe edhe zgjedhjen e tanishme e ka bere pikerish keshtu. E drejte.
Nga sa kuptoj une, Rugova eshte zgjedhur pa patur nje alternative tjeter brenda partise se tij, sepse ai qe ishte shume popullor dhe shume i denje sipas meje si alternative, Agani, nuk eshte me. Ai eshte ne vendin e herojve qe nuk beri kompromis midis jetes se vet dhe nderit te tij si kosovar patriot, ndryshe nga dikush tjeter.


Ne kete kuptim une i qendroj idese qe vendi i liderit te popullit kosovar eshte uzurpuar, ose me sakte po i zihet fryma cdo alternative.

Bashkimin me Shqiperine nuk e pengon Rugova. Une ne asnje rast nuk kam dashur te them kete. Por me duhet te pohoj, sepse keshtu e kam bindja qe lajthitjet e tij, nuk kane qene te pakta.
Pra, sipas meje, tendenca per te qene ai promotor i levizjeve politike nuk me pelqen fare dhe kjo ka ndryshuar ne disa raste shpejtesine e levizjes perpara. Qe me fjale me te thjeshta do te thote ka ç`rreguluar levizjet e planifikuara edhe nga miqte e SHQIPTAREVE.

Njeanshmeria e levizjeve dhe formimi i kufizuar mund te te çojne ne gafa, qe Rugova nuk ka bere pak.

Per dijenine tende, edhe idene me te fundit te tij lidhur me statusin e Kosoves, ja kane kundershtuar fort edhe ata qe ai i ka patur aleatet e vet me te sigurte ne Shqiperi.
Pra, fillimisht plotesimi i standartve dhe pastaj statusi.
Kjo nuk eshte pikpamje personale e imja por edhe e atyre qe ndihmuan ne çlirimin e Kosoves si aleate te kosovareve.

Objektivi i tyre dhe i yne gjithashtu eshte:

Prishja e damarit nacionalist sllav qe fillon Moska e mbaron ne Beograd.
Nje rajon shqiptar ( e kupton fare mire se ke perfshij ne te ) i forte ekonomikisht, i stabilizuar politikisht na çon ne rezultat te sigurte.

Ja perse, qeveria e Shqiperise, po ben perpjekje te realizoje nje marreveshje me Kryeadministtratorin e Kosoves, per Tregtine e Lire, ja perse qeveria e Shqiperise, ka vendosur per 2003-shin nje takse mbi qytetaret e saj per ndertimin e rruges Durres-Morine, ja perse shqiptaret dhe kosovaret nuk paguajne taska hyrese kur hyjne e dalin ne vendet respektive, ja perse njihen siguracionet e makinave dhe e mjeteve motorike ne te dyja vendet, ja perse erdhi monumenti Skenderbeut ne Prishtine, ( pra kemi histori dhe heronj te perbashket ),
ja perse do te behet investimi per interkoneksionin per energjine elektrike midis dy vendeve, ( qe te kemi sistem te unifikuar energjitik ), ja perse u be konferenca per Drejtshkrimin e gjuhes shqipe ne Tirane ( sepse kemi gjuhe te perbashket ), ja perse qeveria e Shqiperise ka seli te vetem perfaqsimi ne Prishtine ( si askush tjeter ), ja pse transmetohen dhe kane marre leje disa televizione per te vepruar ne Kosove ( integrim kulturor etj )
ja perse qeveria e Shqiperise po ben perpjekje per te suguruar mos tatimin e dyfishte per bizneset shqiptare etj etj.
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Kush mund te zevendesoj RUGOVEN?

