Re: Kush mund te zevendesoj RUGOVEN?
Fillimisht postuar nga Dardania:
[qb] E shof qe shumica e ketij forumi jane kunder Rugoves,dhe se sipas tyre ai bene politike te gabuar,kjo do te thote se keta jane edhe kunder mendimit te shumices se shqipetareve te Kosoves qe votuan per te.PYETJE serioze,ju lutem, Cili politikan do te udheheqete Kosoven drejte lirise se plote,demokracise,pavaresise dhe se fundi bashkimin e saj me shtetin ame,Shqiperine? [/qb]
Dardania,
po ta shkruaj sinqerisht qe per here te pare me ka pelqyer argumenti yt.
Po pse more burre i dheut, çfare eshte Rugova perendi qe te mos zevendesohet. Njeri me mish e kocka eshte dhe sapo paraqite emra brilante per ta futur ate ne eklips ( qe ne fakt eshte ).
Ky po qe eshte argument.
Tani une po flas ne emrin tim.
Nuk ka asnje diskutim qe VETEM populli i Kosoves ka te drejte te zgjedhje dhe te percaktohet se kush do ta udheheqe. Kjo eshte e padiskutueshme.
Do me thuash qe edhe zgjedhjen e tanishme e ka bere pikerish keshtu. E drejte.
Nga sa kuptoj une, Rugova eshte zgjedhur pa patur nje alternative tjeter brenda partise se tij, sepse ai qe ishte shume popullor dhe shume i denje sipas meje si alternative, Agani, nuk eshte me. Ai eshte ne vendin e herojve qe nuk beri kompromis midis jetes se vet dhe nderit te tij si kosovar patriot, ndryshe nga dikush tjeter.
Ne kete kuptim une i qendroj idese qe vendi i liderit te popullit kosovar eshte uzurpuar, ose me sakte po i zihet fryma cdo alternative.
Bashkimin me Shqiperine nuk e pengon Rugova. Une ne asnje rast nuk kam dashur te them kete. Por me duhet te pohoj, sepse keshtu e kam bindja qe lajthitjet e tij, nuk kane qene te pakta.
Pra, sipas meje, tendenca per te qene ai promotor i levizjeve politike nuk me pelqen fare dhe kjo ka ndryshuar ne disa raste shpejtesine e levizjes perpara. Qe me fjale me te thjeshta do te thote ka ç`rreguluar levizjet e planifikuara edhe nga miqte e SHQIPTAREVE.
Njeanshmeria e levizjeve dhe formimi i kufizuar mund te te çojne ne gafa, qe Rugova nuk ka bere pak.
Per dijenine tende, edhe idene me te fundit te tij lidhur me statusin e Kosoves, ja kane kundershtuar fort edhe ata qe ai i ka patur aleatet e vet me te sigurte ne Shqiperi.
Pra, fillimisht plotesimi i standartve dhe pastaj statusi.
Kjo nuk eshte pikpamje personale e imja por edhe e atyre qe ndihmuan ne çlirimin e Kosoves si aleate te kosovareve.
Objektivi i tyre dhe i yne gjithashtu eshte:
Prishja e damarit nacionalist sllav qe fillon Moska e mbaron ne Beograd.
Nje rajon shqiptar ( e kupton fare mire se ke perfshij ne te ) i forte ekonomikisht, i stabilizuar politikisht na çon ne rezultat te sigurte.
Ja perse, qeveria e Shqiperise, po ben perpjekje te realizoje nje marreveshje me Kryeadministtratorin e Kosoves, per Tregtine e Lire, ja perse qeveria e Shqiperise, ka vendosur per 2003-shin nje takse mbi qytetaret e saj per ndertimin e rruges Durres-Morine, ja perse shqiptaret dhe kosovaret nuk paguajne taska hyrese kur hyjne e dalin ne vendet respektive, ja perse njihen siguracionet e makinave dhe e mjeteve motorike ne te dyja vendet, ja perse erdhi monumenti Skenderbeut ne Prishtine, ( pra kemi histori dhe heronj te perbashket ),
ja perse do te behet investimi per interkoneksionin per energjine elektrike midis dy vendeve, ( qe te kemi sistem te unifikuar energjitik ), ja perse u be konferenca per Drejtshkrimin e gjuhes shqipe ne Tirane ( sepse kemi gjuhe te perbashket ), ja perse qeveria e Shqiperise ka seli te vetem perfaqsimi ne Prishtine ( si askush tjeter ), ja pse transmetohen dhe kane marre leje disa televizione per te vepruar ne Kosove ( integrim kulturor etj )
ja perse qeveria e Shqiperise po ben perpjekje per te suguruar mos tatimin e dyfishte per bizneset shqiptare etj etj.