selam_demiri
Primus registratum
KUSH JEMI NE?
“Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerzëve, të urdhëroni për të mirë, të ndaloni nga veprat e keqija dhe të besoni All-llahun” . (Ali Imran,110)
Disa njerëz mendojnë se Sheriati Islam është thirrje fetare që kujdeset për moralin dhe për rregullimin e raportit ndërmjet njeriut dhe Krijuesit të tij; dhe atij nuk i intereson asgjë jashtë kësaj nga çështjet e jetës siç janë: çështjet e shtetit, të qeverisjes.
Ky mendim është i gabueshëm dhe i papranueshëm.
Njëra prej karakteristikave të tij është gjithëpërfshirja. Aty hasim dispozitat mbi adhurimin, moralin dhe mbi besimin. Mbi veprimet në kuptimin e tyre të gjërë, të cilat përfshijnë rregullimin e marrëdhënieve të njerëzve ndërmjet veti, qofshin individë apo grupe.
Parimi kryesor në Islam është zbatimi i ligjeve dhe i urdhërave të tij, pasi që ai nuk mund të ekzistojë nëse njerëzit nuk i njohin parimet e tij, nuk i kryejnë ritualet e tij dhe nuk i zbatojnë ligjet e tij.
Besimtarët muslimanë në të vërtetë janë një bashkësi e njerëzve te të cilët jeta, mendimet, pozitat, institucionet, vlerat, kriteret-frymojnë nga metodologjia islame.
Prandaj, përkufizimi më i shkurtër i rregullimit islam përmblidhet si unitet i fesë, ligjit, edukimit, fuqisë, idealit dhe interesit, bashkësisë shpirtërore dhe shtetit, vullnetit dhe detyrimit. Si sintezë e këtyre komponenteve, rregullimi islam ka dy parashtresa themelore: shoqërinë Islame dhe pushtetin Islam. E para është përmbajtje, kurse e dyta formë e rregullimit islam. Shoqëria islame pa pushtetin islam është e papërkryer dhe e dobët; pushteti islam pa shoqërinë islame është ose utopi ose dhunë.
Ligjet dhe rregullat islame janë dy kategorishë: e para përbëhet nga urdhërat e shkruara për qëllime fetare dhe shpirtërore. Këto përfshijnë rregullat e fesë e të devotshmërisë. Kategoria e dytë përbëhet nga rregullat dhe ligjet për udhëheqjen dhe organizimin e shtetit, të qeverisë dhe të raporteve ndërmjet individëve e bashkësive të tjera. Këto përfshijnë rregullat e sjelljes njerëzore, ligjet penale, ligjet e gjendjes civile, ligjet kushtetuese, ligjet ndërkombëtare etj. Kështu Islami kombinon laiken me shpirtëroren, xhaminë e shtetin. Ai është një fe e cila përfshin jetën shpirtërore dhe laike njëkohësisht.
Pasi që feja dhe besimi janë një pjesë e Islamit, qeverisja është pjesa tjetër integrale, madje kjo është pjesa më e rëndësishme.
Othman ibnu-l-Affan e ka shprehur saktësisht këtë fakt duke thënë: “Atë që nuk mund ta imponojë nëpërmjet Kur’anit, Zoti e imponon nëpërmjet sundimtarit”.
Prandaj, duhet ta kemi të qartë se përgjegjësia me të cilën na ka obliguar All-llahu i Madhëruar është mbisundimi i ligjit të Tij në sipërfaqen e Tokës dhe largimi i njerëzve prej adhurimit të krijesave, të orientimit kah adhurimi i Tij dhe largimi prej ngushticës së kësaj bote kah gjerësia e saj, largimi prej padrejtësive të sistemeve tjera dhe të drejtuarit kah objektiviteti i Islamit.
Në çdo sistem jashtë atij Islam njerëzit e robërojnë njëri-tjetrin; vetëm në sistemin Islam njerëzit lirohen nga robërimi i njëri-tjetrit, duke iu robëruar vetëm All-llahut, duke i marrë udhëzimet vetëm prej Tij, dhe duke iu nënshtruar vetëm Atij.
Ne patjetër duhet të lirohemi nga të gjitha ndikimet injorante me të cilat jetojmë dhe prej të cilit rrjedhin, dhe t’i kthehemi atij burimi të pastër prej të cilit janë frymëzuar gjeneratat e para. Atij burimi të pastër për të cilin jemi të sigurtë se nuk është turbulluar e as që ka ndodhur diçka. Duhet t’i kthehemi që të nxjerrim prej tij botëkuptimin mbi të vërtetën e gjithë kësaj ekzistence, të vërtetën e ekzistencës njerëzore dhe mbi të gjitha lidhshmëritë midis këtyre dy ekzistencave dhe ekzistencës së të përsosurit Absolut-All-llahut të Madhërishëm. Prej aty do të nxjerrim botëkuptimet tona mbi jetën, kriteret dhe moralin, sistemin tonë të rregullimit të pushtetit, politikës, ekonomisë dhe të gjitha kërkesat jetësore.
Në fund citojmë fjalët e halifit Omer r.a.:
“Ne jemi popull të cilin Zoti e ka bërë krenar me fenë Islame; kur do të kërkojmë krenarinë dhe autoritetin jashtë Islamit, do jemi të mposhtur.”