Tasi, vetem disave te ju sqaroj se une nuk kam votuar as per Rugoven dhe asnjeri tjeter,por puna e tije ne keto kushte dhe rrethana apo perkufizime qe ka Kosova me pelqen,pastaj une respektoj postin e tije. Eshte e vertete qe ai ndoshta edhe nuk kishte konkurent,ishte kandidate Flora Brovina,por ajo u terhoq me kohe duke e pare se nuk kishte shanse fare kunder Rugoves,ate kohe zonja Brovina kishte nje simpati(sapo doli nga burgu serb)dhe ishte kandidatja e PDK-se(partia e H.Thaqit),por nuk kishte perkrahjen e shumices se popullit,Kunder kandidatet kryesore qe do ti benin konkurence Rugoves ishin Luljeta PULA dhe Veton SURROI,por keta te dy rane nga provimi tek populli,Nje teori per politiken qendron se,Politika eshte si ecja mbi akull,nje hap i gabuar ,rrezohesh dhe e then koken ashtu edhe politika nje fjale apo koment te gabuar zhdukesh nga politika,zonja PULA,ne nje ceremoni mortore ne pranine e dhjetra mijeve qe ishin tubuar ne varrimin e nje deshmori,mori fjalen e cila kishte karakter kampanje per prezidente,dhe keshtu te nesermen u be lecke nga mediat vendore,Poashtu edhe Veton SURROI, nje aktivist shume i moderuar dhe i afte per politike,para zgjedhjeve pate deklaruar se "vrasja e serbeve nga ana shqipetare ne kete kohe eshte ake Naziste",apo dicka te tile, nuk jam i sigurte,Prandaj edhe ky ra nga provimi popullore keshtu qe ngeli vetem Rugova pa asnje konkurence.
Lidhjet qe i permende mes Shqiperise dhe Kosoves jane hapat e pare drejte nje shteti te bashkuar,Lidhje keto qe jane te pa shmengeshme dhe se nuk mundet askush me i ndaluar,qofte UNMIKU,apo dikush tjeter,Rugova eshte ai qe e forcon kete lidhje shembull eshte insistimi i tije ne autostraden Durres - Prishtine,kjo do te ishte edhe ura kryesore e nderlidhjes sone,nga e cila do te kishim interesa reciproke sidomos do te perfitonte Veriu i Shqiperise dhe zonat bregdetare.
 

Sejsej

Primus registratum
Re: Kush mund te zevendesoj RUGOVEN?

Degjo o Dardan!
Me te vertete sic e shkroi edhe Tasi(te them te drejten nuk i lexova te gjitha shkrimet e tjera,por vetem sa i kalova perciptazi)eshte e para here qe ke shkruar tamam.
Kastriot;te lutem Dardani kur shkroi emrat e znj Jashari;Vllasi;Bakalli,i jap plotesisht te drejte.
Keta jane politikane nr 1 te Kosoves.Rugovna gjithmone nuk e pelqente politken e tyre (kundra Serbise) ishin keta qe kerkonin qe para 20 vjeteve republike per Kosoven e jo Rugovna.Mahmut Bakalli eshte politkani nr 1 I Kosoves.
Nuk do te thote se pse ata ishin ne qeverisje te Kosoves gjate federates Jugosllave;ata qenkan armiq.(kujto ketu Berishen etj te gjithe opozitaret e cdo Partie politike ne Shqiperi: a mos valle cdo opozitari i duhet hequr e drejta politke?).Nje politikan i ri sot per sot ne Kosove nuk egziston duhet 10 vjet kohe.
Por patjeter qe Ibro nuk ka vlere per politiken shqiptare ne Kosove.
Ndoshta z Bakalli i akuzonte pa frike qeveritaret serb;por Rugovna kurre nuk ka kundershtuar ata,ai vec j'u ka bere lajka e lavda shkive.
Edhe njehe Dardan! ketu je treguar me mend ne koke.
 

mostro

Putraku
Re: Kush mund te zevendesoj RUGOVEN?

CERCIZ TOPULLI! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Kush mund te zevendesoj RUGOVEN?

Nje gje eshte e sigurte ne Kosove, se te gjithe politikanet kan dhe luftojne per nje qellim,shtetesine e Kosoves,Mund te themi se disa nga ta jane edhe diplomate ose largepames,por akoma nuk iu eshte dhene rasti te deshmojne kete,ata mund edhe te mos kene pervoje te madhe por jane entuziaste dhe punetore,jane nacionaliste,dikush me teper dikush me pak,por nje gje nuk mund ti u mveshet se jane spiune apo te shitur tek armiku nese dikush mendon ndryshe eshte gabim, ato jane shpifje dhe propagande e kulluar,sepse serbi nuk eshte me prezent ne Kosove dhe ai nuk ka fare ndikim ne Kosove,sepse asgje nuk varet nga serbi,te jeni te bindur,sikur te ishte serbi ne kosove une do te pajtohesha qe njeri edhe mund te punonte per ta,por tani per tani bashkpunimi me serbin nuk ka efekt,kuptim dhe asgje,pra eshte pune boshe,nga ana tjeter edhe te dyshohej ndonjeri, qe eshte e pa mundur , besoni se do i kushtoj me koke,kete ata e dine me se miri.
Per mendimin tim eshte shume pozitive prania e mderkombetareve ne Kosove,sepse populli yne ka nevoje per mbikqyrje,ka nevoje per ligje bashkohore dhe implementimin e tij,duhet te mesohet te respektoj ligjin,dhe te dije se askush nuk eshte mbi ligjin,dhe se ketu nuk ka vende per krime te organizuara , populli yne ka nevoje te civilizohet,edukohet,emancipohet dhe te eci perpara drejte Evropes se bashkuar,Fatekeqesishte kete edukata dhe civilizim duhet ta mesojme nga nderkombetaret pasi qe shteti ame nuk eshte ne gjendje qe te na ofroj nje gje te tille sepse edhe pas 90 viteve shtet akoma nuk mund te eci me kembet e veta,dhe nuk eshte model per Kosoven qe ajo te vazhdoj te njejten rruge.
 

skajkingdom

Primus registratum
Re: Kush mund te zevendesoj RUGOVEN?

Fillimisht postuar nga Dardania:
[qb] Ti mendon se nuk ka njeri sot ne Kosove qe eshte i afte te kryej kete detyre apo nuk njef ndonje politikan te denje ne Kosoves?
Ja une po te ndihmoj pak: Mahmut BAKALLI,dr i shkencave politike dhe nje nga politikanet me te mire te ish Jugosllavise qe ishte edhe kryetare i Kosoves deri me 1981,qe per mua dhe shume tjere eshte politikani me i mire dhe me i afte shqipetare ne Ballkan,por eshte komuniste.
Azem VLLASI,Veton SURROI,Luljeta PULA,Flora BROVINA,Kaqusha JASHARI etj. [/qb]
Asnjëri nga këta, meqë të gjithë mbajnë barrën e rregjimeve të kaluara, komuniste apo jokomuniste.
Formulimi nuk është i drejtë: jo NJË tjetër duhet ta udhëheqë, por DISA - në fjalë, do të duhej të formohej një Board (këshill) i përbërë nga inteligjenca e re (pa prapavijë politike të rregjimeve).
A e din pse?
Këta që janë tani, të gjithë kanë "miq" e "të njohur" si dhe "armiqë" etj. Kanë shumë lidhje të dala nga lufta ndërpartiake dhe ndërideologjike.
Kosovën duhet ta udhëheqë (drejtëpërsëdrejtë ose indirekt) një grup i tillë intelektualësh që kanë vetëm një qëllim: mirëvajtjen kombëtare dhe bashkimin kombëtar - pa asnjë interes tjetër të fshehur, politik apo biznesi.
Ndoshta do të thotë dikush "po të tillë nuk ka"... Mirëpo në të vërtetë ka të tillë: fatkeqësisht personat e tillë margjinalizohen dhe i nënshtrohen një propagande shkatërruese të këtyre që kanë fuqinë dhe "miqtë".
Kur të jemi të gatshëm ta pranojmë atë që ka talent dhe ndjenja kombëtare, të pastëra nga interesat tjera - atëherë këta edhe do të mund të na udhëheqin: VETËM DREJTË BASHKIMIT KOMBËTAR.


Përshëndetje,

Redaksia e "Ilirisë"

www.iliria.net

url]
 
Top